FALËNDERIMI PËR MIRËSITË

FALËNDERIMI PËR MIRËSITË

Publikuar në Dituria Islame, nr. 274.

elhamdulillah-300x214

Falënderimi për mirësitë është tipar prej tipareve të besimtarit. Ai gjen arsyetime të shumta për ta falënderuar Allahun edhe atëherë kur të tjerët e harrojnë. Muhammedi [alejhiselam] ka thënë: “Çudi me punën e besimtarit, e gjithë puna e tij është mirësi, kur e godet ndonjë sprovë ai bën durim e kjo është mirësi për të, e kur e godet ndonjë punë e mirë ai e falënderon Allahun e kjo është mirësi për të.”[1]
Ai e falënderon Allahun edhe kur sprovohet, e edhe kur disponon me mirësi, sidomos kur këto të fundit vijnë pas ndonjë sprove apo belaje. E të tilla konsiderohen edhe fatkeqësitë natyrore. Shpëtimi prej tyre duhet doemos të jetë shkas për ta falënderuar Allahun. Pas javëve të tëra pa borë dhe shi, Allahu na begatoi me shi, i cili, doli të jetë edhe si sprovë për një pjesë të popullit tonë. Në disa qytete tona pati dhe vërshime, të cilat, përpos dëmeve materiale, morën edhe jetën e një vajze, për të cilën lutemi të jetë ndërmjetësuese tek Allahu për prindërit e saj dhe për të gjithë myslimanët! Sikur që lutemi edhe për ata që pësuan dëme materiale dhe solidarizohemi me ta, madje kjo hutbe ka këtë qëllim: solidarizimin shpirtëror me ta. Edhe ne, edhe ata, kemi nevojë ta falënderojmë Allahun. Duhet ta falënderojmë Allahun për atë që siç do të shprehej Shurejhu[2], një gjykatës mysliman nga shekujt e parë, nuk ka qenë më e madhe. Këto vërshime rastisën të jenë pikërisht në përvjetorin e dytë të Cunamit në Japoni, ku mbetën 19.000 persona të vdekur ndërsa u shkatërruan zona të tëra vendbanimesh[3]. Gjithsesi se këto janë më të rënda. Vlerësimi i fatkeqësisë sipas këtij kriteri ‘se gjithnjë ka edhe më keq’, e lehtëson shumë atë. Sot do të flasim për falënderimin për mirësitë dhe rëndësinë e tij në jetën e besimtarit.
1. Rëndësia e falënderimit për mirësitë
Ndonëse mirësitë e Allahut ndaj nesh janë të shumta, ose, siç qëndron tekstualisht në Kur’an, të panumërta. Allahu ka thënë: Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.“ (Ibrahim, 34)
Megjithëkëtë njerëzit, prapë, janë neglizhent ndaj falënderimit. Allahu ka thënë: “…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.“ (Sebe’, 13)
Nga këtu, falënderimi për to, duke patur parasysh neglizhimin e njeriut ndaj tij, është i një rëndësie me përmasa të shumta. Ne do të mundohemi të sjellim disa imazhe të kësaj rëndësie vetëm sa për ilustrim.
1.1. Falënderimi është moral profetësh e xhennetlinjsh
Besimtari do të ndihet i motivuar për falënderim kur të kuptojë se ai me këtë veprim ka përvetësuar edhe moralin dhe etikën profetike. Allahu në Kur’an, në disa vende, ka përshkruar të Dërgua të Tij me këtë tipar. P.sh. duke folur për Nuhun [alejhis-s-selam] thotë: Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.“ (el-Isra, 3)
Edhe Ibrahimin [alejhis-s-selam] e përshkruan kësisoj: Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. 121. Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë. “ (en-Nahl, 120-121)
Ishte tipar edhe i të Dërguari tonë, Muhammedit [alejhiselam]. Mugire ibn Shu’beh [radije-Allahu anhu] transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] falej vullnetarisht derisa i ishin ënjtur këmbët. Përse po falesh kur Allahu t’i ka falur që të gjitha mëkatet? – e pyetën disa. Pejgamberi [alejhiselam] dha një përgjigje që duhet të jetë moto e çdo besimtari të devotshëm. Tha: “Atëherë, a të mos jam rob falënderues!”
Morali i falënderimit nuk është karakteristikë vetëm e kësaj bote. Ai besimtarët i përcjell dhe jeton me ta edhe në Ahiret. Allahu duke i përshkruar besimtarët që hyjnë në Xhennet thotë: E ata (të xhennetit) thanë: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt”.“ (ez-Zumer, 74)
1.2. Falënderimi është ruajtje e mirësive ekzistuese dhe gjuajtës i mirësive të humbura
Kjo fjali në të vërtetë është një rregull. Mirësitë do i kemi në dorë aq sa e falënderojmë Allahun e Madhëruar për to, dhe, nëse vazhdojmë me falënderim, atëherë ato do të na shtrohen. Allahu i Madhëruar në Kur’an, në kaptinën Ibrahim, ajeti 7 thotë: “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”
1.3. Mohimi dhe përbuzja rrugë drejt humbjes
Falënderimi është simbol që dallon falënderuesit nga përbuzësit, ata që jo rrallë e pësojnë shkaku i kësaj kryeneçësie. Allahu duke na treguar për fatin e falënderuesve thotë: “Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.“ (en-Nisa, 147); “Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet. 34. Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. 35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.“ (el-Kamer, 33-35)
Ndërsa duke na folur për mohuesit, përbuzësit, thotë: “All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.“ (en-Nahl, 112)
