Ligjëratë e mbajtur në kuadër të emisionit ‘Islami dhe shoqëria’, në Peace TV.
Ligjëratë e mbajtur në kuadër të emisionit ‘Islami dhe shoqëria’, në Peace TV.
Besimi dhe puna janë dy gjera te pandashme. Nuk mjafton qe njeriu vetëm të ketë përkatësi islame, ngase përkatësia ne Islam duke mos zbatuar Kur’anin dhe Sunnetin shpie ne dy te meta te mëdha, mëkatin e të cilave e barte ai, qe mban përkatësi islame ndërsa nuk punon sipas parimeve islame.
E meta e parë është se njeriu i bën dem vetvetes, si në këtë po ashtu edhe ne boten tjetër. Sa i përket dëmit te vetvete ne këtë bote, ai është qe hedhe vetveten ne një pozite te turbullt, te paqarte dhe paksa qesharake, ngase vet përkatësia e tij parasheh qe ai duhet ta zbatoje Islamin ne praktiken e tij, ndryshe, konsiderohet prej atyre qe nuk janë serioz ne raport me fenë e tyre dhe nuk e respektojnë aspak atë.
Ndërsa sa i përket demit te vetvetes ne boten tjetër, ai, për shkak te shkeljes se parimeve islame, do te gjeje shpërblim te hidhur.
E meta e dytë është dhënia shanse armiqve te Islamit qe te marrin një opinion te gabuar për fenë tone, dhe atë, jo nëpërmjet studimit te parimeve, por nëpërmjet te vështrimit te praktikes se muslimanëve. Ky botëkuptim i gabuar zakonisht vie ne shprehje tek ata, qe nuk kuptojnë se Islami si besim dhe legjislacion është diç ndërsa praktika e muslimaneve sot është diç tjetër.
Pra, patjetër duhet besuar me zemër dhe duhet vërtetuar atë besim ne vepra. Thotë Allahu:
“Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni. 9. Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh”. (Tegabun, 8-9)
Ndodhe qe ndonjë vëlla apo motër t’i kryeje disa urdhëresa fetare; namaz, zekat apo agjërim, e te mendoje se ky është Islam. Jo, ky është botëkuptim, qe duhet përmirësuar, dhe në të cilin nuk duhet rene asnjë musliman, ngase braktisja e obligimeve d.t.th.: kundërshtim, e kundërshtim i shkatërron veprat, gjë, qe na e ka ndaluar Allahu, i Cili thotë:
“ÙÙØ§ Ø£ÙÙÙÙÙÙØ§ اÙÙÙØ°ÙÙÙ٠آÙÙ
ÙÙÙÙØ§ Ø£ÙØ·ÙÙØ¹ÙÙØ§ اÙÙÙÙÙÙ ÙÙØ£ÙØ·ÙÙØ¹ÙÙØ§ Ø§ÙØ±ÙÙØ³ÙÙÙÙ ÙÙÙÙØ§ ØªÙØšÙØ·ÙÙÙÙØ§ Ø£ÙØ¹ÙÙ
ÙØ§ÙÙÙÙÙ
Ù
O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!”. (Muhammed, 33)
Kjo, assesi, nuk do te thotë se ne nuk jemi duke te vlerësuar ty, jo, ne të vlerësojmë, te konsiderojmë vëlla/motër, porse kthehu edhe kah obligimet tjera ne mënyrë qe te përmbushësh ato dhe te arrish kështu kënaqësinë e Allahut dhe te dërguarit te Tij, ngase përmbushja e obligimeve kënaq Allahun.
