KIAMETI NUK DO TË NDODHË NË TË 2012-ën

KIAMETI NUK DO TË NDODHË NË TË 2012-ën

Inxh. Abdu’d Daim El Kehil

Cila është e vërteta e “se vërtetës” se NASA po ruajtka të dhëna sekrete për kohën e ndodhjes së Kataklizmës?
Parashenja të Kiametit ka shumë edhe pse ndodhjen e saktë të tij nuk e di kush pos Allahut të Madhëruar. Të gjitha ato paralajmërime të ndodhjes së Kiametit në vitin 2012 nuk janë më të sakta apo të vërtetuara sesa ato të mëparshmet për vitin 2000. Ja, viti 2000 kaloi dhe asgjë nuk ndodhi. Kjo nëse tregon për diç atëherë tregon se të fshehtën (gajbin) nuk e di kush përveç Allahut të Madhëruar, i Cili thotë:
“يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لَا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْأَلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)” .
Ky ajet kur’anor na vërteton se ndodhjen e Kiametit nuk e di askush përveç Allahut dhe se momenti kur do të ndodhë do të jetë pa parashenja.
Astrologët (falltaret), pozita shumë e lartë e Muhammedit, alejhi’s selam tek Allahu i Madhëruar që megjithëkëtë nuk e dinte ndodhjen e saj, nuk i ka penguar të pretendojnë se 2012-ta do të jete koha e ndodhjes së Kiametit.
Lajme të (stër)fryra
Një zbulim “shkencor”, që në fakt nuk ka të përbashkët asgjë me shkencën, është përhapur shumë kohëve të fundit në internet. Revista shkencore teknologjike amerikane “Shkencëtarët e rinj” (New Scientists) ka publikuar një raport akademik të përpiluar nga një grup shkencëtarësh te cilët vërtetojnë se ditët e fundit të shtatorit të 2012-ës do të goditen me një erë diellore shkatërruese, e cila ka gjasë botën ta rikthejë në gjendjen e mesjetës. Hulumtuesit këtë furtune – shtrëngatë ia atribuojnë funksionalizimit  te disa galerive nga grimca – copëza te degëzuara dhe te mbushura me energji nga dielli, te cilat godasin token dhe gjerat përreth ne forme te rregullte periodike.
Ekspertët e kësaj lëmie dhanë edhe disa nga fenomenet e kësaj furtune, si: mbushja e qiellit me skuqje të zjarrtë duke ia shtuar kësaj edhe përhapjen e shtyllave për dallgëzim të gjelbër të skuqur. Në horizont do të shfaqen dallgëzime ngjyrë portokalli të lidhura njëra me tjetrën gjatë paraqitjes së qartë të Aurorës e cila shihet në mesin verior të tokës.
Ky lajm natyrisht se nuk është i detajizuar shkencërisht ngase paraqet vetëm mendimin personal të një shkencëtari që nuk e mbështetet dot në argument shkencor. Madje ai as nuk rrëfen se prej nga erdhi me këto paralajmërime dhe në çka bazohet kur konkludon këtë mendim. Si ka mundësi kjo erë diellore e cila ndodhë vazhdimisht të jetë shkatërruese për tokën? Përse ligjet fizike të cilat i vendosi Allahu i Madhëruar për gjithësinë do të ndërrojnë? Si do të pajisen me forcë këto grimca diellore për të arritur tek toka dhe për ta djegur atmosferën me gjithë diturinë se dielli ka 5 miliardë vite dhe erëra të tilla ka patur miliona herë?!
Kiameti 2012, teori të paqëndrueshme
Ueb sajti CNN publikoi këtë lajm rreth paralajmërimeve për të 2012-tën. “Në kohën kur nga imagjinata filloi të shlyheshin paralajmërimet për v.2000 dhe teoritë për fundin e botës, filluan të na depërtojnë – përhapen profeci për kinse fundin e jetës në vitin 2012. Disa mendojnë se ky vit përgëzon për një etapë të re derisa të tjerët, me këmbëngulje, pohojnë se ky vit është fundi i tokës. Ky lajm u publikua në shumë libra e ueb sajte të cilat përcaktojnë edhe kohën e ndodhjes, respektivisht 21 shtator 2012. Ajo është ditë e caktuar.
Kjo histori (datë) aludon në fundin e jetës tek civilizimi maja , e cila zgjati 5126 vjet. Ndonëse dihet për civilizimin maja dhe për pasionin e tyre për astronomi dhe njohuritë e tyre të thella në këtë fushë, megjithatë nuk dihet nëse zgjedhja e kësaj dite është bërë për shkak të ndodhjes së ndonjë fatkeqësie me të cilën do të shënojë bota fundin e vet. Kjo gjë ndezi fitilin e shumë teorive përkitazi me fundin e botës.
David Stuart, drejtor i qendrës “Mesoamerican” në Universitetin e Teksasit, thotë: Ekzistojnë shumë njerëz që besojnë se fundi i botës është i ndërlidhur me besimet e Majasve. Kjo nuk është e vërtetë ngase asnjë mendimtar i popullit maja nuk e përmendi kurrë këtë gjë”.
Megjithëkëtë, po fute shifrën 2012 në motorin kërkues në internet, do të gjesh ueb sajte të shumta që merren me këtë temë. Disa prej tyre japin udhëzimet paraprake për shpëtimin nga kjo ditë; disa instruksionet për veshjen në atë ditë, si këmisha me mbishkrime “2012..fundi”, ose “Kiameti 2012”.
