RRËFIMI I NJË MBRETI

RRËFIMI I NJË MBRETI

mbreti-kurorën

Shkoi një poet tek mbreti dhe recitoi një poezi, në të cilën e lëvdonte mbretin.
Mbreti: Të lumtë! Kërko çka të duash?
A më jep çka të dua?-pyeti njeriu.
Mbreti: Po.
Dua te me japësh dinar ne vlere te shifrës qe e përmendi ne ajete kur’anore!
Do ta jap këtë- i premtoi mbreti.
Poeti: ” Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot,”.(en Nahl, 22). Mbreti ia dha një dinar.
Poeti: ” vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë”. (et Tewbe, 40), mbreti ia dha dy dinarë.
Poeti: ” Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “All-llahu është i treti i treve”. (el Maide, 73), mbreti ia dha tre dinarë.
Poeti: ” ….tha: “Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), “. (el Bekare, 260), mbreti ia dha katër dinarë.
Poeti: ” e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti,”. (el Muxhadele, 7), mbreti ia dha pese dinarë ne një vend dhe gjashte te tjera ne një vend tjetër.
Poeti: ” All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej”. (et Talak, 12), mbreti ia dha shtate dinarë.
Poeti: ” e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd”. (el Hakkah, 17), mbreti ia dha tete dinarë.
Poeti: ” E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin”. (en Neml, 48), mbreti ia dha nëntë dinarë.
Poeti: ” këto janë dhjetë ditë të plota”. (el Bekare, 196), mbreti ia dha dhjete dinarë.
Poeti: ” unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje”. (Jusuf, 4), mbreti ia dha 11 dinarë.
Poeti: ” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut”. (et Tewbe, 36), mbreti ia dha 12 dinarë dhe e urdhëroi parinë e tij: Jepni edhe dyfishin e kësaj qe i dhamë e përzëreni nga këtu!
Poeti: Po perse me largoni?
Mbreti: Kam frike se do te thuash: ” Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë”. (es Saffat, 147)
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
16 maj 2007, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë

VËRTETË, UDHËZIMI ËSHTË NË DORËN E ALLAHUT!

VËRTETË, UDHËZIMI ËSHTË NË DORËN E ALLAHUT!

terry-holdbrooks-solah

Terry Holdbrooks është një mysliman amerikan, historia e të cilit është inspiruese. Ajo zbulon fuqinë depërtuese të besimit edhe atje ku gjërat janë të vulosura si të pamundura. Por, asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht për Allahun, Krijuesin Fuqiplotë! Ai ka pranuar Islamin në një vend tejet të çuditshëm. Atje ku mendja nuk ta thotë se do ta bënte një gjë të tillë. E ka pranuar Islamin në vendin ku në formën më çnjerëzore ndëshkohen muslimanët. Në burgun famëkeq të Guantanamos. Atje ku mendjet dhe shpirtrat ushqehen me urrejtje. Atje ku mëshira nuk guxon të jetë tipar i njeriut. Atje ku çdo gjëje i mbyllen dyert, por jo edhe të vërtetës.
Si çdo i ri amerikan, edhe ai ishte i dhënë pas jetës. Ahengje deri në orët e vona të natës, konsumimi alkooli, femra, por jo edhe lumturi. Ai, lumturinë do ta gjejë atje ku nuk do ta mendonte fare.
Ndonëse shquhej për sjellje gjentile, megjithëkëtë ambienti i burgut linte fare pak për të dëshiruar se do të mund të bëhej mysliman. Ishte sjellja e një të burgosuri mysliman ajo që e bëri të merr këtë vendim të rëndësishëm në jetën e tij. edhe pse autoritetet ua përshkruanin rojeve, punë që e bënte Terry, se të burgosurit janë të vrazhdë, të egër dhe se në rastin e parë që kanë, vrasin, ai vepronte ndryshe. Dhe, doli që të mos ketë gabuar. Sjellja e tyre e bëri Terrin ta pranojë Islamin.
Terri tashmë ka ndërruar edhe emri. Quhet Mustafa Abdullah. Ka braktisur punën si roje burgu ndërsa është angazhuar në një qendër islame. Në këtë rast, nuk mund ta shpreh habinë time ndryshe vetëm se duke cituar këtë fjalo të të Madhit Allah:
Ky është udhëzim i All-llahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij…“(el-En’amë, 88 )
Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.“ (el-Kasas, 56)

Për më shumë rreth tregimit të Territ, shih:

http://www.quran-m.com/container2.php?fun=artview&id=1238

http://www.thedailybeast.com/newsweek/2009/03/20/the-guard-who-found-islam.html

MUHAMMED ABDUHU DHE SIHIRBAZI

MUHAMMED ABDUHU DHE SIHIRBAZI

“Ai është shejtan e nuk është shpirt.”

