MBËSHTETJEN NË ALLAHUN

MBËSHTETJEN NË ALLAHUN

 

(Tevekkuli)

 

Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” وتوكل على الله وكفى بالله وكيلا e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut. “(Nisa 81)

 

Dhen Nuni  për Tevekkulin-mbështetjen ne Allahun,subhanehu ve teala, thotë: Tevekkuli dtth: Te mos e dirigjosh veten dhe te zhvishesh nga forca dhe mundi,por me forcën e njeriut për tu mbeshtetur ne Allahun,subhanehu ve teala, duke e ditur se Allahu,subhanehu ve teala, e di dhe e shef se cfare është ai duke bere.

 

Ka thënë Bishr El Hafiu: Thotë dikush: Jam mbështetur ne Allahun,subhanehu ve teala, …ndërsa ai gënjen sepse po te ishte mbështetur do te ishte ndare i kënaqur me atë qe bën Allahun,subhanehu ve teala.

 

Kane thënë disa :Tevekkuli dtth: Lidhshmëria me Allahun,subhanehu ve teala, ne çdo rast.

 

Kane thënë disa: Vërtet është vdekje për një rob,qe ta lus një rob ndërsa zotëriu i tij ka çdo gjë.

 

Poeti thotë:

 

Allahu te hidhërohet nëse ti nuk e lut

 

Ndërsa njeriu kur te lutet hidhërohet

 

Ka thënë Abdullah Bin Mes’udi: Pasha Allahun,perveq te Cilit nuk ka Zot tjetër! Fatkeqësitë e dunjase,nuk i bëjnë dem një njeriu,i cili gdhin e ngryset ne fenë Islame.

 

Omeri,radijallahu anhu,kishte takuar njerëz prej Jemenit dhe iu kishte thënë : Kush jeni ju?

 

Thane: Ne jemi Mutevekkilunet (te mbështeturit ne Allahun,subhanehu ve teala,).

 

Tha: Jo,por ju jeni Muttekilune (te nënshtruar ose te mbeshtetur qe nuk punoni) sepse Mutevekkilunet jane ata qe hedhin farën ne arë pastaj i mbështetën Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Seleme Bin Dinari shte pyetur: Cfare pasurie ke?

 

Kishte thënë: Panurine me te mire qe e kam është: Besa ime ne Allahun,subhanehu ve teala, dhe mos shtresimi në atë qe posedojnë njerëzit.

 

Ka thënë Hasani: Prej mbështetjes se njëmendtë te njeriut ne Allahun,subhanehu ve teala, është te këtë bese ne Allahun.

 

Një njeri i ishte ankuar Ibrahim Bin Ad’hemit për anëtare te shumte familjes dhe me atë rast Ibrahimi ikishte thënë: O vella! Shiko se cili antar i familjes sate nuk e ka rizkun-furnizimin prej Allahut,Subhanehu ve teala dhe sille tek unë([1]).

 

Fudejli ka thënë: Tevekkuli është shtylla e ibadetit.

 

Një njeri i kishte thënë Ma’ruf El Kerhiut: Me porosit me dic ? I kishte thënë: Mbështetu ne Allahun,subhanehu ve teala, aq shume derisa Allahu,subhanehu ve teala, te jete burim yti për çdo gjë.

 

Bishr Bin Harith kishte thënë: A nuk ke turp ta kërkosh dunjane nga ,i cili e ka kërkuar atë? Kërkoje dynjanë nga Ai,ne dorën e te Cilit është dynjaja.

 

Ka thënë Jahja Bin Muadhi:Kushkërkon te mira prej atij qe nuk posedon gjera te tilla,ai veç ka dështuar dhe se ai qe është posedues i se mirave është Allahu,subhanehu ve teala.Thote Allahu,subhanehu ve teala,” إن الله لذو فضل على الناس All-llahu është shumë bamirës për njerëz,…”(Bekare 243)

 

Ka thënë Imam Ahmedi: Tevekkuli ne përgjithësi dtth: T’ia dorëzosh ceshtjen tende Allahut,Subhanehu ve teala dhe te kesh bese ne Të.

 

Hatim El Esammit i ishte thënë: Si e ke kuptuar Tevekkulin?

 

Tha: E kam kuptuar ne baze te katër gjerave apo cilësive :

 

1-        U binda se rizkun tim nuk e han askush keshtuqe nuk u preokupova (shume) me te.

 

2-        U binda se punën time nuk e bën askush keshtuqe u preokupova me te.

 

3-        U binda se vdekja me vie befas keshtuqe ia parapriva asaj (ne përgatitje),dhe

 

4-        U binda se unë jam përherë ne vëzhgim te Allahut keshtuqe u turpërova prej Tij!

 

Ka thënë En Neherxhuri: Ai qe është mbështetës i vërtete,rizkun e tij nuk e paramendon nga krijesat;nuk ankohet për atë qe e ka goditur dhe nuk përbuzë njerëzit për atë qe nuk ia kane dhënë,sepse ai dhënien dhe mosdhënien e shef si dic prej Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Sulejman Ed Darani: Kur njeriu ta arrije kulminacionin ne asketizëm-zuhd,atëherë kjo vetvetiu e shpie ne tevekkul.

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

26-3-2005,e shtune

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s