2. Domethënia e falënderimit
Por, cila është domethënia e falënderimit?
Çfarë nënkupton ta falënderosh Allahun për mirësitë e Tij?
A përkufizohet vetëm në falënderim verbal apo se duhet të shprehet edhe në praktikë?
Falënderimi d.t.th. të shprehësh mirënjohjen për Allahun për mirësitë, të pranosh se ato janë prej Tij, të mos i fshehësh, por t’i bësh publike. Allahu ka thënë: “E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!“ (ed-Duha, 11)
Falënderimi nuk mjafton të ngelë vetëm në mirënjohje verbale ndaj Dhuruesit, Allahu të Madhëruar. Gjithsesi se duhet të reflektojë edhe në veprat e njeriut. Madje, duhet ta bëjë edhe më modest dhe më të përulur atë. A nuk pamë me ç’arsyetim të bukur iu përgjigj Muhammedi [alejhiselam] atyre që i thanë pse po falesh kaq shumë kur Allahu t’i ka falur mëkatet. Ai iu tha se atij që i janë shumuar, ai edhe më shumë duhet të përulet, edhe më shumë duhet ta adhuron Allahun, edhe më shumë duhet të jetë i lidhur me Të.
Falënderimi nënkupton që mirësinë e dhuruar ta vësh në funksion të adhurimit për Allahu. Nëse Allahu të ka dalluar me zgjuarsi, atëherë mësoji myslimanët; nëse Allahu të ka dhënë pasuri, atëherë jep zekatin dhe sadakanë, e kështu me radhë. Dijetarët kanë thënë se falënderimi i robit për Zotin sillet rreth tri shtyllave kryesore:
· Pranimi se ato mirësi janë prej Allahut,
· Publikimi i tyre dhe shprehja me modesti se ato janë dhunti e Allahut, i Cili dallon kë të dojë me çka të do, dhe
· Që mirësinë ta vësh në shërbim të adhurimit.
Ibni Ebi Dunja në librin e tij të njohur ‘Falënderimi’[4] (ar. esh-Shukru) përmend se një njeri e kishte pyetur Ebu Hazim Seleme ibn Dinarin:
O babai i Hazimit! Cili është falënderimi për dy sytë?
Tha: Që kur ta shohësh të mirën, ta thuash, dhe kur ta shohësh të keqen, ta fshehësh.
Po, falënderimi për veshët cili është? – e pyeti prapë.
Nëse dëgjon mirë, e mban mend, e nëse dëgjon keq, e refuzon.
E për duart çfarë falënderimi ka? – vazhdoi ta pyet njeriu.
Tha: Mos merr atë që nuk të takon dhe mos e pengo – ndalo dhënien e asaj që është e drejtë e Allahut! – iu përgjigj.
Po falënderimi për barkun si duhet të jetë? – e pyeti.
Që fundi i tij të jetë ushqim e pjesa e sipërme dituri- iu përgjigj Ebu Hazimi dhe citoi nga Kur’ani: “Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), 6. Me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, 7. E kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,“ (el-Mu’minune, 5-7)
Po falënderimi për këmbët si duhet të jetë? – e pyeti.
Nëse sheh një të vdekur, vepra e të cilit të pëlqen, atëherë mundohesh të veprosh siç ka vepruar ai, ndryshe, nëse sheh të vdekur që nuk të pëlqen puna e tij, atëherë larg nga punët e tilla.
Pastaj Ebu Hazimi merr në shembull për ata që nuk e falënderojnë Allahun me tërë qenen e tyre e thotë se ata i ngjajnë njeriut i cili ka një rrobë por që nuk e ka veshur. Kësisoj, dobia e saj është asgjë ngase nuk e ka mbrojtur nga vapa dhe as të ftohtit, sikur që nuk e ka mbrojtur nga shiu dhe as nga bora.
3. Falënderimi dhe përbuzja në raport me Allahun
Falënderimi dhe përbuzja janë tipare të dy kategorive njerëzish, dobia, respektivisht dëmi i të cilave ka të bëjë vetëm me ata. Allahu na ka treguar se çfarë do dhe çfarë i pëlqen nga veprat tona porse ka tërhequr vërejtjen se kjo aspak nuk ndikon në pushtetin e Tij. Në kaptinën Lukman, ajeti 12, thotë: “Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.”
Kjo gjë ka të bëjë vetëm me ne. Ja se si shpjegohet kjo në kaptinën Ibrahim: “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” 8. E Musai tha: “Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)”. “ (Ibrahim, 7-8)
4. Falënderimi nuk është kompensim i mirësive
Falënderimi ndonëse gjë e urdhëruar dhe tipar prej tipareve të besimtarëve, megjithëkëtë nuk është e gjitha. Mirësitë e Allahut ndaj nesh janë të shumta, siç përmendëm edhe më parë, janë numerikisht të pallogaritshme, andaj, njeriu nuk guxon që këtë vepër, e cila do të duhej ta bën sa më modest që të jetë e mundur, ta merr si të mjaftueshme, ngase, e para, ai nuk mund t’ia del mbanë kurrë, ai duhet të përpiqet dhe të angazhohet maksimalisht, por kurrë të mendojë se e ka shpaguar mirësinë e Allahut, dhe, e dyta, duhet ta di se vepra nuk mund ta arrin kurrë çmimin e Xhennetit, andaj të tregojë pafuqinë e tij para Allahut, të shpreh nevojën për faljen e Tij, të mos lejojë që mirësitë ta humbasin nga rruga e Tij. edhe sikur –po supozojmë- se e ka falënderuar Allahun për të gjitha mirësitë, atëherë edhe kjo vepër ka nevojë për falënderim. Kjo nuk nënkupton assesi që për mirësitë të zgjedhim rrugën e mohimit. Përkundrazi. Moto e jona duhet të jetë modestia, e shprehur ë fjalët madhështore të Muhammedit [alejhiselam]: “Atëherë, a të mos jam rob falënderues!”

