VERBËRIMI I MENDJES

VERBËRIMI I MENDJES

blind2

“Ata kanë sy, por nuk shohin…” – ajet kur’anor i çuditshëm. Si ka mundësi që njeriu i shëndoshë të mos sheh, apo të jetë i verbër ndërsa ai sheh?! Ta meditojmë këtë zbulim mahnitës!
Në një studim të publikuar kohëve të fundit është vërtetuar se kriminelët vuajnë nga ‘njolla të zeza’ ose të verbra në trurin e tyre. Truri i një njeriu normal ndikohet nga ngjarjet, kështu që, për pasojë, shfaqet një aktivitet – veprim në disa pjesë të caktuara të tij. Pas filmimit të trurit të kriminelit apo vrasësit është vënë re se ka një apo më shumë pjesë të trurit ku nuk reagohet fare dhe nuk i përgjigjet në asnjë forme ngjarjes, të cilën e përjeton. Ndërsa njeriu normal, në rast ballafaqimi me ndonjë imazh kriminal, p.sh. vrasja, atëherë truri i tij reagon: ai frikësohet, stresohet apo edhe ndan ndjenja dhembshurie me viktimën.
Shkencëtarët gjatë eksperimenteve kanë vënë re se në rastin e kriminelit këto pjesë janë plotësisht të paralizuara dhe se nuk reagojnë në asnjë mënyrë. Ato mbesin të zeza.
I madhëruar qoftë Allahu!
Ai ka përshkruar shkatarraqët dhe vagabondët si njerëz syri i të cilëve nuk sheh të vërtetën, dhe ja, ky ngjasim del të jetë e vërtetë e plotë.
Thotë Allahu i Madhëruar:
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 22-23)

Shkarkoje në PDF verberimiimendjes

QASJET E MEDIAVE NDAJ TË DREJTËS FETARE ISLAME NË PERIUDHËN E PASLUFTËS

Sedat ISLAMI

QASJET E MEDIAVE NDAJ TË DREJTËS FETARE ISLAME NË PERIUDHËN E PASLUFTËS

feja_691664_thumb_large

(punimi është publikuar në revistën Edukata islame, nr. 101)

Lexoje në PDFSedat ISLAMI – E DREJTA FETARE

Abstrakt
Kosova në periudhën e pasluftës është duke u përballur me probleme nga më të ndryshmet. Papunësia e madhe, varfëria e skajshme përqindja e së cilës për çdo ditë shënon rritje, mungesa e sundimit të ligjit, krimi i organizuar janë disa prej këtyre problemeve por jo gjithsesi të vetmet. Shqetësuese në këtë periudhë tranzicioni mbetet edhe respektimi i të drejtave dhe lirisë së njeriut. Ky punim mëton të hedh dritë mbi të drejtën fetare dhe qasjet në trajtimin e saj në mediat kosovare në periudhën e pasluftës. Fokusimi bëhet në të drejtat e komunitetit fetar më të madh në vend ndërsa boshti i diskutimit sillet rreth tri çështjeve më të debatuara: të drejtës për vënien e shamive në shkollat publike, futjen e një lënde fetare në kuadër të shkollave publike dhe ndërtimin e një Xhamie të madhe në kryeqytet për nevojat e besimtarëve.

Fjalët kyçe: e drejta, fetare, islam, shami, edukim, xhami, shkollë publike, arsim fillor, arsim i mesëm

Përmbajtja
Hyrje
I. POZITA E SË DREJTËS FETARE
1. IKJA NGA DISKUTIMI PËR PROBLEMET THELBËSORE
1.1. Definimi i pozitës juridike
1.2. Mos-shfajësimi i faktorit fe
1.3. E drejta demokratike
2. NJËANSHMËRIA
3. NGRITJA E DISKUTIMEVE TË NXEHTA
3.1. Sfidimi i teorive fetare
3.2. Diskutimi për çështje delikate
3.3. Ngritja e shqetësimeve të paqena
4. NEUTRALITETI
II. TRI TË DREJTAT FETARE MË TË DEBATUARA
1. SHAMIA
1.1. Si perceptohet shamia në Islam
1.2. Si perceptohet shamia në media
1.3. Diskutim i argumenteve
2. LËNDA E EDUKIMIT FETAR
2.1. Nevoja e futjes së një lënde edukative fetare në shkolla
2.2. Koncepti i përmbajtjes së kësaj lënde
2.3. Mediat dhe diskutim rreth konceptit të tyre
3. NDËRTIMI I XHAMISË SË MADHE NË KRYEQYTET
3.1. Roli shoqëror i Xhamisë
3.2. Mungesa e xhamive dhe të drejtat e besimtarëve
3.3. Pasqyrimi i kërkesave për ndërtimin e Xhamisë
3.4. Diskutim
Përfundim
Bibliografia

Hyrje
Të drejtat dhe liritë e njeriut janë një ndër temat që debatohen shpesh dhe shumë. Megjithëse ekzistojnë karta dhe dokumente shumë të rëndësishme që mbrojnë ato në thelb dhe parim, prapë, shkelja e tyre apo edhe keqinterpretimi bën që kjo temë të aktualizohet kohë pas kohe. Viteve të fundit për të drejtat është debatuar mjaft shumë edhe në Kosovë. Në fokus ka qenë e drejta fetare, një nga ato shumë të drejtat e njeriut që garantohen me ligj. Në fakt, në rastin tonë, ligji ka qenë ai që ka ndezur debatin, i cili ndonjëherë ka marrë karakter zhvillimi edhe në rrugë, respektivisht janë organizuar protesta, për të shprehur pakënaqësinë përkitazi me privimin nga të drejtat fetare.
Debati ka qenë lajm gjatë kohës kështu që përfshirë në të nuk kanë qenë vetëm qendrat vendimmarrëse por edhe të tjerë. Ky punim mëton të hedh dritë mbi qasjen e mediave ndaj kërkesave për të drejtat fetare. Për të nxjerr përfundimet më koncize, punimi përqendrohet në tri prej të drejtave që janë debatuar më së shumti: e drejta e vijimit të mësimit apo edh punësimit me shami, e drejta e edukimit fetar në shkollat publike dhe ndërtimi i një xhamie të madhe në qendër të kryeqytetit. Fillimisht, kam bërë një përmbledhje të qëndrimit të mediave ndaj të drejtës fetare e më pas kam diskutuar për pikat e sipërpërmendura. Kam ndjekur një metodologji të atillë që për pikën për të cilën kam diskutuar, paraprakisht, edhe pse shumë shkurt, kam paraqitur konceptin fetar për të, në mënyrë që debati të merr qasje konstruktive. Jam bazuar kryesisht në edicionet online të lajmeve ndërsa kam konsultuar edhe literaturë shtesë. Punimin e kam përmbyllur me rezultatet e tij dhe rekomandimet që dalin prej tij ndërsa më pas kam përshkruar edhe literaturën konsultuese.

I. POZITA E SË DREJTËS FETARE

“Në çka t’i përkujtoj ata kundërshtarë, të cilët po qe se ndonjëri nuk iu pëlqen, së pari e paraqesin atë në formë të devijuar, e më pas orvaten që ta zhdukin porsi lugati.”
(J.W. Gëte, “Dichtung und Wahreit”, Band 16.1)

1. IKJA NGA DISKUTIMI PËR PROBLEMET THELBËSORE
1.1. Definimi i pozitës juridike
Pozita juridike e bashkësive fetare në vend vazhdon të mbetet e padefinuar ende, ani pse qe parashtruar kërkesa disa herë dhe qenë marrë premtime se do të procedohej në Kuvendin e Kosovës në periudhën më të shpejtë të mundshme. Moszgjidhjes së këtij problemi tash e 13 vite i faturohen të gjitha problemet fetare në vend, nëse veç ka probleme të tilla. Në fakt, jo të gjitha bashkësitë fetare në vend nuk e kanë të zgjedhur këtë çështje. Kisha Ortodokse, siç do të shprehej një politikan yni, ”… është institucionalizuar si pjesë e Pakos Ahtisari me atë emër dhe me këtë strukturë…”
Do të kishte qenë mirë që mediat të ngrinin për diskutim këtë çështje ngase, nëse dikush do të duhej të mos gëzonte asnjë privilegj në Kosovë për shkak të kaluarës së papastër është pikërisht Kisha Ortodokse, liderët e së cilës madje edhe sot vazhdojnë ta injorojnë shtetin tonë dhe të provokojnë probleme.
1.2. Mos-shfajësimi i faktorit fe
Përderisa BIK-u nuk ka një pozitë të caktuar, madje as si komunitet fetar, atëherë t’i drejtohet gishti për probleme të ekstremizmit në vend është pakuptimësi e llojit paradoks. Në media, jo rrallë, ndodhë që për probleme që do të duhej drejtuar rendit dhe ligjit të akuzohet BIK-u padrejtësisht, me gjithë thirrjet e krerëve të saj për mbikëqyrje dhe kontroll më të rreptë nga organet gjegjëse .
Po kështu, do të kishte qenë mirë sikur mediat të ishin më transparente dhe të zbulonin të vërtetën se, jo vetëm vendi ynë, por i tërë Ballkani vuan nga ekstremizmi, pro jo ai fetar.
1.3. E drejta demokratike
Demokracia është përvetësuar si sistem shoqëror që të gjithëve ua njeh të drejtën për të kërkuar të drejtat e tyre. Një prej formave të kërkimit të këtyre të drejtave mbetet edhe protesta. Në rastin e protestave për të drejtat fetare shohim se interpretimi i demokracisë bëhet ndryshe . Përkundrazi, këtë të drejtë ndonjëherë e paraqesin si vijë ndarëse ndërmjet të ligjshmes dhe të paligjshmes. Duke mos dashur të flas për kundërthëniet apo jo ndërmjet BIK-ut dhe lëvizjes “Bashkohu”rreth organizimit të protestave, ajo që dua të them se protesta, përderisa lajmërohet dhe nuk eskalon, është formë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë. Thirrjen e mediave për të shpërfillur dhe injoruar protestat për të drejtat fetare e shoh më shumë si një tentativë për të çorientuar dhe tëhuajësuar kërkesat për të drejtat fetare se sa që njëmendë synojnë rrahjen e këtij problemi (legjitimitetin e protestës).
Kushdo që ka përcjellë zhvillimet gjatë kohës sa organizoheshin këto protesta ka mundur të vërejë qartë rolin konstruktiv të BIK-ut, të cilët nuk ishin asnjëherë kundër protestuesve porse donin që kërkesat, përderisa BIK-u është institucioni i vetëm fetar islam në vend, të përcilleshin përmes tij. Kjo është dëshmuar edhe me rastin kur Myftiu Tërnava bën thirrje nëpërmjet RTK-së për anulim të protestës ndërsa përgjigjet pozitive vjen ende sa ai ishte në emision.
Këtë kemi mundur ta vërejmë edhe atëherë kur më shumë shprehet frika për kinse eskalim të situatës se sa për atë se këtyre që po protestojnë iu është shkelur e drejta .
Një devijim tjetër nga e drejta demokratike qenësore mund ta hasim edhe në rastin e pasqyrimit të organizimit të zgjedhjeve brenda Bashkësisë Islame. Kjo pjesë diskutimi nuk dua të tingëllojë sikur mbaj anën e zyrtarëve. E drejta mbetet e drejtë ndërsa hoxhallarët nuk janë të pagabime. Shqetësimet e ngritura, të paktën, meritojnë të diskutohen, por, shpërpjesëtimi i pasqyrimit të së vërtetës dhe mungesa e referimit burimeve të sakta ngjallin dyshimin për qëllimet jo të mira të mediave karshi muslimanëve si tërësi ndërsa BIK-ut, si organ udhëheqës në veçanti.
Këtë e bëjnë edhe në raste tjera. Kjo më konkretisht ka të bëjë me raportin “amerikan” të Stephen Suleyman Schvartz, i njohur për qëndrimet negative ndaj muslimanëve të Ballkanit, i cili, për çudi interpretohej si RAPORT AMERIKAN , dhe çudia nuk është pse ishte i jepnin ngjyrë që tingëllonte zyrtare, porse ishte në kohën kur organe zyrtare të SHBA-ve shprehnin admirimin e tyre për figurën e Myftiut dhe rolin e tij konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë .
Tek ‘e drejta’ hasim median të luan një lojë me standarde të dyfishta. Nuk përkrah të drejtën e natyrshme, siç është shamia p.sh., ndërsa, për të shprehur nënshtrimin ndaj politikës, përkrahin të drejtat e shthurura, siç kemi të bëjmë me homoseksualizmin .
2. NJËANSHMËRIA
Mediat nuk kanë ngurruar të shfaqin mërinë e tyre ndaj fesë islame. Kanë përfituar nga rasti për ta sulmuar kohë pas kohe apo për ta manifestuar urrejtjen e tyre ndaj saj. Ndonjëherë sheh se aq janë naivë saqë lidhen edhe për gjërave tejet simbolike, siç ishte rasti me ceremoninë e synetisë , që ndonëse vetëm si rit, ata e shihnin si një mënyrë që Turqia mundohet ta rikthejë ndikimin e vet në vendin tonë. Ndonjëherë has edhe në thirrje të atilla për ndërrimin e emrave të xhamisë ngase kanë emra “pushtuesish” .
Mediat nuk hezitonin ta ironizonin kërkesën (për të drejtë) fetare, siç ishte shkrimi i tashmë një zyrtari të lartë “HOXHA N’SHKOLLË” sikur që shërbeheshin me shembuj nga brenda dhe jashtë vendit vetëm e vetëm për ta pasqyruar Islamin sa më të vrazhdë . Dr. Murad Hofmann citon Salvatoren t ketë thënë: “Mediat gjithnjë e më tepër, indoktrinojnë dhe, në mënyrë mjaft efikase, nxitin mendimin se, Islami është një religjion i pashpresë dhe mjaft i vjetruar, i cili është larguar nga reforma dhe arsimi, e kështu ka mbetur në shekullin më të errët, të mesëm.
Ja disa raste konkrete. Rasti i humoristit Rasim Thaçi, i cili u sulmua fizikisht për shkak të ofendimeve që ua bënte muslimanëve në skeçet e tij humoristike, e trajtonin si dhunë nga ekstremistët, ndërsa nuk e diskutonin fare në ishte apo jo provokim dhe ofendim i një komuniteti të tërë . Nuk dua që të keqkuptohem sikur po arsyetoj sulmin e bërë ndaj tij, ngase fetarisht dihet se në ç’rrethana aplikohet masa ndëshkuese dhe kush e bën një gjë të tillë, por po them se nuk po çahet viktima.
3. NGRITJA E DISKUTIMEVE TË NXEHTA
3.1. Sfidimi i teorive fetare
Kjo mbase mund të jetë ngritje në mënyrë të heshtur e tezave që bien ndesh me fenë. P.sh. pikënisja dhe fillimi i gjithësisë, qëllimi i ardhjes në këtë botë, etj…
3.2. Diskutimi për çështje delikate
Diskutimi për të drejtat merr kahe të kundërt dhe aspak të hijshme kur ato ndërlidhen me të kaluarën. P.sh. shamia, xhamia, lënda fetare shihen si një lloj lidhje me historinë osmane, të cilën dinë ta kumtojnë vetëm barbarisht. Ndonjëherë marrin edhe rolin e një arbitri dhe vendosin se kush ç’taborri fetar i përket , sikur që dinë të prekin shqiptarët në pikën e dobët të tyre, në komb apo elemente të imagjinuara të tij, siç është p.sh. Kanuni i Lekë Dukagjinit .
3.3. Ngritja e shqetësimeve të paqena
Për të zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet madhore, mediat dinë t’i rreken edhe problemeve që fare nuk ekzistojnë. Ndonëse u tha shumë se në Kosovë megjithatë nuk ka ekstremizëm dhe radikalizëm islamik dhe se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi por nga varfëria e papunësia e madhe , mediat prapë imagjinonin luftën kundër terrorizmit islamik.
4. NEUTRALITETI
Mediat dinë të ruajnë një lloj distance vetëm atëherë kur konstatime për një çështje të caktuar vijnë nga organe, deklarata e të cilëve nuk mund t’i komentojnë a interpretojnë ndryshe .