Muhammad_Abduh

Muhammed Abduhu njëherë kishte udhëtuar në Gjenevë, kryeqytet të Zvicrës, në vendin ku ndodhej ndërmjetësuesi shpirtëror botëror, i cili njihej si K. Shler. Njerëzit mendonin se nëpërmjet tij kanë mundësi të flasin me të dashurit, të afërmit dhe shokët e tyre, të cilët kanë vdekur…
Një verë të një viti rastësisht udhëtova për në Gjenevë dhe gjeta shanse të mirë për ta vizituar njeriun dhe të prezantoja në atë ndejë “shpirtërore.” Me mua ishte një shok -tregon Muhammed Abduhu.
Para se të shkonim i thashë: Atje ka shejtanë, të cilët prezantojnë në dhomë dhe personifikojnë zërat e të vdekurve si dhe ua zbulojnë tërë sekretet familjare, sepse ata ishin me të vdekurit gjatë tërë kohës sa ishin gjalle kështu që ua dinë sekretet ndërsa tani pas vdekjes se tyre duke i bartur kinse porositë e tyre, i humbin njerëzit. Këtë do ta vërtetosh tani…
Së bashku me njerëz tjerë hymë në dhomë, e cila ishte ndriçuar me poqe elektrike të kuqe si dhe ishte lëshuar një muzikë e lehtë…Ndërmjetësuesi (falltari) fjeti ndërsa në dhomë u paraqitën lugetër, pastaj njerëzve iu lejua të kërkonin çfarë të dëshironin. Unë isha prej të parëve që fillova të flas dhe bëra një kërkesë, që askujt nuk i kishte rënë ndërmend. Them më mirë, isha sikur bombë e hedhur mbi ta. Thashë: Unë kërkoj ta sillni shpirtin e Muhammedit, Pejgamberit të myslimanëve, sepse unë jam një pasues i tij dhe kam nevoje ta pyes një pyetje shumë me rëndësi për disa thënie të tij? U shkaktua kaos dhe rrëmujë në dhomë ndërsa lugetërit u përplasën ndërmjet vete si dhe zërat u shuan. U ngrit falltari, i cili deri atëherë ishte fjetur dhe tha: O profesor! Ata (që po kërkon) janë shpirtra të lartë (njerëz të mëdhenj) dhe ata nuk hynë në këtë fushë…
I thashë shoqëruesit tim: A u binde për mashtrimin e atij gënjeshtari? A të kam thënë se ata janë shejtanë dhe asnjëri prej tyre nuk ka mundësi të personifikohet në personalitetin e Muhammedit [alejhis salatu ves selam].

Përshtati: Sedat Islami

HIXHABI I STUDENTES SHKAK PËR PRANIMIN E ISLAMIT NGA NJË DOKTOR SHKENCE AMERIKAN

HIXHABI I STUDENTES SHKAK PËR PRANIMIN E ISLAMIT NGA NJË DOKTOR SHKENCE AMERIKAN

hixhabi ne shkolle

Shkaku kryesor për pranimin e Islamit nga ana e një doktori amerikan ishte hixhabi i një studenteje amerikane, e cila mburrej me fenë e saj, mburrej me hixhabin e saj…
Bashkë me të, Islamin e kanë pranuar edhe tre doktorë tjerë të universitetit dhe katër studentë.
Shkak i drejtpërdrejtë i pranimit të Islamit nga këta shtatë persona ishte: HIXHABI – Veshja e gruas në Islam.
Nuk do ta zgjas shumë prezantimin për shkak të emocioneve por do ta transmetojë ashtu siç e rrëfeu vet doktori amerikan, i cili tani mban emrin e Pejgamberit [alejhiselam]. Quhet Muhammed Akwa.
Doktori fillon të na rrëfen tregimin e vet e thotë: “Para katër vitesh, në universitet u krijua një kaos, sepse në atë vit akademik ishte pranuar një studente amerikane muslimane, e cila vishte hixhab. Në mesin e profesorëve të saj, ishte një profesor fanatik dhe i cili e urrente shumë Islamin. Madje ishte në armiqësi edhe me të gjithë ata që nuk sulmonin Islamin. Nëse këtë e kuptojmë atëherë armiqësia e tij ndaj atyre që përqafojnë dhe kryejnë ritet e tij është e hapur dhe shumëfish më e madhe. Çdoherë që i jepej mundësia, shfrytëzonte rastin dhe para saj përqeshte Islamin. Zhvillonte luftë të dhunshme ndaj saj. Kur ajo diskutonte e qetë me të, atij vetëm sa i shtohej urrejtja ndaj saj kështu që filloi ta luftonte me një metodë tjetër, duke ia pakësuar poenët, duke i dhënë punime seminarike shumë të vështira dhe kërcënime për rezultatin përfundimtar. Kur e gjora nuk gjeti rrugëdalje prej padrejtësive të këtij “profesori”, iu ankua rektorit të universitetit, që t’i bëj një çare.