[1] Hadithin e transmeton Imam Muslimi ë Sahihun e tij.
[2] Shih: Shemsuddin el-Menbexhijj, Muhammed in Muhammed in Muhammed. (2005) Teslijetu ehli-l mesaib. F. 17.
[3] http://www.evropaelire.org/media/photogallery/24510593.html
[4] Ibni Ebi Dunja, Ebu Bekir Abdullah ibn Muhammed ibn Ubejd ibn Sufjan ibn Kajs. (1980) Esh-shukru. F. 44.

EFEKTET POZITIVE TË PENDIMIT NË SHËNDETIN PSIKIK TË NJERIUT

EFEKTET POZITIVE TË PENDIMIT NË SHËNDETIN PSIKIK TË NJERIUT

dera e pendimit e hapur

Mëkati, si një dukuri njerëzore, është keqkuptuar dhe keqinterpretuar përgjatë gjithë historisë njerëzore. Për pasojë, nuk kanë qenë vetëm mëkatarët ata që e kanë pësuar, por edhe ata që nuk e kanë kuptuar natyrën e mëkatit. Në hadithin e personit që vrau 100 veta, Muhammedi [alejhis salatu ves selam] na përshkruan këto botëkuptime të gabuara përkitazi me mëkatin në të kaluarën. Vrasësi i 99 vetave dëshironte të pendohej për mëkatet e tij, por, që në start, hasi në një pengesë, e cila, ndonëse shpërfaqi karakterin e tij prej vrasësi, megjithëkëtë, nuk e shoi dëshirën për pendim. Ai e vrau edhe njeriun që i tha se nuk ke pendim tek Allahu por nuk u ndal së kërkuari rrugë për tu penduar, ngase pendimi është natyrshmëri e pastër njerëzore. Mëkati duhet të cilësohet si pjesë e karakterit njerëzor vetëm në rastet kur ai shoqërohet edhe me pendim. Ndryshe, vazhdimi në mëkate mund ta zhvesh njeriun nga karakteri njerëzor fare. Personi i cituar në hadith u pendua dhe shpëtoi[1].
Ky hadith, ndonëse flet për të kaluarën, imazhet e tij duken aktuale si kurrë më parë. Njerëzit nuk di të kenë qenë të zhytur në mëkate më thellë ndonjëherë më parë dhe nuk di ta kenë heqë ndonjëherë të zitë e ullirit nga mëkatet sikur tani. Vetëvrasjet dhe tentativat për të kryer këtë akt të shëmtuar janë mbase shkak i drejtpërdrejtë pse njerëzit keqkuptojnë mëkatin dhe nuk janë të njohur me rrugëdaljet prej tij. Për këtë dhe shkaqe tjera, prezantimi i pendimit dhe efekteve të tij në jetën e individit është temë, rëndësia për të cilën kalon përtej shpjegimit të saj teorik. Ajo është edhe nevojë njerëzore.
Ky punimi mëton të hedh dritë mbi disa efekte pozitive të pendimit në jetën psikike të individit.
Nuk ka njeri të pa gabime
Njeriu është krijesë e veçantë. Ai, nuk është melek, por nuk është as kafshë. Në fakt, të qenit brenda këtyre dy kategori krijesash, e bën atë të varur, për shkak se në qenien e tij ka elemente të të dy natyrave: engjëllore (shpirtërore) dhe shtazarake (epsharake). Kështu, ai është në një luftë të përhershme me vetveten e tij. Ai është në xhihad me nefsin e tij. doemos se do të përjetojë rënie dhe ngritje shpirtërore gjatë jetës së tij. Kjo është normale, gjithnjë për shkak të natyrës së tij prej njeriu. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Të gjithë njerëzit gabojnë ndërsa më të mirët prej tyre janë të penduarit.”[2]
Pra, përkujtimi i këtij parimi për një njeri që ka rënë në greminën e mëkateve është me rëndësi të veçantë, ngase, ai do të kuptojë se nuk qenka i vetmi. Të gjithë qenkan si ai, vetëm se pse ata dallojnë prej tij, është se ata qenkan edhe të penduar.
Kemi Zot që kërkon prej nesh të pendohemi
Pendimi ka dhe një tjetër rëndësi. Ai nuk vjen si një ilaç alternativ. Ai është esencial. Atë e kërkon Allahu i Madhëruar. “…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.“ (en-Nur, 31); “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë…“ (et-Tahrim, 8)
Rëndësia e kësaj për individin dhe jetën e tij psikike qëndron në faktin se ai kupton që dera përballë tij nuk qenka e mbyllur, madje, pendimi që nënkupton shpëtimin, qenka kërkesë e Allahut. Ai këtë e kupton si mirësi e shkuar mirësisë, sepse, gjykuar sipas koncepteve të raporteve ndërnjerëzore, nëse dikujt i ke bërë keq, atëherë ti duhet të jesh ai që ia fillon për ta përmirësuar raportet. Ndërsa, kur të jetë në pyetje Allahu, edhe pse ka fuqinë mbi çdo fuqi, edhe pse mund të veprojë çka të do dhe askujt të mos i jep përgjegjësi, prapë, është Ai që e thërret robin në pendim. Kështu, pendimi për mëkatarin dele dhe si imazh mirësie dhe dashurie hyjnore për të.
Rrëfim i llojit të vet
Se pendimi ndikon pozitivisht në jetën psikike të njeriut flet edhe fakti se ai është privat. Për tu penduar nuk ke nevojë të rrëfehesh para askujt. Njerëzit kanë problem me pendimin në fe dhe kultura tjera pikërisht për shkak të këtij elementi. Ata duhet të rrëfehen para dikujt dhe kjo nënkupton që ata të zbulojnë mëkatet e tyre, gjë që i bën të ndihen shumë keq, e në shumë raste edhe të mos e mendojnë pendimin fare për shkak të ndjesisë së turpit që përjetojnë. Fatbardhësisht, në Islam nuk qëndron puna kështu. Pendimi është privat. Atë mund ta bësh në vetmi, madje preferohet më së shumti. Ebu Bekri [Allahu qoftë i kënaqur me të!] transmeton se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk ndodhë të mos i falet mëkati robit, që ka bërë mëkat ndërsa më pas është ngritur dhe është pastruar (ka marrë abdes) me kujdes, ka falë dy regate namaz si dhe ka kërkuar falje tek Allahu.” Pastaj e lexoi këtë ajet: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).“ (Ali Imran, 135).”[3]
E tëra që kërkohet është të marrësh abdes, t’i falësh dy regate dhe të krkosh falje. Por, nëse do edhe më shumë privatësi, atëherë ngrihu gjatë natës dhe në kohën kur të tjerët janë në gjumë, ti lute Allahun, e Ai të përgjigjet. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Në pjesën e tretë të natës, Allahu i Madhëruar zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: Kush më lut, që t’i përgjigjem! Kush më lyp-kërkon, që t’i jap! Kush kërkon falje, që ta fal!”[4]
Shkarkim psikik total
Rëndësinë e pendimit në jetën psikike të individit mund ta masim edhe nga efekti që ka në shkarkimin e këtij të fundit nga faji. Jeta bashkë me fajin ia vështirëson atij punët shumë. Gjithnjë e ndien veten të tepërt. Shesh sikur rruga e tij është sosur. Por kështu nuk është puna në Islam. Pendimi ka fuqinë e çlirimit të individit nga barra e mëkateve. Allahu ka thënë: Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!“ (ez-Zumer, 53)
E shihni magjinë e pendimit. Ai i fal të gjitha mëkatet. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] duke na shpjeguar këtë element të pendimit thotë: “Ai që pendohet nga mëkati, është sikur të mos ketë bërë mëkat fare!”[5]
Pendimi, siç po shohim në këtë hadith, nuk është vetëm falje e mëkatit. Është edhe integrim i mëkatarit ngase nuk po merret me të kaluarën e tij. Ajo tashmë është e shkuar ndërsa i penduari është njësoj, si gjithë të tjerët. Për ta kuptuar këtë edhe më qartë, do të ndalemi në shpjegimin e një prej emrave dhe cilësive të bukura dhe t[ larta të Allahut të Madhëruar. Fjala është për emrin El-Afuvvu – Falësi. Në Kur’an, në disa vende, e ka përmendur këtë emër si emër të Tij. p.sh. në kaptinën en-Nisa, ajeti 99: “Atyre do t'iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).”
Në shpjegim të kuptimeve dhe domethënieve të këtij emri, dijetarët kanë përmendur dy kuptime:
Fshirjen e tragut dhe gjurmës
Dhënien me kënaqësi pa kërkesë parake të dikujt.
Kështu, nëse e shpjegojmë atë në kontekstin e temës sonë, i bie që Allahu shlyen gjurmët e mëkateve të tyre si dhe ua paraprinë me të mira atyre, edhe nëse ata fare nuk i kërkojnë ato.
Vetëdijesim dhe edukim
Pendimi ka dhe një rol tjetër në jetën e individit. Ai insiston që jo vetëm ta shlyejë mëkatin, por edhe ta vetëdijesojë atë se rruga e mëkatit është e gabuar. Pendimi synon të hap një kapitull të ri në jetën e individit. Kjo është domethënia e vërtetë e tij. Hasan Basriu ka thënë: “Pendimi i sinqertë është ta urresh mëkatin, ashtu siç e ke dashur atë, dhe të kërkosh falje për të sa herë që të kujtohet...”
Rëndësia e kësaj është se nuk ke shpëtuar një njeri nga mëkati, por edhe ke fituar një ushtar kundër mëkatit.
Vlerësim i vetes dhe të tjerëve
Pendimi është i rëndësishëm ngase njeriut ia kthen besimin në vete. Ky njeri që dje mendonte t’i jep fund jetës së tij, për shkak se nuk shihte zgjidhje tjetër, sot, kur është penduar, jetën e sheh si shumë të dobishme. Çlirimi nga barra e mëkateve e ka bërë të ndiejë një kënaqësi. Pendimi e ka formuar atë, e ka bërë që të besojë se për çdo gjë ka rrugëdalje. Kjo e bën që të ballafaqohet me maturi edhe me të gjitha problemet tjera të jetës. Pendimi, në fakt, është fillimi i zbulimit të kapaciteteve shpirtërore të individit. Ai është shtegu drejt suksesit.
Por jo vetëm për vete krijon këtë qëndrim. Nëse Allahu të ka falur ty, të ka pranuar pas tërë atyre mëkateve që ke bërë, a nuk duhet që edhe ti të falësh ata që kanë qenë të padrejtë ndaj teje.
Ky është pendim, andaj, ejani të pendohemi që të shpëtojmë.
“...Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.“ (en-Nur, 31)

[1] Hadithin e plotë e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij.
[2] Albani në Sahihu-t-Tergib, nr. 3139, thotë se është hasen.
[3] Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka vlerësuar për autentik.
[4] Hadithin e transmetojnë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në Sahihët e tyre.
[5] Albani në Sahihu-l-xhamii, nr. 3008, e vlerëson hasen.

SHEN GJERGJI (hutbe)

