Shkaqet e brendshme te cilat lehtesojne namazin e nates

Shkaqet e brendshme,te cilat lehtesojne namazin e nates

 

 

1-   Sinqeriteti.Nese ngritesh per t’u falur,mos lejo asfare zbrazesire ne zemren tende per tjeter ke perveq Allahut,Subhanehu ve teala,sepse aq sa je i sinqerte ne nijjetin tend,aq do te keshe meshire prej Allahut, Subhanehu ve teala.

 

2-   Bindja,se per namaz te nates te fton Allahu i Madherishem.

 

3-  Dituria se per këtë namaz te fton prisi i te devotshmeve (Pejgamberi Alejhi selam) andaj pergjegju: Degjoj dhe pranoj.

 

4-  Njohurit tua per gjeneraten e pare te muslimaneve,te cilet gjenin knaqesi te madhe ne namazin e nates.Ka thene Ebu Sulejmani Ed Darani:Falesit naten gjejne knaqesi me te madhe sesa epsharaket,te cilet defrehen me epshe.Ndersa Thabit El Benani ka thënë:Nuk mund te gjej dic me te lezetshme ne zemren time sesa namazi i nates.

 

5-  Bindja jote se ti je perhere nen vezhgimin e Allahut,i Cili te degjon dhe te shef kur ti falesh naten.

 

6-   Njohuria jote per kureshtjen e madhe te Pejgamberit,Alejhi selam, per namazin e nates.Pejgamberi falej aq shume saqe edhe kembet iu paten çarë,edhepse Allahu,subhanehu ve teala, ia pate falur mekatet e meparshme dhe ato te mepasshmet.

 

7-   Gjumi,me nijjet per t’u ngritur per namaz.Per t’a realizuar këtë, kujdesu qe te marresh abdes para se te flesh,te flesh ne krahun e djathte dhe vazhdimisht t’i perseritesh lutjet e gjumit.

 

8-   Lutja e perhershme Allahun,subhanehu ve teala, qe te te begatoj me namazin e nates.Ne nje dua qendron ” O Zoti im! Me shero me gjume te pakte dhe me furnizo me pagjumesi per te adhuruar Ty!

 

9-  Dituria jote per perpjekjet e medha te sahabeve dhe pasardhesve te tyre per namazin e nates.

 

10- Dituria jote se shejtani vazhdimisht mundohet te te shkaktoje vesvese dhe te te pengoje prej namazit te nates;si e respekton atë ndersa ai është armiku yt dhe si flen dhe ia lejon djallit te urinoje ne veshin tend?

 

11- Llogaria e vetvets apo thene me mire qortimi i vetvetes nese te kalon namazi i nates.

 

12- Dituria jote per te qarit e gjenerate se pare nese iu kalonte namazi i nates.Ka thënë Ebu Is’hak Es Sebii’: Me kaloi namazi ndersa une si pasoje u dobesova shume dhe m’u dobesuan eshtrat,dhe une sot falem por nuk kendoj vetem se kaptinen Bekare ose Ali Imran.

 

13- Xhennetin dhe Xhehennemin vëri para syve tu perhere.

 

14- Akuzimi i vetes cdohere per leshime ne namazin e nates dhe ndeshkimi i vetvetes per nje gje te tille.Sahabiut te nderuar,Temim ed Dariut,i kishte kaluar namazi i nates nje nate dhe si ndeshkim te vetvetes,nje vit te plote nuk kishte fjetur kurre naten.

 

15- Njohja e porosive te selefit per namazin e nates dhe leximi i jetepershkrimeve,te atyre qe faleshin shume si dhe te jetuarit me ta ne te njeten kohe.

 

16- Asketizmi ne këtë bote,perkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpreses.Kjo është prej metodologjise se Pejgamberit,Alejhi selam,ne edukimin e sahabeve per namazin e nates.Ne hadith qendron” Pejgamberi Alejhi selam ,kur kalonte 1/3 e nates,ngritej dhe  thoshte: O njerez! Perkujtojeni Allahun!Ka ardhe Raxhifeja ( dridhja e tokes).Kush frikesohet veq ka udhetuar naten,e kush udheton naten ai do te arrije ne shtepi.Veni re! Artikulli i Allahut është shtrenjte!Veni re! Artukulli i Allahut është Xhenneti! Ka ardhe Raxhifeja ,te cilen e pason Radifeja (dridhja pasuese e Raxhifes).Ka ardhe vdekja,me tere atë qe posedon…”.Hafsa Bint Sirin kur vinte nata,e vishte qefinin dhe falej.Ndersa Muadhateja thoshte: O shpirti im! Kjo është nata,ne te cilen do te vdesish andaj falu tere naten([1]).

 

 

Pershtati: Sedat Islami

Advertisements

One comment on “Shkaqet e brendshme te cilat lehtesojne namazin e nates

  1. Pingback: Shkaqet e brendshme,të cilat lehtësojnë Namazin e Natës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s