SHTATË RREGULLAT E LUMTURISË

SHTATË RREGULLAT E LUMTURISË

lumturia

1. Mos e urre askënd, sado që të jetë i padrejte ndaj teje.
2. Mos u dëshpëro kurrë. Shpeshtoje duanë.
3. Jeto me modesti sado që të kesh pasuri.
4. Bëhu optimist për të mirën sado që të kesh probleme. Ndaj mendim të mirë për Zotin tënd.
5. Jep – ndihmo të tjerët, edhe nëse nuk të japin – ndihmojnë ty.
6. Buzëqesh, edhe nëse zemra të pikon gjak.
7. Mos u ndal së luturi në vetmi për vëllanë tënd mysliman!

KUSH E NXJERR PULËN NGA SHISHJA? (Për nxënësit dhe studentët)

Për nxënësit dhe studentët

KUSH E NXJERR PULËN NGA SHISHJA?

pula ne shishe

Tregimi në vijim është i vërtetë. Në fakt, është përvojë e një mësuesi të dalluar dhe të shquar për aftësi, zgjuarsi dhe korrektësi. Fjala është për një mësues të gjuhës arabe, i cili, një ditë, derisa në klasë ishin të pranishëm edhe dy zyrtarë të Arsimit, të cilit kishin ardhur për ta vlerësuar atë, u befasua nga një reagim kolektiv i nxënësve, i pashprehur më parë. Ai rrëfen personalisht këtë ngjarje e thotë: Ishte kjo orë mësimi vetëm pak javë para përfundimit të vitit ndërsa provimet ishin shumë afër. Një nxënës derisa po ligjëroja më ndërpreu duke thënë: Profesor, arabishtja lëndë shumë e rëndë! Ende pa e ndërprerë fjalën, u ngritën të gjithë nxënësit dhe shprehen të njëjtat ndjenja, sikur të ishin të organizuar. Njëri fliste nga një anë e tjetri nga ana tjetër e klasës. Mësuesi heshti për një çast e më pas tha: Në rregull, sot nuk do të shpjegojë asgjë. Mësimin do ta zëvendësojë me një lojë. Nxënësit u gëzuan ndërsa zyrtarët e Arsimit nuk u ndien aspak mirë. Në tabelë, mësuesi vizatoi një shihe me një grykë të ngushtë, në brendi të së cilës ishte një pulë. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën nga shishja? –i pyeti mësuesit nxënësit. Kush ka mundësi ta nxjerr pulën, por me kusht që shishja të mos thyhet dhe as pula të mos mbytet? – pyeti përsëri mësuesi. U munduan ta gjenin përgjigjen nxënësit por pa sukses. Po kështu as zyrtarëve nuk iu “kujtua” përgjigja. Një nxënës, nga fundi i klasës, ngriti dorën dhe tha: Mësues, kjo pulë nuk mund të nxirret pa u thyer shishja ose pa u mbytur pula?! Kushtet janë kushte – ia ktheu mësuesi. Një tjetër nxënës, duke u tallur, tha: Atëherë le ta nxjerr pulën ai që e ka vënë brenda! Nxënësit qeshën ndërsa mësuesi tha: E vërtetë! Kjo është përgjigja, dhe kjo është gjendja juaj në raport me gjuhën arabe. Ju jeni ata që e keni vënë veten brenda shishes dhe ju duhet që ta nxirrni veten prej saj. Sado që unë tua shpjegoj lehtë dhe thjeshtë mësimet, nëse ju jeni bërë robër të botëkuptimeve të këtilla se një lëndë është e pamundur të mësohet, si filani mësimi është absolutisht i pakuptueshëm, se kapitujt kaq e kaq janë të rëndë, nuk do të mund të korrni suksese.
Mësimi mbaroi. Shihemi nesër!
Zyrtarët u ndanë shumë të kënaqur me punën dhe metodën e mësuesit ndërsa nxënësit dyshuan bindjet për mësimin dhe vështirësinë e të kuptuarit.
Ky është rrëfimi i këtij mësuesi, por ne, sa pula i kemi vënë në shishe? Kupto, asgjë nuk është e vështirë përderisa mos t’ia bësh vetes të vështirë. Me vullnet, vendosmëri dhe kureshtje mund t’i arrish të gjitha.

Përshtati në shqip: Sedat Islami

SI T’I ZHVILLOJMË MARRËDHËNIET SHOQËRORE?

SI T’I ZHVILLOJMË MARRËDHËNIET SHOQËRORE?

