KËNAQESINË-PAJTIMIN ME CAKTIMIN E ALLAHUT

KËNAQESINË-PAJTIMIN ME CAKTIMIN E ALLAHUT

 

 

 

Kënaqësia është prej punëve te zemrës sikurse qe xhihadi është prej punëve,me te cilat veçohen gjymtyrët dhe se te dyja,xhihadi e kënaqësia ,janë prej pikave me te larta te besimit.

 

Ka thënë Ebu Derdaja: Piken me te larte te besimit e shënojnë katër gjera: Durimi për dispozita,kënaqësia-pajtimi me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala (Kaderin),sinqeriteti ne mbështetjen ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe dorëzimi i teresishem Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Ibni Atau: Kënaqësia (Rida-ja) është rehatia e shpirtit dhe pajtimi i tij me caktimin e hershem te Allahut,Subhanehu ve teala për njeriun duke besuar se ai caktim është me i mire për te dhe kështu pajtohet-ndahet i kënaqur me te.

 

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Rruga e kenaqesise është rruge e shkurtër,është shume e afërme,te shpie tek caku yt,por…por ne te ka mundime… Megjithatë mundimet e saja nuk janë me te vështira sesa mundimet e rrugës se përpjekjes…por pas kësaj qëndron: Vullneti i larte,shpirti i pastër dhe përgatitja shpirtin për çdo gjë qe i vie prej Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Fudejl Bin Ijjadi: Rida-ja (kënaqësia) është me e mire sesa asketizmi (zuhdi) sepse ai qe shquhet me kënaqësi nuk dëshiron pozite mbi pozitën e vet.

 

Është thënë: Rida-ja (kënaqësia) është: Eliminimi i frikës, pamarre parasysh se për çka behet fjale.

 

Disa te tjerë kane thënë: Rida-ja (kënaqësia) është: Largimi nga hidhërimi.

 

Omeri,radijallahu anhu,i kishte shkruar Ebu Musait,radijallahu anhu,: Më pas([1]): Tere e mira është ne kënaqësi( Rida).Nëse ke mundësi te kënaqesh-pajtosh beje këtë ne te kundërtën be durim!

 

Ebu Uthmani ishte pyetur per kuptimin e hadithit te Pejgamberit,Alejhi selam,” أسألك الرضا بعد القضاء O Zoti im! Te lus për kënaqësi pas caktimit Tënd”,dhe kishte thënë: Sepse kënaqësia para caktimit ,thjeshte është vendosmëri për t’u ndare i kënaqur ndërsa kënaqësia-pajtimi pas caktimit është pajtim-kënaqësi (e vërtetë).

 

Kënaqësia me e madhe është : Kënaqësia-pajtimi me Allahun,subhanehu ve teala, për Zot.

 

Ka thënë Hereviu për kenaqesine për Allahun,subhanehu ve teala,për Zot : Një gjë e tille vlen me tri kushte:

 

–         Te jete Allahu me i dashur se çdo gjë tek njeriu,

 

–         Te madhërohet dhe respektohet me se shumti,dhe

 

–         Me meritori për ta adhuruar

 

Boshti i shpalljes islame sillet rreth pajtimit dhe kenaqesise se njeriut për ta adhuruar Allahun,subhanehu ve teala, dhe urrejtja për adhurimin e dikujt tjetër.

 

Ka thënë Rebiu: Shenje e dashurisë ndaj Allahut është: Përmendja e Tij e shumte..ndërsa shenje e fesë është: Sinqeriteti për Allahun,subhanehu ve teala,,ne vetmi e shoqëri,…ndërsa shenje e falënderimit është: Pajtimi dhe nenshtrueshmeria e plote caktimit te Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Llukmani kur kishte këshilluar te birin i kishte thënë: Te porosis me cilësi,te cilat te afrojnë tek Allahu,subhanehu ve teala, dhe te largojnë prej hidhërimit te Tij:

 

–         ta adhurosh Allahun dhe te mos i besh shok,dhe

 

–         te pajtosh me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala,ne atë qe e dëshiron apo e urren.

