RAMAZAN TË KËRKOJMË NDJESË!

RAMAZAN TË KËRKOJMË NDJESË!

 

Halid Err Rrashid

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!

Nuk ka dyshim se të folurit me te vërtetë është te folurit e Allahut,udhëzimi me i mire është udhëzimi i Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, ndërsa punët me te këqija janë sajimet (shpikjet ne fe) ngase çdo sajim është risi ndërsa çdo risi është lajthitje, e kështu, çdo lajthitje është në zjarre.

Te dashurit e mi!

Vëllezër dhe motra!

السلام عليكم ورحمة الله وبركاته

Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju!

Allahu ua shpërbleftë mundin për çdo hap qe keni bere, dhe Allahun e lus qe te na bashkojë si vëllezër ne Xhennetet e Tij.

E lus Allahun te na ruaje nga sprovat, te dukshme e te padukshme, te na beje te udhëzuar dhe udhëzues e jo te humbur dhe humbës!

Titulli i kësaj ligjërate ne këtë dite te bekuar, ne këtë vend te bekuar dhe me ju vëllezër, do te jete:

Ramazan të kërkojmë ndjesë!

Përse kjo temë dhe cilat janë pikat e saj?

Kjo temë përbëhet nga pikat vijuese:

  • Përse kërkimi ndjesë?
  • Mendo para fillimit të Ramazanit.
  • Muaji i Ramazanit.
  • Juve iu është obliguar agjërimi.
  • Çfarë kërkohet prej nesh?
  • Ka filluar vetëm dhe do te kthehet prape ne këtë gjendje.
  • Gurebate (gurbetçarët, muslimanët e devotshëm) dhe agjërimi.
  • Motër! Disa lajme për agjërueset para teje.
  • Llojet e agjëruesve.
  • Ndjesë Ramazan!, dhe
  • Thirrja e fundit.

Përse të kërkojmë ndjesë?

 

Po, ne duhet të kërkojmë Ndjesë ngase ne, çdo vit, përsërisim gabimet e njëjta ne Ramazan. Para se te vjen Ramazan për ca dite ne themi se do ta bëjmë këtë e këtë, do te falemi natën, do ta lexojmë Kur’anin kaq here, do te japim kaq sadaka, pastaj posa të hyje Ramazani dhe te kalojmë vetëm pak dite, strategjia jone dështon dhe dëshirat zhduken.

A e di se për çfarë shkaku? Shkaku është sepse ne po kemi dëshirë te bëjmë gjerat, te cilat nuk i kemi bere shprehi me herët, me konkretisht, para Ramazanit. Andaj nuk ka perse te çuditemi kur kjo strategji dhe ky plan te dështojnë. Kur jemi falur natën? Kur kemi lexuar tere Kur’anin? Kur kemi agjëruar?

Kjo sa na përket neve, ndërsa ata qe ishin para nesh, ata tere vitin e kishin   Ramazan, kështu qe kur iu vinte Ramazani, ata vetëm shtonin kapacitetin e adhurimit te tyre.

Andaj, paraprakisht, duhet t’i kërkojmë Ndjesë Ramazanit sepse shumica jone do ta përsërisin këtë gabim dhe këtë dështim.

 

Mendo para fillimit të Ramazanit

 

Edhe vitin e kaluar kështu e prisnim Ramazanin por pastaj çka ndodhi? Tere viti, me ditët dhe netët e tij, përmblodhi vete, ngushtoi rripin dhe morri atë, qe ne patëm bërë. Te vërtetën e thotë Allahu:

وَتِلْكَ الأيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ

Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve”. (Ali Imran, 140)

يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُوْلِي الْأَبْصَارِ

All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë”. (Nur, 44)

Ka thënë Ibni Kethiri: Ditët kalojnë njëra pas tjetrës ndërsa ne shkojmë drejt exheleve (caktimeve), e syri vetëm shikon. Sekondat dhe minutat qe kane kaluar nga jeta jone nuk do te kthehen edhe sikur te shpenzonim ar e argjend sa një kodër.

