DRONË DHE PËRULJEN NË NAMAZ

DRONË DHE PËRULJEN  NË NAMAZ

 

Vëlla! Dije se droja ne namaz do te thotë: Vërja e zemrës para Allahut,Subhanehu ve teala ;e nënshtruar dhe e përulur,e zbutur dhe e qete.

 

Ka thënë Xhunejdi: Droja dtth: Përulja e zemrës për Allahun,Njohësin e fshehtësirave.

 

Zemra është udhëheqëse e trupit;nëse ajo përulet,atëherë përulen edhe shikimi,dëgjimi dhe tere gjymtyrët,madje edhe te folurit.

 

Ka thënë Hudhejfeja,radijallahu anhu: Gjene e pare,te cilën e humbni ne fenë tuaj është droja,ndërsa gjene e fundit qe e humbni ne fenë tuaj është namazi.

 

Ka thënë Ibni Kethiri: Drone ne namaz e arrin ai qe e pregadite zemrën vetëm për namaz…preokupohet me te dhe e favorizon atë ndaj gjerave tjera ,atëherë ajo te jete rehati dhe qetësi për te.

 

Seid Bin Xhubejri,ne komentim te ajetit” الذين هم في صلاتهم خاشعونAta të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,”(Mu’minun 2),dtth: modest,nuk e di se kë e ka në të djathtën e kë në të majtën dhe nuk i shmanget drose per Allahun,Subhanehu ve teala.

 

Kane thënë disa prej selefit: Namazi është sikurse nje robëreshë,te cilën ai dhuron ndonjë mbreti prej mbretërve dhe cfare mendoni nëse ia dhuroni ndonjë robëreshë te paralizuar apo te verbër? Nëse vërtet na qenka puna kështu,atëherë cfare mendoni për namazin e njeriut,me te cilin afrohet robi tek Allahu?!

 

Dhen Nuni,duke përshkruar njerëzit ,qe bëjnë ibadet-adhurim shume kishte thënë: Nëse e shef ndonjërin prej tyre ,qe veç është bere gati për namaz,do ta vëresh se kur te qëndrojë ne mihrab dhe t’ia filloi namazit,i bie ndërmend se ia vend është vendi,ne te cilin njerëzit bëjnë ibadet per Allahun,subhanehu ve teala, dh si rezultat i bie te fiket.

 

Një nënshtrim i plote do te arrihej kur te plotësohet nënshtrimi i brendshëm shpirtëror dhe ai i jashtëm. Mu per këtë ,Pejgamberi Alejhi selam thoshte ne ruku: خشع لك سمعي وبصري ومخي وعظمي وما استقلت به قدمي Te janë nënshtruar-përulur dëgjimi im,shikimi im,truri im,eshtrat e mi dhe atë,të cilën e mbajnë këmbët e mia “.( Muslimi)

 

Përsosmëria e drose ne ruku dhe sexhde. Nëse robi përulet dhe nënshtrohet ne ruku dhe sexhde,ai e ka përshkruar Allahun,subhanehu ve teala, me cilësitë e Lartemadherise dhe Krenarise.Ai sikur thotë:Modestia dhe nenshtrueshmeria jane  cilësitë e mia…ndërsa Madhëria dhe Lartmadhëria janë përshkrim yti o Zoti im!

 

Ka thënë Hasani: Ke kujdes qe Allahu,subhanehu ve teala, te shikoje ne ty ndërsa ti shikon ne dike tjetër…dhe ke kujdes ta lusësh Allahun,subhanehu ve teala, për Xhennet dhe te kërkosh mbrojtje nga zjarri ndërsa zemra jote është e pakujdesshme dhe nuk din se cfare thotë gjuha.

 

Halef Bin Ejjubi nuk i largonte mizat nga fytyra gjate namazit.Ishte pyetur: Si ke durim? Kishte thënë: Me kane treguar se prej hipokriteve ka qe bejne durim kur te rrihen me kamxhik vetëm e vetëm t’i thuhet: Filan durimtar,ndërsa unë jam para Allahut,Subhanehu ve teala,atëherë a te mos bej durim për një mize,e cila me afrohet?!

 

Ka thënë Ebu Derdaja,radijallahu anhu: Kërkoni nga Allahu,subhanehu ve teala, mbrojtje prej drose se nifakut-hipokrizisë? Ishte pyetur: Po cfare është droja e hipokrizisë? Kishte thënë: T’a shohësh trupin te drojtur ndërsa zemra nuk është e tille”.

 

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te jemi prej atyre qe kane dro ne namazin e tyre,me trup e me zemër!!!

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

25-3-2005,e premte

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s