SHEN GJERGJI

http://www.kbi-vushtrri.com/shengjergji.html

shirku

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammed Mustafanë, njeriun, qe nxori njerëzimin nga errësira e injorancës ne dritën e diturisë, nga arenat e pabesimit ne fushën e besimit, nga lufta ne paqe, nga armiqësia ne miqësi, nga vetmia ne shoqëri, nga urrejtja ne dashuri…
Meqë jemi ne vigjilje te një feste te ashtuquajtur “Shën Gjergji”, e cila festohet ne mbare Kosovën dhe e cila nuk ka te beje aspak me fenë e muslimanëve, madje edhe si feste shënon ngjarje e ndodhi, lidhet me personalitete, qe kane luftuar fenë e muslimanëve, e kemi pare te udhës qe ne shenje përkujtimi t’ua sqarojmë vëllezërve dhe motrave myslimane realitetin e kësaj feste; A është feste e muslimanëve? A lejohet te festohet? Nëse jo për ç’arsye?, dhe gjera tjera përkitazi me te.
Ajo që na ka shtyrë t’i qasemi kësaj teme ka qene pikërisht fakti se kjo feste, ndryshe nga te tjerat, paraqet një rrezik shumë here me te madh për besimin e besimtarit. Derisa festat tjera janë te dëmshme për moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit, kjo feste ne mënyrë te drejtpërdrejtë prek besimin e muslimanit, dhe mu për këtë, këtë dite e kam konsideruar ditën, qe Allahut i behet mëkat dhe përkujtohet fillimi i mëkatit me te madh, shirkut-idhujtarisë .
Historia e festes se Shën Gjergji-t
Shën Gjergji edhe pse si feste njihet me këtë emër, ai ishte një kalores, i cili u vra si martir ne vitin 303 te erës sonë (pas lindjes se Isaut, alejhi’s selam) ne mbrojtje te përhapjes se fesë se krishtere.
Te krishterët te pasionuar pas këtij njeriu “te madh” emërtonin fëmijët e tyre me këtë emër, madje gjate luftërave te kryqëzatave, lufta kundër fesë islame, njeri nga “heronjtë” e tyre njihej me emrin Gjergj, dhe për ta vërtetuar me një fakt shume modest se si kjo feste bie ndesh me parimet e fesë se muslimanit dhe shënon datat e atyre qe luftuan kundër fesë se Allahut, shohim se ne Skoci deri ne shek. XX neper fshatra organizoheshin lojëra me rastin e kësaj feste ku zakonisht dy kalores luftonin përballë njeri tjetrit, por njeri ishte Shën Gjergji e tjetri TURK (musliman).
Para se te kalon ne piken tjetër te temës, vëlla musliman me lejo te te pyes: Tani a e di se çfarë ke festuar dhe feston?
Shën Gjergji, nga vet emri i saj kuptohet se nuk është islame
Shën Gjergji apo Gjergji i Shenjte nga vet emri nga bën të kuptojmë se nuk është islame ngase ne Islam nuk ka Gjergj, nuk ka te shenjte, nuk ka feste me emër apo date te tille. Dhe derisa nuk është feste islame, atëherë perse muslimani ta festoje festen e huaj?! A thua valle nuk ka festa te tij?!
Tek ne muslimanët festat janë shënime fetare te caktuara nga Ligjvënësi, Allahu, e te kumtuara nga Pejgamberi, Muhammedi, alejhi’s selam. Kur Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam shkoi ne Medine, kishte pare se muslimanët festonin dy dite, ne te cilat argëtoheshin. Kur i pyeti për urtësinë e atyre ditëve, ata i thane se ato ishin nga tradita e periudhës paraislame te tyre. Ai i ndaloi qe t’i festojnë ato ditë dhe iu tha shume qarte:
Allahu ua ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit”. (1)
Madje, edhe ne rast se ndonjë feste fetare ndërlidhet me ndonjë fe tjetër, prapëseprapë, ne kemi segmente, qe na bëjnë te dallohemi prej tyre. P.sh: Agjërimi i Ditës së Ashurës, edhe pse është feste, qe e shënojnë edhe çifutet, megjithatë, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndërsa ne vetëm agjërojmë. Kur Pejgamberit, [alejhi's salatu ve's selam] i thane se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, qe neve na bën te dallojmë prej tyre tha:
Atëherë ju (mos bëni ashtu por) agjërojeni”. (Buhariu dhe Muslimi)
Shën Gjergji bie ndesh me emrin e muslimanit
Fjala MUSLIMAN rrjedh nga folja e gjuhës arabe Esleme, qe ka kuptim: dorëzim, nënshtrim, siç është përmendur ne ajete kur’anore:
111. Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre”! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë”? 112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten”. (el Bekare, 111-112)
19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t’i japë llogarinë. 20. E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: “Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij”! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: “A pranuat fenë islame”? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për obligim vetëm t’u kumunikosh; All-llahu i di shumë mirë punët e robërve”. (Ali Imran, 19-20)
125. Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur (dorezuar) All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë”. (en Nisa, 125)
Pra derisa emri musliman parqet dorëzimin e plote Allahut dhe pasimin e vetëm atyre gjerave qe Ai ka shpallur ne Kur’an dhe nëpërmjet gjuhës se te dërguarit te Tij, Muhammedit, alejhi’s selam, te pyes tani: Shën Gjergji a është feste fetare islame? Nëse jo, e qe nuk ka aspak dyshim ne këtë, atëherë largohu prej saj qe te mos e njollosesh besimin tënd.
Shën Gjergji dhe shenjtërimi i njerëzve
Thamë me pare se Shën Gjergji ka kuptimin Gjergji i Shenjte dhe ne baze te parimeve kishtare, jo krishtere, mund te besh çka të duash; shenjtëro e mallko, ndero e poshtëro, nuk ka dert…Papa ka te drejtën e shenjtërimit te atyre qe do. Kemi pare kohëve te fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI për shenjtërimin e paraardhësit te tij, Papës Gjon Pali II. Ndërsa ne Islam hoxha nuk ka statutin e shenjtërimit te askujt, madje jo vetëm hoxha, porse as Pejgamberët nuk kane patur te drejtën qe te cilësojnë diç te shenjte pa leje paraprake nga Allahu i Madhëruar. Tek ne njeriu sado qe te jete i devotshëm, adhurues, bamirës, besnik, ai meriton respekt, lëvdate, nder, por assesi dhe në asnjë mënyrë shenjtërim. Na mjafton shembull personaliteti i njeriut me te dalluar ne faqen e dheut, Pejgamberit me te nderuar, Muhammedit, alejhi’s selam, i cili nuk pranonte një gjë te tille për vete. Ja se si e konsideronte veten ai:
110. Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.(Kehf 110)
Imam Ahmed transmeton nga Enesi se një njeri kishte thënë:
O Muhammed, o zotëriu ynë dhe biri i zotëriut tone, më i miri prej nesh dhe biri i më të mirit prej nesh.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: Mbahuni për fjalës suaj (keni kujdes se çka flisni) dhe le te mos mbizotërojë djalli mbi ju. Unë jam Muhammedi, i biri Abdullahut, rob dhe i dërguar i Allahut. Pasha Allahun! Unë nuk dua të më ngritni mbi pozitën qe ma ka dhënë Zoti im!”.
Buhariu transmeton nga Ibni Omeri:
Mos më glorifikoni (shenjtëroni) mua siç glorifikuan (shenjtëruan) të krishterët me Isain, te birin e Merjemes, ngase unë jam rob. Thuani: Rob dhe i dërguar i Allahut”.
Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi përmend se një njeri i kishte thënë Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam:
Cka të do Allahu dhe të duash ti!
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: A më bëre të ngjashëm me Allahun, jo çka të dua unë por çka të do vetëm Allahu”.
Të krishterët qe ngritën Isain, alejhi’s selam dhe e konsideruan zot ose djalë te Zotit, do te pendohen keq nesër para Allahut ngase Isai, alejhi’s salatu ve’s selam shfajëson veten e tij dhe nënën e tij nga adhurimi qe ua kane bere njerëzit. Thotë Allahu:
Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!? ” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” 117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”. (Maide, 116-117)
