MUAJI MUHARREM DHE VLERA E TIJ

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Muaji Muharrem është muaji i parë i vitit kalendarik islam. Ai është njëri prej katër muajve të shenjtë, në të cilët ndalohet lufta, domethënie këtë të cilën e bartë edhe nga vet emri i tij. Muharrem, gjuhësisht, d.t.th. e ndaluar, kurse në terminologjinë fetare kjo ndalese e këtij muaji ka të bëjë me luftën.
Muaji Muharrem është paraprirë me një muaj të shenjtë, dhe për çudi, që të dy në vete ngërthejnë nga një ditë shumë domethënëse për Islamin. Nëse muaji Dhu’l Hixh-xhe, përveç tjerash, kishte edhe Ditën e Arafatit, që në një formë paraqet ceremoninë për përmbylljen e fesë islame, për të na treguar kështu se pas saj më nuk ka fe dhe rrjedhimisht nuk pranohet asnjë fe, muaji Muharrem ka ditën e Ashures, një ditë kjo e cila duke bërë lidhje të profetëve ndërmjet vete paraqet Islamin jo vetëm si një fe që përfaqëson të gjithë profetët por një fe pos së cilës nuk është shpallur kurrë fe tjetër. Kur Pejgamberi, alejhi’s selam shkoi në Medinë, pa çifutët tek festonin Ashuren. U interesua për këtë dhe mori lajmin se ajo ishte si falënderim për shpëtimin e Musait, alejhi’s selam nga Faraoni. Atëbotë Muhammedi, alejhi’s selam iu tha:
“فَأَنَا أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْكُمْ
Po unë kam më shumë të drejtë në Musanë se sa ju” .
Kjo lidhje nuk ndalet këtu. Ajo ngjitet lart në maje derisa mbërrin edhe tek pejgamberi i parë, Nuhu, alejhi’s selam. Imam Ahmedi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“وَهَذَا يَوْمُ اسْتَوَتْ فِيهِ السَّفِينَةُ عَلَى الْجُودِيِّ فَصَامَهُ نُوحٌ
Kjo është dita në të cilin është ndaluar anija e Nuhut në kodër kështu që Nuhu (në shenjë falënderimi) e agjëroi atë ditë”.
E kështu, siç paraqet këtë ndërlidhje me këta dy profetë të nderuar, kjo ditë, si datë dhe ngjarje, paraqet po ashtu edhe një mposhtje “dabëll” (double) të pabesimtarëve. Fundosja e mohuesve të popullit të Nuhut, alejhi’s selam, dhe e Faraonit me ushtri të vet, më së miri e dëshmon këtë.
Vëllezër besimtarë!
Një aspekt tjetër shumë me vlerë i muajit Muharrem shfaqet edhe parimet që sjell ai. Nuk e kam fjalën për parimin e ngadhënjimit të së mirës ndaj së keqes qoftë edhe pas një kohe, jo, ajo që ne synojmë këtu është zhdukja e çdo përkatësie tjetër përveç asaj fetare. Musai, alejhi’s selam nuk ishte arab por ishte më i afërt për muslimanët se sa për çifutët. Hadithin që pak më parë e cituam, ka edhe një version nga Buhariu, po ashtu autentik, ku qëndron:
” أَنْتُمْ أَحَقُّ بِمُوسَى مِنْهُمْ فَصُومُوا
…Ju keni më shumë të drejtë në Musanë se sa ata ndaj ngjërojeni këtë ditë”.
Një gjë e tillë është shprehur edhe në Kur’an. Pretendimet çifute dhe të krishtere për përvetësim të përkatësisë së Ibrahimit, alejhi’s selam shkuan huq. Allahu i Madhëruar tha:
” إِنَّ أَوْلَى النَّاسِ بِإِبْرَاهِيمَ لَلَّذِينَ اتَّبَعُوهُ وَهَـذَا النَّبِيُّ وَالَّذِينَ آمَنُواْ وَاللّهُ وَلِيُّ الْمُؤْمِنِينَ
Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve”. Ali Imran, 68.
Ose pak më qartë:
” مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيّاً وَلاَ نَصْرَانِيّاً وَلَكِن كَانَ حَنِيفاً مُّسْلِماً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve”. Ali Imran, 67.
Kësisoj është Islami. Fanatizmi nuk ka vend në të. Në Islam ka vetëm dy identitete: të mirë dhe jo të mirë.
Xhematlinj të respektuar!
Muaji Muharrem shquhet edhe për vlerën që veprat e mira kanë në të. Para se të përmendim diç shkurtimisht për këtë, ngase dashtë Zoti Ditës së Ashures xhumanë e ardhme do t’ia kushtojmë një ligjëratë të tërë dhe aty do të mësojmë më shumë për këto, do të doja të ndalemi bashkërisht tek një sekret i këtij muaji. Thamë më herët se ky muaj bën pjesë në kuadër të muajve të shenjtë por për dallim prej muajve tjerë ai është veçuar me një epitet: muaji i Allahut të Madhëruar, siç qëndron në Sahihun e Muslimit. Ndoshta ky është motivi që shtyri disa dijetarë të konsiderojnë se Muharremi është më i vlefshmi prej muajve të shenjtë kurse, përgjithësisht, për nga vlera, radhitet menjëherë pas Ramazanit. Vehb b. Xheriri citon Hasanin të ketë thënë: Allahu i Madhëruar e hapi vitin me një muaj të shenjtë sikurse që e përmbylli me një të tillë…Quhej “i shurdhër” për shkak të ndalesës së madhe që ishte në të (kundër luftës dhe çdo kacafytje). Kurse Ibni Rexhebi këtë e arsyeton me faktin se Allahu i Madhëruar nuk iu jep përkatësi të Veten (nuk i quan të Allahut të Madhëruar..) përveçse ato gjëra që janë shumë ekskluzive dhe jashtëzakonisht të rëndësishme tek Ai.
E pikërisht bazuar në këtë është bërë edhe shumëfishimi i veprave. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“َأَفْضَلُ الصِّيَامِ بَعْدَ رَمَضَانَ شَهْرُ اللَّهِ الْمُحَرَّمُ وَأَفْضَلُ الصَّلَاةِ بَعْدَ الْفَرِيضَةِ صَلَاةُ اللَّيْلِ
Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është në muajin e Allahut, Muharremin, kurse namazi më me vlerë pas farzeve është ai i natës” .
Vëllezër!
Muajit Muharrem, dhunshëm, i është mveshur edhe një anë false e medaljes, e cila paraqet një element të huaj për të. Ndërlidhja e Ditës së Ashures me vrasjen e Husejnit, nipit të Pejgamberit, alejhi’s selam, është gabim, ngase ajo ka qenë një koincidencë e kohës. Nuk themi se neve nuk jemi mërzitur për të dashurin e Pejgamberit, alejhi’s selam, por themi se rënia e tij dëshmor, me çka ia ka ngritë edhe më pozitën, është për gëzim e jo për dëshpërim a mërzi. Marrja e kësaj dite si ditë pikëllimi, vajtimi dhe gjestesh që nuk përkojnë aspak me parimet islame nuk është gjë tjetër vetëm se injorancë e llojit të vet.
Nejse,:
Besimtarë të nderuar!
Muaji Muharrem shënon fillimin e vitit të ri islam, dhe porosia që do të përfitonim prej kësaj, këtu, do ishte përgatitja për Ahiret, ngase “…sa herë që kalon një kohë, kalon edhe një pjesë e jotja”- thoshte Hasan Basriu. Sa njerëz që njohëm ishin me ne vitin e kaluar kurse fillimin e këtij viti nuk e pritën dot. Shkuan kurse me vete morën vetëm atë që punuan…
Dhe krejt në fund, më lejoni që këtë ligjëratë modeste ta përmbyll me një porosi profetike të artë:
” كن في الدنيا كأنك غريب أو عابر سبيل
Bëhu në dunja sikur je i huaj ose kalimtar”.
Nëse ngryseni, mos prisni t’iu çelë dita, e nëse gdhini, mos prisni t’iu zë nata. Shfrytëzoni shëndetin tuaj për sëmundjen tuaj dhe jetën për vdekjen tuaj!
Amin! Amin! Amin!

DITA E ASHURES – MUSAI, Alejhi’s Selam DHE FARAONI

DITA E ASHURES – MUSAI, Alejhi’s Selam DHE FARAONI

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi krijesën më të mirë, zotëriun e njerëzimit, Muhammed Mustafanë, familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij!
Meqë Dita e Ashures, siç kemi përmendur ne ligjëratën tone përkitazi me te, shënon edhe përvjetorin e dy ngjarjeve historike, qe njëra ka lidhje te drejtpërdrejtë me te, e qe është ky tregimi i Musait, alejhi’s selam, dhe tjetra qe rastisi te bie ne këtë dite, ne me lejen e Allahut, do te japim një përshkrim përmbledhës te tregimit te pejgamberit te Allahut, Musait, alejhi’s selam me armikun e tij, Faraonin e mallkuar.

Çfarë dobie kemi nga tregimet e pejgamberve, alejhimu’s selam?