marredhenie-shoqerore

Njeriu, doemos, do t’i shoqërojë të tjerë. Ai, nga vet natyra, është i tillë -shoqëror. Nuk ka shoqëri në cilën traditat e vizitave, shoqërimit, manifestimeve, festave, takimeve familjare, etj., nuk janë evidente. Por, për shoqërimin e njerëzve kemi nevojë të verifikojmë disa çështje dhe parime, si:
1) Bashkëveprimi shpirtëror me të tjerët, duke shfaqur kënaqësinë e të qenit pjesë e shoqërisë si dhe duke mos u vetmuar dhe izoluar prej tyre për asnjë çast.
2) Mos justifiko izolimin me gabimet e njerëzve dhe të metat e tyre, ngase nuk ka njeri që nuk gabon, madje as ti nuk mund të pretendosh për veten tënde se i pastër nga gabimet dhe të metat.
3) Llogaritja në shpërblimin e Allahut gjatë takimit me njerëz. Janë një mori tekstesh, nga Kur’ani dhe Sunneti, që flasin për vlerën e vizitave të ndërsjella ndërmjet besimtarëve.
4) Përmbajtja moralit dhe etikës së lartë me rastin e takimit me njerëz. Moral ka rëndësi dhe ndikim të madh. Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të!] citon Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] të ketë thënë:
“إن الرجل ليدرك بحسن خلقه درجات قائم الليل صائم النهار
Vërtetë, njeriu do të arrijë me moralin e mirë të tij gradat e besimtarit që falet natën dhe agjëron ditën!” (Sahihu-l-xhamii, 1620.)
5) Nderimi i të vjetrit dhe dhënia përparësi në të folur.
6) Edukimi për të dëgjuar më shumë se që flet.
7) Bëji të tjerët të lumtur në ndeja dhe përkujto fjalën e të Dërguarit të Allahut:
“أحب العمل إلى الله سرور تدخله على مسلم
Vepra më e dashur tek Allahu është ta bësh myslimanin të gëzuar!”
8) Por, mos mendo se kjo nënkupton çdo gjë, madje edhe gënjeshtrën, vetëm e vetëm që ta bësh atë të qesh.
9) Përmbaju orarit të takimeve dhe mos qëndro më gjatë se që është caktuar takimi.
10) Përkujdesu për dukjen dhe parfumosjen.
11) Përzgjedh fjalët më të bukura nga fjalori gjatë bisedën me të tjerët.
12) Kur ta shohësh ndonjë të keqe, bëhu kureshtar ta largosh atë në formën dhe mënyrën më të mirë të mundshme.
13) Nëse ke mysafir, atëherë lëre telefonin dhe largohu nga kompjuteri ngase kjo mund t’i bëjë ata të ndihen keq.
14) Njerëzit kanë mendimet e tyre, kanë konceptet dhe perceptimet e tyre, andaj, në rast se gabojnë ata, mos nxito që tua demantosh ato dhe mos u trego i ashpër, përveç në rast se gabimi ka të bëjë me ndonjë të vërtetë fetare. Në këtë rast, mësoja të vërtetën por me butësi.
15) Verifikimi i lajmeve që dëgjon dhe mosnxitimi për përhapjen e tyre.
16) Butësia me fëmijët e vegjël, të cilët na shoqërojnë në ndeja dhe takime të ndryshme.
17) Ruaje shikimin tënd!
18) Kujdes për etikën e ndejës dhe takimit (protokollin), për shkak se qëndrimi jo serioz, lëvizjet e shumta, mimika dhe veprime tjera mund të të prezantojnë si njeri jo të rëndësishëm.
19) Shndërroje takimin tënd në takim të dobishëm, duke hapur ndonjë temë diskutimi e cila reflekton pozitivitet dhe shpresë.
20) Dije se pas largimit nga takimi, do të jesh temë diskutimi, andaj bëhu fjalëmirë që të flitet mirë për ty.
21) Ndodhë të të bie të dialogësh ndonjë njeri në takim, andaj tregohu i edukuar dhe parimor në dialog dhe kritikë. Mos e ngrit zërin ngase të mençurit përçojnë urtësitë e tyre tek të tjerët me butësi.

Përshtati në shqip: Sedat Islami
Burimi: http://www.denana.com

LIQENI I ZEMËRUAR

LIQENI I ZEMËRUAR

liqeni

Shumë shekuj më pare, dy burra vizituan një liqen të madh, me bukurinë dhe pamjen magjepsëse të të cilit mbetën të fascinuar. Ishte ende para zbulimit të pasqyrës, kështu që kur njëri prej tyre iu afrua ujit të qetë, pa figurën e vet, nuk e dinte se ishte ai porse si dikush tjetër e shikonte me buzëqeshje, andaj i buzëqeshi. Ndërsa tjetri, këtë e shikonte i mërrolur, madje mori dhe një guri për ta hedhur në të por pa se sikur dikush donte ta gjuante këtë me gurë. U larguan prej liqenit dhe rrugës për në kthim, burri i mërrolur foli i pari e tha: Ç’është puna me këto krijesa të mrrolura, si na shikonin ashtu?! Kurrë më nuk do ta kthehem tek ky vend! Ndërsa i pari, ai që buzëqeshi, tha: Unë për vete nuk takova të tilla. Ata vetëm më buzëqeshnin. Sigurisht, do të vi papë tek ky vend.
Kështu është jeta dhe kështu e ka ajo: si ta trajtojmë, ashtu na trajton!

Përshtati: Sedat ISLAMI

SHFRYTËZOJENI DIMRIN!

SHFRYTËZOJENI DIMRIN!

Winter-21culff

Ka thënë i Dërguari i Allahut [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!]:
“الصوم في الشتاء الغنيمة الباردة
Agjërimi në dimër është pre (plaçkë, lëverdi) e freskët!” (Hadithin e transmeton Imam Ahmedi ndërsa Albani vlerëson se është hasen.)
Hitabiu, në koment të pjesës ‘…pre e freskët!’ ka thënë: (është pre) e lehtë për arsye se agjëruesi është kursyer nga etja e madhe (si shkak i vapës së madhe.)
Omeri [Allahu qoftë i kënaqur me të!] ka thënë: Dimri është plaçka e adhuruesve.
Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të!]: Mirëseardhje dimrit! Në të zbret bereqeti (mirësia), nata zgjatet për namaz ndërsa dita shkurtohet për agjërim.
Hasan Basriu [Allahu e mëshiroftë!] ka thënë: Sa kohë e mirë është dimri për besimtarin! Nata e tij zgjatet, e ai falet, ndërsa dita shkurtohet, e ai agjëron!
Jahja Ibn Muadhi [Allahu e mëshiroftë!] ka thënë: Nata është e gjatë, por mos e shkurto me gjumin tënd, Islami është i pastër, por mos e njollos me mëkatet tua!

Dr. Ejmen Salih
Përshati: Sedat Islami