II. TRI TË DREJTAT FETARE MË TË DEBATUARA

“…prapëseprapë, nuk mund të mohohet se para së gjithash, zëdhënësit e rregullimit joreligjioz, ata që anojnë kah ateizmi, ndihen të thirrur të jenë gazetarë dhe se mediat, edhe në sferën e religjionit me vetëdije të plotë merren me politikë.”
(Dr. Murad Hofmann, “Islami në mijëvjeçarin e tretë”, f. 91.)

1. SHAMIA
1.1. Si perceptohet shamia në Islam
Shamia është një prej obligimeve të domosdoshme fetare për femrën muslimane. Është urdhër, të cilin në formë të prerë, Zoti e sjell në Kur’anin Fisnik.
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.”
(Kur’ani, 33:59)
Nga citati kur’anor vërehet edhe një element se shamia nuk është simbol por urdhër dhe obligim hyjnor për të gjitha femrat myslimane sikur që është edhe element identifikues.
Mbulimi i femrës nuk nënkupton në asnjë formë dhunën ndaj saj apo shkeljen e të drejtave të saj , përkundrazi, femra mbulohet për ta ruajtur atë nga lapërdharët apo edhe për të ruajtur vet meshkujt që duan t’i përmbahen virtyteve të larta .
1.2. Si perceptohet shamia në media
Shamia nuk është trajtuar si një e drejtë fetare. Mediat janë munduar ta paraqesin vrazhdë, si element identifikues të një bote që kinse nuk ka përparim, si gjë e cila nuk përkon me aspiratat tona për anëtarësim në BE, e gjëra tjera. Madje jo vetëm kaq, por edhe nëse kanë hasur se në Evropë respektohet kjo e drejtë fetare, atëherë janë munduar të gjejnë një model përjashtues, pra një vend ku nuk respektohet kjo e drejtë, vetëm e vetëm që shamia mos të njihet si e drejtë. E ndonjëherë i janë shmangur edhe atyre lajmeve që vërtetë kanë qenë lajm, e që kanë patur të bëjnë me shaminë si të drejtë. P.sh. pjesëmarrja në lojërat olimpike me shami ishte diskutuar për të rezultuar përfundimisht me lejimin përkatës. Këtë lajm publikuan disa portale dhe websajte fetare në vend por jo edhe mediat tona .
Mediat tona kanë marrë një pozicion të cilin nuk e ndërrojnë. Nuk e përkrahin shmangë si të drejtë ndërsa në nivel global iu intereson vetëm atëherë kur diskutohet mohimi i saj. Franca, që e kishin si një model dhe mbështetje, iu interesonte ç’pozicion do të merrte për këtë çështje kur në pushtet erdhi president i ri, presidenti Hollande .
1.3. Diskutim i argumenteve
Problemi i shamisë lindi atëherë kur Ministria e Arsimit nxori një udhëzim administrativ me të cilin ndalohej uniforma fetare . Jo vetëm në media, por diskutimi dhe në qarqe zyrtare bëhej ndërsa kishte defekte, që për mendimin tim mund të pasqyrohen më së miri në pikat në vijim:
1) Paqartësia konceptuale. Diskutohej për shmangë ndërsa mediat thirreshin në vendet e zhvilluara , të cilat nuk e diskutonin asnjëherë shaminë si të drejtë por burkën. Ka dallim ndërmjet shamisë dhe burkës, dhe në kohën kur këta diskutonin për ndalimin e shamisë, në Bruksel hynte në parlament për herë të parë vinte një deputete me shami madje nga radhët e Partisë Demokristiane, befasi kjo për të gjithë .
2) Metodologjia selektive, pra duke përjashtuar rastet kur ndonjë vend njeh të drejtën e bartjes së shamisë dhe përvetësimi i metodologjive të shteteve që e ndalojnë atë edhe pse janë shumë pak.
3) Animi politik. Mediat kanë marrë pozicionim politik, ani pse e dinë se e vërteta nuk është në anën e saj. Nuk do të doja ta quaj shantazhim por injorimi apo thënë më mirë blasfemimi i kërkesës për mbajtjen e shamisë nuk ka si të komentohet ndryshe. Mediat e dinë fare mirë se në kuadër të së drejtës së shprehjes përfshihet dhe e drejta fetare dhe se zgjidhja e këtij probleme nuk është dashur të bartet në Kuvend. Apo,e dhe po të bartej, do të duhej përkrahur, sidomos kur e vërteta qëndron në anën e besimtarëve. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ndalon shaminë. Ndonëse Kosova përkufizohet si shtet laik , megjithëkëtë liria e besimit garantohet, madje edhe ajo e manifestimit , derisa nga e drejta për arsim nuk privohet askush . Një gjë e tillë vërtetohet edhe në dokumente shumë të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , dhe që në të gjitha, duke përfshirë edhe kushtetutën e Republikës së Kosovës, e drejta fetare kufizohet vetëm në rast se paraqet rrezik për sigurinë e shtetit apo shkel të drejtën e tjetrit.
Edhe në rastin kur Gjykata Kushtetuese nuk miraton këtë të drejtë, mediat do të duhej të dilnin në përkrahje të shamisë, për shkak se interpretimi mund të bëhet në rrethana dhe nga indikatorë të ndryshëm por shamia mbetet e drejtë.
2. LËNDA E EDUKIMIT FETAR
2.1. Nevoja e futjes së një lënde edukative fetare në shkolla
Bashkësia Islame e Kosovës ka kohë që ka parashtruar kërkesë për futjen e një lënde për edukim fetar. Kërkesa është bërë duke patur parasysh gjithnjë gjendjen dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon shoqëria, e që, përveç tjerash po rrezikon zhveshjen nga vlerat dhe edukata e mirëfilltë. Me futjen e lëndës fetare është synuar:
1) Respektimi i të drejtës fetare, si diç me të cilën njeriu ka shtegtuar përgjatë gjithë historisë
2) Forcimi i bazës shpirtërore,
3) Menaxhimi i problemeve shoqërore, si depresioni, stresi, pesimizmi, sidomos kur dihet se trajtimi fetar është i pazëvendësueshëm,
4) Çrrënjosja e mbetjeve të idesë komuniste
5) Vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi ashtu siç mendon edhe Bashkimi Evropian,
6) Pasimi i vendeve të zhvilluara që e kanë si pjesë përbërëse të arsimit të tyre, madje Jan Figel, ish-Komisioneri Evropian për Arsim, Kulturë dhe Shumëgjuhësi, thoshte së “marrëdhëniet e ngushta midis arsimit dhe vlerave fetare dhe morale janë si vendimtare për të ardhmen e Evropës. “
2.2. Koncepti i përmbajtjes së kësaj lënde
Bashkësia Islame e Kosovës, ndonëse pati parashtruar kërkesën për futjen e një lënde edukative fetare nëpër shkolla, megjithëkëtë, nuk synonte doemos ta impononte edhe planprogramin e vet, që të kuptohej gabimisht e kinse ka qëllime a tendenca, siç e akuzonin për kinse instalim të një shteti sheriatik. Për këtë gjë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ishte nikoqire e një konference rajonale për “Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”, në të cilin morën pjesë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët debatuan në mënyrë shkencore për modalitetet e aplikimit të mësimbesimit në procesin e arsimit publik në Kosovë . U fol për përvojat e rajonit dhe për mundësinë e aplikimit të një sistemi të pranueshëm. Pra, konferenca mëtonte gjetjen e një planprogrami të aplikuar tashmë në vendet në rajon. Madje, si rezyme e kësaj konference patën dalën edhe rekomandime, një prej të cilave ishte edhe që BIK-u të jetë në bashkëpunim të drejtpërdrejt me MASHT-in, në mënyrë që planprogrami të mos jetë “tendencioz.”
Ajo çfarë dua të them është se programi do të ishte nën mbikëqyrjen e MASHT-it dhe se nuk do të përdorej –kushtimisht- për të bërë propagandë fetare.
2.3. Mediat dhe diskutim rreth konceptit të tyre
Futja e një lënde fetare në sistemin tonë arsimor është parë me sy të keq nga mediat. Përgjithësisht është qarë halli i laicizmit të shtetit. Futja e kësaj lëndë është konceptuar si një bombë nukleare që do ta zhduk laicizmin. Për këtë shkak sheh se nuk iu dhemb vetëm kjo por edhe ajo se kjo lëndë duhet të ligjërohet nga Hoxha e kjo qenka trishtuese për ta. Kjo po rrezikuaka edhe stabilitetin (imagjinar) të vendit. Kam përshtypjen se pasqyrimi ka qenë i shkallës më të ultë të marrëzisë, ngase, sikur nuk kanë mjaftuar vetë këto arsyetime banale porse janë munduar që në lojë të fusin edhe të tjerë, ose të përkrahin ata që mendojnë keq, p.sh. personelin e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë , të cilët pa i pyetur askush fare, por ndoshta për tu deklaruar më katolikë se papa, dolën kundër futjes së kësaj lënde. Në fakt, nuk ishte vetëm laicizmi pse ata shprehën kundërshtinë e tyre porse edhe frika se BIK-u po e luftuaka identitetin shqiptar dhe se osmanët na paskan lënë mbrapa . Broçkulla. Mediat është dashur që të mos i japin hapësirë lansimit të çfarëdo ideje. Kam përshtypjen se asnjëra nga këto arsyetime nuk qëndron.
1) Laicizmi ka lindur në Evropë por këta nuk ia kanë kthyer fesë shpinën. Sot, në shumë vende të botës mësohet edukimi fetar përkatës, dhe kjo nuk paraqet rrezik për sigurinë e tyre. Kjo ngase laicizmi nuk nënkupton apriori mohimin e fesë. Claudio Magrisi në librin ‘Panairi i tolerancës ’ jep shpjegime shumë të mira. Laik, një fjalë aq e pasur në kuptim dhe vlerë, nuk nënkupton aspak, siç supozohet shpesh në mënyrë injorante, të kundërtën e fesë, as nuk nënkupton në vete një besimtar, agnostik apo ateist….Laicizmi nënkupton dallimin e asaj që racionalisht është e demonstrueshme nga ajo, që, në të kundërt, është objekt i fesë…Laicitet d.t.th. tolerancë…të mos ngatërrosh mendimin dhe ndjenjën e mirëfilltë…të mos dominohesh nga ndonjë ide edhe pse i qëndron asaj…Laicizmi ka qenë një filozofi që i është kundërvënë dogmës kishtare ndërsa është përkrahur nga diktatorët afetar për të justifikuar politikat e tyre antifetare . Vazhdimi i këtij avazi të vjetër ka të përbashkët me periudhën komuniste vendosmërinë për të mos u tërhequr nga akuzat ndaj fesë në planprogramet shkollore.
2) Muslimanët nuk janë të rrezikshëm. Nëse Kosova nuk paska problem tjetër veç ekstremizmit islam, aq sa Ministri i Brendshëm thotë se i ka në kontroll të vazhdueshëm, e të cilin praktikisht studimet nuk e shohin gjëkundi , e lehtë qenka puna. Nëpërmjet një sistemi arsimor, të cilin do ta përpilojnë vet, do ta mundësojnë edukimin e gjeneratave jashtë ndikimit të ekstremistëve. Por, vetëm llafe janë fjalët e tyre.
3) Barra materiale. Arsyetim tjetër, e me gjasë më banali i mundshëm, është edhe ai i dhënë nga Ministria e Arsimit, respektivisht ministri ramë Buja, i cili problemin e sheh tek dhënia e 1000 rrogave. Mediat janë në dijeni për shpenzimet enorme, keqpërdorimet dhe korrupsioni që bëhet nëpër ministri dhe se përmendja e këtij fakti ka qenë turp. Andaj është dashur ta diskutojnë atë. Sikur të mos kishte korrupsion në këtë shkallë që ka, Kosova nuk do të kishte probleme kaq të shumta.
3. NDËRTIMI I XHAMISË SË MADHE NË KRYEQYTET
3.1. Roli shoqëror i Xhamisë
Xhamia është një burim i përhershëm i integritetit dhe vend i ringjalljes socio-kulturore e fetare, është institucioni më i vlefshëm që mund të jetë konceptuar e krijuar ndonjëherë. Është vend ku besimtari komunikon drejtpërsëdrejti me Krijuesin…
Xhamia është objekti shoqëror i parë i ndërtuar mbi sipërfaqen e dheut. Në Kur’an është regjistruar kjo e vërtetë historike nga vet Krijuesi:
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.”
(Kur’ani: 3:96)
Xhamia arrin që jetën shoqërore me të gjitha detajet e saj ta ekspozojë në një figurë të minimizuar; sikur është një version përmbledhës i shoqërisë ku prezantohen pikat më të rëndësishme të saj. Ajo po kështu është edhe një përkufizim apo thënë më mire tkurrje identitetesh, ngase bën klasifikimin e sjelljeve dhe tipareve të njerëzve. Xhamia ka rendin dhe rregullat përkatëse, te cilat jo vetëm që shkrijnë dallimet shoqërore, por edhe edukojnë njeriun.
3.2. Mungesa e xhamive dhe të drejtat e besimtarëve
Komuniteti fetar më i madh në vend është komuniteti mysliman. Në bazë të statistikave të fundit , ky komunitet numëron 96% të banorëve të Kosovës. Megjithëkëtë, ky komunitet vuan për mungesë të hapësirave për kryerje të lutjeve fetare. Skenat e faljes në rrugë verë dhe dimrit, madje edhe atëherë kur bën vapë shumë e madhe, respektivisht acar që të ngrinë, ata falen në rrugë, në kohën kur komunitetet e vogla favorizohen. Ndërtimi i katedrales në Prishtinë nuk ka qenë nevojë e besimtarëve katolikë sikur që pozita e dhënë Kishës Ortodokse ka qenë e padrejtë, ani pse kështu nuk mendojnë politika dhe kushtetuesja . Zvarritja e proceseve për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e një Xhamie të madhe, e cila do t’i plotësonte kënaqshëm kërkesat e besimtarëve ka qenë shkak për shprehjen e pakënaqësisë së këtyre të fundit. Madje politikanët tanë jo vetëm që na jepnin premtime boshe porse edhe shfrytëzonin momentin për të provokuar besimtarët me shaka të pakripa se ‘po patën para la ta blejnë edhe Grandin.’
3.3. Pasqyrimi i kërkesave për ndërtimin e Xhamisë
Xhamia si institucion fetar i rëndësishëm, si vendadhurim, në përgjithësi nuk është paraqitur keq në media. Ajo nuk paraqitet mirë kur është në pyetje ndërtimi i përmasave të mëdha, që disi Prishtinën do ta identifikonin me të. Nuk di ç’të keqe ka kjo vetëm se as politika dhe as mediat nuk e duan një gjë të tillë. I pari i Prishtinës duket që është në siklet aq të madh saqë edhe në spote reklamuese të Kryeqytetit angazhohet që të mos ketë hapësirë shumë për xhami. Problemi i ndërtimit të Xhamisë së madhe kryesisht është fokusuar në këto pika:
• Kryeqyteti të mos identifikohet me të ,
• Lokacioni të mos jetë në qendër , afër objekteve fetare tjera të minoriteteve,
• Financimi i ndërtimit.
3.4. Diskutim
Prishtina, deshën apo jo, është një qendër e myslimanëve. Është vend i xhamive, madje edhe i atyre të rrëzuara nga pushteti. Në kohën kur mediat e vajtojnë rrënimin e mundshëm të një çerdheje për ndërtimin e kësaj Xhamie, harrojnë se:
• Katedralja u ndërtua në vendin ku u rrënua shkolla,
• Gjurmimet zbuluan pranë teatrit Kombëtar themelet e një xhamie, apo edhe më shumë se një xhami, të rrënuar nga pushtuesi serb. U dëshmua se myslimanëve i janë uzurpuar hapësirat. Do të duhej diskutuar për këtë drejtë të tyre të rikthimit të pronës apo kompensimit të saj.
Pra, mungon një qasje pozitive ndaj një kërkese legjitime të besimtarëve. Ndërlidhja e ndërtimit të Xhamisë me rrëzimin e çerdhes ka qenë arsyetim amatores. BIK-u, në rast të marrjes së asaj parcele, pati premtuar ndërtimin e një çerdheje të re nga mjetet e veta. Xhamia për një kohë është shuar si lajm për tua ndezur në shkurt të këtij viti kur KK-Prishtinës ndaj një parcelë tek PTK-ja, e cila ishte e pranueshme për BIK-un por jo e kënaqshme . E pranueshme ngase do të mbulohet një boshllëk ndërsa e pakënaqshme ngase nuk i është dhënë pozitë sikur e objekteve tjera të komuniteteve e minoritare.