Allahu tregimin e Musait, alejhi’s selam e ka përmendur ne shume vende ne Kur’an, aq sa thuhet se:
“كاد القرآن أن يكون كله موسى موسى
Gati i tere Kur’ani është Musa, Musa”.
Sigurisht se qëllimi i përmendjes kaq te shpeshte te këtij tregimi është marrja mësim prej tij. Thotë Allahu:
” لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِأُولِي الْأَلْبَابِ مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَى وَلَكِنْ تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson”. (Jusuf, 111)
” كَذَلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ (52) أَتَوَاصَوْا بِهِ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: “ثshtë magjistar ose është i çmendur!. 53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat”. (Dharijat, 52-53)

Tregimi i Musait, alejhi’s selam

Musai është i biri Imranit, ka folur me Allahun dhe është njeri prej pese pejgambereve me te dalluar, te cilët thirren “Ulul Azmi”, për te cilët thotë Allahu:
” اصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِلْ لَهُمْ كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا سَاعَةً مِنْ نَهَارٍ بَلَاغٌ فَهَلْ يُهْلَكُ إِلَّا الْقَوْمُ الْفَاسِقُونَ
Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar?”. (Ahkaf, 35)
Këta pese pejgamber janë te aluduar edhe ne ajetin:
” شَرَعَ لَكُمْ مِنَ الدِّينِ مَا وَصَّى بِهِ نُوحًا وَالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى وَعِيسَى أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ كَبُرَ عَلَى الْمُشْرِكِينَ مَا تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ اللَّهُ يَجْتَبِي إِلَيْهِ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ يُنِيبُ
Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij”. (Shura, 13)
Allahu i Madhëruar na e tregoi tregimin e Musait ne shume ajete te Kur’anit, diku ne mënyrë te përgjithshme e diku me te shtjelluar dhe detajizuar. Ky tregim nuk është “hiqaje”, nuk është histori qe rrëfehet, por është tregim, qe me vete bart porosi, mesazhe dhe mësime te shumta, siç tha Allahu për këtë dhe tregimet e pejgambereve tjerë, alejhimu’s selam:
” لَقَدْ كَانَ فِي قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌ لِأُولِي الْأَلْبَابِ مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَى وَلَكِنْ تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson”. (Jusuf, 111)
“وَكُلا نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ وَجَاءَكَ فِي هَذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ
120. Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët”. (Hud, 120)
Allahu na e tregoi tregimin e këtij pejgamberi prej momentit te lindjes, kur Faraoni po atë vit, kishte filluar te mbyste te gjitha foshnjat meshkuj te izraeliteve, por jo edhe Musain, te cilin e ruajti Allahu nga kurtha e tij, madje e beri qe te rritej dhe edukohej ne pallatin e Faraonit.
Kur e lindi nena e vet, u mërzit shume ngase e dinte se ai do te vritej, por Allahu e frymëzoi atë:
“فَأَلْقِيهِ فِي الْيَمِّ
hidhe në lumë”. (Kasas, 7)
Ajo duhej t’i jepte gji, ta vendoste ne një sanduk dhe ta hidhte ne det dhe:
“وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحْزَنِي إِنَّا رَادُّوهُ إِلَيْكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ الْمُرْسَلِينَ
e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”. (Kasas, 7)
Po, premtimi i Allahut është i vërtetë. Ajo i dha gji dhe e hodhi ne det qe:
“فَالْتَقَطَهُ آَلُ فِرْعَوْنَ لِيَكُونَ لَهُمْ عَدُوًّا وَحَزَنًا
E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshpërim”. (Kasas, 8)
Por Allahu hodhi dashuri ne zemrën e gruas se Faraonit për te kështu qe ajo u be nene e dyte për Musain:
“قَالَتِ امْرَأَةُ فِرْعَوْنَ قُرَّةُ عَيْنٍ لِي وَلَكَ لَا تَقْتُلُوهُ عَسَى أَنْ يَنْفَعَنَا أَوْ نَتَّخِذَهُ وَلَدًا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë”. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin”. (Kasas, 9)
“وَاللَّهُ غَالِبٌ عَلَى أَمْرِهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve)”. (Jusuf, 21)
U kërkua për te një gjidhënëse por gjiri i askujt nuk i përshtatej. Gruaja e Faraonit ishte shume kureshtare për jetën e tij, kështu qe urdhëroi te kërkohej një gjidhënëse jashte pallatit dhe ja, motra e Musait i lajmëroi për një grua, qe mund t’i jep gji atij e ajo ishte vet nena e Musait, duke u kënaqur me realizimin e premtimit te Allahut se ai është ne dore te sigurte dhe ne përkujdesje hyjnore. Madje ajo, krahas kësaj, edhe paguhej:
“وَأَصْبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَى فَارِغًا إِنْ كَادَتْ لَتُبْدِي بِهِ لَوْلَا أَنْ رَبَطْنَا عَلَى قَلْبِهَا لِتَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ (10) وَقَالَتْ لِأُخْتِهِ قُصِّيهِ فَبَصُرَتْ بِهِ عَنْ جُنُبٍ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (11) وَحَرَّمْنَا عَلَيْهِ الْمَرَاضِعَ مِنْ قَبْلُ فَقَالَتْ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَى أَهْلِ بَيْتٍ يَكْفُلُونَهُ لَكُمْ وَهُمْ لَهُ نَاصِحُونَ (12) فَرَدَدْنَاهُ إِلَى أُمِّهِ كَيْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ وَلِتَعْلَمَ أَنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
10. E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
11. E ajo i tha motrës së tij: “Gjurmoje atë”, kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).
12. Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?”
13. Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë”. (Kasas, 10-13)
Kur Musai u rrit:
“وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَاسْتَوَى آَتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا وَكَذَلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit”. (Kasas, 14)
Allahu e urdhëroi qe te shkoje tek faraoni kryelarte, i cili veten e quante zot. Dhe ta thërriste ne adhurimin për Allahun dhe t’i lërë te lire izraelitet. Allahu e përkrahi edhe me dërgimin e Harunit, vëllait te tij si pejgamber dhe shoqërues te tij, duke e urdhëruar qe me butësi ta thërrasin Faraonin ne fenë e drejte:
” فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”. (Taha, 44)
Kur ata u frikësuan nga tirania e Faraonit, Allahu iu tha:
“قَالَ لَا تَخَافَا إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَى
46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bëjë me ju)”. (Taha, 46)
Shkoi Musai tek ai tiran, agresiv dhe i pashpirt qe ta thërras ne adhurim te sinqerte për Allahun dhe te largohej nga besëtytnitë dhe humbja e tij. Ne vend qe Faraoni t’i nënshtrohej se vërtetës, ai vetëm sa shtoi arrogancën e tij, mundohej ta arsyetonte besëtytninë e tij dhe, duke u tallur me Musain, pyeti:
“قَالَ فَمَنْ رَبُّكُمَا يَا مُوسَى
49. Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?”. (Taha, 49)
“قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ
23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”. (Shuara, 23)
Kjo për arsye se ai pretendoi se vet ishte zot e tha:
” فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى
24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”. (Naziat, 24)
” مَا عَلِمْتُ لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرِي
O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje”. (Kasas, 38)
Hyjninë e tij fantazuare e arsyetoi edhe me:
” وَنَادَى فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِنْ تَحْتِي أَفَلَا تُبْصِرُونَ
51. Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?”. (Zuhruf, 51)
Allahu e di se faraoni ishte gënjeshtar ne atë qe pretendonte:
“وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ
14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. (Neml, 14)
Ata e ftuan atë ne besim por ai polemizoi dhe solli fakte e argumente te kota për dhunën, tiraninë dhe skandalet e tij. Faraoni kërkoi mrekulli prej Musait. Ne kohen e tij, ne trevat e Faraonit ishte e përhapur magjia shume kështu qe Allahu beri qe mrekullia e Musait te jete pikërisht e kësaj natyre, jo magji, por diç, qe do ta zhvleftësonte magjinë, qe edhe vet magjistaret do t’i bënte t’i besonin Musait. Faraoni kërkoi mrekulli prej Musait ndërsa ai e futi dorën ne xhep kur ja ajo doli e bardhe, qe garonte diellin ne shkëlqim dhe fuqi, e hodhi shkopin kur ja ai shndërrua ne gjarpër, qe ecte. Allahu i Madhëruar ia dha Musait nëntë mrekulli, siç thotë:
” وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى تِسْعَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ
101. Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta”. (Isra, 101)
” وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَى فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ
12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur”. (Neml, 12)
Këto nëntë mrekulli janë te sqaruara ne kaptinën A’raf, ajetet 133-135: ” فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الطُّوفَانَ وَالْجَرَادَ وَالْقُمَّلَ وَالضَّفَادِعَ وَالدَّمَ آَيَاتٍ مُفَصَّلَاتٍ فَاسْتَكْبَرُوا وَكَانُوا قَوْمًا مُجْرِمِينَ (133) وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيْهِمُ الرِّجْزُ قَالُوا يَا مُوسَى ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِنْدَكَ لَئِنْ كَشَفْتَ عَنَّا الرِّجْزَ لَنُؤْمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرْسِلَنَّ مَعَكَ بَنِي إِسْرَائِيلَ (134) فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ الرِّجْزَ إِلَى أَجَلٍ هُمْ بَالِغُوهُ إِذَا هُمْ يَنْكُثُونَ (135)
133. Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
134. Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)”.
135. E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën”.
Ibni Abbasi ka thënë se këto nëntë mrekulli janë: shkopi, dora, vitet e thatësisë, deti, tufani, karkalecat, morrat, bretkosat, gjaku.
Muhammed b. Ka’bi ka thënë se ato nëntë mrekulli janë: dora, shkopi, pese mrekullitë e përmendura ne suren A’raf, shkatërrimi i pasurive te tyre dhe gri (prej te cilit gufoi uji).
Ibni Abbasi, Muxhahidi, Ikrime, Sha’biu dhe Katadeja kane thënë: Ato janë: Dora, shkopi, vitet e thatësisë, pakësimi i frutave, tufani, karkalecat, morrat, bretkosat dhe gjaku.
