TURPIN

TURPIN

 

 

 

Dije vëlla-Allahun te mëshiroftë- se konform gjallërisë se zemrës është edhe turpi; nëse zemra është e vdekur atëherë edhe turpi do te jete i pakte ,dhe sa here qe zemra te jete me aktive edhe turpi do te jete me komplet.

 

Ka thënë Xherrahu :Ka 40 vite qe i kam braktisur mëkatet prej turpit.

 

Xhunejdi duke folur për realitetin e turpit thotë: Moral,i cili te shtyn t’i braktisesh mëkatet dhe te pengon t’i kalosh kufijtë ne te drejtën e pronarit te tij( turpit).

 

Fudejli kishte pare një ndodhi te mrekullueshme ne Arafat me c’rast kishte ngritur kokën drejte qiellit,kishte kapur mjekrën dhe duke qare  kishte thënë: Mjere për turpin tim prej teje edhe nëse ma fal (këtë mëkat)!

 

Kur Esved Bin Jezidit i kishte ardhur vdekja kishte qare. E kishin pyetur: Perse frikësohesh? Tha: E perse te mos frikësohem?!Kush është me meritor sesa unë sot për te qare. Pasha Allahun!Po te vihej me mëshirë prej Allahut,Subhanehu ve teala do te pengonte turpi prej saj.Njeriu ndodhe t’ia beje njeriut te lige te vogël,te cilën edhepse ai fale prapëseprapë ndien turp prej tij.

 

Po te mos ishte turpi te keqbërësit do te përhapeshin te liga te medha.

 

Ka thënë Hasani: Po te mos na vinte turp prej ketij vendi do ten a duhej te qanim dhe ta zgjasnim te qajturit .

 

Ka thënë Faruku: Kujt i pakësohet turpi,i pakësohet nderi ndërsa atij qe i pakësohet nderi i vdes zemra.

 

Poashtu ka thënë: Kush turpërohet është fshehur-mbuluar,kush mbulohet është ruajtur e kush ruhet ruhet.

 

Ebu Musa El Esh’ariu i kishte pare disa njerëz duke u lare ne ujë te zhveshur dhe kishte thënë: Po te vdisja dhe te ringjallja,pastaj prape te vdisja dhe te ringjallesha është me e dashur për mua sesa ta bej një gjë te tille.

 

Ka thënë Muhammed Bin Fadli: Dyzet vite (40) nuk kam shiquar ne dic,qe me pëlqente nga turpi prej Allahut,Subhanehu ve teala.

 

Ka thënë Ebu Muslim El Havlani: Prej begative te Allahut,Subhanehu ve teala ndaj meje se unë qysh 30 vite nuk kam bere dic,prej se cilës turpërohet njeriu,me përjashtim gjumin me gruan time.

 

Ka thënë Muhammed Bin Sirini: Nuk me ka ndodhur te kam patur mardhenie me ndonjë grua mardhenie as i zgjuar e as ne gjumë, me përjashtim te nënës se Abdullahut (gruas se tij).Unë kur shihja ndonjë grua ne ëndërr,e dija se nuk me lejohet keshtuqe e largoja shikimin tim prej saj.

 

Kane thënë disa: Ah po te ishte mendja ime ne te zgjuar sikurse mendja e Ibni Sirinit ne te fjetur!

 

Ka thënë Aisheja: Kur hyja ne dhomën ku ishin varrosur burri dhe babai im (Pejgamberi Alejhi selam dhe Ebu Bekri) e vishja një rrobe te thjeshte sepse ata ishin burri dhe babai im ndërsa kur u vorros Omeri nuk kam hyre perveqse me rroba te shtrënguara,si shenje turpi prej Omerit.

 

Poashtu ka thënë : Turpi është koka e virtyteve te moralit.

 

Ka thënë Ibni Atau: Dituria e madhe është : Hejbe([1]) dhe turp. Nëse humbasin këto te dyja,atëherë ne zemër nuk mbetet hajr.

 

Ka thënë Vehb Bin Munebbih: Besimi është i zhveshur,rroba e tij është devotshmëria ndërsa stolia e tij është trupi.

 

Ka thënë Hasani: Turpi dhe nderi janë dy cilësi prej cilësive te hajrit dhe nuk ndodhe te jene prezente ne njeriun e te mos ia rrisnin famën.

 

Nëse dëshiron qe turpi te jete cilësi e jotja atëherë turpërohu prej Allahut,Subhanehu ve teala ne vetminë tende dhe kujdes te mos tregohesh guximtar ne neperkembjen e ndalesave te Allahut kur te jesh vetëm. Nëse i mbahesh kësaj atëherë turpi është cilësi ose virtyt yti.

 

Ka thënë Muxhahidi ne koment te ajetit” ولمن خاف مقام ربه جنتان E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.( Rrahman 46),është njeriu,i cili vetmohet me nje ndalese,pastaj përkujton pozitën tek Allahu,subhanehu ve teala, dhe e braktise atë…

 

Nëse vetmohesh me ndonjë te dyshuar natën

 

dhe shpirti te nxit ne padrejtësi

 

Turpërohu prej shikimit te Allahut

 

dhe thuaji shpirtit: Ai,i Cili me ka krijuar me shef mua

 

Shkroi: Ebu Malik

 

Burimi: http://www.denana.com

 

Përshtati: Sedat Gani Islami

 

30-3-2005,e merkure

 

Brunei Darussalam

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s