Përfundim
Nga diskutimi i mëparshëm del se:
1) Mediat kosovare, përgjithësisht, kanë qasje negative ndaj të drejtës fetare,
2) Janë të ndikuara në masë të theksuar nga politika
3) Iu mungon qasja analitike e gjërave.
Ndërsa si rekomandime të nxjerra nga ky punim do të veçoja:
1) Nxjerrjen e ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare në vend sa më parë të jetë e mundur,
2) Një studim gjithëpërfshirës të të gjitha llojeve të medieve, vizuale, të dëgjuara dhe të shkruara,
3) Organizimi i debateve publike, pasi që në raporte të ndryshme, siç ishte ai i qendrës për hulumtime “Gani Bobi” , theksohej se populli nuk janë kundër shamisë ndërsa Kosova nuk vuan nga ekstremizmi,
4) Organizimi i konferencave rajonale për të gjetur një model të përbashkët për të drejtat fetare dhe zbatimin e tyre,
I bindur se ky punim meriton shumë më shumë se kaq, se çështja fetare kërkon analiza edhe më të thukëta dhe studime më të thella, e përmbyll punimin ndërsa deklaroj se kam synuar vetëm të vërtetën dhe kënaqësinë e Zotit tim!

Literatura konsultuese
1) Kur’ani Fisnik,
2) Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 2008.
3) Buti, Muhammed Seid Ramadan. (2007) Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor, përktheu Dr. Selim Sulejmani. Shkup: Libraria “Ebu Hanife.”
4) Topaliogllu, Beqir. (2000) Gruaja në Islam, përktheu Mithat Hoxha. Turiq: Universiteti Marmara.
5) Idrizi, Zekerija. (2009) Xhamia në analet e historisë. Zurich: Fondacioni i Rinisë Islame.
6) Magrip, Claudio. (2001) Panairi i tolerancës, përktheu Guri Lekloti. Tiranë: ISHM; IDK; UNESCO.
7) Paraziti, Ali. (2009) Fjalor i Sociologjisë. Shkup: Logos-A.
8) Osmani, Shefik. (1983) Fjalor i Pedagogjisë. Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori.”
9) Të drejtat e njeriut 2, deklarata dhe konventa të KB, 1994, Prishtinë: Valton.
10) Hofmann, Murad. (2007) Islami në mijëvjeçarin e tretë, përktheu Behxhet Jashari. Shkup: Furkan ISM.
11) Dituria Islame, revistë mujore fetare, shkencore e kulturore, të cilën e nxjerrë Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë.

EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE

SEDAT ISLAMI

EDUKIMI I RINISË MYSLIMANE PËRBALLË SFIDAVE BASHKËKOHORE

مسلم

(Punim i publikuar në Takvim 2013, botim i Kryesisë së BIK-ut, Kosovë)

