NDOSHTA RAMAZANI I FUNDIT

NDOSHTA RAMAZANI I FUNDIT

 

Nga robi i varfër i Allahut tek vëllai i tij musliman qe ka vendosur te mos agjërojë këtë muaj!

Es Selamu Alejkum Ve Rahmetllahi Ve Berekatuh!

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju!

I dashuri vella!

Jam informuar për ty se ke vendosur qe te mos i bashkëngjitjesh karvanit te gjate te muslimanëve për agjërimin e muajit te Ramazanit. Vërtet, me ke pikëlluar dhe mërzitur shumë. Sikur ta dije se sa dhimbjen shpirtërore ma ke shtuar ndoshta do te ktheheshe e te agjërosh.

Nuk mund ta merrja me mend se si ke vendosur qe ta kundërshtosh Allahun?! Si ke vendosur qe ta refuzosh mëshirën?! Si ke vendosur qe ta shkatërrosh një shtylle islame?! Nuk di se çfarë mendon te besh me këto qëndrimet negative ndaj fesë?

Vëlla! Shiko po te thërras vëlla ngase ta dua te mirën dhe nuk dua qe t’i te jesh nga lendet djegëse te zjarrit. Mu për këtë kam vendosur qe te ta kthej letrën me disa këshilla, me shprese se ti nuk do te vazhdosh me kështu, por kësaj radhe do të agjërosh Ramazanin dhe do ta falesh namazin. Tek e fundit, unë e kam obligim të këshilloj e ti merr mësim nëse do!


1. Dynjaja është kalimtare. Me thua vëlla se sa vjet do te jetosh ti ne këtë bote. Ndoshta 70, 80, 100, ndoshta edhe 1000, por pastaj çka? Pastaj ku do te kthehesh? A nuk do te kthehesh prape tek Allahu qe te japësh llogari për çdo gjë qe ke bere ne këtë dynja.

Nuk e di a pajtohesh me mua se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam ishte njeriu më i dashur i Allahut, por megjithatë, Allahu edhe atij ia ka caktuar vdekjen dhe ja sot ai, fizikisht, nuk ehte ne mesin tone. Thotë Allahu:

وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِنْ قَبْلِكَ الْخُلْدَ أَفَإِنْ مِتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ

Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?”. (Enbija, 34)

Më thuaj vëlla: Ke mësuar ne histori se ne jemi pasardhës te fiseve ilire: Me thuaj ku janë sot ato fise? A ua dëgjon zërin? Perse kane heshtur? Ku janë Adi e Themudi? Ku janë Kabili e Habili? Ku janë tiranët e mizorët? Thotë Allahu:

وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُمْ مِنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزاً

Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?”. (Merjem, 98)

Vëlla ! A e di se ç’është dynjaja? Dynjaja, është begati kalimtare, me te cilën janë mashtruar shume njerëz dhe te cilën e kane bere si preokupim kryesor te tyre. Allahu i saj dhe i yni e përshkroi kështu:

”  وَمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ

Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë,“.(Ankebut 64),

وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ

Pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.”.( Hadid 21)

وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقْتَدِرًا الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا

E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.

46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. (Kehf, 45-46)”

Ndërsa i dashuri i Allahut, Subhanehu ve teala, Muhammedi, Alejhi selam sqaroi marrëdhëniet e tij me dynjanë e tha:

ما أنا في الدنيا إلا كراكب استظل تحت شجرة ثم راح وتركها

Unë, në dynja nuk jam tjetër përveç sikur një kalores (udhëtar), i cili pushon nen hijen e një peme pastaj vazhdon rrugën dhe e braktise atë (hije)“.(Tirmidhiu)

Kjo si rezultat i asaj se ai e njihte dynjanë dhe i ishte bere e qarte puna e saj,ose thënë me mire pavlera e saj. Kishte thënë:

لو كانت الدنيا تعدل عند الله جناح بعوضة، ما سقى كافراً منها شربة ماء

Sikur dynjaja te vlente tek Allahu sa një krahë milingone, asnjë pabesimtari nuk do t’i kishte dhënë (madje) asnjë gllënjkë ujë“.(Tirmidhiu)

Mu për këtë, porosia e atij qe e njihte pozitën e dunjasë ishte:

كن في الدنيا كأنك غريب أو عابر سبيل

Bëhu ne dynja sikur i huaj ose sikur udhëtar“.( Buhariu)

Një dite Ebu Bekri ligjëroi e tha: “Merrni mësim o robër të Allahut në ata që kane vdekur para jush, mendoni ne ata qe ishin para jush; ku ishin dje e ku janë sot? Ku janë mbretërit, te cilët e ngritën këtë toke dhe e ndërtuan? Janë tretur e harruar, nuk përmendën fare dhe janë bere sikurse nuk kane qene kurrë. Allahu ua ka përjetësuar ndëshkimet dhe ua ka larguar epshet e kënaqësitë. Shkuan ndërsa veprat e tyre janë te tyre (Mbeten ato me te cilat vdiqën dhe nuk do te mund t’a mohojne ate qe kane bere), dunjaja i mbet tjetërkujt.

Ne mbetem pas tyre dhe nëse ne marrim mësim prej tyre shpëtojmë, e nëse mashtrohemi do te jemi posi ata. Ku është shkëlqimi i fytyrave te bukura te  tyre? Ku janë rrobat e pëlqyera te tyre? Te gjitha janë bere dhe ndërsa ajo qe shpenzuan me ekstravagance është bërë humbje e tyre.

Ku janë ata qe i njihnit nga bijtë tuaj e vëllezërit tuaj. Caktimet e tyre përfunduan dhe shkuan tek ajo qe përgatitën ku do te vazhdojnë ne atë qe vie pas vdekjes; ose ne vuajtje ose ne lumturi”.

Thotë poeti:

ومن يحمد الدنيا لعيش يسره *** فسوف لعمري عن قليل يلومها

Kush e falënderon dynjanë për një jete qe e gëzon

Për Zotin! Me vone për pak send do ta qortoje

Ka thënë një shok i Pejgamberit, alejhi’s salatu ves’selam: من هوان الدنيا على الله أنه لا يعصى إلا فيها وأنه لا ينال ما عنده إلا بتركها

Prej pavlerës se dunjasë tek Allahu është se Atij nuk i bihet mëkat përveçse në të, dhe se nuk e arrihet e mira e Tij përveçse me braktisjen e saj”.

Një njeri i mençur kishte thënë: الدنيا جيفة و طلابها كلاب

Dunjaja është ngordhësirë ndërsa kërkuesit e saj janë qenë”.

Vëlla! Me thuaj se a ke jetën tende ne dore. A e di se Allahu i Madhëruar ne çdo Ramazan, respektivisht ne Natën e Kadrit shkruan caktimet e robërve për një vit: A ke menduar se ndoshta ne Ramazanin e kaluar ka caktuar qe ti, para se te vije ky muaj, do te vdesësh. Thotë Allahu:

وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”. (Llukman, 34)

2. Ramazani obligim ndërsa ti po e kundërshton urdhrin e Allahut. Thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ 

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm“. [Bekare 183]

اسْتَجِيبُوا لِرَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لا مَرَدَّ لَهُ مِنَ اللَّهِ مَا لَكُمْ مِنْ مَلْجَأٍ يَوْمَئِذٍ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَكِيرٍ

Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që All-llahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t’i mohoni (mëkatet)“. [Shura 47]

Vëlla! A e di se ti kështu kundërshton Allahun dhe urdhrin e Tij. Andaj:

أَفَمَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَ اللّهِ كَمَن بَاء بِسَخْطٍ مِّنَ اللّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ 

A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq? [Ali Imran 162]

Vëlla ti kështu ia kthen shpinën udhëzimit te Allahut ndërsa Allahu thotë:

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشْقَى {123} وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكاً وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى

Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër).

124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër“. [Taha 123-124].