Këtë qe thamë e përmbledhin disa ajete nga kaptina el Isra, ku shume qarte demantohet teori e shenjtërimit, te mbinatyrshmërisë se profetëve, dhe vërtetohet njerëzia e tyre, ngase sikur ne toke te kishte melaike qe jetojnë lirshëm si njerëzit, Allahu edhe atyre do t’ua dërgonte një melek profet. Thotë Allahu:
90. Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime”. 91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre. 92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa – copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh. 93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj: “Subhanallah – i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?” 94. Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: “A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?” 95. Thuaj: “Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!” 96. Thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet”. (el Isra, 93-96)
Shën Gjergji ripërtërin kujtimin e luftimit te Islamit nga armiqtë te jashtëm e te brendshëm
Me pare përmendëm se kjo feste ndërlidhet edhe me kryqëzatat apo luftërat kundër Islamit, dhe se Islami luftohet ne baza, parime dhe norma nga kjo feste do te shohim pak me vone porse ajo qe dua ta them këtu janë disa fjali, qe nuk mu kane shlyer nga kujtesa edhe sot e kësaj dite. Mbaj mend se disa pjesëtarë te komunitetit rome e ashkali, qe për vete pretendonin përkatësi islame, gjate kësaj feste sikur e harronin këtë dhe me gojën plot vrer sulmonin fenë e “tyre” me: “Bajrami me pula Shin Gjergji me lula”, “Bajrami pallavra Shin Gjergji sagllama”. Këtu nuk kam qellim te nxisë urrejtje ndëretnike porse dua tua bej me dije se si pa dituri luftohet eja dhe se çfarë ne te vërtetë na qenka kjo feste.
Festimi i kësaj feste dhe rreziku për përkatësinë tone islame
a- Natyra e kësaj feste
Kjo feste zakonisht festohet me datën 6 maj te çdo viti. Shume njerëz, me dije e pa dije, mblidhen tek teqe, tyrbe, varrezave te “evlijave”, për te kërkuar shërim nga te vdekurit. Therin kurbane, vëzhgojnë-fërkojnë trupin për gurëve te varrezave, spërkasin veten dhe familjet herët ne mëngjes me ujë me hithra, vene dege pemesh (shelnje) neper shtëpi kinse për t’i mbrojtur nga magjitë, fëmijëve iu vene penj te kuq e te bardhe ne duar, e marrëzira te shumta.
Festimi i kësaj feste tanimë ka marre edhe një karakter tjetër. Shume te rinj e te reja mblidhen ne vende te ndryshme, përgatisin ushqime, lozin, këndojnë, harrojnë Allahun, harrojnë fenë, bien ne prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe vriten ndërmjet vete, e kështu me radhe.
b- Rreziku i shënimit te kësaj feste
- Kjo feste ne mes tjerash shënon edhe kryqëzatat, dhe fetarisht, çdokush qe gëzohet për disfatën e muslimanëve, ai është mynafik.
- Kjo feste me këto ritet na përkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Ja se si na e përkujton një gjë te tille. Thotë Allahu:
23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n”. (Nuh, 23)
Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ne koment te këtij ajeti ka përmendur se Vedd, Suva’, Jeguth, Jeuk dhe Nesr ishin njerëz te devotshëm prej popullit te Nuhut. Kur vdiqën ata, djalli i mallkuar shkoi tek populli dhe i inspiroi t’ua ndërtonin disa puta ne ato vende ku ata kishin ndenjur. Dhe djalli, me plot dinakëri, nuk i mësoi qe t’i adhurojnë ata ngase besimi i pastër ende ishte prezent por kur kjo gjenerate vdiq dhe erdhën pasardhësit e tyre, dituria e pastër humbi dhe ata filluan t’i adhurojnë ata puta.
Imam Taberiu përmend edhe një version tjetër. Sipas tij, këta njerëz jetuan ne periudhën ne mes Ademit, alejhi’s selam dhe Nuhut, alejhi’s selam. Këta kishin pasues, qe i pasonin traditat dhe fjalët e tyre. Kur vdiqën pasuesit e tyre thane: Sikur te bënim ndonjë skulpture (gdhendje te fotografive) te tyre ne mënyrë qe sa here t’i shikojmë te freskohemi dhe jemi te pasionuar për adhurim! Kur vdiqën këta, Iblisi iu erdhi bijve te tyre dhe iu tha: Te paret tuaj i adhuronin këta dhe i lutnin për shi, kështu qe këta te fundit i adhuruan ata.
- Kjo feste me ritet e saja ngërthen ne vete pabesimin, ngase lutja te vdekurin, kërkimi ndihme prej tij, kërkimi shërim, kërkimi fëmijë, e gjera tjera, te cilat kërkohen vetëm prej Allahut është idhujtari-Shirk. Se çka është shirku do te mësojmë shume qarte nga disa citate fetare:
Eshtë shume i fshehte kështu qe ndodhe te mendosh se një gjë është e thjeshte ndërsa ajo ta shkatërron fenë. Thotë Pejgamberi, alejhis selam: “O ju njerëz frikësohuni nga shirku sepse ai është me i fshehte sesa te ecurit e buburrecit. I thane: Si te frikësohemi kur ai është me i fshehte se te ecurit e buburrecit? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nëse te bëjmë shirk me dije dhe te kërkojë falje nëse e bej pa dije “.
Ta shkatërron fenë dhe tere veprat qe ke bere. Thotë Allahu: E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve…”(Maide 5).
Eshtë prej mëkateve qe nuk falen. Thotë Allahu: Eshtë e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron”. (Nisa 116).
Sipas normave fetare ai qe kthehet ne pabesim duhet mbytur. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: ” Kush e ndërron fenë mbyteni “.
Nuk arsyetohet ai edhe nëse pretendon se i ka konsideruar ata të vdekur si ndërmjetësues tek Allahu. Thotë Allahu: Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut,…”. (ez Zumer, 3)
Ata edhe pse i marrin sit e tille megjithatë nuk do t’iu bëjnë aspak dobi. Kjo për arsye se Islami ndalon pabesimin me të gjitha ngjyrat dhe format e tij. Thotë Allahu: “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë”. (Tewbe, 31) Adij b. Hatimi, i cili me pare ishte i krishtere, kur e dëgjoi këtë tha: O i dërguari i Allahut! Ata nuk i kane adhuruar? Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: Po a nuk ua kanë ndaluar hallallin dhe a nuk ua kane lejuar haramin ndërsa ata, populli, i respektuan ne te gjitha këto gjera? Tha: Po. Tha: Ky është adhurimi i tyre.
Përfundimisht vend te tyre kane Xhehennemin, siç thotë Allahu: A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje”. (Kehf, 102)
- Dashuria e tepërt ndaj njerëzve duke i ngritur ne kult, duke i madhëruar me fjale dhe me zemër është konsideruar pabesim-shirk. Prej kësaj dukurie famëkeqe ndaloi Kur’ani dhe sunneti. Thotë Allahu s.w.t:
O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah;larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ?ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.(Nisa 171).
- Kotësia e adhurimit te varreve dhe njerëzve te vdekur. Allahu i madhëruar ka lajmëruar ne Kur’an se nuk është e logjikshme te adhurosh te vdekurin, qe nuk mund te te sjell dem dhe as dobi. Thotë Allahu: Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”. (Isra, 56)
- Formalitetet jo rralle janë fatale për besimin e njeriut. Vënia e patkonjve ne dere, spërkatja me ujë, rruazat kundër mësyshit, penjte ne dore, regjja me hithra, e gjera tjera, fatkeqësisht te përhapura tek ne, janë gjera qe ardhmërinë e Ahiretit ta shkatërrojnë. Pejgamberi, alejhi’s selam kishte pare një shok te tij me një pe në dore dhe e kishte pyetur perse e mbante atë. Për te me mbrojtur!-iu kishte përgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri, respektivisht, besimit ne ndikimin e atij peri, Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Nëse vdes ne një gjendje te tille, ai kurrë nuk do te shpëtojë!