Në vend të parathënies[1]
Ky punim i kushtohet ekskluzivisht përgatitjes shpirtërore të të rinjve sipas metodologjisë profetike, duke vënë si synim të parë aftësimin e tyre për ballafaqim sa më stoik me sfidat e kohës bashkëkohore. Në fokus ka tri pika kryesore: së pari, mbjelljen e besimit, pastaj përmirësimin e gabimeve dhe së treti ruajtjen e besimit. Secila nga këto pika ka karakteristikat e veta, e me theks të veçantë ruajtjen maksimale dhe përshtatjen me kapacitetin dhe aftësitë intelektuale të të riut. Pra, në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre psikik, iu ofrohet ky program. Kështu, që të tri këto pika që përbëjnë tërësinë e kësaj metodologjie shquhen për një ekuilibër dhe drejtpeshim, duke inkorporuar krahas nxitjes edhe edukimin nëpërmjet qortimit dhe ndëshkimit përkatës, kuptohet gjithmonë brenda suazave të normave të caktuara më parë.
I. MBJELLJA E BESIMIT TË PASTËR NË SHPIRTRAT E TË RINJVE
I.1. MËSIMI I BESIMIT QË NGA VEGJËLIA
Xhundub Ibn Abdullahu rrëfen:
“Ishim me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam] ndërsa ende ishim të vegjël, kështu që mësuam besimin (imanin) para se ta mësonim Kur’anin, e më pas, e mësuam këtë të fundit dhe na u shtua besimi me të!”[2]
Kjo nënkupton se besimin duhet tua mësojmë të rinjve para çdo gjëje. Respektivisht, duhet t’i mësojmë për:
§ Allahun e Madhëruar dhe të drejtat e Tij;
§ Librat dhe të Dërguarit e Allahut;
§ Pejgamberin [alejhis salatu ves selam], besimin në të dhe obligimet ndaj tij;
§ Caktimet e Allahut të Madhëruar, duke përfshirë këtu sprovat, fatkeqësitë, vdekjen, etj;
Me një fjalë, iu mësohet besimi në përgjithësi, por pa hyrë në detaje. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ishte shumë kureshtar që këtij aspekti t’i kushtonte kujdesin maksimal, ndaj edhe në fokus kishte gjëra që nuk janë të rënda për tu mbajtur mend por që edhe në të njëjtën kohë përsëriten shpesh, siç kemi të bëjmë me disa dua-lutje. P.sh. lutja në kunut dhe teshehhud janë të përpiluara asisoj që reflektojnë vetëm besim. Ibni Maxheh transmeton hadithin e Hasan Ibni Aliut, i cili thotë t’ia ketë mësuar gjyshi i tij, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] disa fjalë t’i thotë në kunutin e vitrit:
“(All-llahumme-hidini fi men hedejt ve afini fi men afejt ve tevel-leni fi men teve-l-lejt ve barik li fi ma a’tajt vekini sherre ma kadajt fe inneke takdi ve la jukda alejk, innehu la jedhil-lu men valej-te ve la je’izzu men aejt tebarekte Rabbena ve tealejt)
O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur, më bëj prej të dashurve Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dëmi i asaj që Ti ke caktuar. Vërtet, Ti je Ai i Cili cakton dhe askush s’mund të caktojë kundër Teje asgjë. Me të vërtetë s’ka mposhtje për atë të cilin Ti e do dhe s’ka ndi¬hmë për atë që është armik i Yt. I Madhë¬ruar dhe i Lartësuar je, O Zoti ynë.” Albani hadithin e vlerëson për autentik.
Edhe lutja në teshehhud bartë këto domethënie. Ibni Maxheh transmeton nga Ibni Abbasi:
“I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] na e mësonte këtë dua – lutje, ashtu siç na e mësonte kaptinën nga Kur’ani:
‘Allahumme inni eudhu bike min adhabi xhehenem, ve eudhu bike min adhabi-l-kabri, ve eudhu bike min fitneti-l-mesihi-d-dexh-xhal, ve eudhu bike min fitneti-l-mahja ve-l-memat’
O Zoti im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi i Xhehennemit, kërkoj të më mbrosh nga dënimi i varrit, kërkoj të më mbrosh nga sprova e Dexh-xhallit dhe kërkoj të më mbrosh nga sprova e të gjallëve dhe të vdekurve!”[3]
Se këto thënie kanë synuar këtë botëkuptim na flet edhe mosha e transmetuesve, Hasanit dhe Ibni Abbasit, të cilët sigurisht se kur kanë dëgjuar këto fjalë kanë qenë ende të vegjël.
I.2. SQARIMET DHE SHPJEGIMET
Në ligjërimet e tij, sidomos për të rinjtë, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] mundohej të fliste duke qenë sa më shumë të jetë e mundur i kuptueshëm. Në fakt, edhe ishte, ngase siç rrëfen Aisheja [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Të folurit e të Dërguarit të Allahut [paqja dhe mëshira qofshin mbi të] ishte të folur i rrjedhshëm, të cilin e kuptonte çdokush që e dëgjonte!”[4]
Më të qartë dhe më të kuptueshëm e bënte edhe metodologjia e tij në shpjegim, që shoqërohej me elemente të ndryshme, si:
1. Marrja e shembujve
Rëndësia e shembujve është e pakontestueshme. Kur’ani është përplot shembuj, ngase me shembuj gjërat bëhen më të kapshme. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] ka thënë: “Shembujt janë kandilat e fjalëve!”
E këtu mbase qëndron edhe arsyeja pse Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] sillte shembuj dhe bënte krahasime ndërmjet besimtarit dhe të tjerëve. Tirmidhiu sjell hadithin e Ebu Hurejres [Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur me të] i cili përshkruan gjendjen e besimtarit dhe jobesimtarit në këtë botë, ballafaqimin me sprova dhe në fund mbarimin e tyre. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë:
“Shembulli i besimtarit është sikurse shembulli i të mbjellës (perimeve, drithërave) që era i lëkund (por nuk i shkul). Besimtari vazhdimisht do të goditet me bela- sprova. Ndërsa shembulli i hipokritit është sikur shembulli i shkurres (larix) apo pishës, që nuk luhatet derisa të prehet.”[5]
Pra, besimtari në këtë botë sprovohet me bela, jeta e tij është përplot të liga, por shpëtimin e ka te Allahu i Madhëruar. Ndërsa jobesimtari, për të mos iu përshpejtuar dënimi, në këtë botë gëzon të mira, kurse në botën tjetër, do të ketë dënim të përhershëm.
2. Ilustrimi figurativ
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që shpjegimet e tij ndonjëherë t’i konkretizonte edhe në formë ilustrimesh, gjë e cila flet për nevojën e madhe që fëmijëve tanë sot t’iu ofrojmë edukim sipas kësaj metodologjie. Ibni Mes’udi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se:
“Na e vizatoi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] një vijë e pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut të Madhëruar.” Pastaj bëri disa viza në të djathtë dhe të majtë, pastaj tha: “Këto janë rrugët e devijuara, në çdo rrugë prej tyre ka shejtan që thërret në të”, pastaj lexoi (ajetin kur’anor): “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (el-En’am, 153).”[6]
3. Tregimet
Thjeshtësimin e mënyrës së përvetësimit të besimit, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e bënte edhe nëpërmjet tregimeve. I kësaj natyre është edhe tregimi që flet për njeriun e fundit që hyn në Xhennet, e të cilin Imam Muslimi dhe Imam Ahmedi e kanë shënuar në Sahihun, respektivisht Musendin e tij, nga Ibni Mes’udi, i cili thotë se Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“Njeriu i fundit që hyn në Xhennet është një njeri që një herë ecën, herën tjetër shkon zvarrë ndërsa herën e tretë e godet zjarri, e kur ta ketë kaluar atë, kthehet nga ai dhe thotë: “I Madhëruar qofte Ai që më shpëtoi prej teje, Allahu mua më dhuroi diç që nuk i dhuroi as të parëve dhe as mbramëve. Atëherë i paraqitet atij një pemë dhe thotë:”O Zot, më afro afër asaj peme që të hyj nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj!“ Allahu i Lartësuar i thotë:”O Bir i Ademit, nëse do ta dhuroj atë, a do të më kërkosh tjetër?“I thotë: ”Jo, o Zoti im!”, dhe i premton se nuk do t`i kërkojë diç tjetër. Zoti i tij e arsyeton sepse i paraqet mirësi para të cilave sfidohet durimi i tij, kështu Ai e afron afër saj, hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj. Pastaj i paraqitet atij një peme edhe më e bukur se e para dhe ai thotë: “O Zot, më afro tek ajo pemë që të pi prej saj dhe të hyj nën hijen e saj, nuk do të kërkoj tjetër! Allahu i thotë: ”O Biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?! Sikur të të afroj tek ajo, a do të më kërkosh prapë tjetër?” Por, Zoti e arsyeton atë, ngase i paraqet mirësi, ndaj të cilave nuk mund të ketë durim, kështu që e afron tek ajo dhe ai hyn nën hijen e saj dhe pinë nga uji i saj. Pastaj i paraqitet një pemë tek dera e Xhennetit, e cila është më e mirë se dy të parat. Njeriu i thotë: ”O Zoti im, më afro të futem tek ajo që të hy nën hijen e saj dhe të pi nga uji i saj, ndërsa unë nuk do të kërkojë tjetër.” Allahu i thotë: “O biri i Ademit, a nuk më premtove se nuk do të më kërkosh tjetër?!” Po, o Zoti im, por më nuk do të kërkoj tjetër – i thotë robi. Zoti i tij i pranon faljen sepse i paraqet gjëra që ai nuk mund të durojë nga ato, kështu që e afron tek ajo, e kur të jetë afruar, ai dëgjon zërat e banorëve të Xhennetit dhe thotë: “O Zot, më fut aty!” I thotë Allahu: ”O bir i Ademit, çfarë të kënaq, a je i kënaqur të të jap sa bota dhe një herë sa ajo?” Thotë: ”O Zot, a më përqesh mua ndërsa Ti je Zot i boteve? Me këtë rast qesh Ibn Mesudi dhe thotë:”A nuk më pyesni përse po qeshi?” I thanë:”Përse po qesh?”Kështu qeshi dhe i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa i thanë:”Përse qeshe o i Dërguari i Allahut? Tha: “Nga të qeshurit e Zotit të botëve. Kur ai (robi) i tha: ”A më përqesh mua dhe Ti je Zot i Botëve?!”, Allahu i thotë: ”Unë nuk përqeshem me ty, por Unë bëj çfarë të dua!“
4. Pyetje – përgjigjet.
Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukimin e të rinjve e bënte edhe nëpërmjet mundësisë për pyetje. Ebu Hurejre rrëfen për vete[7]:
“Është pyetur: O i Dërguari i Allahut! Kush është njeriu që Ditën e Kiametit do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tënd? I Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] tha: Kam menduar se askush para teje Ebu Hurejre nuk do të më pyet për këtë hadithi, për shkak të kureshtjes së madhe që kam parë tek ty për hadithin. Njeriu që do ta gëzojë më së shumti ndërmjetësimin tim në Ditën e Kiametit është ai që sinqerisht nga zemra ose shpirti i tij ka thënë: La ilahe il-la Allah! [Dëshmoj se nuk adhurohet askush pos Allahut!]”[8]
I.3. NGJALLJA E KURESHTJES PËR MËSIM
Metodologjia e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ishte e përkryer. Përdorte forma dhe mënyra që praktikisht janë treguar shumë të suksesshme. Të shohim hadithin e Muadhit dhe përfshirjen e disa prej këtyre elementeve në të. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] siç na rrëfen Muadhi, e kishte thirrur:
“O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. Eci për pak çaste e pastaj, prapë më tha: O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!–i thashë. Prapë eci për një kohë dhe më tha (për të tretën herë): O Muadh! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut!–i thashë. A e di se çfarë është e drejta e Allahut tek robërit e Tij? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e Allahut tek robërit e Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë shok në asgjë – mu përgjigj. Pastaj vazhdoi udhëtimin dhe për pak çaste për të më pyetur sërish: O Muadh Ibn Xhebeli! Në gatishmëri për ju dhe në ndihmë tuajën, o i Dërguari i Allahut! –i thashë. A e di se çfarë të drejte kanë robërit tek Allahu nëse veprojnë ashtu (e adhurojnë vetëm Atë)? Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri! E drejta e robërve tek Allahu është që të mos i ndëshkon!”[9]
Në këtë hadith vërejmë tri elemente interesante, që zgjojnë kureshtjen e dëgjuesit dhe e mbajnë të vëmendshëm për të kuptuar se çfarë është ajo që do t’i thuhet. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam]:
§ E thirri tri herë
§ E thërriste me pushime
§ Kur i foli, i foli në formë pyetëse: “A e di…?”
…për t’ia bërë me dije se besimi është shumë i rëndësishëm.

II. PËRMIRËSIMI I GABIMEVE

Për të përmirësuar gabimet, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndoqi një mori rregullash, shumtë të rëndësishme për tu aplikuare dhe sot e kësaj dite. Me këtë rast ne do të veçonim disa nga praktikat e tij, si:
II.1. POROSITË DHE KËSHILLAT
Besimi është sikur një pemë, e cila për tu zhvilluar dhe për të dhënë frytet e saj, ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam], përveç që mbolli besimin në zemrat e të rinjve, dha edhe udhëzimet përkatëse që ky besim të mbrohet nga ‘barishtet e egra.’ Këshillë që trajton këtë aspekt është ajo dhënë Ibni Abbasit [Allahu qoftë i kënaqur me të dy]:
“O djalosh! Unë do t’i mësoj ca fjalë (do t’i jap ca këshilla, andaj ke vëmendjen): Ruaje Allahun, të ruan Ai ty, ruaje Allahun, do ta gjesh para vete, kur lypësh, lyp nga Allahu dhe kur të kërkosh ndihmë, kërkoje nga Allahu. Dije se sikur e tërë bota të bëhen tok për të ta bërë një të mirë, nuk do të munden të bëjnë tjetër vetëm se atë që Allahu e ka shkruar për ty. Po kështu, edhe nëse bashkohen për të të dëmtuar me diç, nuk do të kenë mundësi të të dëmtojnë përveçse me atë që Allahu ta ka shkruar. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët!”[10]
Pra, për ta ruajtur besimin, në radhë të parë porositet që t’iu shmanget mëkateve, e pastaj punohet në drejtim të vetëdijesimit të tij se po deshe ndihmën e Allahut, duhet të punosh përherë ngase Allahu nuk njihet vetëm në ditë të vështira, e më pas jepen edhe udhëzime për veprime konkrete.
II.2. TESTIMI I BESIMIT
Besimi është një identitet i fshehtë, i cili reflekton në veprat dhe punët e njeriut. Me një fjalë, jo vetëm prania apo evidentimi i tij tek besimtarit, por edhe niveli i fuqisë së tij, kanë nevojë për testim. Allahu i Madhëruar kështu na ka mësuar.
Elif, Lam, Mim. 2. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” 3. Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (el-Ankebut: 1-3)
Këtë metodologji e praktikoi edhe Muhammedi, [alejhis salatu ves selam]. Habbab Ibn Eretti, siç transmeton Buhariu në Sahihun e tij, kishte shkuar tek Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] dhe i ishte ankuar për gjendjen e vështirë që përjetonin në Mekke. Kishte kërkuar ndihmë nga Allahu i Madhëruar që t’i nxirrte nga ajo gjendje e mjerueshme. Por, është ligj i Zotit që besimtarët të sprovohen, dhe kështu ka ndodhë gjatë gjithë historisë. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia përkujtoi edhe Habbabit këtë parim dhe i tha:
“Para jush ka qenë një burrë, të cilit ia kanë hapur një gropë dhe e kanë vënë në të, për t’ia vënë më pas sharrën mbi kokë dhe për ta ndarë në dysh, por kjo nuk e luhaste dot nga feja. Krihej me krahër të hekurt aq sa i ndahej mishi dhe muskujt nga kockat, por as kjo nuk e largonte nga feja e vet. pasha Allahun, kjo punë (e kësaj feje) ka për tu plotësuar aq sa udhëtari do të udhëtojë nga San’aja në Hadrameut ndërsa nuk do të ketë frikë askënd përveç Allahut të Madhëruar, apo ujkut për kopenë e tij, por, ju po nguteni!”
E keni parasysh, këto fjalë janë thënë në kohën më të vështirë të muslimanëve, në kohën kur edhe ekzistenca e tyre ishte në pikëpyetje ndërsa Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i përgëzonte ata me fitore në të ardhmen.
II.3. HAPAT KONKRET NË PËRMIRËSIM
1. Arsyetimi dhe alternativa
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] me rastin e përmirësimit të gabimeve, jo vetëm që arsyetonte përmirësimin por edhe sillte zgjidhjen e duhur. Ibni Mes’udi rrëfen se faleshim pas Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam] ndërsa në teshehhud citonim: es-selamu ala Allah! Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] tha:
“Vërtetë, Allahu është Selami (një nga emrat e Tij), andaj kur dikush prej jush të falet le të thotë: et-tehijjatu li-l-Lahi ve-s-salavatu ve-t-tajjibatu, es-selamu alejkum ejjuhe-n-Nebijju ve rahmetu-Llahi ve berekatuhu, es-selamu aleja ve ala ibadi-Lahi-s-salihne…”[11]
2. Përjetimi i peshës së mëkatit
Ndonjëherë, kur ndonjë gabim mund të ketë qenë i madh, ani pse është bërë në rrethana të caktuara, Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] për të mos lejuar përsëritjen e tij, e bënte shumë të madh, aq sa kryerësi pendohej aty për aty. Me Usame Ibn Zejdin është një rast shumë interesant. Usame rrëfen:
“Na dërgoi i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] në Hureka ndërsa ne iu shkuam atyre në mëngjes dhe i mposhtëm. Unë dhe një ensar iu vërsulëm pas një njeriu, i cili posa e zumë, tha La ilahe il-la Allah! Ensariu e braktisi ndërsa unë e qëllova me shtizën time derisa e mbyta. Kur u kthyem, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] u informua me rastin ndërsa mua më tha: Usame, a e mbyte pasi që tha: La ilahe il-la Allah?! E tha vetëm sa për tu mbrojtur – (u arsyetova.( Por, ai vazhdonte të ma përsëriste këtë fjalë aq sa dëshirove sikur të mos e kisha pranuar islamin më parë!”[12]
E shihni, Usame aq shumë u prek nga mëkati saqë do të kishte dëshiruar që deri atë ditë ë mos ketë pranuar fare Islamin.
3. Shfaqja e hidhërimit
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ndonjëherë mospajtimin e shprehte edhe me shenja fytyre. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] rrëfen se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ia kishte dhënë një rrobe të qëndisur me penj mëndafshi, të cilën ai e kishte veshur në prani të tij. Pashë hidhërimin në fytyrën e Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam], kështu që e hoqa atë dhe ua ndava grave të mia –thotë Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të].
4. Vërejtja për fundin e keq
Përveç shprehjes së hidhërimit verbal, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] edukonte Sahabet duke ua përkujtuar pasojat e gabimeve në besim. Tirmidhiu transmeton hadithin e Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Ziheshim rreth kaderit (caktimit të Zotit) ndërsa i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] erdhi tek ne i hidhëruar dhe i skuqur nga hidhërimi aq sa ishte bërë sikur (alegori) në faqe të ishte derdhur lëng shege, tha: A për këtë jeni urdhëruar?! A e këtë gjë jam dërguar tek ju?! Ata që ishin para jush u shkatërruan pikërisht kur u përçanë rreth kësaj çështje. Iu bëj be dhe iu urdhëroj që të mos përçaheni – ziheni rreth kësaj çështjeje!”[13]
5. Qortimi dhe ndëshkimi
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] e kishte zakon që gabimet e mëdha të mos i lëshonte pa qortim, apo ndëshkim, varësisht nga vepra e kryer. Muadhin, për shkak se e zgjaste namazin shumë, e kritikoi ashpër, duke i thënë:
“…O Muadh! A po i largon njerëzit (apo a po i vë njerëzit në sprova)?!…”[14]
Kritikat apo ndëshkimi ishin gjithnjë në përputhje me veprën e bërë. Pra, nuk ngutej që për një vepër të vogël, të jepte ndëshkimin maksimal, dhe as anasjelltas. Nëse Muadhin e kritikoi, por nuk e lëçiti, Ka’b Ibn Malikun, për shkak të mospjesëmarrjes në betejën e Tebukut, e lëçiti për 50 ditë të tëra, derisa Allahu i Madhëruar e shfajësoi në Kur’an.