3. Ramazani shanse për vepra te mira te shumta. Vëlla! Ndoshta ke harruar se sa te mira e shumta i kemi ne këtë muaj! A ke harruar se Ramazani është shansi me i mire për t’iu rene vi mëkateve?! A ke harruar se ne Ramazan veprat dyfishohen. Eja se bashku te shëtisim ne kopshtin e Ramazanit e t’i shiko se çka mund te vjelësh:

a)      Prej veprave, qe Allahu ka caktuar shpërblim te pakufishëm është edhe agjërimi. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

كل عمل ابن آدم له؛ الحسنة بعشرة أمثالها إلا الصيام، فإنه لي وأنا أجزي به، ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي، للصائم فرحتان، فرحة عند فطره وفرحة عند لقاء ربه، ولخلوف فم الصائم أطيب عند الله من ريح المسك

Çdo vepër e njeriut është për të, një e mirë shpërblehet me dhjetë sosh,  përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të. E ka braktisur (njeriu) epshin, ushqimin dhe pijen e tij për hire Timin.

Agjëruesi ka dy gëzime: gëzim ne iftarin e tij dhe gëzim kur ta takoje Allahun e tij, dhe se era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa aroma e miskut“.

b)      Agjërimi hap dyert e Xhennetit dhe mbyll ato te zjarrit, si dhe prangon djajtë. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam:

إذا دخل رمضان فتحت أبواب الجنة، وغلقت أبواب جهنم، وسلسلت الشياطين

Kur të hyje Ramazani hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen në zingjirë shejtanët“.

c)      Ramazani mburoje. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

الصيام جنة، فإذا كان يوم صوم أحدكم فلا يرفث ولا يجهل، فإن سابه أحد أو قاتله فليقل إني صائم

Agjërimi është mburojë kështu që kur të jetë dita e agjërimit të ndokujt prej jush,le të mos iu afrohet gruas,le të mos nëpërkëmbë dispozitat e fesë dhe të mos bëjë injorancë. Nëse dikush e shanë apo e lufton le t’i thotë: Unë jam agjërues”.

d)     Pejgamberi Alejhi selam i përgëzonte shokët e tij me rastin e ardhjes së muajit Ramazan dhe iu thoshte

أتاكم شهر رمضان، شهر بركة، ينزل الله فيه الرحمة، ويحط الخطايا، ويستجيب الدعاء، ويباهي الله بكم ملائكته، فأروا الله من أنفسكم خيراً، فإن الشقي من حرم فيه رحمة الله

Iu erdhi muaji i Ramazanit, muaj i bereqetit, Allahu s.w.t në të e zbret mëshirën, falë mëkatet, iu përgjigjet duave, krenohet-mburret Allahu s.w.t me ju para melaikeve të Tij, pra dëftonia-shprehnia Allahut hajrin nga ana juaj sepse i dëshpëruar është ai, që pengohet nga mëshira në këtë muaj“.

e)      Namazi ne këtë mua shumëfishohet. Ti e di vëlla mire se njeriut i janë obliguar 50 namaze gjate ditës, por mëshira e Allahut, diktoi qe ato ne numër te jene 5 ndërsa ne shpërblim 50. Megjithatë, ne ramazan, për një namaz ke shpërblimin e 70 namazeve jashtë tij.

f)       Teravitë. Vëlla. Prej sunneteve te rralla, qe falen ne xhami me imam, xhemat, dhe burra e gra, është edhe namazi i teravihëve. Nëse me pyet se fare e mire me vjen prej këtij namazi te them: Kur te dalësh para Allahut, nëse nuk ke kryer te gjitha farzet, Allahu do te urdhëroj melaiket qe sunnetet t’i llogarisin si farze, andaj mos e lësho rastin qe 600 rekate farz t’i humbasësh. Mendo: Dita e i ka pese namaze me 17 rekate farz. Nëse e shumëzojmë këtë shifër, 600, me 17, sa është numri i rekateve brenda ditës, do te na del diku rreth 35. 2 (600:17=35).

Pra, me një muaj teravi, ti ke mundësi ta kompensosh namazin farz, te lëshuar nga harresa apo mosdija, te një muaji e pese dite e gjysme. Vërtetë begati e madhe.

Unë nuk po them se ti fal teravite e lësho farzet, jo, kjo ehte shume gabim, por po te them se ato, qe ne te kaluarën nuk i ke falur, ke mundësi nëpërmjet Ramazanit t’i kompensosh.

Vëlla! Shpresoj se para vetes ke hasur ne zgjedhje te shumta, andaj mos lësho asnjërën prej tyre.