Një numër teorish thonë se atë ditë toka do të fillojë rrotullimin në të kundërtën e asaj që ka qenë më parë. Ajo do të përjetojë disa erëra diellore të cilat do të shkaktojnë shpërthimin e vullkaneve dhe  shkrirjen e akullnajave.
Kjo, po të thuhej se do të jete përmbajtja e një filmi artistik, mund të besohej dhe kështu do të zgjidhnim nyjën e kësaj problematike ngase Hollivudi është duke përgatitur një film për këtë, ndryshe, e vërteta është tërësisht e kundërt.
Edhe producentët e shtypshkronjave kanë bërë të njëjtën gjë. Ata publikuan me qindra libra me titull 2012 dhe ende, si rezultat i kërkesës së lexuesve, janë në pritje të ribotimeve në muajt e ardhshëm. Prej këtyre librave është edhe “Apocalypse 2012” (2012 Fundi i botes) në të cilin autori Lorens Xhozef sjell një mori ndodhish që mund të ngjajnë atë ditë. Megjithatë Lorensi nuk mendon se ajo ditë është fundi i botes. Ai përmend se 21 shtatori 2012 përputhet në solstikun (kthimin e diellit në kohën dimërore) sikurse që ajo ditë do të përjetojë një paralelizëm të diellit me galaktikën e Rrugës së Qumështit.
E vërteta e tërë kësaj çështjeje
Nëse rikthehemi tek ueb sajti i NASA-s, gjejmë të publikuar lajmin e zakonshëm për erën diellore e cila ndodhë vazhdimisht çdo 11 vjet. Ajo quhet Sunspot Cycle (Cikli i njollës diellore) ndërsa viti 2012 do të jetë vetëm një vit që kjo erë do të jetë më e fuqishme për 30-50 %, gjë kjo shumë normale.
Kurse ata që besojnë në mitet maja-se gjetën një përputhje të ditës së premtuar në v. 2012 dhe rrotullimit diellor, i cili ndodhë në të njëjtin vit, kështu që shfrytëzuan këtë dhe përhapën idetë e tyre. Vitet në vijim do të vërtetojnë rrenën e këtyre falltarëve dhe atë shumë lehte ngase ajo nuk ka për bazë shkencën por hiperbolat, ekzagjerimet dhe konkluzionet e zhdrejta.
Parashikimet e UCAR-it
Hulumtimi i shkencëtarëve te UCAR për erën diellore që ndodhë çdo 11 vite rezultoi të jetë i suksesshëm. Era e ardhshme mund të shkaktoje avari tek disa satelite në gjithësi dhe mund të ndikojë negativisht te rrjete të caktuara energjetike për shkak se disa grimca  diellore që shoqërojnë erën mund të depërtojnë nëpërmjet atmosferës dhe të shkaktojnë prishje tek skema komunikuese (lidhjet). Të gjitha këto parashikime mund të ndodhin në një apo formë tjetër.
Rezyme
Ne si besimtarë karshi këtyre parashikimeve famëkeqe të falltarëve duhet të kemi qëndrim negativ duke mos mohuar pjesën e kredos islame se Dita e Kiametit nuk është larg, siç na njoftoi Muhammedi, alejhi’s selam:
“بُعثت أنا والساعة كهاتين… وأشار إلى إصبعيه
Unë dhe Çasti (Kiameti) jemi dërguar bashkërisht kështu – duke afruar dy gishtat e dorës pranë njeri tjetrit” .
Kurse Allahu i Madhëruar thotë:
“يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” .
Fatkeqësitë që i shohim sot, qofshin ato në natyrë, në ngrohjen globale, në shkrirjen e akullnajave, në ndotjen e madhe të ambientit, nuk janë gjë tjetër vetëm se parashenja të vogla të Kiametit pas së cilave do të vijnë ato të mëdha, si: shfaqja e Je’xhuxhëve dhe Mexhuxhëve, lindja e diellit nga perëndimi, shfaqja e Dexhallit, ardhja e Isait, alejhi’s selam, për të cilat na lajmëroi Muhammed Mustafaja, alejhi’s selam.
Në pritje të kësaj dite të pamohuar, ne, në vend se të merremi me profecitë e rreme të falltarëve, duhet të bëjmë vepra të mira, t’i shërbejmë librit të Allahut të Madhëruar, Sunnetit të Resulullahit, alejhi’s selam, ta përhapim diturinë e dobishme ngase feja jonë është madhështore dhe meriton tretman më cilësor dhe prezantim sa më të gjerë në botë!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Burimi: www.kaheel7.com
Disa referenca të punimit në internet:
   http://arabic.cnn.com/2009/scitech/1/28/apocalypse.world/index.html
   http://www.ucar.edu/news/releases/2006/sunspot.shtml
   http://science.nasa.gov/headlines/y2006/10mar_stormwarning.htm
   http://www.nasa.gov/centers/goddard/news/topstory/2006/solar_cycle.html
   http://www.newscientist.com/article/mg20127001.300-space-storm-alert-90-seconds-from-catastrophe.html?full=true
   http://www.nasa.gov/centers/goddard/news/topstory/2006/solar_cycle.html

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s