 

Kane thënë disa:Kushmbështetet ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe pajtohet me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala,ai veç e ka forcuar besimin dhe i ka përgatitur duart e këmbët për fitimin e hajrit.

 

Ebu Xha’feri i kishte thënë Rabiase: Kur arrin njeriu te jete i kënaqur me Allahun,subhanehu ve teala? Kishte thënë: Kur te jete gëzimi i tij me fatkeqësinë sikurse gëzimi i tij me begatinë.

 

Omer Bin Abdul Azizi shpesh lutej me ” اللهم رضّني بقضائك ، وبارك لي في قدرك ، حتى لا أحب تعجيل شيء أخرته ولا تأخير شيء عجلته O Allahu im! Me be te kënaqur me gjykimin Tënd,me begato ne caktimin Tënd,saqë te mos e dua atë qe Ti e ke caktuar për mua me vone ose te mos e dua vonimin e asaj qe Ti e ke caktuar te ndodhe tani!

 

Ebu Muavije El Esved,ne koment te ajetit” فلنحيينه حياة طيبة Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë)…”(Nahl 97),:Kënaqësia dhe pajtimi.

 

Rebiu ne momentet kur e kishin goditur dhimbje te mëdha kishte thënë:Nuk kam dëshiruar qe Allahu,subhanehu ve teala, te m’i këtë ndalu dhimbjet madje as një grimce thoni.

 

Ka thënë Hasani: Kush pajtohet me atë qe ia ka caktuar Allahu,do t’i mjaftoje dhe Allahu do te bekoje ne te. Ndërsa kush nuk pajtohet,nuk do t’i mjaftoje dhe nuk do te bekohet ne te.

 

Sufjani ne koment te ajetit” وبشر المخبتين … e përgëzo të dëgjueshmit.”(Haxh 34),ka thënë: Te rehatuarit,te kënaqurit –pajtuarit me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala dhe te nënshtruarit Atij.

 

Ka thënë Fudejl Bin Ijjadi: Nëse nuk bën durim për caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala nuk do te besh durim as për caktimin tënd.

 

Ka thënë Hafs Bin Humejdi: E pata pyetur Abdullah Mubarekun: C’është Rida-ja( kënaqësia-pajtimi)? Tha: Rida-ja është te mos kesh dëshirë te jesh ne një gjendje tjetër ndaj asaj ne te cilën je tani.

 

Ka thënë Muhamed Bin Vasi’u: Lum për atë qe e ka gjetur dreken ndërsa nuk e ka gjetur darken,apo e ka gjetur darken e nuk e ka gjetur dreken ndërsa ai ne te dy rastet është i kënaqur (me caktimin e Allahut,Subhanehu ve teala)

 

Ka thënë Ebu Abdullah El Berathiu : Kujt i është dhënë Ridaja,ai veç ka arritur gradat me te larta.

 

Ka thënë Mejmun Bin Mehrani: Kush nuk është pajtuar me caktimin e Allahut,atëherë për ahmakine (budallakine) e tij nuk ka bar shërues.

 

Ka thene Gajlan Bin Xheriri: Kujt i është dhuruar Rida-ja,mbështetja ne Allahun (tevekkuli) dhe Tefvidi (dorëzimi i ceshtjes se vet Allahut) atëherë këto i mjaftojnë.

 

Ka thënë Ebu El Abbasi: Gëzimi arrihet kur Allahu,subhanehu ve teala, te caktoje për ne ndërsa dëshpërimi arrihet kur ne të vendosim për vete.

 

Ishte pyetur një njeri për Rida-ne e kishte thënë: Te pajtosh me Allahun,subhanehu ve teala, ne caktim e zgjedhje, ndarje,dhënie e mosdhënie,te pajtosh me Allahun,subhanehu ve teala, si Hyjni,Zot dhe Adhurues (me i bere Allahut ibadet)…

 

Ka thënë njeri prej selefit: Po te me ndukej mishi me mashë hekuri do te ishte me e dashur për mua sesa te them për dic qe e ka caktuar Allahu: Ah po te mos e kishte caktuar!

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

 

11-4-2005,e hënë

 

BruneiDarussalam

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s