4. Nata e Kadrit. Shpërblimi i lartcekur ishte shpërblimi i zakonte, ndërsa shpërblim te veçante, me te cilin jemi shquar vetëm ne, ummeti i Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, është Nata e Kadrit, e cila është me e mire sesa një mije muaj. Për begatitë e saj shiko se çka thotë Allahu:

إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ (1) وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ (2) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ (3) تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ (4) سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. 2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (Kadr, 1-5)

Numëro tani te mirat e saj:

ü  Me e mire se 100 muaj,

ü  Ne te sjellin melaiket caktimin vjetor te Allahut,

ü  Ajo është nen mbikëqyrje te rrepte te melaikeve tere natën.

Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:

فيه ليلة خير من ألف شهر، من حرم خيرها فقد حرم

Në të (Ramazan) është një nate, e cila është me e mire se 1000 muaj. Kush privohet nga e mira e saj, ai veç është privuar (nga e tere e mira)”. (Ahmedi dhe Nesaiu. Hadithi është sahih)

Kush falet ne këtë nate me besim dhe vetllogari, atij i falen mëkatet e mëparshme. Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam:

من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه

Kush falet ne Natën e Kadrit me besim dhe vetllogari, i falen mëkatet e bëra me pare”. (Transmetim unanim)

Ne një version te Imam Ahmedit qëndron se i falen edhe mëkatet e mëpastajme:

من قامها إبتغاءها، ثم وقعت له، غفر له ما تقدم من ذنبه وما تأخر

Kush falet në të, duke e kërkuar atë nate, e pastaj bekohet për te (e gjen atë), atij i falen mëkatet e mëparshme dhe ato te mepastajme”.

Vëlla! Vendos se a do te agjërosh apo jo?

5. Humbja e një dere te xhennetit. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

إِنَّ فِي الْجَنَّةِ بَابًا يُقَالُ لَهُ الرَّيَّانُ يَدْخُلُ مِنْهُ الصَّائِمُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ لَا يَدْخُلُ مِنْهُ أَحَدٌ غَيْرُهُمْ يُقَالُ أَيْنَ الصَّائِمُونَ فَيَقُومُونَ لَا يَدْخُلُ مِنْهُ أَحَدٌ غَيْرُهُمْ فَإِذَا دَخَلُوا أُغْلِقَ فَلَمْ يَدْخُلْ مِنْهُ أَحَدٌ

Ne Xhennet është një derë, e cila quhet Rejjan. Ne Ditën e Kiametit, neper te kalojnë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër. Thuhet: Ku janë agjëruesit?, ndërsa ata ngritën. Askush përveç tyre nuk kalon neper te. Kur te kalojnë ata, dera mbyllet dhe askush nuk kalon neper te”. (Buhariu)

Vendos: A je gati qe ta humbasësh një dere te tille?!

6. Ramazani muaji historik për njerëzimin. Është bere tradite qe te mbahen dite dhe jave kulture me rastin e kremtimit te jetës se ndonjë autori, veprës se tij, me çka mbahen seminare, panaire libri. Dite poezi, vjershe, etj. Ndërsa unë vëlla, te thërras, me ftese te veçante prej Allahut te Madhëruar, me mbishkrim: La Ilahe Il’la Allah, qe te marrësh pjese ne seminarin një mujor me rastin e zbritjes se librit me te lexuar ne bote, Kur’anit, librit te Allahut.

Sa për njoftim, organizator, mikpritës dhe heqës i shpenzimeve është Allahu, Yoti i botëve dhe qiejve, andaj ndalu dhe vendos: Do apo jo të marrësh pjesë?

7. Nëse shoqëria jote nuk agjërojnë, atëherë ti mos i paso ata ngase i keqi nuk pasohet. Për Zotin! Ai (shoku yt) nuk do te bej dobi Ditën e Gjykimit madje do te dëshirojë qe ti te hysh ne zjarre e ai te shpëtojë. Thotë Allahu:

يُبَصَّرُونَهُمْ يَوَدُّ الْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِي مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍ بِبَنِيهِ {11} وَصَاحِبَتِهِ وَأَخِيهِ {12} وَفَصِيلَتِهِ الَّتِي تُؤْويهِ {13} وَمَن فِي الْأَرْضِ جَمِيعاً ثُمَّ يُنجِيهِ {14} كَلَّا إِنَّهَا لَظَى {15} نَزَّاعَةً لِّلشَّوَى {16} تَدْعُو مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّى {17} وَجَمَعَ فَأَوْعَى

Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.  Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!

Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha – flaka (emër i xhehennemit). Eshtë që heq kapakët e kokës. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit). Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur). [Mearixh 11-18]

الْأَخِلَّاء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ

Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi“. [Zuhruf 67].

8. Agjërimi shtyllë islame dhe moskryerja e tij nënkupton rrënimin e një shtylle. Mu për këtë, njeriu i tille ka rënë në mëkat te madh dhe është poshtëruar. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ وَالْحَجِّ وَصَوْمِ رَمَضَانَ

Islami është ndërtuar mbi pese shtylla: Dëshmia se nuk meriton te adhurohet me te drejte askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit”. (Buhariu)

Kishte ardhur Xhibrili dhe i kishte thënë Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam derisa ky ishte duke u ngritur ne minber:

O Muhammed! Kush e arrin muajin e Ramazanit dhe vdes pa iu falur mëkatet, hyn ne zjarre dhe është larg Zotit. (më tha Xhibrili) Thuaj: Amin. Tha Muhammedi: Amin “. (Sahihul Xhamii).

Thotë Imam Edh-Dhehebiu ne librin e tij te njohur “El Kebair-Mëkatet e Mëdha:

Mëkati i 10 (për nga pesha prej mëkateve te mëdha është): Ngrënia ne Ramazan paarsye dhe leje”, pastaj cek hadithin “Islami është ndërtuar mbi pese shtylla: Dëshmia, namazi, zeqati, agjërimi dhe haxhi“(Buhariu & Muslimi).

Ka thënë Muhammedi, Alejhi selam:

E ka poshtëruar Allahu njeriun, i cili e përjeton Ramazanin dhe kalon pa iu falur mëkatet“. [Sahihul Xhamii]

9. Vëlla! A e di se me këtë vepër ti ke rënë nën pozitën e lavirit, zullumqarit dhe alkooliqarit. Thotë Dhehebiu: “Muslimanët janë te dakorduar se lënësi i agjërimit pa qene i sëmurë dhe paarsye te shëndoshë është me mëkatar sesa laviri, tatimmarrësi me dhune dhe konsumuesi i alkoolit, madje dyshohet ne Islamin e tij (se a është apo nuk është musliman). Mendojnë  se është zindik ( i dalur prej feje) dhe prishës i fesë”.

10. A kompensohet agjërimi i lëshuar me qellim?

Vëlla! Shiko se çfarë thonë dijetaret pe rate, qe nuk agjëron ndonjë dite te Ramazanit pa arsye.

Ajo dite, nuk mund te kompensohet me një tjetër, përveç nëse është dite Ramazani, ndërsa ne e dimë se secili Ramazan ehte i obliguar ne vete, pra nuk mund ta lesh një dite te Ramazanit me pretekst se je duke e agjëruar ditën tjetër te Ramazanit te kaluar, ngase prape ti po mbetesh minus një dite. Për këtë arsye Ebu Hurejre ka thënë:

Kush nuk agjëron një dite prej ditëve te Ramazanit, atë nuk e kompenson asnjë dite prej ditëve te kësaj bote”. (Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)

Transmetohet se një njeri ka prishur agjërimin ne Ramazan djersa Ebu Hurejre ka thënë: “Nuk i pranohet atij agjërimi një vit”.

Ibni Mes’udi ka thënë: “Kush nuk agjëron një dite te Ramazanit pa kurrfarë arsye, nuk ia kompenson atij as agjërimi gjate tere jetës”. ([1])

Nëse kështu qenka puna me atë qe nuk agjëron ndonjë dite te Ramazanit, atëherë si është puna me atë, qe nuk agjëron fare?

11. A di gjë për ndëshkimin në varr dhe në Ditën e Gjykimit.

a)      Lidhet për lakut te këmbës dhe prej tij rrjedhe gjak.

Ka thënë Muhammedi a.s:

Derisa isha fjetur me erdhën dy njerëz dhe me kapen për krahëve e me shpien tek një kodër e vështirë (për t’u ngjitur). U thashë: S’kam force për t’u ngjitur. Thane: Ne ta lehtësojmë.