Hasan Basriu vitet e thatësisë dhe pakësimin e frutave e konsideroi një ndërsa te nëntën e shtoi: Shkopi i Musait gëlltiti gjarpërinjtë e rreme te magjistareve. ( )
Faraoni u frikësua dhe u turpërua, e diti se është e vërtete kjo por kur njeriun ta mund e kota, ai behet i pavlere.
“قُلِ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا تُغْنِي الْآَيَاتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ
“. (Junus, 101)
Te shohim se bashku një insert nga polemika ne mes Musait dhe Faraonit:
” قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ (23) قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ (24) قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ (25) قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آَبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ (26) قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ (27) قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ (28) قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ (29) قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُبِينٍ (30) قَالَ فَأْتِ بِهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ (31) فَأَلْقَى عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُبِينٌ (32) وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ (33) قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ (34) يُرِيدُ أَنْ يُخْرِجَكُمْ مِنْ أَرْضِكُمْ بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ (35) قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ (36) يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ (37) فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَعْلُومٍ (38) وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنْتُمْ مُجْتَمِعُونَ (39)
23. (Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?”
24. Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!”
25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: “A nuk e dëgjoni?!”
26. Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!”
27. (Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!”
28. (Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!”
29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”
30. (Musai) Tha: “A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!”
31. Ai tha: “Sille pra, nëse thua të vërtetën?”
32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: “Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
35. Që me magjinë e vet dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’më propozoni mua?”
36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
37. Që t’i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
39. Edhe popullit iu tha: “Ejani e tubohuni”. (Shuara, 23-39)
Faraoni si i krisur mendonte ta sfidonte Musain me pushtetin e tij, qe –sipas tij- mund te arrinte edhe deri tek Zoti i Musait.
” فَأَوْقِدْ لِي يَا هَامَانُ عَلَى الطِّينِ فَاجْعَلْ لِي صَرْحًا لَعَلِّي أَطَّلِعُ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ مِنَ الْكَاذِبِينَ َ
andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”. (Kasas, 38)
Musai vazhdoi ta ftonte faraonin dhe ta përhapte fenë e tij duke iu sjellur njerëzve fakte, mesime, këshilla, qe me te vërtet njerëzit bindeshin se ajo, qe kumton Musain është e vërtet. Faraoni kuptoi se vazhdimi i Musait me këtë dinamike do ta shkatërroje atë dhe pasuesit e tij kështu qe kërkoi prej Musait duel, qe te dukej e “vërteta” e tij dhe e “kota” e Musait. Ai madje iu kërcënua Musait:
” قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ
29. (Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!”. (Shuara, 29)
Ai urdhëroi qe te tubohen ne një dite feste, ku Musai do t’i sfidonte magjistaret e tij, te cilët paraprakisht ia kushtëzuan Faraonit një shpërblim te madh nëse ata do te dilnin fitimtare. Filloi gara dhe lugina e mbush me shkopinj, qe para syve te njerëzve shiheshin si gjarpërinj ndërsa ne te vërtetë nuk ishin asgjë përveç se një trillimi dhe mashtrimi për sy. Musai ne fillim u frikësua por Allahu e qetësoi dhe e urdhëroi qe ta hidhte shkopin, i cili u shndërrua ne gjarpër te vërtet, qe gëlltiti gjarpërinjtë e fantazuar te tyre, dhe si rezultat, aktoret e këtyre skenave panë te vërtetën dhe kaluan ne anën e Musait, duke u larguar nga magjia dhe nga shpërblimet e faraonit pa asnjë hezitim. Thuhet se atë dite kane qene 30.000 magjistare. Faraoni i kërcënoi por ata nuk ia vunë veshin dhe hynë ne Xhennet, duke mos bere ndonjë vepër me përjashtim te një sexhdeje për Allahun, me te cilën përfunduan veprat e tyre ndërsa Faraoni i vrau qe te gjithë.:
” قَالُوا يَا مُوسَى إِمَّا أَنْ تُلْقِيَ وَإِمَّا أَنْ نَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَلْقَى (65) قَالَ بَلْ أَلْقُوا فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِنْ سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَى (66) فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُوسَى (67) قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ أَنْتَ الْأَعْلَى (68) وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَى (69) فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سُجَّدًا قَالُوا آَمَنَّا بِرَبِّ هَارُونَ وَمُوسَى (70) قَالَ آَمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آَذَنَ لَكُمْ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِي جُذُوعِ النَّخْلِ وَلَتَعْلَمُنَّ أَيُّنَا أَشَدُّ عَذَابًا وَأَبْقَى (71) قَالُوا لَنْ نُؤْثِرَكَ عَلَى مَا جَاءَنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالَّذِي فَطَرَنَا فَاقْضِ مَا أَنْتَ قَاضٍ إِنَّمَا تَقْضِي هَذِهِ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا (72) إِنَّا آَمَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَايَانَا وَمَا أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ السِّحْرِ وَاللَّهُ خَيْرٌ وَأَبْقَى
65. Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”
66. Ai (Musai) tha: “Jo, hidhni ju!” Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
68. Ne i thamë atij: “Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”
69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
70. Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”
71. Ai (faraoni) tha: “A i besuat atij para se t’u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!”
73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!”. (Taha, 65-73)
Faraoni nuk u ndal me kaq, ai vazhdoi ta luftonte haptazi Musain dhe pasuesit e tij. Musai vendosi ta lëshonte shtëpinë e Faraonit dhe u nis ne drejtim te detit.
” وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ
52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)”. (Shuara, 52)
Faraoni arsyetonte idenë e tij për mbytjen e Musait me faktin se ai kinse po ua ndërronte fenë e tyre e iu tha:
” وَقَالَ فِرْعَوْنُ ذَرُونِي أَقْتُلْ مُوسَى وَلْيَدْعُ رَبَّهُ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُبَدِّلَ دِينَكُمْ أَوْ أَنْ يُظْهِرَ فِي الْأَرْضِ الْفَسَادَ
26. Faraoni tha: “Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”. (Gafir, 26)
Kështu qe, Faraoni iu vu pas me ushtri, qe t’i mbyste dhe t’i qëronte hesapet me ta.
” فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ (53) إِنَّ هَؤُلَاءِ لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ (54) وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ (55) وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ (56) فَأَخْرَجْنَاهُمْ مِنْ جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ (57) وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ (58) كَذَلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ (59) فَأَتْبَعُوهُمْ مُشْرِقِينَ (60)
53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
56. E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
57. Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
58. Prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit”. (Shuara, 53-60 )
Kur Musai iu afrua detit, populli i thane:
” فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَى إِنَّا لَمُدْرَكُونَ (61) قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ (62) فَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْبَحْرَ فَانْفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ (63)
61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!”
62. Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”.
63. Ndërsa Ne Musait i thamë: “Me shkopin tënd bjeri detit”. Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe”. (Shuara, 61-63)
Musai e goditi detin me shkop dhe ai u nda ne 12-te rruge, siç thotë Allahu:
” وَلَقَدْ أَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي فَاضْرِبْ لَهُمْ طَرِيقًا فِي الْبَحْرِ يَبَسًا لَا تَخَافُ دَرَكًا وَلَا تَخْشَى
77. Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh”. (Taha, 77)
Faraoni i pa këto mrekulli dhe mendoi se edhe ai do te ngadhënjejë por:
وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآَخَرِينَ (64) وَأَنْجَيْنَا مُوسَى وَمَنْ مَعَهُ أَجْمَعِينَ (65) ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآَخَرِينَ (66) إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآَيَةً
64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë”. (Shuara, 64-66)
” فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ بِجُنُودِهِ فَغَشِيَهُمْ مِنَ الْيَمِّ مَا غَشِيَهُمْ (78) وَأَضَلَّ فِرْعَوْنُ قَوْمَهُ وَمَا هَدَى
78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi”. (Taha, 78-79)
Faraoni besoi por:
” وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا حَتَّى إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آَمَنْتُ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا الَّذِي آَمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَا مِنَ الْمُسْلِمِينَ (90) آَلْآَنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنْتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ (91) فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آَيَةً وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آَيَاتِنَا لَغَافِلُونَ
90. Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët! 91. Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! 92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona”. (Junus, 90-92)