III. RUAJTJA DHE KULTIVIMI I BESIMIT

Është kjo faza e tretë dhe e fundit në këtë punim që flet për metodologjinë profetike për përgatitjen shpirtërore të rinisë myslimane. Se çfarë hapash ndoqi Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] në këtë fazë të fundit, do të shohim në vijim.
III.1. NXITJA PËR MBAJTJE PËR KUR’ANIT DHE SUNNETIT
Kur’ani dhe Sunneti janë dy burimet kryesore të Islamit, të cilave duhet t’i referohemi deri në amshim. Zgjidhjet afatgjata të problemeve mund t’i gjejmë vetëm në këto burime, andaj, edhe Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] këshillonte, që mbajtjes për këtyre dy burimeve të mos i ndahemi kurrë. Irbad Ibn Sarije na sjell dëshminë përkatëse.
“Një ditë, i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] u fal me ne ndërsa pas namazit u kthye (kah ne) dhe na këshilloi me një këshillim të arrirë, sa sytë rrodhën lot dhe zemrat u tronditën prej tij. Dikush tha: “O i dërguar i Allahut! Sikur të ishte kjo këshilla e lamtumirës, prandaj çfarë porosie do të na lësh? Ai tha: “U porosis për devotshmëri ndaj Allahut , të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse bëhet i pari juaj një rob etiopian, sepse ai që do të jetojë prej jush pas meje do të shohë përçarje të shumta. Prandaj kapuni fort pas sunnetit tim dhe sunetit të Hulefave të udhëzuar dhe të drejtë. Kapuni fort për të dhe shtrëngojeni me dhembë. Ruhuni prej shpikjeve në fe, sepse çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”[15]
III.2. LARGIMI NGA VENDET DHE POZITAT E SPROVAVE
Besimtari është i fortë, trim, i gatshëm për të sakrifikuar për Allahun e Madhëruar, por kjo nuk d.t.th. se ai duhet t’i qaset çdo gjëje. Përkundrazi, për ta ruajtur besimin e tij, është porositur që të largohet jo vetëm nga vendet e fitnes (sprovave), siç mund të jetë ndonjë qytet a shtet, por edhe nga pozitat dhe postet që mund të jenë të tillë. AbduRrrahman Ibn Semures, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha:
“O AbduRrahman Ibn Semure! Mos e kërko pozitën e emirit, për shkak se nëse të epet si shkak i kërkesës sate, do të ngarkohet në qafë, e nëse të jepet pse të tjerët kërkojnë, do të ndihmohesh (nga Zoti)!”[16]
III.3. IKJA NGA DYSHIMET
Dyshimet janë porta e djallit. Nëpërmjet tyre depërton në zemrën e besimtarit. Andaj, për ta ruajtur besimin, dyshimeve qysh në start duhet ikur. Dyshimet mund të dihet ku dhe kur nisin, por ku mbarojnë, vetëm Zoti e di. Ose thënë më mirë, dyshimet mund të të largojnë dhe nga besimi fare. Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka thënë Ebu Hurejres [Allahu qoftë i kënaqur me të]:
“Njerëzit do të vazhdojnë të pyesin (njëri tjetrin dhe të diskutojnë) derisa do të thuhet (do të bëhet dhe kjo pyetje): Zoti i ka krijuar krijesat, po Atë kush e ka krijuar. Kujt t’i ndodhë një gjë e tillë, le të thotë: Kam besuar në Allahun!” [17]
III.4. RUAJTJA NËPËRMJET VEPRAVE TË MIRA
Besimi, krahas largimit nga dyshimet, ruhet, madje shume fuqishëm, edhe duke bërë vepra të mira. Ato të motivojnë dhe nxisin shumë, andaj Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] i ka parë si ilaç efektiv, sidomos për ruajtjen e besimit. Ebu Hurejre [Allahu qoftë i kënaqur me të] transmeton se Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“Sprovave që janë sikur pjesët e errëta të natës, përshpejtojuani me vepra (të mira) ngase (në ato sprova) njeriu gdhin besimtar, por ngryset pabesimtar, apo edhe e kundërta, ngryset besimtar e gdhin pabesimtar. E shet fenë për gjësende të dynjasë me pak vlerë.” [18]

[1] Bazuar në një punim të zgjeruar nga Sulejman Ibn Kasim el-Ijd me të titull: ‘El-Menhexh en-Nebevijj fi muvaxheheti-t-tehaddijat el-akaidijjeh li-sh-shebab.’
[2] Transmeton Ibni Maxheh në Sunen, ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.
[3] Albani hadithin e vlerëson për hasen sahih.
[4] Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e cilëson hasen.
[5] Albani e vlerëson hadithin për autentik.
[6] Hadithin e transmeton Imam Ahmedi ndërsa Albani e cilëson autentik.
[7] Nga tekstet tjera kuptohet se pyetësi ka qenë vet Ebu Hurejre.
[8] Transmetojnë Buhariu, Ahmedi dhe të tjerë.
[9] Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.
[10] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson për autentik.
[11] Buhariu.
[12] Buhariu.
[13] Albani e konsideron hasen.
[14] Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.
[15] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e klasifikon për autentik.
[16] Muslimi.
[17] Muslimi.
[18] Muslimi.

Pakistan protest british author Salman Rushdie knight award

JA PSE NUK DUHET BOTUAR RUSHDIE NË GJUHËN SHQIPE

Sedat ISLAMI

JA PSE NUK DUHET BOTUAR RUSHDIE NË GJUHËN SHQIPE

Lexoje në wordJA PSE NUK DUHET BOTUAR RUSHDIE NË GJUHËN SHQIPE

Punimi është publikuar në revistën ‘Edukata Islame’, nr. 100.
Abstrakt
‘Vargjet satanike’ është një novelë e autorit indiano-anglez, Selman Rushdie, botimi i së cilës ka ngjallë reagime të shumta, të cilat, në disa raste, kanë patur epilog tragjik. Shkak ka qenë ofendimi që autori i bën Islamit, Muhammedit [alejhis salatu ves selam] dhe myslimanëve. Është diskutuar shumë për atë se ky libër paraqet apo jo fyerje në baza fetare dhe se përmbajtja e tij është apo jo në kuadër të së drejtës dhe lirisë së shprehjes dhe mendimit.
Ky punim trajton këtë libër dhe autorin e saj pikërisht nga ky aspekt. Me fakte dhe dëshmi, punimi vërteton se pse nuk do të duhej botuar fare ky libër dhe se si botimi i tij eventual nuk i bën nder askujt.
Punimin e kam ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë kam folur për biografinë e autorit ndërsa në pjesën e dytë, kam dhënë një letërnjoftim të shkurtër për librin duke trajtuar më pas qëndrimet pro dhe kundër tij si dhe duke diskutuar për arsyet e botimit respektivisht mos botimit të tij në shqip. Përmbylljen e kam bërë me këshilla për format dhe mënyrat e reagimit për të parandaluar botimin eventual të librit.

