SI E LIROI ISLAMI ROBIN

SI E LIROI ISLAMI ROBIN

 

 

A është skllavëria pjese e sheriatit islam?

 

 

Ne Kur’anin Famelarte nuk gjejme madje as nje fjale te vetme qe fton ne roberi,por tere atë qe e gjejme është ftese dhe nxitje per lirimin e roberve per hire te Allahut, Subhanehu ve teala. Thote Allahu “E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë – qafmalit).12.E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?13.Eshtë lirimi i një skllavi,14.Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:15.Ndonjë jetimi që është i afërt,16.Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. (Beled 11-16)

 

Per qellim ne ajetin e pare jane skenat e tmerreshme,te cilat do t’i perjetoje njeriu ne Ahiret.Ky është nje shembull,te cilin e solli Allahu,subhanehu ve teala, per t’e na treguar menyren e luftimit te epshit dh shejtanit.Per te shpetuar prej ketyre tmerrreve ne diten e gjykimit,hapin e pare,te cilin na e mesoi Allahu,subhanehu ve teala, është: Eshtë lirimi i një skllavi,(Beled 13),duke ia dhuruar lirine per hire te Allahut,Subhanehu ve teala.Ketij parimi,Allahu,subhanehu ve teala,i dha perparesi ndaj: dhenies ushqim ne ditet e krizave ekonomike,sepse lirimi i njeriut nga burgu i skllaverimit ka shperblim me te madh tek Allahu,subhanehu ve teala, sesa te ushqesh jetimë dhe fukara ne ditet e krizave.Ja keshtu thote feja e Allahut,Subhanehu ve teala per skllaverimin.

 

Ne hadith qendron “Kush e liron nje skllav musliman,do te jete shpagim i tij nga zjarri([1]) dhe kush thinjet ne Islam (qofte edhe ) nje qime floku,ne Diten e Kijametit do t’i behet drite”.(Transmeton Imam Ahmedi ne Musned)

 

Ndersa Nesaiu sjell nje version tjeter,te ngjashem me këtë deri diku. Kush thinjet ne Islam( qofte edhe ) nje qime floku,do t’i behet drite ne Diten e Kijametit,kush gjuan nje shigjete ne rrugen e Allahut do t’i llogaritet sikurse ka liruar nje rob ndersa kush liron nje rob musliman,do te jete shpagimi i tij nga zjarri,gjymtyre gjymtyre”.

 

Lirimi i sklleverve

 

Po t’i studionim ajetet e Kur’anit ,do te gjenim se Islami,me moton per lirim e roberve ka shkuar aq larg,saqe nuk mund t’i afrohet asnje fe tjeter qiellore e as ligje,te vena nga njerzit,te cilet kinse ftojne ne anulimin e skllaverimit dhe bemiresine ndaj tyre.Teoria e Islamit sa i perket skllaverimit eshte e qarte: Skllaverimi eshte gje e urrjetur dhe e padashur dhe mu per kete ftoi ne lirimin e tyre,duke ua kthyer te drejtat e tyre njerzore,te cilat ua ka dhuruar Allahu.Perveq kesaj Islami aprovoi edhe nje ligj tjeter më me rendesi sesa ky,e ai është: Nuk i lejohet askujt t’i roberoje njerzit dhe t’i detyroje,ne nje forme apo tjeter t’a adhurojne,sepse adhurimi i takon vetem Allahut dhe se te gjithe njerzit jane roberit e Tij.

 

Mu per këtë ne Kur’an nuk gjejme asnje ajet qe fton ne skllaverim por te gjitha ajetet ftojne ne lirimin e tyre.Me këtë vertetohet se feja islame eshte fe e lirise dhe nderimit njerzore e nuk eshte fe e roberise dhe skllaverimit.

 

Eja t’i lexojme se bashku keto ajete,te cilat ftojne dhe nxisin per bemiresine ndaj roberve,duke e sjellur këtë paralel me adhurimin per Allahun,subhanehu ve teala,,bemiresine ndaj prinderve dhe bemiresine ndaj jetimeve e skamnoreve.Thote Allahu,subhanehu ve teala,” Adhuroni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve.(Nisa 36)

 

Logjikoje fjalen e Allahut,Subhanehu ve teala,ne te cilen e sqaron bemiresine” Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve,…(Bekare 177) Mirësi e vërtetë ndaj roberve është “lirimi i tyre per hire te Allahut, Subhanehu ve teala”.