Çka përfitojmë nga ky tregim?

 Migrimi për Allahun dhe braktisja e çdokujt, qe nuk e respekton Allahun,
 Fjala e vërtetë tek sulltani tiran,
 Dialogu me jomusliman me butësi. Kur një besimtar kishte këshilluar njërin nga halifet e muslimanëve, por ishte treguar paksa i ashpër, ai ia kishte kthyer: Ke kujdes! Behu i bute me mua ngase Allahu e urdhëroi një njeri me te mire se ti (Musain) qe te jete i bute dhe transparent me një njeri me te keq se unë (Faraonin).,
 Pranimi i te vërtetës prej kujto qofte,
 Ndihma e Allahut përherë me besimtaret, Allahu e shpëtoi Musain nga deti. Thotë Allahu:
“وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ رُسُلًا إِلَى قَوْمِهِمْ فَجَاءُوهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَانْتَقَمْنَا مِنَ الَّذِينَ أَجْرَمُوا وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ الْمُؤْمِنِينَ
47. Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët”. (Rrum, 47),
“وَلَقَدْ سَبَقَتْ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا الْمُرْسَلِينَ (171) إِنَّهُمْ لَهُمُ الْمَنْصُورُونَ (172) وَإِنَّ جُنْدَنَا لَهُمُ الْغَالِبُونَ
171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,172. Se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.173. Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit”. (Saffat, 171-173),
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ وَيُثَبِّتْ أَقْدَامَكُمْ (7) وَالَّذِينَ كَفَرُوا فَتَعْسًا لَهُمْ وَأَضَلَّ أَعْمَالَهُمْ (8) ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ (9) أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ دَمَّرَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَلِلْكَافِرِينَ أَمْثَالُهَا (10) ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آَمَنُوا وَأَنَّ الْكَافِرِينَ لَا مَوْلَى لَهُمْ
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. 8. E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat. 9. Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat. 10. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre. 11. Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje”. (Muhammed, 7-11),
” كَتَبَ اللَّهُ لَأَغْلِبَنَّ أَنَا وَرُسُلِي إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ
21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. (Muxhadele, 21),
“إِنَّا لَنَنْصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آَمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ
51. Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive”. (Gafir, 51)
 Shumica nuk mund gjithmonë pakicën, e sidomos kur pakica është ne rrugën e vërtet. Thotë Allahu:
” كمْ مِنْ فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ
Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha”! All-llahu është me durimtarët”. (Bekare, 249)
 E vërteta triumfon ndërsa e kota humb:
” وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا
81. Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur
“. (Isra, 81)
 Tiranët fundin e kane humbje. Thotë Allahu:
“وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَعَلَهُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَكِنْ يُدْخِلُ مَنْ يَشَاءُ فِي رَحْمَتِهِ وَالظَّالِمُونَ مَا لَهُمْ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ
8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t’i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës”. (Shura, 8),
“وَاسْتَكْبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ إِلَيْنَا لَا يُرْجَعُونَ (39) فَأَخَذْنَاهُ وَجُنُودَهُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الظَّالِمِينَ
39. Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne. 40. Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët”. (Kasas, 39-40),
“وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لِأَنْفُسِهِمْ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْمًا وَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ
178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues”. (Ali Imran, 178),
“وَأُمْلِي لَهُمْ إِنَّ كَيْدِي مَتِينٌ
183. Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë”. (A’raf, 183),
“أَيَحْسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُمْ بِهِ مِنْ مَالٍ وَبَنِينَ (55) نُسَارِعُ لَهُمْ فِي الْخَيْرَاتِ بَلْ لَا يَشْعُرُونَ
55. A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, 56. Nxitojmë t’ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë”. (Mu’minun, 55-56),
“أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ (6) إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ (7) الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ (8) وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ (9) وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ (10) الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ (11) فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ (12) فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ (13) إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ
6. A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?
7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”. (Fexhr, 6-14),
” فعن أبي موسى الأشعري قال: قال رسول الله : ((إن الله ليملي للظالم حتى إذا أخذه لم يُفلته))، وقرأ : وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ [هود:102]
Ebu Musa el Esh’ariu transmeton se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë: Allahu do ta afatizoj tiranin por kur ta ndëshkoj nuk e lëshon fare. Pastaj lexoi nga Kur’ani: 102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër (Hud, 102)”. (Muttefekun alejhi)
 Ndalohet pasimi i te këqijve, siç thotë Allahu:
“إِلَى فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَاتَّبَعُوا أَمْرَ فِرْعَوْنَ وَمَا أَمْرُ فِرْعَوْنَ بِرَشِيدٍ
97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri”. (Hud, 97),
“وَلَا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ
113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar”. (Hud, 113),
 Nga rrënojat, gërmadhat dhe mbeturinat e tiranëve duhet te marrim mësim.
” فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آَيَةً وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آَيَاتِنَا لَغَافِلُونَ
92. Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona”. (Junus, 92)
 Durimtaret kane shume te mira. Thotë Allahu:
” وَأَوْرَثْنَا الْقَوْمَ الَّذِينَ كَانُوا يُسْتَضْعَفُونَ مَشَارِقَ الْأَرْضِ وَمَغَارِبَهَا الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ الْحُسْنَى عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ بِمَا صَبَرُوا وَدَمَّرْنَا مَا كَانَ يَصْنَعُ فِرْعَوْنُ وَقَوْمُهُ وَمَا كَانُوا يَعْرِشُونَ
137. E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata”. (A’raf, 137),
“وَنُرِيدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَوَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَنُرِيَ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُمْ مَا كَانُوا يَحْذَرُونَ
5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. 6. Dhe atyre t’u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t’ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën)”. (Kasas, 5-6)
 Duaja e atyre, qe iu është bërë padrejtësi pranohet, siç thotë Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam:
” ثَلَاثَةٌ لَا تُرَدُّ دَعْوَتُهُمْ الْإِمَامُ الْعَادِلُ وَالصَّائِمُ حَتَّى يُفْطِرَ وَدَعْوَةُ الْمَظْلُومِ تُحْمَلُ عَلَى الْغَمَامِ وَتُفْتَحُ لَهَا أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَيَقُولُ الرَّبُّ عَزَّ وَجَلَّ وَعِزَّتِي لَأَنْصُرَنَّكَ وَلَوْ بَعْدَ حِينٍ
Tri palë njerëzve nuk iu refuzohen duatë: Prijësit te drejte, agjëruesit deri ne iftar, dhe atij, ndërsa duanë e atij, qe i është bere zullum bartet deri ne re, i hapen dyert e qiellit dhe i thotë Allahu i Madhëruar: Pasha Krenarinë Time! Herët a vone do te ndihmoj!”. ( )
Përgatiti: Sedat Gani Islami
1 shkurt 2007, e enjte
Vushtrri, Kosovë