Hyrje
Thirrja në ‘liri dhe të drejtë të shprehjes së mendimit’ për të ofenduar të tjerët, qofshin këta individë, kultura apo besime, nuk është tjetër vetëm se shkelje e kësaj të drejte dhe lirie, sikur që është shtrembërim i botëkuptimeve dhe domethënieve esenciale të tyre. Botimi i veprës së autorit kontrovers, Selman Rushdie ‘Vargjet satanike’ (The satanic verses) është një shembull tipik i shkeljes së kësaj të drejte. Përmbajtja fyese e librit për Islamin dhe myslimanët, në njërën anë, dhe insistimi me çdo kusht i publikimit dhe promovimit të tij nga qarqe politike dhe shkencore, në anën tjetër, ka vënë shumë pikëpyetjeve dhe dilema se athua çfarë fshihet prapa këtij libri, sidomos kur dihet se autori nuk ka kursyer nga fyerjet madje shumë të rënda edhe Mbretëreshën e Anglisë dhe Kryeministren e asaj kohe, të ashtuquajturën ‘zonja e hekurt’, Margaret Thatcher? Ka qenë lajm për një kohë në Evropën perëndimore.
Këto dilema bëhen aktuale dhe shqetësuese edhe sot kur diskutohet për botimin e mundshëm të kësaj vepre makabre në shqip. Dëshira e autorit dhe gatishmëria e partizanëve të tij, sidomos tash pas ‘pjekjes së kushteve’, siç konstaton një botuese e mundshme e tij , lë shumë për të dyshuar në këtë drejtim. Athua vallë, lexuesi shqiptar nuk ka çfarë të lexojë vetëm se marrëzitë e Selmanit?!
Konsideroj se kjo dhe vepra tjera të ngjashme janë provokim i rëndë për myslimanët, sidomos kur kihet parasysh fakti se në Shqipëri dhe Kosovë shumica e popullsisë janë myslimanë. Arsyetimet pse duhet botuar kjo vepër janë trillime dhe asgjë më shumë. Është promovim i antivlerave dhe, bazuar në përvojat e mëhershme të vendeve tjera, provokim për incidente të mundshme. Madje ç’është më e keqja se sikur me zor duan të na imponojnë arsyetimin e botimit të këtij libri, duke gjykuar para kohe se reagimet e mundshme fetare do të ishin gabim . Pra, është gabim që edhe nëse fyhesh, shahesh, ofendohesh, të reagosh. Ku mbeti e drejta dhe lira e shprehjes dhe mendimit?
Pavarësisht kësaj, konsideroj se, ndryshe nga qëllimet e botuesve që vetëm sipërfaqësisht synojnë promovimin e letërsisë ndërsa në thelb kanë komercializmin dhe fitimet e mëdha që sjellin vepra si kjo, reagimi për të ndalur botimin e kësaj veproje të shëmtuar, jo vetëm që është e drejtë por edhe mbrojtje e saj.
I. KUSH ËSHTË SELMAN RUSHDIE?
Përshkrimi i biografisë së tij, sigurisht se nuk bëhet nga kureshtja për tu njohur me të. Përkundrazi. Detaje nga jeta e tij flasin për personalitetin dhe figurën e tij. Duke shpalosur këto detaje ne mund mësojmë të vërtetën për Selmanin, që mbase shumëkush nga artdashësit dhe letërsidashësit nuk e di.
Jam shumë i bindur se këto detaje, të paraqitura këtu dhe më pas edhe në pikën vijuese, jo vetëm tek publiku mysliman, por edhe tek laikët dhe gjithë të tjerët do të ngjallin ndjenjën e urrejtjes për këtë figurë kontroverse, të pa orientuar e lapërdhare, sikur do ta ngjallin ndjenjën e neveritjes prej tij, për shkak të shthurjes dhe degjenerimit që reflekton në jetën e tij dhe promovon në veprat e veta, e me të cilat ai në fakt mburrej . Ai, siç thoshte një mysliman i ri, ‘nga një i panjohur do të shndërrohet në një të urryer.’
Emri i tij i vërtetë ishte Ahmed Selman Rushdie, por nuk pëlqente këtë emrin e parë. Madje me ‘facebook’-un ka patur një betejë ligjore, të cilën në fund e ka fituar, për ta regjistruar vetëm me këtë emrin e dytë, me të cilin njihej.
Ka lindur në Mumbai, në Indi. Babai i tij ishte pjesëtar i ‘behaizmit’ , një sekt që unanimisht nga dijetarët myslimanë është gjykuar për të dalë (renegat) nga feja. Pra, prindi i tij nuk ishte fare mysliman, siç e dëshmon këtë edhe vet Selmani në një intervistë të tij , edhe pse për habinë tonë prejardhja e tij vazhdon të përshkruhet në burime të ndryshme si islame.
Gjatë kohës sa ishte në Indi mësonte në një katedrale , fakt që dëshmon për joislamizmin e familjes së tij, ndërsa pas shpërnguljes në Angli, megjithëse ishin familje e varfër, Selmani, ndiqte mësimet në një shkollë aristokrate, shkollën ‘Rugby’, e veçantë vetëm për familjet e shtresës së lartë, fakt tjetër që tregon për servilizmin e tyre ndaj pushtetit.
Pas konfliktit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë për Kashmirin, vendi prej nga vinte Selmani kishte mbetur nën Pakistan, kështu që, pas një kohe qëndrimi Selmani kthehet në Pakistan, vetëm se gjërat nuk i dalin siç priste. I mungonte jeta e shthurur dhe dëfrimet e zbavitjet ndërsa Islami dhe traditat fetare ia ‘ngulfasnin’ jetën. Po kështu e bezdiste fakti që duhej të punonte për të jetuar, ndryshe nga Londra atje ku e mbanin si “pëllumb.”
Selmani nuk ishte i sjellshëm me prindërit e tij. këtë, përveç tjerash, e dëshmon edhe vet ai kur flet në një interviste se ‘më mirë ia del me babanë tash në ëndrra se kur ishte gjallë…’
Gjatë qëndrimit në Pakistan ai demonstron dy sekrete të personalitetit të tij:
1) Ambiciet për pasuri. Ishte i dhënë aq tepër pas pasurisë, saqë edhe me babanë e tij kishte konflikte përse ai nuk ia kishte mundësuar një jetë sa më luksoze atij. Në fakt, për krejt këtë fajtor kryesor e linte Islamin.
2) Urrejtjen ndaj Islamit. Me t’iu dhënë rasti i parë, Selmani shfaqte urrejtjen e vet ndaj Islamit. Kështu bëri edhe kur u punësua si tekstshkrues në televizionin pakistanez, por nuk i zgjati shumë, ngase u dëbua si i pavlerë prej televizionit . Më vonë, në mënyrë deklarative, në intervista dhe gjetiu, Selmani pranon se ishte ateist, dhe se edhe babai i tij kishte qenë i tillë.
Ambientin islam në Pakistan nuk do të mund ta durojë gjatë, kështu që kthehet në Londër, ku gjen një grua, të afërt me shtëpi botuese, me të cilën edhe martohet.
Siç duket, Selmani shihej si njeri i duhur për botën perëndimore, ngase nëpërmjet tij synonin realizimin e qëllimeve të pista të tyre. Ai do të avancohej, kuptohet pa meritë, aq sa edhe do të merrte çmim të madh letrar , megjithëse kishte shumë më të zotë se ai në këtë fushë.
Selmani njihet si njeri i verbër pas parasë dhe famës, për hire të të cilave sakrifikon me çdo gjë, madje edhe me familje. Në tentim për të depërtuar në tregun amerikan, ai do të shkurorëzohet nga gruaja e tij e parë dhe do të martohet me një vajzë amerikane, por, për t’i hyrë në qejf amerikanëve, do të duhej të bënte diç, siç bëri për britanikët. Mendoi gjerë e gjatë dhe këtë e bëri duke sajuar histori të paqena, duke mbledhur fakte të pavërtetuara, duke shpifur dhe njollosur Islamin dhe parimet e tij në librin monstruoz, librin më të shëmtuar të botës, më satanikun, të titulluar ‘Vargjet satanike.’
Ky libër do të shkaktojë rrëmujën më të madhe, do të ngjall reagime të shumta dhe nga qarqe të ndryshme, në disa raste edhe të rrezikshme, siç do të sqarojmë në pikën vijuese. Për pasojë, Selmani do të jetojë i izoluar dhe nën kujdes të vazhdueshëm të forcave policore.