Këtu dua ta bej edhe një sugjerim. Nuk preferohet aspak varja e Kur’anit ne format te vogël ne veture, vendosja ne vitrina ne shtëpi, me bindjen se nëse e kam Kur’anin me vete nuk do te me ndodhe asgjë e keqe. Kjo është gabim dhe duhet përmirësuar ngase ndodhe qe ti të besh mëkat ne veture, duke pire alkool, bere marrëzira, apo ne dhome duke shkelur ligjet e Allahut, e kështu hyn ne listën e atyre, për te cilët thotë Pejgamberi, alejkhis selam: “Ndodhe qe njeriu ta lexoje Kur’anin ndërsa Kur’ani e mallkon atë”.
- Therja e kurbaneve behet vetëm për Zotin, dhe unanimisht, kush therë ndonjë kurban për varr, put, ose njeri, ai ka dalur prej feje dhe ka bere shirk te madh. Thotë Allahu:
161. Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar! 162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. (el En’am, 161-163)
Ne këto ajete shume qarte vihen ne pah elementet kyçe të Islamit, e që janë: adhurimi, therja, jeta dhe vdekja vetëm për Allahun.
- Varri i Muhammedit, alejhi’s selam nuk adhurohet. Pejgamberi, alejhi’s selam ishte shume i ashpër ne këtë aspekt dhe kishte thënë:
“O Zoti im mos lejo qe varri im te behet idhull, ku do te luten net e. Allahu hidhërohet prej një populli, te cilët varet e pejgamberëve te tyre i shndërrojnë ne xhami”.
Në një rast tjetër ka thënë: “Mos e merrni varrin tim për vendvizitë por me dërgoni salavat kudo qe te jeni ngase salavati juaj me arrin mua”.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, pak para se te vdiste i mallkoi te krishterët dhe çifutët, te cilët shndërruan varrezat e profetëve te tyre ne xhami. Aisheja, Allahu qofte i kënaqur me të, pate thënë: “Sikur te mos e thoshte këtë, njerëzit do ta bënin kult varrin e tij, por ai urrente qe varri i tij te merrej për xhami”.
Kishte lajmëruar se: “Njerëzit me te këqij, qe Kiameti do t’i zë janë ata, qe varrezat i shndërrojnë ne xhami”.
Te gjithë dijetaret islamë njëzëri kane pohuar se ndalohet puthja apo fërkimi i gurëve te varreve te pejgamberëve apo dëshmorëve, me përjashtim te gurit te zi, haxheru’l esvedit, në Qabe, për te cilin Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, me rastin e puthjes se tij tha: “Ti je guri, nuk bën dhe as dobi, dhe sikur te mos e kisha pare Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke te puthur, nuk do te puthja as unë ty”.
- Kjo feste sikur na përkujton dredhitë, mashtrimet dhe malverzimet e disa njerëzve te prishte, te cilët për qëllime komerciale janë ne gjendje te bëjnë çdo gjë. Njeri prej tyre kishte qene ne një udhëtim me gomar dhe gjate rrugës gomari i ngordhe. Nuk kishte para ta vazhdonte rrugën dhe çfarë beri, për t’i mashtruar shtresën e paarsimuar te shoqërisë, e varrosi gomarin dhe rrinte buze varrit. Kur njerëzit kalonin pranë tij e pyesnin: Cfarë ke? Perse mërzitesh kaq shume?, ngase ai shtirej se mërzitet, ai ua kthente: Këtu është varri i një evlijaje. Njerëzit fillonin te linin para dhe kështu ai u pasurua. Me vone e kuptuan se aty nuk kishte njeri te varrosur porse ishte një gomar i ngordhur dhe se njeriu i kishte mashtruar.
- Tyrbja e Sulltan Muratit ne Mazgit, komuna e Prishtinës, nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit se aty gjendet varri i tij. Mua nuk me ka rene te lexoje se aty është varrosur Sulltan Murati dhe se shkojnë atje kinse tek varri i tij. Ka prej tyre qe besojnë se atje është gjak i tij, kur është therur nga armiqtë e tij porse këto nuk janë aspak te vërteta. Jam i bindur se sikur Sulltan Murati I te kishte mundësi te ringjallej sot do t’ua hiqte kokat atyre qe atë tyrbe e kane bere te shenjte. Kam dëgjuar se Sulltan Murati I kur ka ardhur ne Kosove ka ardhur për hire te Allahut dhe përhapjes se fesë se Tij dhe prej atje, Turqisë, ka ecur këmbë derisa ka arritur këtu. Kështu qe nëse dëshironi te mira prej tij, pasojeni fenë, te cilën ai është munduar ta përhapë, e mos shkoni ne ato vende ku i bëni vetes suaj dëm të madh.
- Nëse shkon ne tyrbe apo tek ndonjë varr për te kërkuar fëmijë dije se ke gabuar shume ngase ajo qe te ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe pejgamberëve te Allahut. Thotë Allahu:
Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. 50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm”. (Shura, 49-50)
Para se te shohim komentin e këtij, dhe i cili lidhet në një mënyrë edhe me jetën private te disa pejgamberëve, iu bej me dije se pejgamberët ishin njerëzit qe me se shumti sprovoheshin. Nëse nuk ke fëmijë përkujto se edhe prej pejgamberëve kishte qe nuk kishin fëmijë. Nëse ke vetëm vajza përkujto se edhe prej pejgamberëve kishte qe nuk kishin vajza dhe anasjelltas. Për me shume shih se si Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ne koment te këtij ajeti ka dhënë një mund te lëvduar. Ai duke komentuar ne mes tjerash përmend: “…Ai i jep kujt te doje dhe nuk i jep kujt te do; nuk ka pengues për atë qe donë ta jap sikurse qe nuk ka marres për atë qe nuk e jep. Ai krijoi çdo gjë,
“I jep kujt te doje vajza”, d.t.th: I dhuron vetëm fëmijë vajza. Ka thënë Begaviu: Prej njerëzve te tille është edhe pejgamberi i Allahut, Luti, (i cili nuk kishte fare djem).
“I jep kujt te doje meshkuj”, d.t.th: I jep vetëm fëmijë meshkuj. Ka thënë Begaviu: Sikurse Ibrahimi, Alejhi selam, i cili kishte djem dhe nuk kishte vajza.
“ose i jep çifte: meshkuj e femra”, d.t.th: kujt te do prej njerëzve i dhuron fëmijë te përzier, meshkuj e femra. Ka thënë Begaviu: Sikurse Muhammedi, alejhi selam, i cili kishte djem dhe vajza.
“e ke te do e le steril”, d.t.th: nuk i lindin fëmijë fare. Ka thënë Begaviu: Sikurse pejagmberët e Allahut, Jahjaja dhe Isai, te cilët nuk patën fëmijë fare.
- Kjo feste e rrënon mision e te gjithë Pejgamberëve, alejhimu’s selam ngase te gjithë thirrnin: Adhurojeni vetëm Allahun! Thotë Allahu:
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. (Enbija, 25)(2)
- Edhe nëse nuk shkon ne tyrbe por e feston ne shtëpi ke bere mëkat te madh. Ngase njeriu te pajtoje me te keqen kudo qe te jete ajo është sikur te jete pjesëmarrës i drejtpërdrejtë ne te. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“Nëse një njeri e mbyt një tjetër ne lindje e tjetri ne perëndim pajton me të që të dy janë te njëjtë ne mëkat”.
***
Vëlla dhe motër!
Pas këtij prezantimi te shkurtër qe ia bëmë kësaj feste dhe rrezikut te festimit te saj për muslimanin, me lejo qe ta shfrytezoj rastin dhe te te përkujtojë dhe diç shume me rëndësi: Kujdesin nga mëkatet, edhe nëse janë te vogla. Kjo për arsye se mëkatet e vogla janë paraardhes te mëkateve te mëdha, janë mure te shtëpisë se madhe, qe quhet Mëkat i madh, janë parashenja te tyre.
Fatkeqësisht, shef disa njerëz te injorojnë disa mëkate edhe pse ato si të tilla janë prej mëkateve te mëdha, madje, i kryejnë ato mëkate duke mos ndier fare se ata janë duke bere mëkate dhe as qe i mundon ndërgjegjja. Transmetojnë Buhariu ne Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi ne Musnedin e tij nga Ebu Seid El Hudrijj, i cili ka thënë:
Ju po i bëni disa gjera, që në sytë tuaj janë më të imta se sa fija e flokut ndërsa ne në kohën e Pejgamberit, alejhi selam i konsideronim si mëkate shkatërruese” .
Dijeni se nëse djalli iu ka mashtruar me mëkate sot, ai nesër para Allahut do ta shfajësojë veten. Thotë Allahu:
16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: “Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!”. (Hashr, 16)
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim, 22)
Allahu na befte prej atyre qe bëjnë vepra te mira gjithmonë! Allahu na befte prej atyre qe nëse gabojnë pendohen, nëse nuk dine mësojnë, nëse iu behet padrejtësi falin, nëse iu ndodhe diç durojnë, dhe për çdo te mire Allahun e falënderojnë!
Me respekt nga vëllai juaj ne fe,
Sedat Gani Islami
4 maj 2007, e xhuma
Vushtrri, Kosove