VRASJA E HUSEJNIT, Allahu qoftë i kënaqur me të

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shoke dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Husejni është i biri Aliut, te birit te Ebu Talibit. Është djali i vajzës se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, Fatimes. Ka lindur dy vjet pas Hasanit, ne muajin Sha’ban, te viti te IV-të hixhrijj ndërsa është vrare ditën e xhuma, ditën e Ashures, në muajin muharrem, ne vitin 61 sipas hixhretit.
Jetoi pese vite me Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam, respektivisht jetoi me te derisa vdiq. Ebu Bekri, Omeri dhe Uthmani, e nderonin pa mase. E shoqëroi babain si dhe transmetoi thënie te gjyshit, Muammedit, alejhi’s salatu ve’s selam prej tij. Morri pjese me ten e te gjitha betejat, dhe vazhdoi te jete pasues i denje dhe respektues për babain derisa u vra.
Kur hilafeti iu besua Hasanit pas vdekjes se babait, Aliut, ndërsa ai ia lëshoi atë Muaviut, Husejni nuk u pajtua për këtë, por megjithatë heshti. Kur vdiq Hasani, Husejni ishte duke marre pjese ne betejën për çlirimin e Konstantinpojes (Istanbullit te sotëm), por kur iu dha besa Jezidit, te birit te Muaviut, gjate jetës se vet Muaviut, Husejni nuk pranoi dhe nuk ia dha besën, me arsye se ka me te drejte qe e meritojnë hilafetin se sa Jezidi.
E lëshoi Medinën dhe u nis për ne Mekke, dhe ne atë kohe, ne faqen e dheut nuk ka patur njeri me te mire se sa ai. I arrin letra dhe shkresa nga Iraku, qe e ftonin t’ia jepnin besën për hilafet. Ai e dërgoi kushëririn, Muslim b. Akil b. Ebi Talibin ne Irak qe ta shihte nga afër këtë gjë; a ishte apo nuk ishte e sinqerte, ne mënyrë qe me familje te shkonte atje.
Kur shkoi Muslimi ne Kufe, njerëzit dëgjuan për ardhjen e tij kështu qe erdhën dhe ia dhanë besën për hilafetin e Husejnit. U tubuan se pari 12.000 veta, e me pas 18.000 veta, gjë qe e shtyri Muslimin t’i shkruante Husejnit se besa i është dhënë dhe te vij ne Irak.
U përhap lajmi ndërsa Jezidi i shkroi mëkëmbësit te tij ne Kufe, Ibni Zijadit, qe ose ta vras Muslimin ose ta largoj prej Kufës.
Muslimi dëgjoi për lajmin kështu qe tuboi afër vetes 4.000 kufasë (banore te Kufës) dhe iu drejtua pallatit te Ibni Zijadit. Ibni Zijadi hyri ne pallat dhe u mbyll, por i erdhën liderët e fiseve dhe shpalosen idetë për largimin e njerëzve nga Muslimi, dhe ia arritën kësaj. Vinte gruaja tek i biri apo vëllai dhe i thoshte: kthehu ne shtëpi ngase njerëzit munden edhe pa ty. Çfarë do te bësh nesër kur te vijnë ushtritë e Shamit?
Filluan njerëzit te largohen prej tij saqë nuk mbeten hiq me shume se 500 veta. Vazhduan ta ndahen prej tij gradualisht duke mbetur 300, e me pas 30, me te cilët e fali namazin e akshamit. Por pas namazit nuk i mbeti askush. Mbeti vetëm ne errësirë duke mos ditur kah t’ia mbante. U fsheh ne një tende por Ibni Zijadi e mësoi se ku është kështu qe i dërgoi 70 kalorës, te cilët e rrethuan Muslimin ndërsa ky nuk dinte asgjë. Hynë tek ai por me shpate i largoi tri here. E plagosen ne buzën e poshtme, pastaj e gjuanin me gurë nga jashtë qe t’iu dilte, dhe ashtu ndodhi: Ai doli dhe luftoi me ta. Njeri prej tyre e morri ne siguri derisa e futen ne dore, e pastaj e hipën ne një mushke dhe ia morrën shpatën.
Muslimi aty pa një njeri qe quhej Muhammed b. El Esh’ath dhe i tha: Husejni sot është nisur për tek ju andaj dërgojë dikë ne emër timin qe t’i thotë te kthehet. Muhammedi e beri këtë porse Husejni nuk i besoi.
Muslimin e dërguan tek Ibni Zijadi, i cili urdhëroi ta hipnin ne pjesën me te larte te kalasë, e pastaj t’ia presin kokën. Ata ia prenë kokën dhe se bashku me trup i hodhën poshtë. Kjo ndodhi ne ditën e tervijjes apo ditën e tete te muajit Dhu’l Hixh-xheh. Ibni Zijadi mbyti edhe disa njerëz te tjerë de kokat e tyre ia dërgoi Jezidit ne Sham.
Husejni doli nga Mekka ne drejtim te Irakut duke mos ditur fare për vrasjen e kushëririt, djalit te axhës, Muslimit. Para se ta lëshonte Mekken, Ibni Abbasi i tha:
“Sikur njerëzit te mos thoshin se janë përçare ndërmjet vete, do ta kapja me dore, me force, qe te mos shkosh”.
Husejni ia ktheu:
“Qe te vritem ne këtë e këtë vend është me e dashur për mua se sa te vritem ne Mekke”.
Në mbrëmje Ibni Abbasi erdhi prape tek Husejni dhe i tha:
O biri i xhaxhait tim! Unë paraqitem si durimtar por nuk mund te duroj. Kam frike se do te përfundosh keq ne këtë udhëtim. Irakianet janë tradhtare kështu qe mos u mashtro me ta. Rri ne këtë vend ose shko ne Jemen dhe mbyllu ne kala e izolohu nga njerëzit.
Husejni: O kushëriri im! Për Zotin, unë e di se ti je këshilltar i mire por unë kam vendosur te udhëtoj.
Nëse e ke patjetër, -shtoi Ibni Abbasi-, atëherë mos i merr me vete familjen, gratë dhe fëmijët, ngase kam frike te vritesh siç u vra Uthmani duke shikuar në të gratë dhe fëmijët e tij.
Ibni Omeri ishte ne Mekke kështu qe e lajmëruan se Husejni është nisur ne drejtim te Irakut. Udhëtoi pas tij dhe pas tri ditësh u takua me te e i tha:
Kah je nisur?
Ne Irak. Ja këto janë letrat dhe shkresat e tyre, qe vërtetojnë se me janë besatuar për hilafet.
Mos shko atje – sugjeroi Ibni Omeri.
Husejni refuzoi.
Do ta tregoj një hadith –propozoi Ibni Omeri-, qe ta nxiste për kthim Husejnin. “Erdhi Xhibrili dhe ia dha mundësinë Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, qe te zgjidhte ne mes dunjasë dhe ahiretit. Ai e zgjodhi ahiretin dhe nuk e deshi dynjanë. Ti je pjese e familjes se Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam. Askush përveç jush, familjes se Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk mund ta marre udhëheqësinë, por nëse Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër, dije se është për te mirën tuaj”- përfundoi Ibni Omeri.
Husejni refuzoi te kthehej ndërsa Ibni Omeri, e përqafoi dhe duke qare i tha: “Po e le Allahun mbrojtës tëndin nga vrasësit”.
U nis Husejni me familjen e tij dhe me 60 banore te Kufës. Thuhet se Husejni gjate rrugës e takoi Ferzedekun, te cilin e pyeti për situatën e krijuar atje. Zemrat e njerëzve janë me ty ndërsa shpatat e tyre janë me emevitët-i kishte thënë.
Husejni vazhdoi te ecte drejte Kufës duke mos ditur ende për vrasjen e Muslimit. Nuk kalonte pranë ndonjë burimi te ujit te arabeve e te mos e pasonin njerëzit. Arriti te Kerbelaja e pyeti: Si quhet ky vend? Thane: Kerbela. Tha: Kerb (Pikëllim-brenge) dhe Bela (Fatkeqësi). Ne mesnate iu tha djemve: Mbushni ujë dhe rezervoni.
Iu arritën kalorësit e Ibni Zijadit nen komandën e Harr b. Jezidit. Ishin 1000 veta. Husejni urdhëroi qe t’iu japin ujë kuajve te vet dhe t’i lënë te lire edhe kuajt e armiqve te pine ujë. Kur erdhi koha e drekës, Husejni urdhëroi një njeri qe ta thirrte ezanin për namaz. Doli pa shpate dhe e fali dreken. Iu foli pasuesve te tij dhe armiqve te tij duke iu kërkuar falje për ardhjen e tij porse banoret e Kufës i kishin shkruar se nuk kane imam. Husejni iu drejtua komandantit te armiqve: A dëshiron të falesh me njerëzi tu? Tha: Jo, falu ti. Husejni u fal me te gjithë e pastaj hyri ne tende deri ne ikindi. Doli dhe u fal. Harre-ja, komandanti, e pyeti për letrat qe i kane shkruar? Husejni ia solli përpara ndërsa ai i lexoi disa.
Ne nuk jemi prej atyre qe te kane shkruar dhe ne, jemi urdhëruar qe kur te takojmë, te mos lëshojmë derisa te shpijmë tek Ibni Zijadi.
Vdekja është me afër se kjo, – ia ktheu Husejni.
Nëse lufton do te vritesh – ia kërcënua Harr-rreja.
A me vdekje me frikëson?!- pyeti I habitur Husejni.
Pas namazit te Ikindise, Husejni u ul para tendës dhe u kot. Motra e zgjoi ndërsa ai ia ktheu: E pashe ne ëndërr Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam e me tha:
إنك تروح إلينا
Sot do të vish tek ne!
Edhen 20 kalorës nga ushtria e Ibni Zijadit dhe thane: Emiri urdhëron qe ose t’i nënshtroheni ligjit te tij ose t’iu luftojmë.
Sa njerëz te këqij jeni ju. Dëshironi t’i vrisni pasardhësit e familjes se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, – shtuan disa meshkuj nga radhët e Husejnit.
Kthehuni te mendojmë sonte për këtë pune. Për qellim kishte qe këtë nate te falej, te lutej dhe te kërkonte falje. Madje vet tha: Allahu e di se unë këtë dua qe te falem, te lutem, te kërkoj falje mëkatesh si dhe t’ia le trashëgiminë familjes sime.
Ne fillim te natës iu ligjëroi shokëve te vet dhe iu tha: Kush ka dëshire te kthehet ne Mekke tek familja le te kthehet, unë iu jap leje, ngase këta me duan mua, kështu qe ju shkoni.
Vëllezërit i thane: Ne nuk duam te mbesim pas teje dhe Allahu mos na befte te shohim diç te keqe në ty!
O bijtë e Akilit! Le te mjaftoje për ju vrasja e Muslimit andaj kthehuni se unë po iu jap leje.
Si të të lëmë te vetmuar e pastaj te thonë njerëzit se e lanë zotëriun e tyre vetëm. Ne nuk do te luftojmë me shpatat tona për hire te dunjasë. Jo, pasha Allahun, ne nuk do te shkojmë. Ne do te luftojmë me ty derisa te arrijmë atje ku arrin ti, dhe Allahu e shëmtoftë jetën për ne pas teje.
Tërë natën Husejni dhe shokët e tij u falen, u luten dhe kërkuan falje për mëkate ndërsa kuajt e armiqve te tyre iu silleshin përreth.