II. PËRSE NUK DUHET BOTUAR ‘VARGJET SATANIKE’ NË SHQIP?
II.1. Njoftim me librin
‘Vargjet satanike’ është libri i katërt me radhë i Selman Rushdie. Është botuar në vitin 1988 nga shtëpia botuese Viking, e njohur për urrejtjen e saj ndaj Islamit. Ndonëse parapagoi Selmanin me plot 800.000 $ , barra ia vleu qiranë, ngase ky libër u bë bestseller-i më i mirë i kësaj shtëpie gjatë gjithë kohës.
Libri është i ndarë në nëntë kapituj dhe në secilin trajtohet temë e veçantë. Ai, në tërësi bjen dnesh me aprimet islame porse më drejtpërdrejtë këtë e bën në
1) Kapitullin e parë, kur flet për melekun Xhibrilin [alejhis selam]
2) Kapitullin e dytë, kur flet për Muhammedin [alejhis salatu ves selam], duke e quajtur madje me emrin Mahound, me të cilin armiqtë e thërrisnin në mesjetë, në
3) Kapitullin e katërt kur flet për Aishen, gruan e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] .
Për përmbajtjen më të detajuar të librit do të mësojmë kur të përmendim arsyet pse nuk duhet botuar ky libër.
Libri është i botuar në dyzet gjuhë ndërsa autori shpreson se gjuha shqipe do të jetë e dyzetenjëta gjuhë e botimit të tij .
II.2. Reagimet pro dhe kundër librit
Libri ‘Vargjet satanike’ provokoi rëndë besimtarët myslimanë në mbarë botën islame. Reagimet ishin të formave të ndryshme. Ekzistonte bindja dhe ideja në qarqet islame se ky libër, për dallim nga librat që trajtojnë Islamin negativisht është më i shëmtuari, më ofenduesi, më fyesi, libri që shkel suazat e mendimit të lirë, madje besohej fuqishëm se prapa këtij libri fshihen sionizmi dhe imperializmi botëror, që Islamin dhe arabët mundoheshin t’i prezantonin para botës mbarë si fe, respektivisht popuj të prapambetur . Nga këtu, studiues dhe kritikë nga bota islame, këtë libër e kanë klasifikuar si libër ‘me porosi’ apo si libër të tipit të orientalistëve .
Botimi i librit u pasua me protesta në Londër, ku ekzemplarë të librit u dogjën në shesh. Ndërsa shtete si Indonezia, Tajlanda, Singapori, Venezuela, Tanzania, Bangladeshi, Sudani, Afrika e Jugut, Kenia, kanë ndaluar botimin apo shpërndarjen e këtij libri në vendet e tyre. Dijetarët myslimanë iu bënin thirrje shteteve që kultivonin raporte të mira me to që të mos lejonin qarkullimin e këtij libri në vendet e tyre. Irani, respektivisht Imam Homeini shfaqi një zemërim ekstrem, aq sa edhe nxori një fetva (13 shkurt 1989) për vrasjen e Selmanit.
Po kështu u shkruan libra dhe u mbajtën ligjërata të shumta përkitazi me këtë roman. Misionari i famshëm mysliman, Ahmed Didat, me nënshtetësi angleze shkroi librin ‘Satanizmi i vargjeve satanike’ (Shejtanijjetul ajat esh-shejtanijjeh).
Rreth çështjes në fjalë u deklaruan edhe hoxhallarë dhe publicistë shqiptarë. Teologu, Ermir Gjinishi, jo vetëm që e cilësoi si libër provokativ por tha se shqiptarët kanë probleme tjera me të cilat duhet të merren. ‘Ai është një libër që deformon të vërtetën islame. Në Shqipëri gjenden gjithmonë shkaqe që të bëhen debate apo diskutime që nuk janë të nevojshme për Shqipërinë, por ky është problemi i tyre. Natyrisht që botimi i këtij libri nuk do të ishte diçka pozitive.’
Kundër është deklaruar edhe Forumi Mysliman i Shqipërisë, për faktin se ‘janë shumë gjëra ofenduese në këtë libër që i bëhen profetit tonë…’
Se libri është vërtetë ofendues kanë dëshmuar emra dhe personalitete edhe nga bota joislame. Dr. Robert Runcie, në emër të Kishës Angleze, thotë: ‘Vetëm një i paaftë mund të mos vërejë se sa shumë ka lënduar publikimi i librit të Selmanit myslimanët e Anglisë dhe të mbarë botës. Unë i kuptoj myslimanët dhe besoj fuqishëm se ofendimi apo tallja dhe përqeshja me çfarëdo feje në botë nuk është më pak krim se përqeshja dhe tallja me fenë e krishtere.’
E, në anën tjetër, pati reagime pozitive të përkrahjes së parezervë të librit dhe autorit. E çuditshme është se si libri u promovua fuqishëm edhe nga ata që nuk i shpëtuan gjuhës së madhe të tij. Margaret Thatcher, atëbotë kryeministre e Anglisë, të cilën në këtë libër të pispillosur e quan ‘bushtër’ (bitch), jo vetëm që nuk kundërshtonte porse mbante aq fortë anën e tij saqë rastin e tij, pas reagimeve të myslimanëve dhe fetvasë së Homeinit, e konsideronte si rast tipik të shkeljes të së drejtës së shprehjes, ani pse vet ajo pati shtypur këtë të drejtë kur fjala ishte për sekretet e politikave të saj. Pitër Rajtit (Peter Wright) ia ndaloi publikimin dhe shpërndarjen e librit të tij ‘Spycatcher’ (gjuetari i spiunëve) pasi që fliste për botën sekretet të saj .
Jo vetëm politika i dha mbështetje. Ishin shkenca dhe mediat që kontribuuan në afirmimin e tij dhe të veprës së tij. E shihnin si art derisa Anglia, duke patur parasysh përhapjen e këtij libri anekënd botës, pavarësisht përmbajtjes së tij, synonte globalizimin e novelës britanike .
Botimi i mundshëm i kësaj vepre të Rushdie po diskutohet edhe tek ne. Mediat dhe botuesit paraprakisht janë në dijeni të problemeve që mund të shkaktojë botimi eventual i saj. Janë studiuar mirë rrethanat dhe tash viti 2012 shihet si koha më e përshtatshme për një gjë të tillë. Jam shumë i bindur, siç kanë nënvizuar edhe të tjerë, se një libër si ky është profitabil dhe nuk ka rastësi botimi i tij këtë vit kur parashihet që në shtator të publikohet biografia e tij. kësisoj, librit do t’i bëhej një reklamë dhe shitja e tij do të ishte e madhe.
Për dallim nga krahu fetar islam, mediat veprat e tij i perceptojnë si art , dhe jo vetëm këtu tek ne, por përgjithësisht ka qenë konstatim se mediat njëanshëm mbajnë anën e tij , për të mos thënë se, duke patur parasysh arsyet e botuesve dhe vet objektivat e librit njëanshmëria këtu nënkupton luftë mediale kundër Islamit.
Botuesit e mundshëm, në këtë rast shtëpia botuese ‘Dudaj’ në Shqipëri nëpërmjet drejtoreshës, Arlinda Dudaj, jep arsyet e saja të botimit. E përsëris prapë se dyshoj shumë në qëllimet e kësaj shtëpie botuese, e cila që në vitin 2004 pati diskutuar për botimin e kësaj vepre por duke mos parë atëherë kohën e përshtatshme. Tash, nëse nuk janë ato që përmenda sipër dhe shto edhe ndonjë rol a mision i ri i marrë për luftimin e kredos islame, nuk di çfarë tjetër ka. Nejse, të shohim njëherë arsyet ngase me gjerësisht do të flasim në vijim kur do të japim arsyet tona pse nuk duhet të botohet fare kjo vepër. Në fakt, këtu do të bëjmë përmbledhje të arsyeve nga A. Dudaj dhe të tjerë:
1) E drejta e shprehjes së lirë të mendimit. Çuditem si e klasifikojnë kështu këtë të drejtë kur ka të bëjë me ta ndërsa kur fjala është për myslimanët, atëherë ajo nuk njihet më si e drejtë si shkelje e rëndë, si fyerje e figurave. Qenka e drejtë të shahet e fyhet Muhammedi [alejhis salatu ves selam] madje duke mos e parë për të drejtë as reagimin eventual të myslimanëve, siç shprehej Trina Gojani .
2) Krahasimi i saj me vepra të shëmtuara, si vepra e Hitlerit që këto ditë doli edhe në shqip. Kjo është mbase arsyeja më qesharake. Athua vallë, duhet të bëhemi të këqij pse dikush është i keq?! Sa logjikë e prishur! Njeriu nuk duhet ë bëjë keq pse bëjnë tjerët. Ja çfarë na mëson Muhammedi [alejhis salatu ves selam]:
“لَا تَكُونُوا إمعة تَقولُونَ إِن أحسن النَّاس أحسنا وَإِن ظلمُوا ظلمنَا وَلَكِن وطنوا أَنفسكُم إِن أحسن النَّاس أَن تحسنوا وَإِن أساؤوا أَن لَا تظلموا
Mos u bëni oportunistë, të thoni që nëse njerëzit bëjnë mirë bëjmë edhe ne dhe nëse njerëzit bëjnë keq – padrejtësi bëjmë edhe ne. Përkundrazi. Mëvetësohuni! Nëse bëjnë njerëzit mirë, bëni dhe ju, e nëse bëjnë keq,ju mos bëni!”
3) ‘Sepse është një nga romanet më të madhërishme të fundshekullit të njëzetë. Një roman i rëndësishëm plot vitalitet, dëshpërim e shpresë.’ Unë nuk besoj kështu. Them, duke cituar Ahmed Didatin, se famë kësaj vepre nuk i është për vet vlerat e saj, por për shkak të antivlerave. Është e tipit të veprave që praktikojnë rregullin ‘kundërshto, njihesh.’ Selmani është bërë i njohur duke kundërshtuar traditat dhe fenë e vendit prej nga vinte. Famë i është dhënë nga fetvaja e Homeinit, ndryshe, siç konstaton Didati, do të ishte një nga ato romanet fare pak të njohura.
4) ‘Rushdie nuk fyen Muhamedin dhe Kuranin.’ Kjo është arsyeja më banale e dhënë. Ta quash të xhindosur, pispillosur, ta akuzosh për moral, e shumë gjëra tjera, që do t’i përmendim në pikën vijuese, e prapë të mos e cilësosh këtë për fyerje, vërtetë çudi. Ta mohosh Kur’anin si libër hyjnor dhe të thërrasësh për tjetërsimin e tij me arsyetimin se nuk vlen për këtë kohë, e prapë të thuhet se nuk ka thënë gjë të keqe, kjo edhe më e çuditshme. Apo, mos ndoshta duan sikur në rastin e parë që reagimet t’i shohin të pavenda të na bindin edhe këtu me dhunë se këto nuk janë fyerje.
5) ‘Thirrja e Salman Rushdie për liri nuk është kundër Islamit, por kunder Islamizimit politik, që pretendon të qeverisë çdo aspekt të jetës duke e nënshtruar të gjithë shoqërinë nën interpretimin e vet.’ Kjo arsye shpalos qëllimet dhe misionin e tyre. Ne nuk dimë përplot 1400 që ka Islam politik. Islami, siç thotë Dr. Jusuf Kardavi, është vetëm një. Kjo jep të kuptosh se kemi shumë ‘islama.’ Në fakt, ky dhe termet e ngjashme, janë pjellë e orientalistëve dhe të tjerë dhe këtu mund të konstatojmë se e përbashkëta e tyre është luftimi i Islamit. Ndryshe, Islami si tërësi përfshin edhe këtë aspekt të jetës publike.
6) Synimet dhe misionin e tyre për orientim të tërësishëm kah perëndimi, qoftë kjo edhe në llogari të fesë dhe traditës. Ndue Ukaj, më qartë dhe drejtpërdrejt se tjerët, botimin e arsyeton me faktin se ky libër i kontribuon shkëputjes nga bota orientale (islame), kështu, si i tillë për ne – gjithnjë sipas tij- që jemi pjesë e proveniencës oksidentale, me kulturë, histori dhe letërsi, …kjo vepër duhet të mirëpritet, sepse është vepër që komunikon në gjithë arealin perëndimor .
Ndërsa Arlinda Dudaj këtë e arsyeton edhe me faktin se do të përvetësojmë imazh pernedimor atëherë kur të jemi çliruar nga autoriteti i fesë. ‘Çdo autoritet, qoftë ky fetar, politik, kulturor, ekonomik mund të jetë një objekt për t’u kritikuar. Ky është kuptimi i një shoqërie moderne dhe të çliruar nga autoritarizmi. E nëse duam të bëhemi pjesë e saj, duhet ta kemi parasysh.’
Kjo nënkupton edhe atë se njerëzit janë aq të aftë saqë edhe Zotit mund t’i gjejnë vërejtje se nuk e paska patur mirë këtë e atë në Kur’an. Ç’marrëzi të rënda janë këto! Kur’ani në fakt nuk është sikur librat tjerë që janë shtrembëruar. Ai, përkundër faktit se tashmë shënon shekullin e XV të tij, ende është mu ashtu siç e ka shpallur Zoti.
Në fakt, Kur’ani është i hapur për sfidim dhe përgjatë gjithë kohës nuk ka dalë njeri ta ketë sfiduar atë. Allahu i Madhëruar ka thënë:
     •               
E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit).” (el-Bekare: 23.)
7) ‘Paranoja për të censuruar nuk mundet kurrsesi të shkatërrojë krijimtarinë letrare apo trashëgiminë kulturore botërore. Po të qe kështu duheshin censuruar edhe Dante apo Shekspiri.’ Megjithëkëtë, reagimet ishin në nivel botorë kundër veprës së Dante, e cila fyente Islamin. Ishin këto reagime madje nga qarqe joislame. Janë pothuajse arsyet e njëjta pse është kërkuar ndalimi i saj nga organizata Gherush 92 . ‘…vepra ‘Komedia hyjnore’ e Dante Aligierit është homofobike. ’Komedia hyjnore’ – shpjegon Valentina Sereni, presidente e Gherush 92 – paraqet një përmbajtje që është fyese dhe diskriminuese si në leksik ashtu dhe në substancë, p.sh.: vendi i rezervuar për Muhamedin në ferr, etj., dhe si e tillë ajo duhet ndaluar.”
Si ka mundësi që librat hyjnor të censurohen ndërsa librat e lapërdharëve të tipit të Rushdie dhe të tjerëve të mos censurohen. Si të mos censurohet diç që në fakt është për tu hedhur në kosh të plehrave?!
8) Logjika që kritika të mos tejkalojë rrafshin letrar. Ky është arsyetimi që jep Ndue Ukaj, por që nuk është me vend. Përderisa vepra provokon dhe trajton çështje shumë të ndjeshme, që nuk janë teme vetëm e letërsisë, ose më së paku e saj, atëherë patjetër se duhet të merret dikush me to. Komedia hyjnore për kohë të tëra është konsideruar madhështore, por për shkak se fyen myslimanët, siç thamë më parë, është protestuar nga jomyslimanë për ndalimin e saj .
Këto ishin arsyetimet e tyre kryesore që flasin edhe për qëllimet që kanë, e që nuk dallojnë shumë nga ato të Selman Rushdisë dhe atyre që qëndrojnë prapa tij.
II.3. Përse nuk duhet botuar fare ky libër?
Arsye pse nuk duhet botuar ky libër ka shumë. Sa më shumë që thellohesh në të dhe diskutimet rreth përmbajtjes së tij do të gjesh gjithnjë një arsye më shumë pse nuk duhet botuar ai. Në vazhdim do të paraqesim një përmbledhje të disa prej arsyeve kryesore pse nuk duhet botuar ky libër të dhëna nga kritikët dhe të përfituara nga shpjegimet e tyre.
1) Liri i Selmanit bazohet në burime apokrife
Frymëzimi i autorit për ‘Vargjet satanike’ vjen nga disa rrëfime , të cilat janë burimi kryesor i tij , e që janë vërtetuar për të paqena, të shpifura , apokrife dhe të fabrikuara . Fjala është për rrëfimin që përmendet në disa prej librave të komentuesve përkitazi me kaptinën kur’anore en-Nexhm, apo më konkretisht për ajetet 19-20, se kinse Muhammedi [alejhis selam] paskësh lëvduar putat dhe idhujt me gjuhën e tij. Dijetarë me nam, si hadithologu shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani në ‘Nasbul mexhaniik li nefi kissatil garanik’ mohojnë kategorikisht një gjë të tillë.
Pra, si mund të merret për madhështore një vepër, zanafilla e së cilës është shpifje. Apo, mos vallë na qenka art që të sajojmë gjëra, të lejojmë imagjinatën tinë të ‘fus hundët’ edhe atje ku nuk i takon, të fantazojë çfarë të dojë e pastaj të dalim dhe këtë tua shesim njerëzve për art?! Ky art është çmenduri.
2) Shkelje e së drejtës
Libri paraqet një shkelje të rëndë të së drejtës fetare. Dr. Sejjid Affani madje e konsideron si fyerjen më të madhe në histori që i është bërë Pejgamberit Muhammed [alejhis salatu ves selam]. Përkundër kësaj, Selmani si kriminel është llogaritur si viktimë. Nuk janë ndalur së akuzuari viktimat (myslimanët) se sherri i tyre “bisha” nuk po mund të flenë dhe se ata radikalët që po protestojnë kundër tij, në Indi tash së fundi (janar 2012), po pengojnë aktivitetet e tij letrare . Bazuar në këtë, Selmanin e kanë glorifikuar si ‘martir i së drejtës dhe lirisë së shprehjes’ ndërsa veprën e tij dhe botimin e saj, pavarësisht se ofendon myslimanët, e kanë parë si të drejtë të shprehjes së mendimit.
Megjithatë, e drejta ka një kufi. Drita e kuqe për të ndizet në momentet që ajo cenon të drejtën e tjetrit. Selmani ka shkelur këtë në veprën e tij shumë herë, e vazhdon ta shkelë atë prapë. Ndonëse ishte deklaruar pro ndërtimit të xhamisë në Nju Jork , edhe pse nuk i interesonin fort, Selmani pati përkrahur ndalimin e shamisë ndërsa qëndronte përkrah dhe mbështeste idenë e botimit të karikaturave fyese për Muhammedin [alejhis salatu ves selam] dhe familjen e tij. Tash kur përmenda karikaturat nuk kam si të mos përshkruajë fjalët e bukura të një studiuese gjermane të mediave, Teresa Naab, e cila ndonëse ishte për respektimin e lirisë së shprehjes së mendimit, siç jemi parimisht edhe ne, megjithëkëtë mendon se duhet të studiohen kufijtë e saj. Ndryshe kjo do të ishte një shthurje individuale dhe kaos shoqëror. Teresa kërkon që kufijtë e kësaj lirie dhe të drejtë të kihen parasysh sidomos në raport me myslimanët, se çka apo cilat forma të shprehjes së mendimit janë të pranueshme, e cilat jo.
Thënë të drejtën, puna nuk është se ata nuk i dinë këto gjëra, porse të drejtën dhe lirinë si të tilla i kanë konceptuar vetëm në raport me ta dhe jo myslimanët. E them këtë ndërsa parasysh kam dy fakte shumë me rëndësi:
a. Liria e shprehjes së mendimit nuk qe respektuar nga ‘zonja e hekurt’ kur objekt i fyerjes ishte vetëm ajo dhe shoqëria e saj. Si koincidencë, në kohën kur u publikua libri në Angli ndërsa Mbretëreshën dhe Kryeministren i cilësonte si bushtra si dhe përmbante fjalor shumë të fëlliqtë, fjalë që anglezët nga turpi nuk i thonë me emër por me shprehje tjera si fjala me katër shkrunja (f**k), Selmani mbrohej, ndërsa një aktori amerikan që këtë fjalë e tha për politikën e Thatcher, Miki Rurk (Mickey Rourk), mediat jo vetëm që bënë bujë për fjalën e tij, porse kërkuar largimin e dhunshëm të tij prej Anglisë.
b. Poezia e shkrimtarit të famshëm gjerman, Gunter Grass , në të cilën kritikohej qeveria izraelite u prit aq keq nga mediat dhe opinioni ndërsa shkrimtarit iu bë presion i madh, që mbase mund të ketë shkak që ai përfundoi në spital . Izraeli e pati bërë të madhe vetëm pse në Turqi në një reklamë televizive për një produkt shamponi, shfaqej Hitleri . Kjo në nivel ndërkombëtar ndërsa në nivel kombëtar (Shqipëri) probleme pati edhe me publikimin e librit të Hitlerit. Dritëro Agolli ishte kategorik për ndalimin e botimit të tij “Mtein Kampf” për shkak se libri nxit urrejtjen dhe ngjallë terrorin shpirtëror.
Përse të mos thuhet kështu edhe për librin e Selmanit që shumë më shumë nxit urrejtje se sa libri i Hitlerit?!
3) Ofendimi i fesë islame. Shumë padrejtësisht dhe në mënyrë krejtësisht injorante znj. Dudaj konsideron se ky libër nuk ofendon Islamin dhe Muhammedin [alejhis salatu ves selam] . Në librin e tij, siç kanë nënvizuar kritikë të shumtë, ka fyerje dhe sharje në adresë të Islamit, në përgjithësi dhe në atë të Muhammedit [alejhis salatu ves selam] në veçanti. Roald Dahl thotë se libri të jep përshtypjen se Selmani ka qenë shumë i vetëdijshëm për atë që ka shkruar dhe e ka ditur fare mirë se çka i revolton myslimanët, andaj edhe e ka shkruar. Nuk ka përse të shfajësohet…
a. Zotin e përshkruan vrazhdë, me cilësi dhe tipare që, absolutisht nuk përkojnë me Të. E përshkruan si të mbuluar nga inati dhe mëria, si armik të gjinisë mashkullore.
b. Xhibrilin, e përshkruan si melek të rënë në dashuri me gra derisa nuk ngurron fare ta quaj me emra fyes, si: derr, xhin, kokëtul, etj. Madje e konsideronte si promovues të homoseksualizmit dhe përkrahës të tij .
c. Kur’anin e quan jo vetëm djallëzor porse edhe si një projekt që është realizuar bashkërisht nga Zoti dhe djalli . Faktikisht, ai e mohon Kur’anin tërësisht ngase dyshon në vahj (shpallje) . Madje tenton ta luftojë universalizmin e tij dhe thotë se këtu qëndron problemi tek muslimanët ngase besojnë në validitetin e përhershëm të tij, për këtë arsye fton që Kur’ani të konsiderohet vetëm si dokument historik .
d. Muhammedin, [alejhis salatu ves selam] si profet të shpifur , përbindësh mesjetar të fëmijëve derisa përgjatë gjithë kohës e thërret me ‘Mahound’ , sinonim i djallit, me të cilin ekstremistët e krishterë e thërrisnin në mesjetë .
E përshkruan si njeri që vraponte pas të mirave të kësaj dynjaje, me theks të veçantë ndaj grave, e madje edhe si njeri që edhe në llogari të monoteizmit, motos me të cilën shquhej misioni i tij, bënte kompromise me idhujtarët mekkas, e gjëra tjera që vetëm të vërteta nuk mund t’iu thuash ndryshe janë çdo gjë tjetër: shpifje, trillime, shtrembërime, tendenca, e çka tjetër jo?!
e. Gratë e tij, që kanë statusin e nënave të besimtarëve, i quante prostituta .
f. Sahabet, shokët e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] si të dalë nga feja .
g. Ritualet fetare, si abdesin, namazin, etj, i sheh si gjëra të marra derisa Qaben e Madhëruar, jo vetëm që nuk e sheh më tepër se një shtëpi guri, porse e imagjinon veten brenda saj, jo për adhurim por për dëfrim në mesin e këngëtareve dhe lavireve . Mekken e llogariste i vend injorance dhe idhujtarie .
4) Personaliteti kundërthënës i autorit dhe natyra dyshuese e librit
Detajet të shumta nga jeta e Selmanit të bëjnë të dyshosh se prapa tij qëndron dikush dhe se ai është vegël e dikujt.
a. Shkollimi, siç përmendëm më lartë. Selmani në Indi u shkollua në shkollë të krishtere ndërsa në Angli, përkundër faktit që familja e tij ishte e varfër, u shkollua në shkollën ku vetëm të pasurit shkonin.
b. Tallja sistematike me myslimanët. Selmani di t’i tallë myslimanët në vazhdimësi, çka nëse ata kanë hequr dorë prej tij (nëse pranohet konstatimi se fetvaja nuk është valide më), ai nuk ka hequr. Në intervista jo rrallë me stilin e tij cinik, Selmani lëshon helm ashtu siç bën gjarpri. Ende tallet me atë se i vetmi element fetar në shtëpinë e tyre ka qenë mosngrënia e mishit të derrit dhe se kur e ka ngrënë ai për herë të parë nuk është goditur nga rrufeja . Sikur që u tall edhe atëherë kur në vitin 1999 publikoi pendimin e tij nga ajo që kishte shkruar se kinse e kishte bërë nga injoranca. Tash kishte mësuar të vërtetën, andaj edhe qe penduar dhe i kthehet fesë së tij. Shumë shpejt u kuptua se bëhej fjalë vetëm për tallje dhe asgjë tjetër .
c. Fama dhe pasuria, mbi të gjitha. Fakti se do të dëshironte që libri i tij të botohej në shqip, ngase kështu do të ishte gjuha e dyzetenjëtë në të cilën botohej ai, flet për këtë. Ndoshta kjo në rastin me autor tjerë nuk nënkupton këtë, por në rastin e Selmanit, si vërejtje shumë e madhe i është dhënë se qëllime kryesore të tij kanë qenë paratë dhe fama, dhe jo tjerat.
d. Veprimtaria e tij.
a) Aspekti përmbajtjesor i veprës së tij lë shumë për të dyshuar se prapa tij, siç thotë Dr. Fehmi Shenavi , qëndrojnë rryma ekstreme të krishtera, që synojnë realizimin e qëllimeve të tyre nëpërmjet tij. Qëndrimet e këtij krahu ekstrem, të cilët Islamin e quajnë fe të djallit, ashtu siç Selmani i quan versetet kur’anore, pra ngjashmëria ndërmjet tyre Shenavin e bën të dyshojë shumë edhe në bashkëpunimin e mundshëm midis tyre.
b) Nëse Shenavin e bënte të dyshojë kjo, atëherë Ahmed Didatin e bën të dyshojë politika, e cila ia mban anën Selmanit . Këtë libër e sheh sikur të jetë me porosi nga qeveria angleze.
c) E ajo që të bën të dyshosh edhe më shumë për këtë janë disa nga bindjet e tij që përkojnë me interesat politike të perëndimit ndaj botës islame. Reformimin e botës islame, si shembull, me të cilën nënkupton modernizimin e Islamit dhe ndryshim e tërësishëm të tij, formal dhe përmbajtjesor, duke e shndërruar nga fe në ideologji që do të mund të intervenohej në të varësisht shijes së të fortëve, ngase nuk e sheh të aftë për të bashkëvepruar me kohën, Selmani e debaton shpesh .
5) Luftimi i tolerancës
Nëse bota sot përpiqet të krijojë një klimë respekti të ndërsjellë në nivel global, ndërmjet feve, kulturave dhe racave, atëherë me të lehtë do ta ketë punën pa promovimin e kësaj vepre dhe botimin e saj në gjuhë tjera. Dijetarët kanë tërhequr vërejtjen me kohë ndaj këtij libri, i cili inspiron për incidente ndëretnike në Evropë dhe motivon për to. Ai paraqet myslimanët si bisha, si egërsira, si njerëz që duan vetëm të shkatërrojnë të prishin e ndëshkojnë njerëzit .
Selmani nuk kursehet as nga fyerjet në baza ngjyre. Ai përqesh zezakët dhe tallet me ta, duke i nënvlerësuar në raport me racën e bardhë .
6) Libri i tij bazë dhe themel për probleme tjera fetare dhe shoqërore
Libri inspiron për të keq ndërsa përmbajtja e tij nxit për krime.
a. Përshkrimi i femrave të bardha si femra për shfrytëzim seksual dhe dëfrim me to, ka bërë që të regjistrohen krime pikërisht të kësaj natyre . Dr. Vernon Jones pranon se tregimet ndikojnë shumë në sjelljet e të rinjve.
b. Guximi i tij për ta përshkruar Muhammedin [alejhis salatu ves selam] me gjëra që njollosnin nderin dhe moralin e tij, siç përmendëm dhe më parë, mbase ka motivuar edhe publikimin e karikaturave, nismë të cilën, siç kemi përmendur, e përkrahte edhe vet autori.
c. Reagimet kundër tij kanë përfunduar jo gjithmonë në mënyrë paqësore. Janë regjistruar viktima nga radhët e protestuesve por edhe nga radhët e promovuesve. Në Japoni përkthyesi u vra ndërsa në Itali u plagos . Reagimet, jo çdoherë bëhen kundër tij. ka raste kur pikërisht simpatizantët e tij janë ata që reagojnë dhunshëm, siç ndodhi para ca kohe kur sulmuan një qendër islame në Londër .
Kësisoj, parandalimi i botimit të kësaj vepre do të ishte lajm i mirë për sigurinë dhe stabilitetin shoqëror.
7) Gjuha denigruese dhe banale e autorit
Autori është ndër më të pispillosurit. Kjo flet edhe për personalitetin e tij prej një të shthururi. Përdorë shumë fjalë të ndyta , saqë disa kanë përmendur shifra shumë të mëdha. Fjalën me ‘katër shkronja’ e përmend 57 herë ndërsa fjalë tjera të pahijshme përmend shumë, ose sipas një kalkulimi 2023 herë por që nuk di sa mund të jetë i vërtetë.
Autori etiketon me emra, gjë që sipas fesë sonë është e ndaluar , sikur që akuzon gra për moral , siç ishte rasti me Mbretëreshën, Kryeministren, etj.
Kjo kishte bërë që Ahmed Didat të mendonte shumë seriozisht për të se është i sëmurë psikik.

