NË SYFYR KA BEREQET!

NË SYFYR KA BEREQET!

 

Muhammed b. Ibrahim El Hamd

 

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!

Ne një hadith, te pajtuar për saktësinë e tij, qëndron:

تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً

Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.

Ne këtë hadith urdhërohemi ta hamë syfyrin, si përgatitje për agjërim, ndërsa urtësia e tij është zbritja e begatisë dhe bereqetit.

Bereqeti, me konkretisht, do te thotë zbritja e se mirës hyjnore ne diç dhe përqendrimi ne te.

Bereqeti po ashtu do te thotë shtim i se mirës, shpërblimit dhe tere atyre, qe ka nevoje për to njeriu ne këtë dhe boten tjetër.

Bereqeti është vetëm prej Allahut dhe si i tille nuk arrihet përveçse me respekt, nënshtrim dhe adhurim për Te.

Disa agjërues nuk i kushtojnë rëndësi ngrënies se syfyrit dhe as vonimit te tij deri ne kohen e fundit, madje disa nuk e hane fare, kështu qe hane para se te flenë. Këtë e bëjnë ose nga frika se nuk mund te zgjohen, ose nga dëshira për te fjetur me shume, ose nga mos dija për vlerën e syfyrit.

Kjo është mangësi, qe agjëruesi duhet ta eliminoje ngase kjo, përveç qe shkakton pengimin e vlerës dhe begatisë se syfyrit, është po kështu ne kundërshtim me traditën e pastër te Muhammedit, alejhi’s slatu ve’s selam.

Është mire qe agjëruesi te haje syfyrin ne kohen e fundit te natës, pak para se te vjen koha e namazit te sabahut, ngase ne këtë veprim ka te mira te shumta, si:

  • Se pari, përgjigje ndaj urdhrit te Allahut, i Cili ne një hadith kudsijj thotë:

تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً

Bëni syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”.

Vetëm kjo do t’i mjaftonte syfyrit si nder dhe virtyt. Thotë Allahu:

مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (Nisa, 80),

“وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً

e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab, 71)

  • Syfyri është moto e këtij ummeti, është prej gjerave qe na dallojnë nga ithtarët e librit. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s slatu ve’s selam ka thene:

فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وَصِيَامِ أَهْلِ الْكِتَابِ، أَكْلَةُ السَّحَر

Ajo qe dallon agjërimin tone nga agjërimi i ithtarëve te librit është ngrënia e syfyrit…”.

Ne këtë kontekst është edhe arritja e hajrit, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ

Njerëzit vazhdojnë te dëfrehen me begati derisa ata ta kryejnë iftarin shpejt (si te hynë koha e tij e te mos presin fare)”. (Buhariu & Muslimi)

Ndërsa ne versionin e Imam Ahmedit qëndron edhe kjo shtese:

وَأَخَّرُوا السُّحُورَ

…dhe ta vonojnë syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”.

  • Syfyri te forcon për adhurim dhe te jep me shume force për pune ngase njeriun e uritur shume shpejt e kap dembelia.
  • Allahu mëshiron ndërsa melaiket kërkojnë falje për ata, qe hane syfyrin. Ibni Omeri transmeton merfuan:

إِنَّ اللَّهَ وملائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى المُتَسَحِّرِينَ

Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat (mëshiron dhe kërkojnë falje) për ata, qe hane syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen)

  • Syfyri te ndihmon kundër moralit te keq, i cili vjen si rezultat i urisë.
  • Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohe ne te cilën zbret Allahu ashtu siç i takon madhërisë se Tij. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

يَنزِلُ ربُّنا تباركَ وتعالى كلَّ ليلةٍ إلى السماءِ الدُّنيا حين يَبقى ثُلثُ الليل الآخرُ يقول: مَن يَدعوني فأستجيبَ له، مَن يسألني فأُعطِيَه، من يَستغفِرُني فأغفِرَ له

Zbret Allahu i Madhëruar ne çdo nate, ne qiellin e kësaj toke, ne kohen kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush me lut qe t’i përgjigjem, kush me kërkon qe t’i jap, kush me kërkon falje qe t’ia fal”. (Buhariu)

  • Syfyri, nëse nuk është koha me e mire e kërkimit falje, megjithatë është prej kohëve me te mira te kërkimit falje. Allahu ka lëvduar ata qe kërkojnë falje ne këtë kohe e ka thënë:

وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ

dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran, 17),

وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18) Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes se këtij nderi dhe virtyteve te shumta te kërkimit falje tek Allahu për mëkatet.

  • Ngritja për syfyr është shanse qe te mos ik falja e namazit te sabahut me xhemat, për vlerën e te cilit askush prej nesh nuk dyshon.
  • Syfyri mund te shndërrohet ne adhurim, ibadet, nëse njeriu me te e ka për qellim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.
  • Kur njeriu han syfyr, atij i vjen me i lehte agjërimi dhe nuk ndien vështirësi, kështu qe kur te vjen Ramazani i ardhshëm, ai e prêt me me lehtësi dhe me mallëngjim, derisa ai, qe nuk han syfyr dhe ndien uri  me shume, me mezi nuk prêt qe te shkoje ky muaj i bekuar.
  • Allahu derdh mirësinë e Tij ne veprën e atij qe ngritët për syfyr dhe vërtet, ai e meriton te bekohet për pune te mira ne atë dite, ku gjen vullnet për kryerjen e farzeve, adhurimeve fakultative, kryerjen e lutjeve te caktuara kohore, respektivisht ato te mëngjesit dhe mbrëmjes, urdhërimin për te mire dhe ndalimin nga e keqja, etj. Ndërsa ai, qe nuk ha syfyrin, ndodhe qe agjërimi t’ia shtoje urine dhe ta pengoje kështu nga këto te mira.

Me një fjale, te mirat e syfyrit janë te shumta, dhe vështirë se përkufizohen ne shifër, ngase Allahu ne fenë e Vet ka lënë sekrete e urtësi, te cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona, andaj ia vlen qe t’i përkujtojmë këto domethënie dhe botëkuptime te syfyrit si dhe tua përkujtojmë vëllezërve tanë, ne mënyrë qe te gjithë te jemi te gëzuar me shpërblimin e Allahut([1]).

 


[1] Burimi: www.islamway.com, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 11 shtator 2006, e hënë, Vushtrri, Kosove

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s