 

Ajetet e lirimit ne shpagime([2])

 

Si rezultat i kureshtjes se madhe te Islamit per lirimin e roberve rezultoi parimi se shpagimi i disa mekateve te medha,si:mbytja,pastaj Dhihari([3]) ,prishja e agjerimit paarsye,mospermbushja e premtimeve,është lirimi i roberve.

 

Sa i perket mbytjes thote Allahu,subhanehu ve teala,” Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut). Nëse ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), letë agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.(Nisa 92)

 

Ne këtë ajet,lirimi i robit eshte permendur tri here dhe është permendur para shpagimit te gjakut.Nese nuk gjen rob per t’a liruar,atehere duhet t’i agjeroje dy muaj panderprere ne menyre qe Allahu,subhanehu ve teala, t’ia pranoje pendimin dhe t’ia fale mekatin apo krimin.

 

Lirimi i robit ne shpagimin e Dhiharit

 

Dhihari,sic sqaruam me larte ne fusnote,është prej mekateve te medha,per te cilat lajmeroi Kur’ani se jane shpifje e gjera te urrejtura.Kur’ani edhe ne këtë rast aprovoi lirimin e robit e tha “Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All- llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.(Muxhadele 3)

 

Allahu,subhanehu ve teala, ne vijim ceku ligjin per atë,qe nuk mund te gjeje rob,pasiqe i kishte thënë gruas se tij”Ti per mua je ne pozite te nenes sime”,dtth sikurse qe nena ime është e ndaluar per mua,poashtu edhe ti je e ndaluar per mua,dhe tha ” E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë([4]), e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.(Muxhadele 4)

 

Vëlla! A shef sesi i eshte dhene perparesi lirimit te robit ndaj agjerimit te dy muajve rrjeshte,megjithqe agjerimi dy muajve rrjesht është me i veshtire? Kjo eshte bere per arsye se lirimi i robit është me afer Allahut,Subhanehu ve teala sesa cdo ibadet tjeter trupor dhe se e drejta e robit është pjese e drejtes se Allahut,Subhanehu ve teala.Kjo jo per dic tjeter,perveq se Allahu,subhanehu ve teala,e nderoi njeriun dhe keshtu i dha perparesi ne ajet ndaj gjerave tjera,ne menyre qe t’a arrije lirine,te cilen ia ka dhuruar Allahu,subhanehu ve teala,qysh prej kur ishte foshnje ne barkun e nenes,madje Allahu,subhanehu ve teala, e solli ne këtë dunja te lire e jo rob.

 

Lirimi i robit per shkak te prishjes se agjerimit ne Ramazan

 

Pokeshtu dispozita per atë qe prish agjerimin gjate Ramazanit paarsye,qofte duke bere mardhenie seksuale gjate dites apo gjera tjera te ndaluara,konsiderohet mekat i madh,dhe perveq pendimit patjeter duhet t’a liroje nje rob ose t’i agjeroje dy muaj rrjesht,nese nuk gjen rob per t’a liruar.

 

Lirimi i robit ne shpagimin e Betimeve

 

Pokeshtu edhe ai që then betimet e tij duhet te liroje rob,por ne këtë rast ka mundesi te zgjedhe ne mes dhenies veshmbathje,ushqimi ose lirim te robit.Thote Allahu,Subhanehu ve teala” All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimiet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës.(Maide 89)

 

Shkaku se perse Allahu,subhanehu ve teala, ia la ne mundesi te zgjedhe njeriut sa i perket shpagimit te ketij mekati,është se mekati nuk është gjithaq i madh dhe se njeriu kur te betohet te beje dic pastaj detyrohet t’a thyeje atë,sepse thyerja e tij ka dobi,Allahu,subhanehu ve teala, ia lejoi dhe si shpagim caktoi veshmbathjen e dhjete miskinave-te ngrateve,ose dhenia te ushqyerit e tyre ose lirmi i robit.Kush nuk i posedon keto te trija,atehere agjeron tri dite.

 

Ja keshtu per shume mekate gjen se shpagimi i tyre eshte lirimi i robit,edhe nese mekati eshte i vogel. Pejgamberi,Alejhi selam,e pa nje njeri duke e rrahu robin e vet me kamxhik i tha:Dije o Eba Mes’ud se Allahu ka me shume mundesi ndaj teje (per te te ndeshkuar) sesa ti ndaj ketij femiu! Tha: Nga frikrespekti per Pejgamberin me ra kamxhiku prej dore.Thashe: Ky prej tani eshte i lire per hire te Allahut.Tha: Po te mos e beje do të të digjte zjarri.( Muslimi)

 

Ne hadithin e ibni Omerit,Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” Kush e godet femiun e tij,per dic qe nuk e ka bere,ose i bie shuplake ne fytyre,shpagimi i tij eshte lirimi i robit”.(Muslimi)

 

Keto ishin vetem disa hadithe te pakta,port e verteta,te cilat ftojne ne lirimin e robit,sepse Islami ehste fe e meshires dhe njerzise dhe eshte pregadites i hajrit per njerzimin.