Përmbyllje
Si duhet të veprojmë për ndalimin e publikimit/shpërndarjes së këtij libri?
Mediave shumë iu ka interesuar ajo se a do të reagohet apo jo, dhe nëse po, atëherë në ç’formë? Kjo dëshmon se mediat janë plotësisht në dijeni për pasojat që mund të paraqet botimi i kësaj vepre, andaj edhe pyesin, por, çudi pse e duan botimin e tij, çfarë i motivon?!
Bazuar në përvojat e mëhershme, protestat, si formë demokratike e shprehjes së pakënaqësive, i shoh si hap të fundit. Këtë e them ndërsa parasysh kam se buja që është bërë rreth tij më së paku i ka bërë dëm atij. Përkundrazi, Selmani shumë ka fituar nga këto reagime. Sikur të mos ishte fetvaja për kokën e tij, Selmani do të ishte një novelist i panjohur . Madje vet ai shprehet se për famë i detyrohet pikërisht fetvasë.
Kështu, veprimet tona, jo vetëm që do të duhej të ishin të koordinuara ngase ndryshe, siç thotë Didati, nuk mund t’ rezistosh pasojave të tij , porse do të duhej përqendruar edhe në pikat në vijim:
a. Presion organeve qeveritare, në këtë rast Ministrisë së Kulturës, që të mos lejojë botimin apo shpërndarjen –në rast se vjen nga jashtë vendi-, sepse kjo do të ishte shkak për probleme të mundshme. Pakënaqësitë me Selmanin në botën islame janë ende dhe vazhdimisht ngritën kundër tij, siç ndodhi në Indi tash së fundi . Botimi i tij, sidomos në Kosovë do të ishte provokim i rëndë. Mos harroni, Afrika e Jugut e ndaloi këtë libër vetëm për shkak se fyente fenë e 2% të banorëve të saj ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos në këtë të fundit, myslimanët janë shumicë.
b. Reagimet nga komunitetet tjera fetare, siç bën paraardhësit e tyre, që ne i cituam më parë ngase fundja, edhe ata janë të ofenduar ngase Selmani është ateist dhe gjuhës së tij s’i shpëton fetar dot.
Këto forma reagimi shënojnë edhe fundin e këtij punimi modest, për suksesin e të cilit e lus Allahun e Madhëruar shumë!

Bibliografi
1. Kur’ani Fisnik.
2. Suneni i Tirmidhiut, versioni i librarisë digjitale ‘Shamile.’
3. Shenavi, Fehmi. (…) Men verae Selman Rushdi – esrarul muamereti alel Islam. Kajro: El muhtar el islamijj.
4. Cigar, Norman. (2003) Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan. Shkup: Logos-A.
5. Kardavi, Jusuf. (2007) Fetva bashkëkohore. Shkup: Furkan ISM.
6. Ived, Ibrahim. (1991) Ma dha ba’de i’lani Selman Rushdi teubetehu – dirasetun fennijjetun ve mevdujjetun lil ajat esh shejtanijjeh. El matbaatu en nemudhexhijjeh.
7. Saud, Saib. (1991) Err—rreddu alel murteddi Selman Rushdie shejtanu-s-sahajineti. Tarablus: Xherus bus.
8. Didat, Ahmed. (…) Shejtanijjetul ajat esh-shejtanijjeh. Kajro: Darul fadileh.
9. Affani, Sejjid Husejn. (2004) A’lam ve akzam fil mizan. Dar Maxhid Ajseri lin neshri vet tevzië.
10. Arshin, Muhammed Ibn Abdullah. Ma shaa ve lem jethbut fi-s-siretin nebevijjeh. Daru tajjibe.
11. Albani, Muhammed Nasiruddin. (1996) Nasbul mexhanik li nefi kissatil garanik. Bejrut: El mekteb el islamijj.
12. Gazeta Bota sot, edicioni online.
13. Gazeta Zëri, edicioni online.
14. Gazeta Koha ditore, edicioni online.
15. Gazeta Shekulli, edicioni online.
16. Gazeta Express, edicioni online.
17. http://www.bbc.co.uk/arabic/worldnews/2011/11/111115_rushdie_facebook_citory.shtml
18. http://www.24-ore.com/index.php/arte/libri/6477-romantiku-selman-rushdie.html
19. http://www.muslm.net/vb/archive/index.php/t-257716.html
20. http://www.dw.de/dw/article/0,,15881937,00.html
21. http://www.shqiptarja.com/news.php?IDCategoria=2730&IDNotizia=76203
22. http://www.mutawassetonline.com/issues/7720-كشف-المستور-بين-الخميني-وسلمان-رشدي.html
23. http://www.ahewar.org/debat/show.art.asp?aid=129124