Ta meditojmë sëbashku këtë thënie te Pejgamberit, alejhi selam:
” O ju njerëz! Allahu është i mire dhe nuk pranon tjetër përveç te mirës dhe se Allahu ka urdhëruar besimtaret për atë, qe urdhëroi pejgamberët e tha: “(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni”. (Mu’minun, 51) Po ashtu tha: “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni”. (Bekare, 172). Pastaj përmendi njeriun, i cili merr udhëton gjate, flokët i janë shprishur e është pluhurosur, I ngrite duart kah qielli e thote: “O Zot! O Zot!”, ndërsa ushqimin e ka te paligjshëm, pijen po ashtu, veshjen po ashtu, është ushqyer nga harami, e si t’i përgjigjet të tillit”. (Muslimi)
Pra i nderuari vëlla, këtu shume lështë mund te vëresh se Allahu, për shkak se ky njeri kishte braktisur obligimet fetare, e qe prej tyre ishin edhe ngrënia nga hallalli, nuk ia pranoi adhurimin tjetër, i cili ishte duaja.
Nëse përmbushja e obligimeve është gjë e domosdoshme, atëherë ne nuk duhet lejuar qe epshi dhe mendjelehtësia te mbizotërojnë mbi mendjen tone, te cilën Allahu e beri si shenje dallimi nga te tjerët dhe si udhëzuese.
Allahu na tërhoqi vërejtjen qe te mos e pasojmë epshin ngase ne pasimin e tij është humbja derisa ne pasimin e mendjes se ndritur me ndriçimin e Kur’anit dhe Sunnetit është shpëtimi. Thotë Allahu:
“E për sa i përket atij që ka tepruar.38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij.40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,41. Xhenneti është vendi i tij”. (Naziat, 37-41)
Po ashtu ka thënë:
“A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?”. (Muhammed, 14)
Shembulli i atij, qe kryen disa obligime ndërsa braktise disa te tjera është afër shembullit te atyre, qe besuan ne një pjese te librit ndërsa mohuan pjesën tjetër, për çka Allahu iu kërcënua me dënim te dhembshëm ne ahiret. Thotë Allahu:
“A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
86. Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t’u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata”. (Bekare, 85-86)
Prej rreziqeve me te mëdha për shoqërinë tone është edhe prezenca e atyre, qe kane përkatësi islame por qe luftojnë Islamin me ftesën për braktisjen e riteve dhe parimeve te tij, madje madje, edhe tallen me te, duke e konsideruar mbajtjen për feje si dekadence dhe prapambeturi.
Allahu na tërhoqi vërejtjen për kurthet e tyre, ngase ata iu ngjasojnë hipokritëve, për te cilët ka thënë Allahu:
“A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.
61. Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën”. (Nisa, 60-61)
Gjykimi sipas asaj, qe shpalli Allahu është kusht i shëndoshmërisë apo validitetit te besimit, dhe patjetër, vëlla dhe motër, ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e Allahut e te ngrihemi pa përtesë, pa mendjemadhësi dhe pa vonim për t’i përfillur ato. Thotë Allahu:
“Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?7. çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.9. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.10. Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh”. (Xhathije, 6-10)
Vëlla dhe motër! Ejani qe ta dëgjojmë këtë hadith te Pejgamberit, alejhi selam ne mënyrë qe te shohim se si veproi me konsumuesin e alkoolit, te cilin nuk e dënoi me kamxhik por me mbytje. Transmeton Imam Ahmedi nga Dejlem El Himjeriu se: E pyeta te dërguarin e Allahut e thashë: Ne jemi ne këtë vend te ftohte, qe kryejmë pune te rende në të, dhe ne përdorim pije nga ky grurë për ta forcuar veten për kryerjen e punëve si dhe për te ftohtit. Tha: A te deh kjo pije? Thashë: Po. Tha: Largohuni prej saj. Pastaj erdha para tij dhe i thashë ngjashëm me këtë. Tha: A te deh? Thashë: Po. Tha: largohuni prej saj. Thashë: Njerëzit nuk po e lënë atë? Tha: Nëse nuk e braktisin atë, atëherë mbytni ata”.
Mëkatari gjate kryerjes se mëkatit besimin e tij e ve ne një pozite te luhatshme. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:
“Nuk ndodhe qe njeriu te bej prostitucion e te jete besimtar kur te beje atë. Nuk e konsumon alkoolin e te jete besimtar gjate konsumimit te tij. Nuk vjedh njeriu të jetë besimtar gjate vjedhjes, dhe nuk grabit njeriu diç ndërsa njerëzit e shikojnë atë (e bën haptas) e te jete besimtar kur ta grabisë atë”. (Buhariu)
Edhe nëse njeriu i tille është besimtar, sipas shumicës se dijetareve islame, megjithatë, besimi i tij është shume i dobët. Ne versionet e hadithologëve te tjerë, si të Muslimit, qëndron edhe një shtese: ” ndërsa pendimi ende është prezent”.
