RUAJTJEN E KOHËS

RUAJTJEN E KOHËS

 

 

 

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Njeriu,qysh prej momentit te pare kur ka ardhe ne këtë dunja është udhëtar për tek Allahu,subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Hafsa,e bija e Sirinit: O te rinj! Punoni sepse unë e kam pare punën ne rini( e jo tani ne pleqëri).

 

Ka thënë Jahja Bin Muadh Err Rrazi: Humbja e kohës është me e vështirë sesa vdekja,sepse humbja e kohës dtth shkëputje-ndarje nga e vërteta ndërsa vdekja dtth shkëputja –ndarje nga krijesat.

 

Ditët janë tri: Dje,e cila kaloi me atë qe kishte,nesër,ndoshta ti nuk e arrin atë,ndërsa dita jote është kjo,sot,andaj përpiqu ne te.

 

E kaluara ka shkuar,shpresa është e fshehte ndërsa ty te mbetet ora,ne te cilën je tani ( pra koha dhe puna ne te).

 

Kur njerëzit e mire e kuptuan se jeta është e shkurtër si dhe i nxiti udhëzuesi” وسارعوا Nxitoni”([1]) punuan dite e nate vetëm për ta shfrytëzuar kohen.

 

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Nese Allahu,subhanehu ve teala, ia dëshiron ndonjë robi te mirën i ndihmon me kohe;sa here qe shpirti i tij i thotë ulu,koha e tij e ngrite dhe i ndihmon.

 

Ka thënë Shafiu: I kam shoqëruar sufite dhe nuk kam përfituar prej tyre përveç këto dy fjale:

 

1-     Koha është si shpate,nëse ti nuk e prêt ajo te prêt ty,dhe

 

2-     Nëse shpirtin tënd nuk e preokupon me te vërtetën,te preokupon ai ty me te koten.

 

Është thënë: Kush është i pakujdesshëm ndaj kohës se tij do t’i humbe koha,do t’i stërmadhohen te kaluarat ( e pashfrytëzuara) dhe do te rendohen humbjet.

 

Koha është prej gjerave qe me se shumti duhet patur xhelozi ne te ne mënyrë qe te mos kaloje pa përfituar ndonjë dobi ne te,sepse nëse njeriut i humbe koha nuk ka mundësi më ta arrije atë .

 

Kane thënë: Prej shenjave te hidhërimit (te Allahut ne ty) është humbja e kohës.

 

Ka thënë Ibni Rexheb El Hanbeliu: I lumtur është ai qe shfrytëzon stinët e muajve,ditëve,orëve dhe afrohet (me to dhe) ne to tek Allahu,subhanehu ve teala.

 

Çudi! Te humbe një dinar e ti qan ndërsa te humbe jeta jote ndërsa ti qesh!!!

 

Ditën tende nëse e pasuron te kthehet me te mira ndërsa e kaluara nuk mund te kthehet.

 

Disa njerëz nga gjenerata e para nxitonin t’i shfrytëzonin madje edhe çastet.Tranmsetohet se Fudejli kishte thënë: Njoh njerëz qe i numërojnë fjalët e tyre prej xhumasë ne xhuma.

 

Disa njerëz hynë tek një njeri prej gjeneratës se pare (shokëve te Pejgamberit dhe tabiineve-pasueseve te tyre) dhe i thane: Ndoshta ta morrem kohen? Tha: Isha duke lexuar dhe e lashë leximin për hire tuajin.

 

Disa njerëz kishin shkuar tek Ma’rufi dhe e kishin zgjatur bisedën. Iu kishte thënë: Vërtet Mbretit te diellit (Allahut) nuk i vie vështirë ta tërheq diellin (dtth koha po kalon sepse dielli i është afruar perëndimit) andaj a nuk dëshironi te shkoni?!

 

Njeri prej gjenerate se pare kishte këshilluar shokët e vet dhe iu kishte thënë: Kur te dilni prej shtëpisë sime ndahuni sepse ndoshta dikush prej jush lexon Kur’an dhe nëse ju bashkoheni padyshim se do te bisedoni.