———— ——— ——— -
(1) Shejh Albani në Sunen Ebi Davud, nr: 1134, thotë se hadithi është autentik
(2) Pejgamberi i pare, Nuhu, i kishte thënë popullit te tij:
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe!”. (A’raf, 59)
Hudi, alejhi selam, i kishte thënë popullit te vet:
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?! “. (A’raf, 65)
Shuajbi, alejhi selam i kishte thënë popullit te vet:
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhurojeni All-llahun (Një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij”. (A’raf, 85)
Musai, alejhi selam, i kishte thënë popullit te vet:
I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send”. (Taha, 98)
Isai, alejhi selam i kishte thënë popullit te vet:
Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!? ” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” 117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”. (Maide, 116-117)

TURPI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN E BESIMTARIT

TURPI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN E BESIMTARIT

Islam

LEXOJE NE PDF: turpi

TURPI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN E BESIMTARIT

Qytetërimi bashkëkohor, krahasuar me të kaluarën antike, ka vetëm një dallim: zhvillimin teknologjik. Në aspektin e moralit dhe zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore ka ngecur shumë, për të mos thënë se në disa raste është dhe në nivele më të ulëta, sidomos kur për ambiciet djallëzore dhe për dëshirat shtazarake vë në funksion edhe teknologjinë. Nuk do të doja që këto fjalë të merren si të ekzagjeruara ose të thëna nën ndikimin e mllefit karshi kësaj shthurjeje të paparë dhe këtij degjenerimi katastrofal. Assesi. Globalizmi ka globalizuar edhe degjenerimin. Fatkeqësisht, era e këtyre ndryshimeve të hidhura po fryn edhe tek ne. Popull ynë po përjeton një fazë transformimi, një ndryshim, pasojat e të cilit i di vetëm Allahu i Madhëruar. Populli ynë po kalon në rrugën e të devijuarve, në rrugën e të humburve, popull ynë po zhveshët prej moralit. Stili ynë i jetës lë shumë për tu frikësuar. Për tu frikësuar për të ardhmen e një populli të vogël që nëse nuk ka moralin për armë atëherë do të dështojë, gjithsesi. Sot, në hutben e kësaj jave, kam zgjedhë që të flas për moton e Islamit, për turpin si moral me të cilin dallojmë nga ummetet tjera.
Të nderuar vëllezër!
Turpi është motoja e këtij Ummeti. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam], siç transmeton Ibni Maxheh në Sunenin e tij, ka thënë: “Vërtetë, çdo fe ka moral ndërsa morali i Islamit është turpi.”
Turpi është simboli i këtij ummeti, është gjëja me të cilën identifikohet nga të tjerët. Nga këtu, Islami këtij morali i ka kushtuar rëndësinë maksimale. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë e ka përshkruar si degë të besimit. “Besimi është i ndarë në shtatëdhjetë e ca degë ndërsa turpi është një prej degëve të besimit.”
Vështrimi i turpit nga ky prizëm për besimtarin ka domethënien e ve. Përderisa ka të bëjë me besimin e tij, atëherë turpi meriton një trajtim të veçantë, gjë e cila vërtetë reflekton ë sjelljet e tij. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk ndodhë e paturpshmja të jetë në diç, e të mos e njollos atë, sikur që nuk ndodhë që turpi të jetë në diç e të mos e zbukurojë atë.”
Kësisoj, prania e turpit në personalitetin e besimtarit nuk sjell tjetër vetëm se të mira. Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk vjen turpi me tjetër vetëm se me hair!”; “I tërë turpi është hair!”
Të nderuar vëllezër!
Turpi nuk është vetëm moto por edhe filozofi e Islamit. Ai ka domethënien dhe botëkuptimin e vet, që si moral dhe pjesë qenësore e etikës islame, flet për pavarësinë e plotë nga botëkuptimet e huaja për të. Imam Muslimi transmeton ndërsa hadithi është vazhdimësi e dy haditheve të tij të përmendura më parë se Bushejr ibn Ka’bi, pasi që kishte dëgjuar nga Imran Ibn Husajni hadithet “Nuk vjen turpi me tjetër vetëm se me hair!”; “I tërë turpi është hair!”, kishte thënë: Në libra të urtësisë (të cilat sot janë libra të filozofisë dhe moralit) shkruan se vetëpërmbajtja dhe serioziteti janë nga turpi sikur që prej tij janë edhe rehatia dhe qetësia (prehja shpirtërore). Imrani i tha Bushejrit: Të flas me fjalë të të Dërguarit të Allahut ndërsa ti me flet nga fletushka jote?!
Pra, nuk pajtoi me të, jo pse ato domethënie nuk janë pjesë e turpit, porse për faktin se ne kemi botëkuptimin tonë, që është edhe më gjithëpërfshirës por edhe më i saktë. Atë na e ka sjellë i Dërguari i Allahut, i cili nuk flet nga hamendja.
E se çfarë përfshin turpi ose cila është domethënia esenciale e ti, sidomos në raport me Allahun, Krijuesin, do të mësojmë nga hadithi në vijim. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut me turp të vërtetë! O i Dërguari i Allahut! E, falë ndihmës së Allahut, turpërohemi prej tij! – thanë. Nuk është kjo (ajo që po e kërkoj, por) turpi prej Allahut është ta ruash kokën dhe çka përfshin, barkun dhe çka përmban, të kujtosh vdekjen dhe belanë. E kush e do ahiretin, e braktis dynjanë dhe bukuritë e saja. Kështu, kush vepron kësisoj, ai është turpëruar prej Allahut sinqerisht! ”
Dijetarët kanë bërë një ndarje të turpit. Ebul Hasen Maverdi, Kanë thënë se turpi ndahet në tri pjesë:
1. Turpi prej Allahut, që nënkupton përfilljen dhe zbatimin e urdhrave të Tij si dhe largimin nga ndalesat e Tij
2. Turpi prej njerëzve, dhe
3. Turpin prej vetes.
Të dashur vëllezër!
Buhariu transmeton se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e kishte dëgjuar një njeri tek këshillonte vëllanë për të mos qenë shumë i turpshëm, me ç’rast i kishte thënë: “Lëre atë se turpi është pjesë e besimit!”
Ky njeri e kishte këshilluar të vëllanë që të mos jetë shumë i turpshëm ngase kjo mund t’i shkaktojë probleme ndërsa Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha ta linte djaloshin ngase nuk do të ketë të këqija prej turpit. E keqja do të ndodhë vetëm atëherë kur të zhveshët prej tij. Pra, nuk ka dëm në këtë moral të mrekullueshëm, nuk pëson ai që turpërohet, sidomos kur turpi nënkupton të mos bësh atë që të është ndaluar. Fudajl Ibn Ijjadi numëron pesë gjëra që e bëjnë njeriun të dëshpëruar, një ndër të cilat është dhe turpi i paktë. Kjo assesi nuk duhet interpretuar se turpi, edhe në rastet kur kemi të bëjmë me diç të domosdoshme, duhet të na shtyjë që të mos e shprehim atë. Jo, është dëshmuar se Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] e kanë pyetur për gjëra intime, madje gratë, por ajo që ne kemi frikë është zhveshja prej turpit, që më pastaj do ta bënte njeriun të veproj çfarëdo e të mos ketë aspak turp prej Allahut. Ja çfarë fjalë të bukura ka thënë Ebu Bekir ibn Muhammed Shashi në koment të hadithit: “…nëse nuk turpërohesh, bë çfarë të duash!” , ”Hadithi nuk thërret për mëkate, pra nëse nuk je turpshëm bë çka të duash, por bën thirrje për turp, ngase mungesa e tij të bën që të veprosh çdo gjë.
Pra, të zbukurohemi me këtë moral dhe të thërrasim të tjerët në të, sidomos rininë!

