THIRRJEN NË RRUGËN E ALLAHUT

THIRRJEN NË RRUGËN E ALLAHUT

 

Thotë Allahu ” ومن أحسن قولا ممن دعا إلى الله وعمل صالحا وقال إنني من المسلمينE kushështë në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet 33)

 

Ka thënë Ibnul Kajjimi: Pozita e thirrjes ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala është prej pozitave me te larta dhe me te ndershme ne ibadet-adhurim.

 

Gjithashtu ka thënë: Thirrja ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala është post i pejgambereve dhe pasuesve te tyre,te cilët janë pasuesit e pejgambereve tek popujt,ndërsa njerëzit i pasojnë këta te fundit.

 

Ka thënë Abdullah Bin Mes’udi: Vërtet Allahu,për çdo risi,me te cilën kërcënohet Islami,ka caktuar Velijj ( te dashur) prej evliave te Tij,i cili e mbron fenë dhe e shpjegon risinë,(respektivisht demin e saj) andaj shfrytëzoni rastin te jeni ne vendet e tilla.

 

Ka thënë Kurtubiu: Allahu,subhanehu ve teala, urdhërimin për te mire dhe ndalimin nga e keqja…e ka bere si shenje,me te cilën dallohet besimtari prej mynafikut dhe si rezultat na del se prej cilësive me te veçanta te besimtareve janë urdhërimi për te mire dhe ndalimi nga e keqja…ndërsa epiqendra e këtyre cilësive është : Thirrja (Duaja) për ne Islam.

 

Ebu Kasim El Garnatiu,duke folur per tregimin e Nuhut,alejhi selam ka thënë: Se pari është cekur se ai i ka ftuar natën e ditën,pastaj është cekur se ai i ka ftuar haptazi ,pastaj ceku se ai gjate thirrjes kishte bashkuar metodën e thirrjes haptazi dhe fshehurazi…Kjo është kulminacioni i përpjekjes për këshillim dhe kumtimit te shpalljes. Padyshim se figura e Nuhut,me thirrjen e tij,prej se cilës nuk u lodh,e cila nuk iu be monoton dhe prej se cilës nuk e humbi shpresën para kundërshtimeve te popullit te tij,do te mbetet figure e pashlyer për kembengulesine e një predikuesi ne predikim.

 

Ka thënë El Bera’ Bin Azibi: Njerëzit e pare qe na arritën (ne Medine) ishin Mus’ab Bin Umejri dhe Ibni Ummi Mektumi,te cilët ua lexonin njerëzve Kur’anin… Subhanallah! Ibni Ummi Mektumi ishte i verber dhe nuk kishte gjetur arsye te mos ftonte ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Thote Zijad Ez Zebidi,ushtar ne ushtrinë e Amr Bin El Asit:Kur e zënim ndonjë rob,i epnim shanse te zgjedhe ne mes Islamit dhe Krishterimit;nëse pranonte Islamin bërtitnim ALLAHU EKBER me shume sesa bërtitnim kur e hapnim ndonjë vend ose shtet. Kjo nese tregon për dic,padyshim tregon për kureshtjen e tyre për t’i ftuar njerëzit ne Islam.

 

Tomas Arnoldi kur flet per ndjenjat e zjarrta te muslimaneve për përhapjen e Islamit ne bregdetin perëndimor te Afrikës,thotë: Posa u bashkonin ne nje qytet gjashte (6) veta,me shume ose me pak,dhe qëndronin nje kohe ne atë vend,nxitonin ta ndërtonin xhaminë dhe ta përhapnin fenë.

 

Thotë Omeri,radijallahu anhu: Kam dërguar mekembes qe t’ua mësojnë juve Librin e Zotit tuaj (Kur’anin) dhe Sunnetin e pejgamberit tuaj dhe ta përhapin ne mesin tuaj fenë tuaj.

 

Predikuesit ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala asgjë nuk i pengonte nga predikimi i tyre,i cili ishte përzier me gjak.Allahu iu kishte dhënë durim për përhapjen e fesë dhe Islamit te tyre.

 

Edhe puna e grave nuk qëndronte keq.Ummu Seleme ia mësonte djalit te saj,Enesit,dëshminë islame megjithëse burri i saj kundërshtonte pastaj kur Ebu Talhaja kishte kërkuar te martohej me te,nuk ishte kërkuar prike ( mehr) përveç qe ta pranonte Islamin.

 

Vëlla!

 

Predikuesit e fesë se Allahut,Subhanehu ve teala ne te kaluarën ecnin neper toke qe ta përhapnin fenë e Allahut,Subhanehu ve teala dhe ua paraprinin njerëzve me te folur si dhe nuk prisnin qe njerëzit t’iu vijnë ne shtëpi.

 

Thotë njeri prej tyre: Ata qëndronin ne këmbe ne vendin e predikimit,i thërrisnin njerëzit qe ta njohin Krijuesin e tyre.

 

Nuk do te mund te arrijmë suksese ne predikim derisa kësaj te mos ia kushtojmë kohen tone kryesore dhe t’i harrojmë ushqimet e vetat tona.

 

Hassan El Benna-ja,Allahu e mëshiroftë,nuk hynte ne shtëpi,perveqse te pregaditej për një udhëtim te ri për predikim.Gruaja e tij e kishte qortuar se kishte pritur shume dhe gati sa nuk i kishte vdekur djali nga sëmundja e veshtire.Ia kishte kthyer: Gjyshi i tij e di mire rrugën e varrezave!

 

Ka thënë Shafiu: Kush e udhëzon vëllain e tij me veprën e tij,ai është udhëzues.

 

Predikimi ne fenë e Allahut është mjet i mbjelljes se adhurimit ne shpirtra dhe përhapjes se tij ne mesin e njerëzve,madje kjo njeherit konsiderohet adhurim.

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Përshtati: Sedat Gani Islami

 

26-3-2005,e shtune

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s