Kjo tregon se pendimi është ripërtërirës i besimit apo hyrje ne besim. Thotë Allahu:
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82)
Kërkimi falje (istigfari) dhe pendimi (tewbeja) janë hyrëse te besimit sikurse qe janë edhe porosi te pejgamberëve.
Vëlla dhe motër! Kthehuni tek Allahu dhe punoni atë, qe kënaq Allahun. Largohuni nga “do të” ngase vdekja është e befasishme dhe kiameti vie papritmas. Thotë Allahu:
“O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër”. (Haxh, 1-2)
Marrë nga: El Mer’etu fi rekbi’l iman, I’tisam Ahmed Es Sarraf, Daru’l i’tisam, f:41-47
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
19 korrik 2006, e merkure
Vushtrri, Kosovë
DIALOG I NJE PRIFTI ME NJE MUSLIMAN
Prifti 22 pyetje ndërsa muslimani një pyetje
Një musliman kishte një shok të krishterë, i cili kërkoi prej tij shume herë që ta shoqëronte një ditë në kishë ku do të ligjëronte një prift që të kishte një qëndrim “real” për të krishterët.
Muslimani pajtoi të shkonte dhe shkoi por prifti e njohu atë dhe tha: Në mesin tone është një muhammedan (musliman).
Si e dite këtë?-pyeti muslimani.
Kanë shenjat (e namazit) në fytyrë- u përgjigj prifti.
Buzëqeshi muslimani ndërsa prifti i tha: Dua t’i bëj 22 pyetje!
Cka është një që nuk e ka të dytën?
Cka janë dy që nuk e kanë të tretën?
Cka janë tri që nuk e kanë të katërtën?
Cka janë katra që nuk e kanë të pestën?
Cka janë pesë që nuk e kanë të gjashtën?
Cka janë gjashtë që nuk e kanë të shtatën?
Cka janë shtatë që nuk e kanë të tetën?
Cka janë tetë që nuk e kanë të nëntën?
Cka janë nëntë që nuk e kanë të dhjetën?
Cka janë dhjetë që pranojnë të shtohen?
Cka janë njëmbëdhjetë që nuk e kanë të dymbëdhjetën?
Cka janë dymbëdhjetë që nuk e kane të trembëdhjetën?
Cka janë trembëdhjetë që nuk e kanë të katërmbëdhjetën?
Cka është diç që merr fryme por nuk ka shpirt?
Cili varr ecte me njeriun në të?
Kush janë ata që gënjyen por hynë në Xhennet?
Cila është ajo gjë që Allahu e krijoi por e urren?
Kush janë ata që Allahu i krijoi pa baba dhe nënë?
Cila krijese është prej zjarri, kush u shkatërrua me zjarr dhe kush u mbrojt prej zjarrit?
Kush u krijua prej gurit, kush u shkatërrua nga guri dhe kush u ruajt me guri?
Cila është ajo gjë që Allahu e krijoi dhe e stërmadhoi?
Cila është pema që ka dymbëdhjetë degë, në çdo degë kanë tridhjetë gjethe dhe në çdo gjethe ka pesë fryte; tri në hije e dy në diell?
Muslimani, i bindur në fenë e vet dhe shumë besnik në Allahun, filloi me bismilah e tha:
Allahu është Një që nuk e ka të dytin.
Dy që nuk e kanë të tretën janë: Dita dhe nata, siç thotë Allahu: “Natën dhe ditën i kemi bërë dy argumente”. (el-Isra, 12)
Tri që nuk e kanë të katërtën janë: Arsyet e Musait me Hidrin, alejhima’s selam për prishjen e anijes, mbytën e fëmijës dhe ngritjen e murit.