Kur e fali sabahun, kishte me vete 32 kalores dhe katër këmbësorë. Flamurin ia dha vëllait te vet, Abbasit, ndërsa tendat me gra dhe fëmijë i vunë prapa tyre. Husejni hyri ne tende, u pastrua, u parfumos e pastaj hipi mbi kalë, morri Kur’anin dhe e vendosi përpara. Iu drejtua njerëzve duke u lutur dhe duke i bërtitur kalit e te ecte. U grumbulluan rreth tij duke hedhur shigjeta ne drejtim te njeri tjetri. Pati shume dyluftime ne mes te dy palëve dhe ne shumicën e rasteve pala e Husejnit fitonte. Ushtria e Ibni Zijadit kërkoi përforcime me 500 ushtare. Kur erdhi koha e drekes, Husejni iu ta: Urdhëroni qe te ndalen nga lufta derisa te falemi por pala tjetër refuzoi. Husejni dhe shokët e tij falen namazin e frikës e pastaj luftuan ashpër. Ushtaret e palës se kundërt iu afruan Husejnit, dhe kur panë këtë shokët e tij, garonin se kush do ta mbronte me shume, kështu qe si rezultat u vra Abdullah b. Muslim b. Akili, pastaj Avniu dhe Muhammedi, bijtë e Abdullah b. Xha’ferit, pastaj Abdurrahmani dhe Xha’feri, te bijtë e Akilit, te birit te Ebu talibit, pastaj Kasim b.Hasani, djali i vëllait te Husejnit, pastaj u vranë Abdullahu, Abbasi, Uthmani, Xha’feri dhe Muhammedi, qe te gjithë vëllezër te Husejnit.
Mbeti Husejni vetëm por stoik dhe i pathyeshëm. Tere ditën luftoi vetëm dhe çdo kush qe i vinte afër, largohej prej tij ngase nuk dëshironte ta mbyste si respekt për pozitën e tij tek Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam. Pastaj e rrethuan dhe një njeri qe quhej Shemr, i nxiste te tjerët qe ta vrisnin. Një ushtar ia ktheu: Po çka te pengon ty qe ta vrasësh?! Zur’a b. Shurejk e goditi ne krahun e majte ndërsa Sinan b. Ebi Amr e plagosi me shtize, kështu qe ai u rrezua. Sinani zbriti, ia preu kokën dhe e morri me vete. Ushtria i morri gratë dhe fëmijët dhe i dërguan ne Kufe. Ibni Zijadit ia sollën kokën e Husejnit ne një ene ndërsa Ibni Zijadi ftoi qe njerëzit te tuboheshin, ku me pas ai u ngrit dhe ligjëroi e tha:
Allahu sot na ka mundësuar qe te “ngadhënjejmë” mbi Husejnin…
Abdullah Ezdiu i tha: Mjere për ty o Ibni Zijad! Po i vrisni fëmijët e profetëve ndërsa po flisni me fjale te sinqertëve.
I sollën gratë dhe fëmijët brenda tek Ibni Zijadi. Hyri Zjenebi, ebija e Fatimes.
Kush është kjo?- pyeti Ibni Zijadi.
Ajo nuk foli.
Disa shërbëtore thane se kjo është vajza e Fatimes, e motra e Husejnit.
Ibni Zijadi tha: Allahu qofte falënderuar qe iu zbuloi dhe vrau juve.
Zejnebi tha: Jo, jo, por falënderimi qofte për Allahun, qe na nderoi me Muhammedin, dhe qe na pastroi, e jo siç po thua ti. Zbulohet hipokriti dhe gënjen dyfytyrëshi.
Si e komenton këtë qe i ndodhi familjes sate? –pyeti Ibni Zijadi.
Allahu ua shkroi luftën e ata dolën ne fushëbetejë ndërsa Allahu do te bashkoje ty dhe ata, qe do te jene kundër teje- iu përgjigj Zejnebi.
Abdu’l Melik b. Umejri rrëfen: Hyra tek Ibni Zijadi ku ishte koka e Husejnit, por pasha Allahun, pas pak kohe shkova tek Muhtar b. Ebi Abidi dhe aty pashe kokën e prere e Ibni Zijadit.
Pastaj koka e prere e Husejnit iu dërgua ne Sham Jezidit, i cili qau kur e pa dhe tha: Do te kisha qene pajtuar me respektin tuaj edhe sikur te mos e vrisnit Husejnin, dhe pasha Allahun, sikur unë te isha atje nuk do te kisha mbytur.
Vrasja e tij ndodhi ditën e premte, qe qëlloi te jete Dita e Ashures, dita e dhjete e muajit Muharrem, viti 61 hixhrijj, ne Kerbela, ne kohen kur Husejni kishte mbushur 58 vjet te jetës se tij. ( )
***
Nga tregimi i vrasjes se Husejnit ne mësojmë disa gjera:
 Betejat, qe kane ndodhur ne mes myslimanëve janë sprove, me te cilën Allahu ka sprovuar këtë ummet. Ne, sunnitet, për përçarjet qe kane ndodhur ne mes tyre, heshtim. Ata janë njerëz, qe kane shkuar. Do ta kenë tere atë, qe kane bere; si te mirën ashtu edhe te keqen.
Ka thene Ibni Tejmije ne librin “El akidetu’l vasitijje”,:
“Prej bazave te sunnitëve është qe zemrat dhe gjuhet e tyre te jene te pastra për shokët e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, siç i ka përshkruar Allahu në Kur’an:
” وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آَمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. (Hashr, 10)
Ata nuk flasin për përçarjet ne mes tyre. Sahabet kane vlere dhe prioritet, qe përcakton faljen e asaj, qe rrjedh prej tyre, nëse rrjedh diç. Atyre iu falen te këqijat ne atë mase, qe te tjerëve nuk iu falen, ngase ata kane te mira, me te cilat shlyejnë te këqijat, qe te tjerët nuk i kane (këto te mira)…Nëse kjo është për mëkatet e ditura, atëherë si është puna me gjerat, qe ata i kane bere ne saje te përpjekjes (ixhtihdit) te tyre, qe nëse ia kane qëlluar kane dy shpërblime (për mund dhe për te qëlluarën) dhe një shpërblim për mund, nëse nuk ia kane qëlluar te vërtetës, ndërsa gabimi iu falet. Ne nuk flasim për sprovat, qe kane ndodhur ne mes muslimanëve. Çështjen e tyre ia lëmë Allahut. Kjo është baze e fesë sonë, qe është ne kundërshtim me bazat e ithtarëve të risive.
 Agjërimi i Ditës se Ashures nga muslimanët nuk ka lidhje aspak me vrasjen e Husejnit, siç pretendojnë disa fraksione te devijuara nga tradita e sunniteve. Agjërimi jone është për diç tjetër, qe na e sqarojnë shume hadithe te vërteta, si ky nga Ibni Abbasi se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam erdhi ne Medine dhe pa njerëzit duke agjëruar këtë dite:
” ما هذا اليوم الذي تصومونه؟
Ç’është kjo dite, qe o e agjëroni?
Thane: هذا يوم عظيم أنجى الله فيه موسى وقومه وأغرق فرعون وقومه، فصامه موسى شكراً فنحن نصومه فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: فنحن أحق وأولى بموسى منكم، فصامه رسول الله صلى الله عليه وسلم وأمر بصيامه
Kjo është dite e madhe, në të cilën Allahu shpëtoi Musain dhe popullin e tij ndërsa e fundosi faraonin kështu qe e agjëroi Musai si falënderim (për Allahun) dhe ja ne po e agjërojmë. Ne kemi me shume te drejte ne Musain dhe jemi me prioritar për te se sa ju kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohet”. (Buhariu)
 Nëse lejohet pikëllimi për vdekjen e një muslimani te rëndomtë atëherë si të mos pikëllohemi për vdekjen e Husejnit, njeriut me vlere te madhe, nipit te Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, djalit te Aliut dhe Fatimes, por nuk lejohet mbajtja e zisë, goditja e vetes, shqyerja e rrobave, si bëjnë disa njerëz te devijuar te fraksioneve shiite. Është çudi me ta, si nuk bëjnë kështu për babain e Husejnit, qe ishte me i mirë se ky, qe ishte vrare me 17 Ramazan, ne namazin e sabahut dhe atë ditën e xhuma, ne vitin e 40 hixhrijj?!
Pastaj perse nuk vajtojnë për Uthmanin, i cili u vra i rrethuar ne shtëpinë e tij ne ditët e bajramit te kurbanit ne vitin 36 hixhrijj?!
Perse nuk merret dite vajtimi edhe dita e vrasjes se Omerit, i cili ishte me i mire se Husejni, Aliu dhe Uthmani, dhe i cili u vra duke e falur namazin e sabahut si imam dhe duke kënduar Kur’an?!
 Rafidët kane shkuar aq larg për Ditën e Ashures saqë kane shpifur hadithe apokrife dhe te fabrikuara se kinse është zënë dielli atë dite dhe janë pare yjet, nen çdo guri qe është ngritur ka dale gjak, anët e qiellit janë skuqur, planetët kane goditur njëra tjetrën, rrezet e diellit kane lindur sikur te ishin te spërkatura me gjak, toka ka mbetur ne errësirë tri dite, mishi i deveve te Husejnit kur janë therur dhe janë zier është bere sikurse handhali (bime me shije te hidhur). Te gjitha këto dhe te ngjashmet janë thënie te shpifura dhe te pavërteta.
Ka thënë Ibni Tejmije: Një grup injorantesh, ose ateiste hipokrite ose te humbur e te përdalur, te cilët kane shprehur një “miqësi” ndaj familjes se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, duke e marre Ditën e Ashures si dite zie, pikëllimi dhe vajtimi, duke bere gjera antiislame, si: goditja e vetes ne fytyre, shqyerja e rrobave, vajtimi i injorancës, ndërsa ajo qe Allahu urdhëroi te dërguarin e Vet ne raste te tilla është durimi, llogaria (se Allahu te shpërblen) dhe istirxha-ja (thënia: Ne jemi te Allahut dhe tek Ai kthehemi)
Ka thënë Ibni Rexhebi: Ata, qe bëjnë siç bëjnë rafidët, duke marrë këtë dite si dite zie, janë prej atyre, qe bëjnë keq ne dynja ndërsa mendojnë se janë duke bere mire. Nëse Allahu dhe i dërguari i Tij nuk kane urdhëruar qe fatkeqësitë e pejgambereve te merren si dite zie, atëherë si merren fatkeqësitë e te tjerëve?!
 Shteti fatimit, i cili ka sunduar Egjiptin prej viteve 400-600 hixhrijj, ka pretenduar se koka e Husejnit është varrosur ne Egjipt dhe i është ndërtuar një përmendore e njohur si “Kurora e Husejnit”. Shume dijetare kane tërhequr vërejtjen se kjo gjë nuk është e vërtetë porse kjo gjë është një dinakëri e shtetit fatimit, qe te realizoj synimet e tij se kinse kane prejardhje te ndershme nga familja e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, gjë, qe nuk është e vërtetë.
 Agjërimi i ditës se ashures ka shpërblime te mëdha, siç thuhet ne hadithe te vërteta:
” يكفر السنة الماضية
I shlyen mëkatet e viti te kaluar”. (Muslimi),
dhe:
” أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله
Kam shprese ne Allahun se shlyen mëkatet e vitit para tij”. (Muslimi)
Ka thënë Bejhekiu: “Kjo sa i përket atij, qe ka mëkate te vogla, ndërsa nëse agjërimi i tij është realizuar ndërsa ai nuk ka asnjë mëkat të vogël, agjërimi i tij shndërrohet ne shtim të të mirave-sevapeve”( ).
Se çfarë rëndësie te madhe ka Ashura na e sqarojnë edhe qëndrimet e shume dijetareve, si Ibni Abbasi, Ebu Is’haku. Sebiiu, Zuhrijju, etj, se: “Ramazani mund te kompensohet ndërsa Ashura jo”. Madje Ahmedi ka nënvizuar se Ashura agjërohet dhe ne udhëtim( ).