 

Ka thënë Ibni Mes’udi: Nuk jam penduar për dic me shume sesa jam penduar për një dite,ne te cilën ka perënduar dielli dhe me është afruar vdekja ndërsa unë nuk kam bere asfare vepre ( te mire) ne te.

 

Ka thënë Hasan El Basriu: O njeri! Ti vërtet je dite,nëse kalon një dite dije se ka kaluar një pjese e jotja.

 

Poashtu ka thënë Hasani: Kam takuar njerëz qe ishin me kureshtar për kohet e tyre sesa ju sot për paratë tuaja.

 

Ka thënë Abdurrahman Bin Mehdiu: Po t’i thuhej Hammad Bin Selemes: “Ti do te vdesësh nesër!” nuk do te kishte patur mundësi te shtonte vepra te mira asgjë.

 

Ka thënë Musa Bin Ismail: Unë po t’iu them se nuk e kam pare kurrë Hammad Bin Selemen duke qeshur do ta thoja te vërtetën sepse ai çdoherë ishe i zënë;ose ligjëronte ,ose lexonte,ose bënte tesbih,ose falej dhe vërtet kështu,ne këto pjese te lartcekura,e ndante ditën e vet.

 

Halil Bin Ahmed El Ferahidiu thoshte: Ora me e vështirë për mua eshte ora ,ne te cilen ha ushqim-si kureshtje e forte për te mos e humbur kohen.

 

Ka thënë Hatib El Bagdadiu: E kam dëgjuar Semsemiun duke thënë se Ibni Xherir Et Taberiu([2]) per 40 vite me radhe,çdo dite shkruante nga 40 fleta.

 

Ka thënë Taxh Es Sebkiu: Hatib El Bagdadiu e llogariste veten për çdo moment dhe nuk e humbte kohen dot. Ose shkruante,ose mësonte njerëz ose lexonte.

 

Ibni Ukajli ne librin e ti El Funun ( Artet) thotë: Gjeja me e mire qe është caktuar dhe me te cilën me se miri është te merret shpirti-njeriu është koha,andaj afrohu me te tek Allahu.

 

Sesa ishte kureshtar Ibni Xhevziu për ruajtjen e kohës tregojnë shkrimet e tij te shumta.

 

Ibni Rexhebi ne jetepershkrimin e Ibni Xhevziu thotë: Nuk ka lenë fushe pa shkruar ne te. Ishte pyetur për librat e tij e kishte thënë: Me tepër se 340 libra.

 

Fahru Rraziu ka thënë: Unë kur te ha me vie keq qe me kalon koha e nuk mundem te mësoj dic sepse koha është shume me vlere.

 

Ka thënë Jahja Bin El Kasim: Ibni Sekineja ishte shume kureshtar për ruajtjen e kohës. Kur hynim tek ai ta pyesnim për dic thoshte: Mos shtoni me shume sesa selamin dhe pyetjen,sepse ishte tepër kureshtar te bënte hulumtime shkencore.

 

Ka thënë njeri prej shokëve te Shemsuddin El Isbehanit: Përmendej se ai hante pak buke ne mënyrë qe te mos pinte ujë,e pastaj te këtë nevoje te shkoje ne toilet dhe kështu te humbe kohe pas kohe.

 

Ka thënë Imami Ahmed Bin Hambeli: Me duket se rinia ka qene ne mëngën e këmishës sime dhe ka rene ( dtth aq shpejt ka kaluar).

 

Ka thënë Omer Bin Hattabi: Unë e urrej te me shef ndokush duke ndejtur e te mos punoje ose për dunja (si halife) ose për ahiret (namaz,kur’an etj).

 

Ka thënë Hasan El Basriu: O njeri! Dita është mysafiri yt dhe dije se mysafiri nuk qëndron gjate por shkon dhe ose te falënderon ose te përbuzë…

 

Keni frike Allahun dhe ruani kohen dhe jetën tuaj…Nxitoni para se te kaloje koha dhe shfrytëzojeni ditën tuaj para se te vie e nesërmja!!!([3])

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s