LËMOSHË DHE BUJARI

LËMOSHË DHE BUJARI

 

Njeriut bujar i mjafton si nder se emri i tij nuk përmendet vetëm se për te mire…Njeriut koprrac i mjafton si përbuzje se emri i tij nuk përmendet vetëm se për përbuzje…

 

Ka thënë A’meshi: Një dite qëllova tek Omer Bin Hattabi,te cilit ia sollën 22.000 dërhem dhe nuk u ngrit nga vendi i tij derisa i shpërndau te gjitha.Kur i pëlqente ndonjë send prej pasurisë se tij e ipte sadaka.

 

Ka thënë Hasan El Basriu: Talhaja e kishte shitur një toke (are-truall) për 700.000 dirhem.Kjo shume mbeti tek ai një nate ndërsa ai buajti pa gjumë ne sy nga frika e pasurise. Kur u zgjua ne mëngjes e shpërndau te teren.

 

Uthmani,radijallahu anhu, kishte blere një burim uji,i ashtuquajtur Rumeh([1]) për 40.000 dirhem ndërsa për ushtaret e varfër kishte shpenzuar 10.000 dirhem.

 

Seleme Bin El Akve’ rrefen se Talhaja kishte blere një pus (bunar) ne një ane te kodrës dhe kishte therur nje kafshe,me mishin e se cilës i ushqente njerëzit.

 

Nafiu,shërbëtori i Ibni Omerit, rrëfen se si Ibni Omeri kishte shkuar me te tek Abdullah Bin Xha’ferii cili i kishte thënë: Ma jep shërbëtorin për 12.000.Kishte refuzuar dhe kur dolëm me liroi për hire te Allahut,Allahu e liroftë atë prej zjarri!!!

 

Poashtu ka thënë : Kur Ibni Omerit i pëlqente dic shume prej pasurisë se tij,afrohej me te tek Allahu,subhanehu ve teala.( Dtth: E ipte sadaka)

 

Ibni Sirini rrefen se Sa’d Bin Ubadete çdo nate kthehej ne shtëpi me 80 banore te Sufes([2]) dhe iu shtronte darke.

 

Kasj Bin Sa’d Bin Ubadeje ishte sëmurë dhe njerëzit kishin filluar te mos e vizitonin shume.Pyeti për këtë gjë,sepse nuk ishte mësuar kështu. I thane: Ata turpërohen per shkak te borxheve qe t’i kane. Tha: Allahu e shkatërroftë pasurinë,e cila pengon vëllezërit nga vizita.Pastaj urdhëroi një thirrës te thërret:Kush i ka patur borxh Kajsit,ai ia ka bere hallall.Filluan njerëzit te vijnë dhe nga mysafiret e shumte ne mbrëmje iu kishin thyer shkallet e shtepise.

 

Ishte pyetur Hasan Bin Aliu: Kush eshte bujar? Tha: Ai,qe nëse tere dynjanë e shpenzon do t’i dukej se ende ka obligime.

 

Nga bujaria e Abdullah Bin Xha’ferit ishte se ai i kishte dhënë shume pasuri një gruaje,e cila lypte. U pyet: Ajo nuk te njeh ty dhe pak send do te bënte te lumtur ate.Tha: Nëse ate e kënaqë pakica,mua nuk me kënaq vetëm se shumica,pastaj nëse ajo nuk me njeh mua,unë e njoh veten time.

 

Muaviu e kishte pyetur nje njeri: C’është bujaria? Kishte thënë: Lëmosha me pasuri dhe dhenia para se te te lypet.

 

Abdullah Bin Amiri kishte blere shtepine e Halid Bin Ukbes,e cila ishte ne treg,per 70.000 dirhem.Ne mbrëmje kishte dëgjuar duke qare familjen e Halidit dhe pyeti se cfare iu kishte ndodhur? Thane: Po qajne per shkak te shtepise.Tha: O biri im! Shko dhe thuaju se edhe parate e edhe shtepia jane te tyre.

 

Nje njeri i urte ishte pyetur: Kush është njeriu me bujar? Tha: Ai i cili jep ,edhepse vet shume pasuri nuk ka dhe ruan fytyren e lypesit qe te lyp nga njerëzit.

 

Ali Bin El Husejni barte ushqim ne shpine dhe ua ipte lëmoshë njerzve.Thoshte: Sadakaja shuan hidhërimin e Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Hasani: Çudi me ty o njeri! Shpenzon per epshet tua pasuri te madhe ndërsa për knaqesine e Allahut,Subhanehu ve teala tregohesh koprrac,qofte edhe një dirhem.Sa shume te ka thirre Zoti yt por ti nuk dëgjon,sa shume te ka dhënë por ti nuk kënaqesh…Ti pasurinë e ke hua andaj perse po e tubon dhe premtoi se Xhenneti mbjell për një 700 andaj cfare ke qe nuk mbjell!

 

Shkroi: Ebu Maliku

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Përshtati: Sedat Gani Islami

 

28-3-2005,e hënë

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s