AGJËRIM

AGJËRIM

 

Qëllimi kryesor prej agjërimit është:Përgatitja  e zemrave për devotshmëri, pastërti, ndjeshmëri dhe frike Allahut.

 

Prej gjurmëve dhe argumenteve me te mëdha te agjërimit tek zemra e njeriut padyshim se është Vëzhgueshmeria e Krijuesit,i Cili përherë te shef.

 

Ebu Neimi duke folur për Uthman Bin Affanin ka thënë: Gjate ditës,cilësi e tij ishte bujaria dhe agjërimi ndërsa gjate natës sexhdeja dhe Kijami([1])

 

Ka thënë Enesi,radijallahu anhu: Ebu Talhaja,gjate kohes se Pejgamberit,Alejhi selam, nuk agjëronte sepse luftonte shume,ndërsa kur vdiq Pejgamberi Alejhi selam ,nuk me ka rene ta shoh duke ngrënë përveç ne ditët e dy bajrameve.

 

Ka thënë Nafiu: Ibni Omeri nuk agjëronte ne udhëtim ndërsa kur ishte ne vend vështirë se mund ta gjeje duke ngrenë gjate ditës.

 

Gruaja e Ibrahim En Nah’iut ka thënë: Ibrahimi agjëronte një dite po e një dite jo.

 

Ka thënë Serijj Bin Jahja: Hasani i agjëronte ditët e bardha te çdo muaji,muajt e shenjte dhe ditën e hënë dhe te enjte.

 

Hasan Basriu thoshte: Nëse nuk ke mundësi te falesh natën dhe te agjërosh ditën ,dije se ti je i penguar (prej ketyre begative) dhe se mëkatet tua  te kane lidhur ( nuk te lejojnë te falesh e te agjërosh).

 

Poashtu thoshte Hasani: Pendohuni tek Allahu,subhanehu ve teala, nga gjumi dhe ushqimi i shumte.

 

Ka thënë Ebu Xhebeleja: Me ra te shkoj me Ibni Shihabin ne një udhëtim dhe e agjëroi Ditën e Ashures.

 

U pyet: Si e agjëron këtë dite ndërsa ti,gjate udhëtimit,edhe nëse je ne Ramazan,nuk agjëron?

 

Tha: Ramazani ka dite tjera,te cilat mund t’i kompenzosh ndërsa Ashura’ nuk ka.

 

Ka thënë Ibni Ebi Avni: Davud Bin Ebi Hind agjëroi 40 vite duke mos e ditur askush prej familjes se tij. Kur shkonte ne pune,e marrte me vete ushqimin dhe gjate rrugës e epte sadaka.Ibni Xhevziu kur e sqaron rrëfimin e tij thote: Tregtaret mendonin se ai ka ngrënë ne shtëpi ndërsa familja mendonin se ai ka ngrenë ne treg.

 

Ka thënë Ubejd El Verak: Kaloi Ma’rufi pranë një ujedhenesi,i cili thoshte: Allahu e mëshiroftë cdoke qe pinë nga ky ujë. Edhepse Ma’rufi ishte agjerueshem piu ujë me shprese se do ta arrije mëshirën e Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Ebu Bekir En Nejsaburi: Prezantova tek Ibrahim Bin Hani’ i cili ishte ne prag te vdekjes.E thirri djalin e tij dhe i tha: Jam i etur? Ia solli nje gote ujë,por refuzoi dhe tha: Ka perënduar dielli. I tha djali: Jo,baba ende nuk ka perënduar dielli. E refuzoi ujin e tha: Për një gjë te tille,le te punojnë punonjësit.( Pra per momentet e vdekjes le te përgatiten njerëzit)

 

Thabit El Benani thoshte : Njeriu nuk mund te quhet Abid( adhurues),pamarre parasysh se cfare cilësish ka derisa t’i përmbush dy cilësi: Agjërimin dhe namazin.

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

26-3-2005,e shtune

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s