Katra që nuk e kanë të pestën janë: Kur’ani, Teurati, Inxhili dhe Zeburi.
Pese që nuk e kanë të gjashtën janë: Pese namazet farze.
Gjashtë që nuk e kanë të shtatën janë: Gjashtë ditët në të cilat Allahu e krijoi gjithësinë.
Shtatë që nuk e kane të tetën janë: Shtatë pale qiej, siç thotë Allahu: “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast…”. (el-Mulk, 3)
Tetë që nuk e kanë të nëntën janë: Tetë melaiket që bartin Arshin.
Nëntë që nuk e kanë të dhjetën janë: Mrekullitë e Musait, alejhi’s selam: Shkopi, dora, tufani, thatësia, bretkosat, gjaku, morrat, karkalecat dhe çarja e detit.
Dhjetë që pranojnë shtim janë të mirat që për një shtohen me dhjetë por që pranojnë edhe shumëfish më shumë se kjo.
Njëmbëdhjetë që nuk pranojnë të dymbëdhjetën janë: Njëmbëdhjetë vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam.
Dymbëdhjetë që nuk kane të trembëdhjetën janë: 12 krojet e Musait, alejhi’s selam.
Trembëdhjetë që nuk kanë të katërmbëdhjetën janë: Jusufi me vëllezër dhe me baba e nënë.
Ai që merr fryme e nuk ka shpirt është sabahu siç thotë Allahu: “Pasha agimin kur ia shkrep! (merr fryme)”. (et-Tekvir, 18)
Sa i përket varrit që ka ecur me njeriun brenda në të ai është peshku që kapërdiu Junusin, alejhi’s selam.
Ata që gënjyen dhe hynë në Xhennet janë vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam.
Gjënë që e ka krijuar Allahu por që e urren është zëri i gomarit, siç thotë: “… se zëri më i egër është zëri i gomarit”. (Llukman, 19)
Ata që i krijoi pa baba e nënë janë: Ademi, alejhi’s selam, deveja e Salihut, alejhi’s selam, dashi i Ismailit, alejhi’s selam dhe melaiket.
Ai që është krijuar prej zjarrti është iblisi, ai që u shkatërrua me zjarre është Ebu Xhehli ndërsa ai që u ruajt nga zjarri është Ibrahimi, alejhi’s selam.
Ajo që u krijua prej gurit është deveja e Salihut, alejhi’s selam, ata që u shkatërruan me gurë janë pjesëmarrësit në luftë me elefant (as’habu’l fil) ndërsa ata që u ruajtën nga guri janë banoret e shpellës (as’habu’l kehf).
Gjënë që e ka krijuar Allahu dhe që e ka stërmadhuar është kurtha e (mashtrimi i) grave.
Pema është viti që ka 12 muaj (dege) me 30 gjethe (ditë për çdo muaj) dhe me pese fruta për gjethe (me 5 namaze për çdo ditë); tri në hije (tri namaze natën: akshami, jacija dhe sabahu) e dy në diell (e dy namaze ditën: dreka dhe ikindia).
Ja ashtu ishin përgjigjet e muslimanit mjaft mbresëlënëse për priftin dhe të pranishmit. Muslimani befasoi priftin kur i tha se unë kam vetëm një pyetje:
Cili është çelësi i Xhennetit?
Prifti nuk mundi t’i jap përgjigje por u detyrua pasi që të pranishmit kërkuan vazhdimisht prej tij përgjigjen. Ai më parë kërkoi siguri e më pas a e dini se çfarë tha?
Cfarë ua merr mendja të ketë thënë ky prift?
Ai me plot bindje tha:
Esh’hedu en la ilahe il-laAllah
ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
(Dëshmoj se nuk adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij)
Prifti pranoi Islamin e se bashku me të edhe populli që ishin prezent në kishë.
A e shihni se sa madhështore është të kesh bindje të thellë në Allahun?
