ASKETIZËM DHE DEVOTSHMËRI

ASKETIZËM DHE DEVOTSHMËRI

 

Dije se dynjaja me mashtrimet e saja e humbi te humburin dhe e mashtroi te mashtruarin ndërsa urrejtja e saj arrihet me asketizëm ne te dhe mu për këtë Kur’ani është përplot ajete,qe nxisin ne asketizëm([1]).

 

Ka thënë Imami Ahmed: Asketizmi vie nga tri aspekte:

 

1-     Braktisja e haramit-te ndaluarës

 

2-     Mosteprimi ne gjera hallall-te lejuara,dhe

 

3-     Braktisja e çdo gjeje qe te pengon prej Allahut

 

Ka thënë Ibni Tejmije: Asketizëm (Zuhd) dtth: Braktisja e asaj qe nuk te bën dobi ne ahiret ndërsa Ver’i (Devotshmëria dhe frika prej Allahut) është braktisja e asaj,demit te se cilës ia ke drone.

 

Ka thënë Hasan El Basriu: Zuhdi ne dunja nuk është me ndalimin e hallallit apo me humbjen e pasurisë por zuhdi është te jesh me i sigurte ne atë qe është ne dorën e Allahut sesa atë qe e ke ne dorën tende.

 

Janë pyetur disa: Cfare te ka bere te besh zuhd ([2])  ne dynja? Tha: Përmbushja e pakte e premtimeve te saj,padobitë e shumta te saj dhe koprracia e bashkëpunëtoreve te saj.

 

Ka thënë Hasan El Basriu: E kam pare Uthman Affanin duke fjetur ne xhami derisa erdhi muezini dhe u ngrit. Vërejta gjurmët e rërës ne shpinën e tij.

 

Uthmani,edhepse ishte kryetar i myslimaneve (Halife) bartte dru ne shpine.

 

Ka thënë Hasani: Shkuam tek Safvan Bin Muhajrejzi,i cili kishte nje shtëpi prej kallami,qe vec kishte filluar t’i shtremberohej.I thamë: Po ta rregulloje shtëpinë? (Kishin frike se ndoshta rrezohet shtëpia dhe e mbyt atë) Tha: Sa njeriu ka vdekur duke qene shëndoshë e mire.

 

Nga Mejmun Bin Mehrani rrefehet se Mekembesi i Basres kishte dërguar një njeri tek Amir Bin Abd Kajsi ta pyeste se perse nuk martohej? Ia kishte kthyer përgjigjen: Unë nuk i kam lënë gratë por jam ne rruge e sipër për tu fejuar ( Për qellim e kishte fejesën me hyritë e Xhennetit).

 

Mesruku kishte shkuar te punonte diku jashte vendit te tij dhe kishte munguar dy vite. Kur ishte kthyer ne shtepi,kishte patur me vete vetëm torbën e e ushqimit. Kur shikuan ne te gjeten vetëm një shigjete.I thane: Sa shume mungove ndërsa tani je kthyer me një sëpatë pa bisht. Tha:Ne,per hire te Allahut e kemi huazuar atë dhe kemi harruar ta kthejmë prape.

 

Poashtu kishte thënë Mesruku: Mua kur te me thote shërbëtori: Nuk ka as dërhem e as asgjë ne shtëpi,jam ne gjendjen me te mire.

 

Kur Hasanit i përmendej ndonjë njeri i pasur thoshte: Pasha Allahun!As ajo( dynjaja) nuk i ka mbet atij e as ai asaj;do te del prej saj me një rrobe te vjetër (qefin).

 

Ka thënë Hasani: Pasha Allahun! Kam takuar 70 pjesëmarrës te Bedrit, shumica e tyre vishnin rroba te leshta.

 

Kam takuar njerëz,qe nëse fitonin ne dunja nuk gëzoheshin,nëse humbnin nuk dëshpëroheshin; dynjaja ne sytë e tyre ishte me e pavlere sesa dheu-toka.

 

Ka thënë Ibrahim Et Tejmi: Cfare dallimi ka ne mes jush dhe atyre te pareve tanë! Iu erdhi dunjaja ndersa ata iknin prej saj,ndërsa juve iu ka ikur e ju po e ndiqni pas atë.

 

Ka thënë Malik Bin Dinari: Po thonë Maliku është zahid ,po cfare zuhdi ka Maliku ndërsa ai ka pelerine dhe rroba. Zahid ka qene Omer Bin Abdul Azizi,te cilit i erdhi dunjaja ndërsa ai e braktisi atë.

 

Ka thënë Bishr El Hafiu:Thuaj atij qe e kërkon dynjanë: Përgatitu për nënçmim.