 

Qasje e mrekullueshme profetike

 

Buhariu dhe Muslimi transmetojne nga El Ma’rur bin Suvejd,i cili ka thënë”E takova Ebu Dherr-rrin ,i cili kishte veshur nje rrobe te bukur dhe robi i tij kishte veshur nje te tille.E pyeta per kete e me tha se ai ne kohen e Pejgamberit kishte fyer nje njeri duke ia nencmuar nenen ( duke i thene: o biri i zezakes).Atebote Pejgamberi i kishte thene: O Ebu Dherr! Ti je njeri,qe ende ke cilesi te injorances.Ata jane vellezerit dhe sherbetoret tuaj.Allahu i beri te jene nen udheheqjen tuaj,andaj kush ka vella (sherbetor) nen udhehqejen e tij le t’a ushqeje nga ajo qe han per vete,le t’a veshe nga ajo qe veshe per vete dhe mos i obligoni me atë qe nuk kane mundesi dhe nese i obligoni me dic atehere ndihmojuni!

 

Ja keto jane mesimet dhe trajtimet e robit ne Islam.Si te mos e doje robi Islamin kur shef nje trajtim te mrekullueshem nga zoteriu i tij,i cili eshte i urdheruar nga Allahu,subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi Alejhi selam per bemiresi ndaj robit.Thote poeti

 

Beju mire njerzve do t’ua roberosh zemrat

 

Sepse shpesh ka ndodhe qe bemiresia t’i roberoje njerzit

 

Çeshtja nuk mbaron ketu. Thote Pejgamberi Alejhi selam “Tri grupe njerzish kane nga dy shperblime:

 

1-Nje ithtare i librit,i cili ka besuar ne pejgamberin e tij dhe ka besuar ne Muhammedin,

 

2- Robi,i cili kryen obligimet e Allahut,Subhanehu ve teala dhe obligimet e zoterise se tij,dhe

 

3- Nje njeri,i cili ka patur nje robereshe,te cilen e ka edukuar me edukate te mire,e ka mesuar me mesim te mire,pastaj e ka liruar dhe eshte martuar me te.Pra ketij i takojne dy shperblime”.( Muttefekun Alejhi)

 

Shkaqet e roberise

 

Shkaku i vetem i roberise ne Islam eshte Kufri(mosbesimi).Pabesimtari,i cili lufton Islamin,është kunder perhapjes se fjales se Allahut,Subhanehu ve teala,lufton Islamin dhe muslimanet,atehere ne e luftojme dhe nese bie ose zihet rob,feja jone na ka urdheruar t’a mbajme nen udhehqejen tone nje kohe,por t’i bejme mire,t’a veshim nga rrobat tona,t’i japim te haje nga ushqimi yne,sic pame pak me larte.

 

Pasi te njihet me te verteta e kesaj feje dhe bemiresite e saj,e lirojme nese e pranon Islamin,sepse njeriu eshte armik i asaj qe nuk e njef.Nese vazhdon me kembngulesi ne kufrin e tij,atehere behet rob dhe ajo qe e beri te tille eshte kufri i tij.

 

Kjo lloj roberie per te mund te jete shpetim,mund te jete shkak per hyrjen e perhershme ne Xhennet,sepse ai nese qendron nje kohe te gjate ne mesin e muslimaneve,shef trajtimin e tyre te mire ndaj robit,pastaj lirimin e roberve per hire te Allahut,Subhanehu ve teala,zakonisht behet musliman.Ne kete te vertete aludoi edhe hadithi i Buhariut “Zoti yt çuditet me disa njerez,te cilet shpihen ne Xhennet me pranga”.Kuptimi i hadithit eshte se roberit kane pranuar Islamin,kane shpetuar nga Kufri dhe si rezltat roberia e tyre tek muslimanet ishte shkak i shpetimit te tyre nga zjarri i Xhehennemit.

 

Sa madheshtor eshte Islami! Sa metoda te mira ka ne perfitimin e zemrave te njerzve!

 

Shkroi: Muhammed Ali Es Sabuni

 

Marre nga “Mexhel-letu-l-Haxh-xhi, viti 57, pjesa 7-8, prill-maj 2002, f: 6-8.

 

Pershtati: Sedat Gani Islami

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s