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
Burimi: http://www.alminbar.net
31-1-2007, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë

DITA E ASHURES

DITA E ASHURES
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi
Muhammedin, zotëriun e njerëzimit, familjen, shokët
dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!

Vlera e agjërimit të kësaj dite

Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët, përkatësisht të tjerat nuk i kane. Në këtë kontekst, Allahu veçoi edhe “Ditën e Ashurasë”, e cila ka te mira te shumta. Ne me këtë rast do te përmendim vetëm disa:
² Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjte, qe është muaji Muharrem, siç thotë Allahu:
” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Tewbe, 36)
Këta muaj te shenjte janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu’l Ka’deh dhe Dhu’l Hixh-xheh.
² Agjërimi ne kete muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashures, është prej agjërimeve vullnetare me te preferuara. Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:
“?????? ??????? ??????? ?????? ??????? ???????? ????????? ????? ?????????? ???????? ?????? ?????????????? ????? ?????????? ??? ?????? ????????? ????? ????? ?????????? ???????? ?????? ????????? ????? ?????? ??????? ??????? ??????????? ????????????
Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ishte pyetur:
Cili namaz është më me vlere pas atyre te obliguarave?
Tha: Namazi i natës.
Cili agjërim është me i miri pas atij te Ramazanit?
Tha: Agjërimi ne muajin e Allahut, te cilin e quani: Muharrem”.
² Agjërimi i kësaj dite ka qene prej agjërimeve te para te ligjësuara ne fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nena e besimtareve, e cila transmeton:
“????? ?????? ??????????? ??????? ????????? ???????? ??? ??????????????? ??????? ?????????? ?????? ??????? ???????? ????????? ????????? ???????? ?????? ???????????? ??????? ???????? ??????????? ???????? ?????? ????????? ????? ???? ????? ??????? ?????? ????? ??? ?????????
Ashura ishte një dite, qe e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] e agjëronte por kur erdhi e Medine, përveç qe e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi obligimi për Ramazan, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte”. (Buhariu dhe Muslimi)
² Ka qene prej ditëve, qe Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] shpresonte te ketë vlere me shume se ditët tjera. Ibni Abbasi rrëfen kur ishte pyetur për agjërimin e Ashures:
” ??? ???????? ?????????? ?????? ??????? ???????? ????????? ????? ??????? ?????????? ???????? ????? ??????????? ?????? ????? ????????? ??????? ?????? ????????? ???????? ???????????
Nuk di te ketë agjëruar Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ndonjë dite, qe shpresonte te ketë vlere me shume se sa ditët e tjera, përveç këtyre ditëve (te muajit Ramazan) dhe Ditën e Ashurës”. ( )
² Agjërimi i kësaj dite muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i pare, ka qene, është dhe do te mbetet feja e vetme e njerëzimit. Këtë shume qarte e shpreh thënia e Muhammedit, [alejhi's salatu ve's selam], i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit te kësaj dite nga çifutet, me c’rast e lajmëruan se e agjërojnë për hire te shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne, muslimanët kemi me shume përparësi ne Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit, nga pejgamberi i fundi, Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam]. Ja edhe teksti, për vërtetësinë e të cilit janë dakorduar Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi:
“??? ????? ???????? ?????? ??????? ????????? ????? ?????? ?????????? ?????? ??????? ???????? ????????? ???????????? ??????? ?????????? ??????? ?????? ??????????? ??????? ??? ????? ??????? ????? ?????? ??????? ????? ?????? ?????? ??????? ????? ???????????? ???? ??????????? ????????? ?????? ????? ??????? ??????? ???????? ???????? ????????? ???????? ???????????
Ibni Abbasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ne Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurës.
Ç’është kjo?- pyeti?
Thane: Kjo është dite e mbare, dite, ne te cilën Allahu shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu qe e agjëroi këtë dite edhe Musai.
“Unë kam me shume te drejte ne Musain se sa ju”- tha Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohej”.
² Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, qe dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha:
“???????? ????????
Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni”. (Buhariu dhe Muslimi)
² Agjërimi i kësaj dite me gjase fale mëkatet e vitit te kaluar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:
” ??????? ?????? ??????????? ?????? ?????????? ????? ??????? ???? ????????? ????????? ??????? ????????
Kam shpresa se agjërimi i Ditës së Ashurës fale mëkatet e vitit të kaluar”. ( )

Si agjërojmë në këtë ditë?

Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qene obligative para ligjësimit te agjërimit te Ramazanit. Buhariu dhe Muslimi kane transmetuar se Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] Ditën e Ashurës kishte dërguar një telall (thirrës) qe te thërras ne popull:
“Kush nuk ka agjëruar le te agjëroj e kush ka ngrënë le te mos haje deri ne mbrëmje”.
Në një transmetim tjetër përmendet:
“Ne agjëronim dhe mësonim fëmijët tanë ta agjëronin këtë dite. Ne shkonim ne xhami dhe iu bënim lojëra nga leshi (i deleve apo çfarëdo kafshe tjetër). Kur dikush qante ne ia jepnim lodrën qe te luante e mos kërkonte ushqim deri ne mbrëmje”.
Por kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti fakultativ apo vullnetar. Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam], me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashures kishte thënë:
“?? ??? ???? ? ?? ??? ????
Kush te do le te agjëron e kush te do le te mos agjëron”. (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kane përmendur tri grada apo mënyra te agjërimit te kësaj dite:
i. Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-tën dhe të 11-tën. Argument për këtë është hadithi, qe e transmeton Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi se Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] ka thënë:
” ??????? ?????? ??????????? ??????????? ????? ?????????? ??????? ???????? ??????? ???? ???????? ???????
Agjërojeni Ditën e Ashurës dh dallohuni nga çifutet. Agjërojeni një dite para apo një dite pas saj”.
Me këtë rast, dijetaret kane përmendur se edhe pse Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] tha qe ta agjërojmë një dite para apo një dite mbrapa, megjithatë lejohet qe te behet bashkimi i tyre. Pra, te agjërohet një dite para dhe një dite pas saj.
ii. Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të. Kur Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] agjëroi Ditën e Ashurës dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thane: O i dërguari i Allahut! Kjo dite është dite, te cilën e madhërojnë çifutet dhe te krishterët? Atëherë ai tha:
” ??????? ????? ???????? ??????????? ???? ????? ??????? ??????? ????????? ?????????? ????? ?????? ?????? ???????? ??????????? ?????? ????????? ??????? ??????? ?????? ??????? ???????? ?????????
Kur te vjen viti i ardhshëm -nëse do Allahu- do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por kur erdhi viti tjetër, Pejgamberi, [alejhi's salatu ve's selam] kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut”. (Muslimi)
Ibni Abbasi përmend se ai ka thënë:
” ?????? ??????? ????? ??????? ???????????? ??????????
Nëse mbetem gjalle deri ne vitin e ardhshëm, do ta agjëroj te nëntën”. (Muslimi)
Domethënia e këtij hadithi është se nëse jetoj vitin e ardhshëm, gjithsesi do ta agjëroj, krahas ditës se dhjete, edhe ditën e nëntë.
iii. Vetëm agjërimi i ditës së dhjete. Muaviu transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, [alejhi's salatu ve's selam] duke thënë:
“Kjo është Dita e Ashures, agjërimi i së cilës nuk iu është obliguar, por unë jam agjërueshëm dhe kushdo qe ka dëshirë te agjëron le te agjëron e kush nuk ka dëshirë le të haje”. ( )

Shpenzimi për këtë ditë

Preferohet shume agjërimi i kësaj dite, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, te afërm dhe te varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tille është obligim.
Ndërsa sa i përket shpenzimit te tepërt dhe ekstravagant, atë feja nuk e pëlqen fare, e sidomos prej atyre, qe shpenzojnë me bindjen se kjo gjë është e kërkuar, duke u mbështetur ne një thënie te dobët se kinse: “Kush shpenzon për familje shume ne Ditën e Ashurasë, edhe ndaj Tij do te jap me bollëk Allahu gjate tere viti”. Kjo thënie, e mveshur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam], është e dobët dhe si e tille nuk merret për baze.