Burimi: http://www.mktaba.org/vb/showthread.php?t=2434
Përshtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI
30-7-2007, e hënë
Vushtrri, Kosovë
DHJETË POROSI PROFETIKE
El Harith b. El Harith El Esh’arijj transmeton se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: Allahu e urdhëroi Jahjanë, të birin e Zekrijaut, me pesë gjëra, qe t’i zbatojë vete dhe t’i urdhërojë izraelitet t’i zbatojnë ato. Ai sikur kishte ngecur pak ne zbatimin dhe kumtimin e tyre kështu që Isai, i biri i Merjemes, i tha: Vërtet Allahu te ka urdhëruar me pesë gjera, qe t’i besh dhe t’i urdhërosh izraelitet t’i bëjnë; ose urdhëroji ti ose do t’i urdhërojë unë. Tha Jahjaja: Kam frike se nëse ma paraprin me këtë do te me lëshojë toka ose do te ndëshkohem. I tuboi njerëzit ne Mesxhidi Aksa ndërsa xhamia u mbush saqë njerëzit uleshin edhe ne ballkonet e saj. Tha Jahjau: Allahu me ka urdhëruar me pesë gjera, qe t’i bej unë dhe t’iu urdhëroj juve t’i bëni ato.
E para është: Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok ne asgjë. Shembulli i njeriut qe i bën shok Allahut është sikurse shembulli i atij, qe ka blere një rob nga pasuria e tij, me ar apo argjend, dhe i ka thënë: Kjo është shtëpia ime, kjo është puna ime; puno dhe sill tek unë. Ndërsa ky, robi, punon dhe sjell por jo tek zotëriu i vet, tek tjetërkush. Kush prej jush do te pranonte qe te ketë një rob te tille.
(E dyta:) Allahu iu urdhëron me namaz. Kur te faleni mos u ktheni (andej e këndej) ngase Allahu qëndron para fytyrës se robit te Vet, përderisa ai nuk lëkundet anash.
(E treta:) Iu urdhëroj me agjërim. Dhe shembulli i tij është sikurse shembulli i njeriut ne një grup, qe me vete ka një pako te vogël, në të cilën ka misk (parfum). Te gjithë çuditen apo te gjithëve iu pëlqen (dyshim nga transmetuesi) era e tij. Vërtet era e agjëruesit tek Allahu është me e mire se sa era e parfumit.
(E katërta:) Iu urdhëroj me lëmoshë sepse shembulli i kësaj është sikurse shembulli i njeriut, te cilin e ka robëruar armiku dhe ia kane lidhur dorën pas qafe dhe e kane sjellur për t’ia prere kokën ndërsa ai thotë: Unë e shpaguaj atë prej jush me pakice e shumice (me tere pasurinë) kështu qe e liron (shpaguan) vetveten.
(E pesta:) Iu urdhëroj qe ta përkujtoni Allahun ngase shembulli i kësaj i ngjan shembullit te njeriut, te cilit iu vërsulën armiqtë pas me nxitim ndërsa ai kur arriti ne një kala te forte e mbrojti veten e tij prej tyre. Po kështu edhe njeriu, nuk mund ta ruaj veten nga djalli përveçse me te përkujtuarit e Allahut”.
Tha Pejgamberi, alejhi selam: Ndërsa unë iu urdhëroj me pese gjera, me te cilat me ka urdhëruar Allahu: Dëgjimi dhe respektimi, xhihadi, hixhreti (migrimi) dhe kolektiviteti (xhemati) ngase çdokush qe largohet prej xhematit, qofte sa një pëllëmbe, ai veç e ka hequr prej qafe hallkën e Islamit, përveç nëse kthehet. Dhe kush fton ne injorancë( ) ai është nga grumbulli i gurëve te xhehennemit (te cilët ndezën flake). Tha një njeri: O i dërguari i Allahut! A edhe nëse falet dhe agjëron?! Tha: Edhe nëse falet dhe agjëron. Ftoni ne ftesën e Allahut, i Cili iu quajti muslimanë dhe besimtare, robër te Allahut”. ( )
Ky hadith përmban dhjete porosi, te cilat janë te një rëndësie te veçante, ngase zbatimi i tyre parasheh lumturinë ne te dy botërat. Ato porosi sikur janë gdhendëse dhe qëndisëse te faqeve te zemrës me shkronja prej nuri, sikur janë zjarre te ndritura, qe largojnë errësirat dhe njerëzve ua ndriçojnë rrugën si dhe iu dhurojnë nder dhe krenari.