 

Bishr Bin Harith ka thënë: I është thënë Sufjan Eth Thevriut: A është njeriu zahid edhe nëse ka pasuri? Tha: Po,nëse sprovohet bën sabër ndërsa nëse i ipet begati falënderon.

 

Ka thënë Ahmed Bin Hanbeli: Me ben te dëshpërohem fakti se si dunjaja shkrin mushkëritë e burrave,te cilët e kane kuptuar Kur’anin.

 

Ka thënë Sulejman Bin Esh’ath: Nuk e kam pare Ahmed Bin Hanbelin ta përkujtonte dynjanë kurrë.

 

Imam Ahmed i kishte thënë Shuxha’ El Atarit: O Eba Fadl! Ai është ushqim e jo ushqim,rroba e jo rroba,(dunjaja) është vetëm dite te pakta!

 

Ka thënë Humejd Bin Zenxhevih: E kam pare tek Ahmed Bin Hanbeli nje xhybe-pelerine te gjelber,e cila kishte një cope te arnuar te bardhe nga leshi.

 

Ka thënë Imam Ahmedi: Zuhdi ne dynja është shpresa e pakte ne te.

 

Ndërsa sa i përket Ver’it([3])-Devotshmërisë

 

Ka thënë Aisheja,radijallahu anha: Ju vërtet jeni neglizhent ndaj ibadetit me te çmuar-veri’t.

 

Ka thënë Dahhaku: Kam takuar njerëz ,te cilët e mësonin Ver’in.

 

Ka thënë Junus Bin Ubejd: Ver’i dtth: Largimi prej çdo dyshimi dhe llogaritja e vetes ne çdo moment.

 

Ka thënë Ebu Hurejre: Nëse ne Ahiret,pranë Allahut,Subhanehu ve teala do te jene ithtarët e Ver’it.

 

Kane thënë disa: I kemi braktisur 70 kapituj te hallallit nga frika se mos po biem ne ndonjë kapitull te haramit.

 

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Frika,kërkimi ndihme dhe shpresa e pakte (ne dunja) japin si fryt Ver’in.

 

Ka thënë Ibni Avni: Muhammed Bin Sirin urrente te blinte me këto para,ne te cilat është i shkruar emri i Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Tavusi: Nuk ka hajr ne njeriun,i cili nuk ka Ver’.

 

Ka thënë Sufjan Thevriu: Mbahu për Zuhdin sepse me te Allahu, subhanehu ve teala, ti qet ne shesh te metat e dunjase, dhe mbahu për Ver’it sepse me te Allahu,subhanehu ve teala, ta lehtëson llogarinë. Braktise atë qe ke dyshim ne te për ne atë e nuk ke dyshim ne te dhe largoje dyshimin me bindje sepse kështu te shpëton feja prej shtrembërimeve.

 

Ka thënë Muhammed Bin Abdil-lah: I kam pare disa njerëz,qe kishin ndërtuar një shkalle xhamisë se Shuajbit,thashë: Nuk do ta ve këmbën time aty derisa te shkatërrohet ajo shkalle.

 

Ka thënë Ebu Bekir El Merveziu: E kam dëgjuar Bishrin duke thënë: Uria e pastron zemrën,mbyt epshet dhe te dhuron dituri te mirëfilltë.

 

Ka thënë Shemiti: Bijtë e dunjase,te cilët e thithin atë nuk mund t’i ndahen kurrë([4]).

 

Ka thënë Sem’ani: Is’hak Bin Shirazi hyri një dite ne një xhami qe te drekonte por e harroi një dinar.U kthyer dhe e gjeti,por mendoi e tha : Ndoshta i ka rene dikujt tjeter dhe e la.

 

Ka thënë Enes Bin Maliku: Nëse kalon pranë teje ndonjë grua,mbylli syte derisa te kalon.

 

Ka thënë Davud Et Taiiu: Te paret tanë e urrenin shikimin e tepërt.

 

Sa shikimet lëshohen shpejt ndërsa ne Ahiret nuk përballohen dot!!!

 

Ka thënë Hasan Bin Hajji: E kam kontrolluar Ver’in dhe nuk e kam gjetur ne dic me pak sesa ne gjuhe.

 

Abdullah Bin Mubareku ishte pyetur: Cili Ver’ është me i vështiri? Kishte thënë: Gjuha.

 

Ibrahimi Bin Ed’hemi ishte pyetur: Si plotësohet Ver’i? Kishte thënë: T’i barazosh te gjitha krijesat tek ti dhe te mos preokupohesh me te metat e tyre por me mëkatet tua([5]).

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s