U ngjita derisa arrita ne mes te kodrës ku dëgjova zëra te tmerrshëm. Thashë: çfarë janë këta zëra? Thane: Te qajturit dhe bërtima e banoreve te zjarrit. Pastaj u nisem dhe ja unë e gjeta veten ne mesin e një populli te lidhur për lakut (nyjës) se këmbës, te prera [çara] gushat e tyre, prej te cilave rridhte gjak. Thashë: Kush janë këta ? Thane: Ata qe hane para se te perëndojë dielli“.[Transmeton Ibni Huzejme dhe Ibni Hibbani ne koleksionet e tyre te vërteta].

Nëse ky është dënimi për ata qe janë te pakujdesshëm, atëherë si eshte me ata qe nuk agjërojnë fare?!

b)      Kjo nuk është e tëra…Cekem me pare se dijetaret islam janë unik se ai i cili prish agjërimin paarsye është me mëkatar se laviri, zullumqari dhe konsumuesi i alkoolit.

Dënimi i lavirit dhe lavires ne varr është se ata janë ne te sikurse ne furre, pjesa e larte e se cilës është e ngushte ndërsa ajo e poshtmja është e gjere. Ata janë lakuriq [burra e gra] e zjarri u vie nga ana e poshtë. Kur t’u vie kjo flake klithin dhembshëm [tmerrshëm]. [Me këtë kuptim transmeton Buhariu & Muslimi].

Ky pra është një prej dënimeve te shumta te lavirit e lavires e ai qe prish agjërimin paarsye është edhe me mëkatar [andaj dënimi i tij është shumëfish me i rende].

Sa i përket zullumqarit, për te ka dënim te dhembshëm sepse ai bën pjese ne grupin për te cilët thotë Allahu:

إِنَّمَا السَّبِيلُ عَلَى الَّذِينَ يَظْلِمُونَ النَّاسَ وَيَبْغُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ أُوْلَئِكَ لَهُم عَذَابٌ أَلِيمٌ 

Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejt dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm“.[Shura 42].

Ndërsa sa i përket konsumuesit te alkoolit, për te Muhammedi as thotë” Vërtet Allahu është besatuar se ai qe pinë pije alkoolike do ti japë te pije nga Tinetul Habal-i. Thane: O i dërguar i Allahut ç’është tinetul habali? Tha: Djersët ose uji qe rrjedhe prej banoreve te zjarrit”. [Muslimi].

Vëlla! Nëse këto ndëshkime janë te parapara për ata, mëkatet e te cilëve janë me te lehta se tuajat atëherë çfarë mendon te jete ndëshkimi yt?

12. Duro etjen e urine ne këtë botë, qe te mos etesh ne Ditën e Llogarisë. Ndoshta vëlla arsyetohesh se ndien etje dhe uri por po te them si vëllai vëllait, dije se nesër kur te dalësh para Allahut me se shumti do te mërzitesh për këtë agjërim. Thotë Allahu:

حَتَّى إِذَا جَاءَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ (99) لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّا إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَائِلُهَا وَمِنْ وَرَائِهِمْ بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (Mu’minun, 99-100)

Ibni Omerit kur i kishte ardhur vdekja kishte thënë: Ah sa shume po mërzitem për dy gjera: për ditët me vape (agjërimin ne ditët e tilla) dhe luftimin e te padrejtëve (Haxh’xhaxhin)”.

Vëlla! Ndoshta pas kësaj ligjërate më nuk shihemi, kështu qe nëse ti vdes i pari, mos e qorto askënd përveç vetes sate, ngase ne po ua mësojmë te vërtetën. Ndërsa nëse unë vdes, shpresoj se ti do te marrësh mësim nga ligjërata ime dhe do te agjërosh.

Allahu na i falte mëkatet mua dhe ty, na vdektë si muslimanë dhe na bashkoftë me të mirët!!!

Vëllai yt në fe,

Sedat Gani Islami

15-8-2006, e martë

Vushtrri, Kosovë

 

 

 

 

 

 

 


[1] Fetwa bashkëkohore, Dr. Jusuf Kardavi, vëll:I, f: 357-358

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s