Këto dhjete porosi te shtrenjta, na erdhën nëpërmjet gjuhës se dy pejgamberëve te Allahut, Jahjasë dhe Muhammedit, alejhima selam, i cili (Jahjaja) u urdhërua t’ua kumtoje izraeliteve qe te punojnë sipas tyre. Pastaj erdhi feja islame, qe krahas shume porosive te saj, pese qe u ceken edhe ne këtë hadith, përvetësoi edhe këto pesë porosi te Jahjasë, alejhi selam.
Siç pame ne pjesën e pare te hadithit, pese porosite e Jahjasë janë te shoqëruara me nga një shembull adekuat. Kjo është bere për arsye s shembujt kane rëndësi te madhe ne krahasimin e gjerave e pastaj ne vërtetimin e tyre.
Porosia I:
Mos i be shok Allahut
Porosia e pare e Jahjase ishte qe Allahu te adhurohej sinqerisht dhe ne mënyrë te drejte, ngase çdokush qe adhuron ndokënd përveç Allahut, krahas Allahut ose me veprën e tij synon dikë tjetër përveç Allahut, ai ka bere shirk dhe ka dalur prej feje. Thotë Allahu: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (Bejjineh, 5)
Politeizmi nuk është gjë tjetër vetëm se mendjelehtësi; është shkak i hidhërimit te Allahut dhe ndëshkimit te Tij te përhershëm. Thotë Allahu: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”. (Nisa, 48)
Ata, qe bëjnë shirk do te hyjnë ne Xhennet kur deveja te hyje për birës se gjilpërës. Thotë Allahu: “Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët”. (A’raf, 40)
Porosia II:
Namazi
Namazi është adhurim trupor, shpirtëror dhe kolektiv; është shtylle e fesë, miraxh i myslimaneve, bisede me Allahun, Zotin e botërave, është adhurimi me i vjetër sëbashku me besimin. Për hire te rëndësisë se madhe qe ka, asnjë fe nuk mbeti pa e ligjësuar atë. Thotë Allahu: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju”. (Ankebut, 45)
Ndërsa përkujdesja dhe përulësia ne te janë prej veçorive te besimtareve te sinqerte. Thotë Allahu: “Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqësh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht”. (En’am, 92)
Po ashtu ka thënë: Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre”. (Mu’minun, 9)
Ne ajetin 2, te po kësaj kaptine, qëndron: ” Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”.
Porosia III:
Agjërimi
Agjërimi po ashtu është adhurim i vjetër, te cilin Allahu na e obligoi ashtu siç ua obligoi edhe popujve tjerë, edhe nëse forma nuk ka qene e njëjtë. Thotë Allahu: ” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183)
Allahu nuk obligoi agjërimin për tjetër përveçse për ta ngritur njerëzimin ne piedestalin e përsosmërisë, ngase agjërimi përmban vlera te shumta, shpirtërore, kuptimore, shëndetësore, morale dhe shoqërore. Agjëruesve iu mjafton nder se era e gojëve te tyre është me e mire tek Allahu sesa aroma e parfumit.
Porosia IV:
Lëmosha
Lëmosha apo sadakaja është emërtim i një pjese te pasurisë, te cilën ua jep i pasuri vëllezërve te tij fukara, ose e jep për nisma te mbara, pa marre parasysh se a behet fjale për zekatin, qe është obligim, apo për format fakultative.
Me lëmoshë pastrohet shpirti nga njollat e koprracisë dhe lakmisë ndërsa njerëzit i afrohen njeri tjetrit kështu qe depërton ne mesin e tyre shpirti i ndihmesës, bashkëpunimit dhe mëshirës se ndërsjellë.