Dita e Ashurës përkujton një ngjarje te dhimbshme historike

Këtë dite, te cilën e nderoi Muhammedi, [alejhi's salatu ve's selam] me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, me vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë dite, tere meshkujt e familjes se Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] u vranë ne Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shume i vogël. U vra Husejni, nipi i Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam]( ).
Çka NUK duhet bërë në këtë ditë?

T Nuk duhet pastruar special për këtë dite, përveç nëse e ke zakon te pastrohesh ne këtë dite. Ekzistojnë thënie te cilat përmendin ketë gjë porse janë te fabrikuara, shpifura dhe apokrife. Një prej tyre është edhe kjo: “Kush pastrohet ne Ditën e Ashurasë, ai gjate atij vitit nuk sëmuret fare përveç nëse sëmuret për vdekje”. Kjo thënie është e shpifur.
T Nuk ka dua te veçante ne këtë dite.
T Zierja e hallvës dhe gatimi i ëmbëlsirës se ashtuquajtur “ashure”, qe -tek njerëzit- ka zënë vend si ëmbëlsire e veçante e kësaj dite, është diç e pavërtetuar fetarisht. Ata gatuajnë këtë ëmbëlsire e pastaj ua japin fukarave me shprese se ka shpërblim te madh. Por derisa nuk është vërtetuar kjo gjë fetarisht, atëherë ajo mbetet risi, prej se cilës duhet ikur.
T Ndalohet vizita e varrezave ne këtë dite. Është bere tradite ne disa vende qe burra dhe gra te vizitojnë se bashku te afërmit e tyre te vdekur.
T Gratë kinse për ta bërë sa më “madhështor” këtë dite, vendosin kane te kuqe ne flokë. Kjo gjë fetarisht është e urryer.
T Disa mendojnë se është mire pasi qe te pastrohesh te dalësh ne vizite te dijetarit, te sëmurit, ta lëmosh kokën e jetimit, t’i presh thonjte, te vizitosh te afërmit dhe te këndosh kaptinën Ihlas 1000 here. Këto gjera edhe pse janë te kërkuara përherë, megjithatë ne këtë dite nuk janë te veçanta, kështu qe nëse nuk ke kryer këto gjera me pare por ke lënë vetëm për këtë dite, ato janë te ndaluara.
T Për vlerën e kësaj dite janë rrëfyer gjera, te cilat nuk janë fare te sakta, si:
³ Allahu ia pranoi Ademit pendimin ne këtë dite,
³ Ibrahimi shpëtoi prej zjarrit,
³ Ejjubi u shërua ne këtë dite,
³ Junusi doli nga barku i peshkut,
³ Ja’kubi u bashkua me Jusufin, etj.
Këto gjera janë te pavërteta dhe nuk duhet besuar fare andaj neve ua përmendëm, jo për t’ua shtuar dyshimin, por në rast se i dëgjoni apo ndeshni me to gjate leximit, ta dini se janë te pavërteta.
***
Përshëndetjet qofshin Mbi Muhammedin, alejhi’ s salatu ve’s selam
Lutja jone e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve!
Zgjodhi dhe përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: Ashura -bejne’l ittibai ve’l ibtida’, Dr. Muhammed Ahmed Sahlul,
24-1-2007, e mërkurë

Këshillat e një fundviti hixhrijj

KËSHILLA E VITIT TË RI HIXHRIJJ

Sot është dita e fundit e vitit kalendarik islam, e cila për ne muslimanët është më shumë se një datë. Simbolika e saj reflekton një sërë mësimesh e këshillash, që thjesht, e nxjerrin atë nga suazat e të qenit një datë festive, siç shohim të veprojnë njerëzit me vitin e ri gregorian, në një moment përkujtimi, këshillimi e pendimi. Them kështu, për arsye se:

Ditët nuk janë vetëm data

Nëse kemi parasysh se ditët shënojnë jetën tonë dhe se çdoherë që kalon një ditë, çdoherë jemi më afër vdekjes, atëherë çështja nuk do koment më shumë. Hasan Basriu ka thënë: “O biri i Ademit! Ti nuk je tjetër vetëm se ditë, kështu sa herë që kalon një ditë, kalon një pjesë e jotja.”
Mu për këtë, të parët i kushtonin rëndësi të madhe kohës dhe ruajtjes së saj. Ebu Bekr Ibn Ajjashi ka thënë: “Ndonjërit po t’i humb një dërhem, tërë dita i kalon duke e kërkuar atë, madje e vajton humbjen e atij dërhemi, ndërsa nuk thotë: Më humbi dita pa punuar fare!”

Fundi i vitit dhe shembulli i kësaj bote

Sa shpejt kaloi një vit. Në fillim mbase mund ta kemi parë për të madh, mbi 350 ditë, por tash kur erdhi fundi thuajse nuk kanë qenë as 30 ditë. Kësisoj është dhe jeta e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ka thënë: (Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.” (Junus, 45.)
Për çudi, njeriu i di këto gjëra, por prapë mashtrohet. Prapë, dynjasë i jep përparësi ndaj ahiretit. “Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë). 21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).” (el-Kijame, 20-21)
Madje, dynjaja aq e ka mashtruar saqë e ka dehur, dehje prej së cilës nuk mund të kthjellet vetëm se kur t’i vijë vdekja. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! 2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre – të vdisni).” (et-Tekathur, 1-2)
Megjithatë, fundi nuk do t’i bëjë dobi. Kështu kalojnë ditët ndërsa njeriun e zënë në pakujdesi, në gaflet, aq sa kur t’i vijë momenti i fundit, dëshpërohet, pikëllohet, por gjërat atëherë do të kenë mbaruar. Allahu i Madhëruar duke përshkruar kërkesën e njeriut që nuk ka marrë mësim nga këto gjëra thotë: “Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.” (el-Mu’minune, 100.)

Përkujtimi nga ndodhitë

Viti që sot po lëmë pas u shoqërua edhe me ngjarje të ndryshme dhe të shumta, të cila gjithsesi se na bëjnë të përkujtojmë e marrim mësim.
1. Nga ndodhitë
Sot, është edhe e xhuma[1], dhe kjo rastësi e bukur, kjo koincidencë e këndshme me ditën e fundit të vitit patjetër se ka një domethënie, sidomos kur kemi parasysh se ky vit shënoi edhe rënien e disa prej diktatorëve më të mëdhenj që për dekada me radhë kanë munduar, persekutuar e vrarë muslimanët. Shembull më të freskët kemi Gadafin, të cilit po t’i thuhej para një viti, kur pretendonte të emërohej mbret i mbretërve të Afrikës, se fundi i këtij viti do të shënojë edhe fundin tënd dhe të diktaturës sate, madje në formën më çnjerëzore, nuk do ta besonte për të mundur kurrë, por ja që ndodhi. Kështu është puna. Pushteti dhe krenaria i takojnë vetëm Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. اdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”! (Kur’ani: Ali Imran, 26.) “… Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm…“ (Kur’ani: el-Haxh, 18.)
2. Nga vdekja e njerëzve
Sa njeriu ishte me ne e sot nuk është. Vdiqën dhe shkuan tek Allahu i Madhëruar vetëm me atë qe punuan. Ata sot nuk e kanë mundësinë që të kthehen prapë në këtë botë, të bëjnë qoftë edhe një vepër të mire të vetme. Ndoshta, ne që po shënojmë fillimin e këtij viti fundin nuk do ta shënojmë. Kështu, le të jetë kjo një këshillë për ne.
3. Nga ndërrimi dhe ndryshimi i kohëve
Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Nuk vjen kohë e që koha pas saj të mos jetë më e dëmshme derisa ta takoni Zotin tuaj!”
Kësisoj:

Pajisuni

Ngase e ardhmja është e panjohur, exheli i fshehur, ndërsa frymëmarrjet të numëruara. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë tjerave: Rininë tënde para pleqërisë sate, shëndetin tënd para se të sëmuresh, pasurinë para varfërisë, kohën tënde të lirë para se të zihesh, dhe jetën tënde para vdekjes sate.”
Shfrytëzojini këto gjëra dhe pajisuni me vepra të mira, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “…Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria…” (Kur’ani: el-Bekare, 197.)

Përfundim

Harresa, pakujdesia, mashtrimi janë pjesë e karakterit njerëzor, por ngulja këmbë në mëkate dhe refuzimi i pendimit, nuk janë pjesë e karakterit të besimtarit. Le të mos harrojnë ata që e kanë harruar Allahun e Madhëruar se nuk kanë për tu harruar. “Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (Kur’ani: el-Muxhadele, 6.)
Si këshillë përmbyllëse do të doja ta cek atë të Hasan Basriut, i cili kur qe pyetur për motivin e asketizmit të tij pati thënë:
“Jam bindur se askush nuk do ta kryej punën time, kështu që e kam bërë vet atë, jam bindur dhe se furnizimin tim askush nuk mund ta merr ndaj jam qetësuar shpirtërisht, po kështu jam bindur dh për atë se Allahu i Madhëruar më shikon andaj jam turpëruar që të më sheh duke i bërë mëkat, dhe se vdekja më pret jam i bindur andaj kam përgatitur pajisjen për takimin e Zotit tim!”
E lus Zotin që në ndarje nga kjo botë dhe në takim me Të të jetë i kënaqur me ne!