GARËN MË TË MADHE TË CILËN E PËRJETON BOTA ISLAME NË RAMAZAN

GARËN MË TË MADHE TË CILËN E PËRJETON BOTA ISLAME NË RAMAZAN

 

Musliman i nderuar!…O vëllai im, rob dhe i dashuri i Allahut!

A të kam nderin të të informoj ?!

A të gëzohem të të lajmëroj ?!

A e din o banues i të mirës së të mirë?!

A e di o fuqi i të dërguarit të Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të?!

O ruajtës i kufijve të të dërguarit të Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!.. Çka do të informoj? Me çka do të lajmëroj?

Ai është përgëzim i lumtur dhe i madh!..

Ai është gëzim i madh dhe i përgjithshëm!..

Ai është garimi botërorë, i cili fillon në natën e parë të muajit Ramazan dhe nuk përfundon deri në natën e fundit të tij!..

Pregaditu o biri i muhaxhirinëve…Pregaditu o nip i ensarëve…

Pregaditu për shansën tënde më të madhe në vit…për stinën më të begatshme në vitin tëndë …

Ajo është gara e madhe, të cilin e shpalli  Sunduesi Famëlartë në librin e Tij” سابقوا إلى مغفرة من ربكم وجنة عرضها كعرض السماء والأرض“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhenetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës,…”.( Hadid 21)

Pasha Allahun s.w.t! Shpërblimi i kësaj gare është shpërblimi më i madh …Është xheneti…Xheneti, gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka…në të cilin ka begati çfarë të doje njeriu, çfarë të pëlqejnë sytë….në të ka kënaqësi shpirtërore dhe trupore çfarë syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe as që e ka paramenduar-imagjinuar ndonjëherë mendja e njeriut.

O njeri i mençur! A thua pas xhenetit ka ndonjë kërkesë për ithtarët e gradave dhe plotësimit shpirtërore përveç knaqesise se Allahut s.w.t dhe shikimit në fytyrën e Tij s.w.t?!

Përshkrimi I  Garës :

Me lejo tani ta përshkruaj arenën e garimit dhe t’i detajizoj kushtet e garimit, në mënyrë që të të mundësohet hyrja në fushe dhe pjesëmarrja i përgatitur.

Sfere apo fushe e kësaj gare islame është Muaji i Ramazanit të nderuar, në të cilin hapen dyert e xhenneteve dhe nuk mbyllet asnje prej tyre (gjate tërë këtij muaji).

Kushtet E Garimit :

1-                  Largimi i garuesit gjatë kësaj gare nga çdo ndalesë apo e urryer, të cilën e bënte para kësaj gare. P.sh: t’ua ktheje njerëzve të drejtat e tyre, t’i shmanget të kotës dhe sherrit në çfarëdo forme qofshin, ta braktise dëgjimin e muzikës dhe veglave muzikore si dhe të mos lejoje depërtimin e tyre në shtëpinë, dyqanin apo vendin e punës se tij. Poashtu duhet të largohet nga luajtja me karta si dhe nga ndejat e tilla, sikurse që duhet t’a braktise përgojimin, bartjen e fjalëve, gënjeshtrën… Duhet ta pastroje gjuhen e tij nga fjalët e ndyta dhe dëgjimi i tyre. Poashtu duhet ta zbukuroje gojën e tij, ndejën e tij duke i lënë shishet ( të cilat arabet i përdorin  si duhan) e të ngjashme me to…

2-                  Të vendos me ngulm dhe vendosmëri për gjërat që vijojnë:

A-               Ta shpalle pendimin e tij tek Allahu s.w.t duke thënë” اللهم إني أستغفرك من كل ذنوبي وأتوب إليك من كل معتقد وقول وعمل تكرهه ولا يرضيك ، فاغفر لي وتب علي إنك أنت التواب الغفور ” O Allahu im! Të kërkoj falje nga çdo mëkat imi dhe pendohem tek Ti nga çdo bindje, fjale apo vepër, të cilën Ti e urren dhe nuk të bën të kënaqur, me fal mua dhe ma prano pendimin se Ti vërtetë pranon pendimet dhe je Falës i Madh“.

B-               T’i praktikoj veprat e mira të mëposhtme:

B1: Kryerja e pese namazeve me xhemat duke mos i kaluar asnjë rekat.

B2: Leximi Kur’anit natën e ditën gjate tërë Ramazanit

B3: Shpeshtimi i faljes se nafileve gjate ditës dhe natës

B4: Dhënia sadaka, qofte para, ushqim, pije, rroba apo çka ka mundësi

B5: Duatë dhe istigfari i shumte (kërkimi falje) gjate kohës se suhurit( syfyrit)

Ja kjo është gara dhe këto ishin kushtet e saja…A mund të garosh o biri i herove? A dëshiron të shpëtosh me hyritë symëdha ? A dëshiron t’ia shtosh jetës sate një jete të re? A dëshiron pasurisë sate t’i shtosh pjese të bollshme: fitim të 1000 muajve apo 83 viteve e 4 muajve…A dëshiron t’i shlyesh mëkatet tua? Tërë kjo arrihet nëse ti hyn në gare me zell dhe sinqeritet.

O djalosh guximtar dhe njeri i urte! Hidhu në këtë fushë gareje me vendosmërinë tende bujare ! Ruaje dëgjimin tende nga muzika dhe veglat muzikore, nga përgojimi dhe fjalët e ndyta..Ruaji duart tuaja të marrin haramin, këmbët tuaja të ecin për në të kotë apo epsh…Mbaje gjuhen tende që të mos përgojojë, gënjejë, shpif apo të thotë fjale të ndyta! Largoje zemrën tende nga ajo që nuk i intereson dhe zhveshe nga të menduarit në atë që ti nuk ke nevoje.

Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi!..Eja o trim dhe zgjate dorën tende me dhënie…Ep lëmoshe sepse këto janë kohet e lëmoshës-sadakase, qëndro në shtëpinë e Zotit tënd (be i’tikaf ne xhami) me shprese e frike, qëndro aty dhe mos dil përveç se për nevoje, në mënyrë që të t’i fale mëkatet dhe ta pranoje pendimin…Vendi yt o vëlla është në safet e para..Të të mos kaloje asnjëherë tekbiri fillestar në asnjë namaz…Librin e Allahut…Librin e Allahut o vëlla…Le të mos kaloje Ramazani pa e lexuar të tërin, duke studiuar domethëniet e tij me dro, dua dhe lot.

Paqa qofte në garuesit dhe Allahu të bekoftë në fitimtarët!!

 

Esh Shejh Ebu Beker El Xhezairi

Përshtati në gjuhen shqipe : Sedat Gani Islami

www.sedatislami.tk

Marre nga www.islamway.com

5/11/2004,e xhuma ( pas mesnate)

Brunei Darussalam

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s