Porosia V:
Përkujtimi i Allahut
Përkujtimi i Allahut është shërim shpirtëror dhe shëndet trupor, është drite e syve dhe qetësim i zemrës; me te zemra pastrohet nga njollat e mëkateve. Thotë Allahu: “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (Rr’ad, 28)
Mu për këtë, Allahu nxiti, stimuloi dhe urdhëroi për te, e tha: “O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (Ahzab, 41)
Po ashtu thotë Allahu: ” shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzab, 35)
Neglizhenca ndaj përkujtimit te Allahut te shtynë ne mëkate dhe ne mbizotërimin e djallit mbi ty. Thotë Allahu: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë”. (Zuhruf, 36)
Po ashtu thotë Allahu: “Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit”. (Muxhadele, 19)
Këto ishin pese porosite e Jahjase, alejhi selam, ndërsa tani do t’iu qasemi porosive te Muhammedit, alejhi selam.
Porosia I-II:
Dëgjimi dhe nënshtrimi
Nuk ka dyshimi se dëgjimi dhe respektimi i udhëheqësve te drejte te shpie ne lumturinë e dunjase, ngase kështu rregullohen interesat e robërve te Allahut, e nëse prijësi është I mire rregullohen edhe çështjet e tyre fetare.
Ka thënë Allahu: “O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (Nisa, 59)
Ubadeh b. Samiti rrëfen se: “Na ftoi Pejgamberi, alejhi selam, kështu që ne ia dhamë besën. Ne mesin e gjerave qe na kushtëzoi ishte edhe: besa për dëgjim dhe respekt ne rastet kur jemi te relaksuar dhe ne rastet kur nuk na pëlqejnë, ne vështirësi dhe ne lashtësi tonën, edhe nëse te drejtat tona nuk plotësohen, dhe qe te mos polemizojmë (grindemi) për pushtetin e tyre, përveç nëse shohim pabesim te qarte, atëherë ju tek Allahu keni argument (për t’i kundërshtuar ata)”. (Buhariu)
Porosia III:
Xhihadi
Xhihadi, edhe pse ka shume kuptime dhe domethënie, megjithatë domethënia e tij e luftës, është keqkuptuar me qellim. Xhihadi me këtë domethënie d.t.th.: lufte për ngritjen e fjalës se Allahut, çlirimin e atdheut nga okupuesit e kështu me radhe.
Për vlerën e tij flet Ebu Hurejre, i cili rrëfen se ishte pyetur Pejgamberin, alejhi selam: “Cila vepër është me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te dërguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut. Pastaj cila? Tha: Haxhi i pranuar”. (Buhariu dhe Muslimi)
Xhihadi është farz kifaje (obligim i pjesërishëm), me përjashtim, nëse shteti islam sulmohet atëherë duhet qe te gjithë te dalin ne lufte.
Ndërsa sa i përket xhihadit ne kuptim te përpjekjes dhe mundit shpirtëror, është gjë e kërkuar. Thotë Allahu: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij”. (Naziat, 40-41)
Porosia IV:
Hixhreti
Hixhreti d.t.th.: kalimi nga vatra e pabesimit ne arter islame, ose nga vendi i frikshëm për ne vend te sigurte. Si i tille, hixhreti mbetet aktual dhe funksional përherë.
Muaviu rrëfen se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “ÙMos e ndërprit hixhretin, mos e ndërprit pendimin, mos e ndërprit pendimin derisa dielli te mos lind nga perëndimi i tij”. (Ebu Davudi)
Shpërblimi për hixhret ne rruge te Allahut është sikurse shpërblimi i hixhretit nga Meka ne Medine. Thotë Allahu: “Po, ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan dhe ndimuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falja (e mëkateve) dhe furnizimi në mënyrë të ndershme”. (Enfal, 74)
Po ashtu ka thënë Allahu: “Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat”. (Nisa, 100)
Nuk ka kundërthënie ne mes kësaj dhe hadithit, në të cilin Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Nuk ka hixhret (pas çlirimit te Mekkes) por ka xhihad dhe nijjet. Nëse thirreni për te dalur ne lufte atëherë dilni (obligativisht)”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu), ngase hixhret nuk ka me nga Mekeja për ne vende tjera, sepse ajo u çlirua njëherë e përgjithmonë dhe se do te jete përherë vend i sigurte.