Administrata e universitetit kishte vendosur që të mbaj një mbledhje me profesorin dhe me studenten muslimane, që t’i dëgjoj ankesat e të dyve. Kur erdhi koha e takimit, prezantuan shumica e strukturës mësimdhënëse. Ishim shumë të interesuar të prezantonim në këtë tryeze të rrumbullakët, e cila konsiderohet e para e llojit të vet në universitetin tonë. Filloi mbledhja dhe vajza shprehu para të gjithëve ankesën e saj se profesori në fjalë urrente fenë e saj dhe mu për këtë, ai nuk është duke përfillur të drejtat e saja shkencore. Këtë e argumentoi me shumë shembuj të përditshmërisë së saj me atë profesor. Ajo kërkoi nga ne që të dëgjonim mendimet e disa studentëve, të cilët janë kolegë të saj. Në mesin e tyre (studentëve) kishte që u shprehen butë ndaj saj, dëshmuan për të dhe se dallimi në fe nuk i pengonte të flisnin mirë për të.
Ndërsa profesori pas fjalës së studentes myslimane filloi ta mbronte veten e tij. Vazhdoi të fliste derisa filloi të thellohej në bisedë duke sharë dhe fyer Islamin. U ngrit vajza dhe filloi te mbronte fenë e saj me shumë njohuri dhe argumente. Të folurit e saj kishte aq fuqi sa te gjithë neve na tërhoqi për ta dëgjuar, madje në disa raste e ndërprenim për ndonjë sqarim. Kur doktori (profesori) na pa se ne ishim të interesuar në dëgjim dhe diskutim, e lëshoi sallën dhe doli. Ai u shqetësua për shkak të interesimit dhe reagimeve tona kështu që shkoi ai dhe ata, që mendonin se kjo temë nuk zgjon asfare interesimi për ta.
E them me plot bindje se ne, një grup profesorësh, përcillnim me vëmendje bisedën ndërsa në fund të saj, vajza u ngrit dhe na shpërndau nga dy fletë, të titulluara “Çfarë do të thotë Islami për mua!” , ku kishte cekur motivet, të cilat e kishin shtyrë ta pranonte Islamin. Pastaj sqaroi rëndësinë dhe gjurmët e hixhabit. Sqaroi ndjenjat e saja të thella brenda kësaj veshje dhe këtij hixhabi, me të cilin mbulon kokën (flokët), dhe i cili ia shkaktoi tërë këto probleme.
Qëndrimi i saj ishte i fortë por mbledhja nuk përfundoi me asfare vendimi për asnjërën palë. Ajo tha se po e mbron të drejtën e saj, po lufton për hire të saj, dhe u ankua se në rast se nuk korrë sukses të favorshëm, do t’i shtojë përpjekjet për të drejtën e saj, edhe nëse detyrohet që për disa kohë ta shtyjë shkollimin.
Vërtet, qëndrimi i saj ishte qëndrim, dhe ne, anëtarët e këshillit mësimdhënës, nuk e kishim pritur këtë nivel të vendosmërisë së kësaj studenteje për mbrojtjen e parimeve të saja.
Zyrtarisht, e anashkaluam rezistencën e kësaj femre, por, sa më përket mua, filloi një luftë e brendshme për ndërrimin e fesë. Më hyri Islami në gjak, dhe çdo gjë që njihja rreth Islamit ma bënte edhe më të dashur dhe më nxiste ta përqafoja kështu që pas disa muajve e shpalla Islamin tim, duke më pasuar një doktor, pastaj tjetri e pas tij edhe katër studente po në këtë vit.
Ja kështu, brenda një kohe të shkurtër u bëmë një grup, që derdhim mund dhe energji për prezantimin e Islamit dhe ftimin në të. Tani janë disa njerëz, të cilët janë duke u menduar rreth kësaj Islamit dhe se shpejti inshaAllah (nëse do Allahu) do të përhapët lajmi në universitet për pranimin e Islamit nga ana e tyre.
Falënderimi i takon Allahut te Vetëm!
Burimi: Gazeta ‘El-Ittihad el-Imaratijje’, cituar sipas: http://www.twbh.com
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami
27-8-2005, e shtunë
Brunei Darussalam

DASHURIA E NËNËS PËR FËMIJËN

DASHURIA E NËNËS PËR FËMIJËN

nena dhe dashuria e sja

Pata një zënkë me nënën time aq sa erdhi puna deri tek ngritja e zërit. Meqë kisha disa fletë në duar, i hodha për tavoline të punës dhe u drejtova në dhomën time të fjetjes. E kam këtë shprehi që kur më mundon diç, shkoj dhe mbyllem në të. Të nesërmen, u zgjova herët dhe mora rrugën për në Universitet, por rrugës më ngacmonte ndërgjegjja se si mund t’ia lejoj vetes sime një gjë të tillë. E nxora telefonin dhe ia shkrova një letër:
“Sot mësova se shputat e këmbës së njeriut janë më të buta se pjesa e epërme e saj, andaj, oj nëna ime e shtrenjtë, a do të më lejonte madhëria juaj që të bindem edhe praktikisht për këtë teori, duke i puthur me buzët e mia!”
E futa telefonin në xhep dhe vazhdova rrugën.
Kur u ktheva në shtëpi, e gjeta nën tek më priste në dhomën e pritjes ndërsa në fytyrën e saj shiheshin gëzimi dhe lotët.
“Nuk do të lejoj ta vërtetosh teorinë tënde, për shkak se unë e kam vërtetuar atë kur ti ke qenë i vogël” – më tha nëna.

Përshtati në shqip: Sedat Islami