RËNDËSIA E FITIMIT HALLALL TË PASURISË

RËNDËSIA E FITIMIT HALLALL TË PASURISË

fitimi hallall

Të nderuar vëllezër besimtarë!
Gjendja e rëndë ekonomike që mbretëron në vendin tonë ka bërë, përveç tjerash, që, për të ardhur deri tek sigurimi i një mbijetese solide, njerëzit ndonjëherë të mos zgjedhin mjete a mënyra. Janë përhapur forma të shumta të ndaluara fetarisht të fitimit dhe përvetësimit të pasurisë. Siç është vënë re nga studimet në terren, në popujt e dalë nga luftëra dhe konflikte, këto dukuri janë më të theksuara se tek të tjerët, e rrjedhimisht edhe me më shumë pasoja. Them këtë ndërsa parasysh kam faktin se shumica absolute e këtij populli janë myslimanë, dhe, dukuri të këtilla, si: vjedhja, mashtrimi, kontrabanda, fajdeja, kamata, janë vështirë të paramendueshme në shoqëritë islame. Andaj, sot, të nderuar vëllezër, do të ndajmë bashkërisht këtë kohë të rezervuar për këtë ritual javor tonin, për të mësuar diç rreth konceptit islam për fitimin dhe për rreziqet që paraqet fitimi i ndaluar për besimtarin.
Besimtarë të nderuar!
Myslimanët, ndryshe nga të tjerët, besojnë në Caktimin e Allahut (Kada dhe Kader), se çdo gjë që ndodhë në këtë botë, ndodhë me dijen e Allahut. Në kuadër të kësaj pjese të besimit, hyn gjithsesi edhe përcaktimi për pasurinë.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
…Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë…“ (ez-Zuhruf, 32)
Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] ka thënë: “Vërtetë, Allahu ka ndarë me jush – ka caktuar moralet tuaja, ashtu siç ka caktuar furnizimet tuaja!”
Një gjë të tillë, Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!], na e mëson edhe në raste tjera. Në hadithin të cilin e transmeton Imam Muslimi nga Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të!], Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] thotë: “…pastaj (derisa foshnja është në barkun e nënës, në ditën e 120-të) i dërgohet meleku, i cili e frymëzon me shpirt dhe urdhërohet me katër gjëra: me shkrimin e furnizimit të tij, vdekjes, punës dhe se a do të jetë i pikëlluar apo i lumtur…”
Kjo gjë ka rëndësinë e vet, ngase njeriun do ta pengojë nga kërkimi i furnizimit në gjëra të ndaluara, por, nuk do të duhej të merrej ekstremisht, ngase kësisoj do të keqkuptohej dhe për pasojë do të kishte gjëra, si papunësia, prej të cilave feja është e pastër. Ky hadith nuk thërret për ta braktisur punën, përkundrazi. Besimtari duhet të punojë, të angazhohet, të kërkojë furnizimin me çdo mjet dhe mënyrë të ligjshme dhe vetëm të ligjshme, ngase ai nuk do të vdes pa realizuar atë që ka caktuar Allahu për të. “Vërtetë, Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) më frymëzoi në shpirtin tim se askush nuk do të vdesë pa plotësuar paraprakisht furnizimin e tij, andaj, t’ia keni frikën Allahut dhe kërkojeni furnizimin me të mirë!”
Një element tjetër i konceptit islam për fitimin, e që flet për përsosmërinë e Islamit si fe, është edhe vënia e kritereve për botëkuptimet e fitimit. Kamata, kjo sëmundje që po vret, nuk është sikur tregtia, ani pse, sipërfaqësisht, elementi i ‘pëlqimit’ demonstrohet në shitblerje – tregti dhe në kamatë. Kamata është padrejtësi, është shtypje e të varfërve, është armë e shkatërrimit në masë të humanizmit dhe solidaritetit shoqëror. Nga këtu, Allahu ua përkujton njerëzimit parimin e dallimit ndërmjet fitimit të lejuar dhe atij të ndaluar, e thotë:
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën… “ (el-Bekare, 275)
Jo vetëm kamata, por çdo formë tjetër e fitimit që bëhet duke shkelur kriteret e parapara, konsiderohet e pavlefshme. Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] kishte kaluar pranë një shitësi ushqimesh, i cili kishte fshehur të metat e artikujve të tij ndërsa kishte shfaqur vetëm elemente të mira. Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] e futi dorën në ushqim dhe pa se ishte i lagur. Ç’është kjo? – e pyeti. E ka lagur shiu – iu përgjigj njeriu. Po atëherë pse nuk e ke vënë këtë sipër – itha ndërsa shtoi edhe këto fjalë që janë si rregull fetar: “Ai që na mashtron ne, nuk është prej nesh!”
Koncepti për fitimin ka dhe një karakteristikë tjetër. Fitimin, në raste të caktuara, edhe nëse është në përputhje me rregullat teknike, e sheh si të dështuar kur ai pushton njeriun aq sa e bën të harrojë edhe adhurimin. Ky nuk quhet fitim. Fitimi, në fakt, do të duhej të ishte motiv për të shumuar rrugët, në mënyrë që të vihet tek fitimi më i madh, kënaqësia e Allahut, ndryshe, humbja e këtij ideali për besimtarin, është humbje që nuk kompensohet me asgjë. Allahu ka thënë:
Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”“ (el-Xhumua, 11)
Ta humbasësh Xhennetin, është humbja më e madhe që mund ta pësosh. Por jo vetëm Xhennetin, mashtruesit do të humbasin edhe dynjanë. Edhe fitimi, për të cilin sakrifikojnë kaq shumë, pra edhe me Xhennet, do t’iu humb. Allahu ka thënë:
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.“ (el-Bekare, 276)
Zhdukja e kamatës –kanë thënë dijetarët- ka kuptimin e humbjes së bereqetit të asaj që është fituar prej kamatës. Njerëzit e tillë, sado që të kenë fituar pasuri të shumta, i sheh gjithnjë duke vrapuar pas saj, sikur i kanë shpirtrat e varfër. Ata, edhe më keq, do t’i humbasin lidhjet me Allahun. Ata do të privohen nga kjo që kanë nevojë më së shumti për të. lutjet e tyre do të refuzohen nga Allahu. Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] ka thënë:
“Allahu është i mirë dhe nuk pranon tjetër përveç të mirës, dhe Allahu ka urdhëruar besimtarët me atë, me të cilën i ka urdhëruar edhe të Dërguarit (Pejgamberët). Thotë Allahu i Madhërishëm: “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira.“ (el-Mu’minun, 51). Po ashtu thotë: “O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë.“ (el-Bekare, 172). Pastaj –vazhdon transmetuesi- (Pejgamberi) përmendi njeriun, i cili udhëton gjatë; flokëshprishur, i ngrit duart kah qielli (e lutet): O Zoti im! O Zoti im!, ndërsa ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, është ushqyer nga harami, andaj si t’i përgjigjet (plotësohet duaja) të tillit?!”
Do t’i refuzohet lutja në këtë botë ndërsa në botën tjetër do të ndëshkohet. Pejgamberi [paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] ka thënë: “Për çdo mish (shëndet) të fituar nga kamata, zjarri do të jetë më meritori për të (djegien e tij).”
Allahun e lusim të na mbrojë nga çdo gjë që tërheq pas vete hidhërimin e Tij!

_______________________________________
Hadithin e transmetojnë Imam Ahmedi në Musned dhe Imam Buhariu në Edebu-l-mufred ndërsa Shejh Albani në Es-silsiletu-s-sahihah, 2714, e vlerëson autentik.
Albani në Mushkiletu-l-fakr, nr. 15, thotë se është autentik.
Hadithin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij, nr. 102, Tirmidhiu në Sunen, nr.2224 dhe Ibni Maxheh në Sunen, nr. 1315.
Hadithin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij.
Albani në Sahihu-l-xhami, 4395, e vlerëson autentik.