Ekziston edhe një lloj tjetër i hixhretit, e ai është: hixhreti nga mëkatet. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës se te cilit janë te sigurte muslimanet, ndërsa muhaxhir është ai, qe largohet nga ajo, qe ia ka ndaluar Allahu”. (Buhariu)
Porosia V:
Xhemati (Kolektiviteti)
Është gjë e natyrshme se bashkimi d.t.th.: force, bashkimi është mëshirë, ndërsa ndarja është ndëshkim.
Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Vërtet do te ndodhin trazira e sprova. Kë e shihni, pa marrë parasysh se kush është, qe dëshiron ta shpartalloje çështjen e ummetit te Muhammedit, alejhi selam, mbyteni, ngase dora e Allahut është me shumicën (xhematin) dhe se djalli me atë qe iu ndahet xhematit vrapon”. (Nesaiu)
Po ashtu ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Mos u përçani ngase ata, qe u përçanë para jush u shkatërruan”. (Buhariu)
Pejgamberi, alejhi selam tërheq vërejtjen nga përçarja, ngase ajo shpie ne dobësi dhe nënçmim, dhe armikut ia jep mundësinë për mbizotërim. Pejgamberi, alejhi selam nxit qe te marrim mësim nga popujt e mëparshëm, te cilët u shkatërruan për shkak te polemikave. Thote Allahu: “Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”. (Enfal, 46)
Abdul Munsif Mahmud Abdul Fettah
Burimi: revista “El Ez’her”, pjesa: 7, viti: 57, prill, 1985, Kajro
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
12-7-2006, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë
PLANIFIKIMET E NJERËZVE DHE CAKTIMET E ALLAHUT
Jusufin [alejhis selam] deshën vëllezërit ta mbysin, por nuk vdiq. Deshën t’ia humbin ‘tragun’, por u lartësua – u ngrit; e shitën për rob, por u bë mbret; deshën ta largojnë nga zemra dhe dashuria e babait, por ajo vetëm sa u shtua.
Andaj, mos ke dert çfarë planesh bëjnë njerëzit ngase vullneti i Allahut është mbi çdo gjë.
Kur Jusufi [alejhis selam] ishte në burg, me dëshmi të të gjithëve, ishte më i miri, por doli i fundit nga burgu. I pari doli që të bëhej shërbëtor, i dyti që të vritej, ndërsa Jusufi [alejhis selam] priti e priti derisa doli për tu bërë këshilltar i mbretit, për t’i takuar prindërit dhe për tu dëfryer me jetën, aq s ai lejohej prej Allahut.
Ëndrrave tona që ende nuk janë realizuar: Përgatituni ngase shenja e Jusufit vlen për ju!
Atyre që shpresat nuk iu janë realizuar ende: Kjo që po iu ndodhë mund të jetë vetëm ca vite. S’ka gjë të keqe, gjërat më të rëndësishme mbesin për fund!
Nëse të kalojnë bashkëkohanikët në diç, dije se atë që do ta arrish është shumë më e madhe se që mendon! Bindu se Allahu nuk harron dhe se Ai nuk humb mundin e vepërmirëve!
Andaj, bëhu vepërmirë!
Dëshiron apo jo?!
Ekuacion:
Dëshiron shëndet – agjëro!
Dëshiron fytyrë të ndriçuar – fal namaz nate!
Dëshiron qetësi shpirtërore – lexo Kur’an!
Dëshiron lumturi – fal namazet e obliguara në kohët e tyre!
Dëshiron të dalësh nga problemet – kërko falje mëkatesh!
Dëshiron largim të brengave – lutu shumë!
Dëshiron të largosh vështirësitë – thuaj: ‘La have ve la kuvete il-la bil-Lah!’
Dëshiron bereqet (mirësi) – dërgo sa më shumë salavate për Muhammedin [alejhis salatu ves selam]
Dëshiron të respektohesh ndër njerëz – respektoji ata!
Dëshiron të mria për vete – mendoji ato për të tjerët!
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI