ISTIKAMEN

ISTIKAMEN

( Ngulitjen në fe dhe paluhatshmërinë)

Vëlla! Dije se paluhatshmeria ne fe është shpirt,me te cilin ringjalle jetën,është zekat,me te cilin shtohen pasuritë dhe nuk ka pune te pastër dhe situate te qete pa këtë segment,shume te rendesishem ne jete.

Ka thënë Muxhahidi: Te paret tanë qene ngulitur ne dëshminë La Ilahe Il-la Allah derisa e takuan Allahun,subhanehu ve teala.

Ka thënë Omer Bin Hattabi : Istikame dtth te jesh i drejte ne urdhëresë dhe ndalese dhe te mos bësh dredhi dhelpërake.

Ibni Tejmije ka thënë: Kerameti me i madh është mbajtja për Istikamen.

Ka thënë Ebi Is’haku: Kur Ebu Sufjan El Mugir Bin El Harithit i kishte ardhur vdekja kishte thënë: Mos qani për mua,sepse unë ,prej kur e kam pranua Islamin nuk e kam ndotur veten me ndonjë mëkat.

Ka thënë Vehbi: Nëse ke mundësi te te mos pengoje askush prej Allahut,Subhanehu ve teala beje këtë!

Poashtu ka thënë: Mos u mundoni qe te punoni shume por mundohuni qe ta bëni mire dhe me përpikëri atë qe e bëni,sepse njeriu ndodhe te falet ndërsa i bën Allahut,Subhanehu ve teala mëkat ne namaz…

Sa fjale te bukur ka thënë nje njeri: Ke kujdes ta shash iblisin haptazi ndërsa ne esence ti je shoku i tij!

Ka thënë Ibrahim El Harbiu per Bish El Hafiun: Bagdadi nuk ka lindur njeri me te mençur dhe me te ruajtur per gjuhen e tij sesa Bishri.Nuk mund te thotë askush se ai përgojonte muslimanet.

Ka thënë Ebu Davud Es Sixhistani: Ahmed Bin Hanbeli nuk zhytej ne bisedat, ne te cilat zhyteshin njerëzit duke përmendur ceshtjet e dunjase, ndërsa kur cekej dituria,ai fliste.

Ka thënë Shafiu: Nuk jam betuar ne Allahun;as me te drejte e as gënjeshtar…Ja se si i ruanin gjuhet e tyre!

Kasimi,ne lidhje me babain e tij,Ibni Asakirin ka thënë: E llogariste dhe qortonte veten për çdo moment,te cilin nuk e shfrytëzonte ne ibadet.

Ka thënë Ibni Dekik El Idi: Nuk kam folur ndonjë fjale dhe nuk kam vepruar ndonjë vepër e te mos kam përgatitur për te përgjigje para Allahut,Subhanehu ve teala.

Sikur tere këto fjale i përmbledh thënia e Ibni Tejmijes,i cili thotë: Për Zotin! Unë ende e ripërtërij Islamin tim dhe ende nuk e kam pranuar Islamin si duhet.

Këto ishin disa thënie te pakta rreth Ngulitjes ne fe. Dhashte Zoti e na furnizon me këtë begati ne dhe juve! Amin!

Shkroi: Ebu Malik

Burimi: www.denana.com

Përshtati: Sedat Gani Islami

29-3-2005,e marte

Brunei Darussalam

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s