Dijeni se frymëmarrjet tona janë te numëruara, exhelet tona janë te caktuara, dhe se prej begative me te m;dha te Allahut ndaj nesh është edhe fakti se ne po e përjetojmë këtë Ramazan. Sa shokun e morri vdekja, sa te dashurin e mbuloi dheu?! Përkujtoni ata qe agjëruan me ne, falen bajramin me ne, ku janë tani? Ata i morri vdekja dhe i mbuloi dheu, ndërsa familja dhe te dashurit tanimë thuajse i kane harruar…

Vetes sate caktoja një hise nga ky hadith:

اغتنم خمساً قبل خمس : اغتنم حياتك قبل موتك ، وصحتك قبل سقمك ، وفراغك قبل شغلك ، وشبابك قبل هرمك ، وغناك قبل فقرك

Shfrytëzoji pesë gjëra para pese te tjerave: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmurjes, kohen e lire para se te jesh i zënë, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë”. (Hakimi)

Bëhuni kureshtar qe te jeni nga njerëzit me te zgjedhur, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam kur ishte pyetur se kush është me i miri:

من طال عمره وحسن عمله

Kush ka jete te gjate dhe bën vepra te mira”.

Muaji i Ramazanit

 

Thotë Allahu:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni”. (Bekare, 185)

Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnë nga Ebu Hurejre se:

“كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يبشر أصحابه بقدوم رمضان فكان يقول لهم : ( قد جاءكم شهر رمضان ، شهر مبارك ، افترض الله عليكم صيامه ، يفتح فيه أبواب الجنة ، ويغلق فيه أبواب الجحيم ، وتُغل فيه الشيطان ، فيه ليلة خير من ألف شهر ، من حُرم خير تلك الليلة فقد حُرم الخير

Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i përgëzonte shokët e tij kur vinte Ramazani dhe iu thoshte: Iu erdhi muaji i ramazanit, muaj i bekuar, agjërimin e te cilit ua obligoi Allahu dhe ne te cilin hap dyert e Xhennet, mbyll dyert e Xhehennemit, dhe prangohen djajtë. Ne te është një nate, me e mire se 1000 muaj dhe kush privohet nga e mira e asaj nate, ai vërtet është privuar nga e mira (ne tërësi) ”.

Ibni Rexhebi ka thënë se ky hadith është baze për t’ia uruar njerëzit njeri tjetrit ardhjen e këtij muaji.

Si te mos përgëzoj muslimani hapjen e dyerve te Xhennetit?!

Si te mos përgëzoj muslimani mbylljen e dyerve te Xhehennemit?!

Si te mos përgëzoj muslimani prangimin e djajve?!

Ka thënë ibnu’l Fadli:

“كانوا يدعون الله ستة أشهر أن يبلغهم رمضان ، ثم يدعونه ستة أشهر أن يتتقبل منهم رمضان

Ata, ta paret tanë, e lusnin Allahun 6 muaj me pare qe t’ua sillte Ramazanin, ndërsa 6 muaj pas Ramazanit e lusnin t’ua pranoje atë”.

Prej duave te tyre ishte edhe ajo, qe rrëfen Jahja b. Kethiri:

“اللهم سلمني إلى رمضان ، وسلم لي رمضان ، وتسلمه مني متقبلاً يا رب الأنام

(Allahumme Sel’limni Ila Ramadane Ve Sel’lim Li Ramadane Ve Tesel-limhu Minni Mutekabbelen Ja Rabbe’l Enam)

O Allahu im! Me dorëzo pranë Ramazanit dhe dorëzoje atë tek unë dhe merre prej meje te pranuar o Zot i njerëzimit”.

Andaj mire se na vjen muaji i mire, dashur, bekuar dhe fisnik!

Në Ramazan u zbrit Kur’ani dhe librat qiellore.

Në Ramazan arrihet ndërmjetësimi me agjërim dhe Kur’an tek Allahu.

Në Ramazan falim teravite dhe namaze fakultative.

Në Ramazan pendohemi dhe na shlyhen mëkatet.

Në Ramazan lidhen ne pranga djajtë.

Në Ramazan mbyllen dyert e Xhehennemit dhe hapen dyert e Xhenneteve.

Në Ramazan është bujaria, bamirësia dhe lirimi prej zjarrit te Xhehennemit.

Në Ramazan shprehet durimi, falënderimi dhe duaja.

Në Ramazan shumëfishohen te mirat dhe është Nata e Kadrit.

Ramazani muaj i xhihadit dhe fitores.

Andaj si te mos gëzohet muslimani për një muaj, me cilësi te tilla?!

Të kërkojmë falje Ramazan ngase nuk te kemi respektuar ashtu siç e meriton!

 

Juve iu është obliguar agjërimi

 

Thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183)

Urtësia e agjërimit nuk është qe njeriu te mos haje, te mos pije, te mos flejë me grua/burrë, por është: “لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ që ju të jeni të devotshëm”, dhe ajo qe e përmendi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:

من لم يدع قول الزور والعمل به والجهل فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه

Kush nuk e braktise shpifjen dhe te vepruarit sipas saj, si dhe injorancën, (ai nuk ka agjërim ngase) Allahu nuk ka nevoje qe ai ta lere ushqimin dhe pijen e tij”.

Ne kuptim te “injorancën” është thënë: ajo është armiqësia ndaj njerëzve, brutaliteti dhe jo butësia.

 

Çfarë kërkohet prej nesh?

 

Prej nesh kërkohet realizimi i devotshmërisë, e cila është synim i çdo muslimani. Thotë Allahu:

وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُواْ اللّهَ

Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu”. (Nisa, 131)

Ndërsa  Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

اتق الله حيثما كنت

Frikësoju Allahut kudo qe te jesh…”.

Takvaja apo devotshmëria, ne kuptimin me te thjesht do te thotë: kryerja e urdhëresave dhe largimi nga ndalesat. A thua valle ne e kemi realizuar këtë botëkuptim te saj ne raport me agjërimin?! Apo jemi prej atyre qe ditën, para syve te njerëzve jemi te devotshëm ndërsa natën i bëjmë mëkat Allahut?!

Omer b. Abdul Azizi i kishte shkruar një njeriu:

Të porosis për devotshmëri për Allahun! Te porosis për devotshmëri për Allahun! Ngase përveç saj asgjë nuk pranohet, askush përveç ithtarëve te saj nuk mëshirohet, dhe nuk shpërblehesh përveçse ne baze te saj. Sa shume janë ata qe këshillojnë për të ndërsa sa te pakte janë ata qe e bëjnë atë. Allahu na befte ne dhe juve prej te devotshmeve”.

Devotshmëria është gjeja me e mire, te cilën e fsheh, është stolia me e mire te cilën e shpreh, është malli me i mire qe e ruan, ndërsa Ahireti tek Allahu është për të devotshmit.

Ja, ne pika te shkurtra, disa nga lajmet e te devotshmeve:

Ka thënë Buhariu: “ما اغتبت مسلماً منذ احتلمت  Nuk kam përgojuar asnjë musliman qysh prej se kam hyre ne moshën madhore”.

Ka thënë Shafiu: ما حلفت بالله صادقاً ولا كاذباً ، ولو أعلم أنَّ الماء يفسد علي مروءتي ما شربته  Nuk jam betuar ne Allahun, as rrejshëm dhe as sinqerisht, dhe po ta dija se uji me prish burrërinë nuk do ta pija”.

I është thënë Muhammed b. Vasiut: “Përse nuk mbështetësh ne shkop? Tha: Mbështetet ai, qe është i sigurtë ndërsa unë ende frikësohem (nga dënimi i Allahut)”.

Abdullah b. Vehbi kur kishte lexuar ajetin: “وَإِذْ يَتَحَاجُّونَ فِي النَّارِ Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete” (Gafir, 47), ishte alivanosur.

Mesruku kur kishte bërë haxhin nuk e kishte zënë gjumi përveçse në sexhde.

Një njeri nga gjeneratat e para ka thënë: “Nuk kam gënjyer qysh prej atëherë kur kam mësuar se gënjeshtra iu bën dem njerëzve”.

Sulejman Ed Darani ka thënë: “كل يوم أنا أنظر في المرآة هل اسودَّ وجهي من الذنوب  Çdo dite shikoj ne pasqyre se mos me është nxire fytyra nga mëkatet”.

Ja kështu ishin ata por si jemi unë dhe ti? Ne veshim rroba te reja, hamë shqime te mira, harrojmë kiametin, andaj na mëshiro o Allahu ynë!

Perse ke dëshirë te jetosh?

Perse je dashuruar ne jete?

Perse kur ty nuk te lotojnë sytë nga frika prej Allahut, nuk iu bashkohesh atyre, qe përkujtojnë Allahun, nuk fsheh te mirat sikurse qe fsheh te këqijat?

A mos valle jeta është e përkufizuar vetëm ne epshe?

Te paret tonin: إذا لم تستطع قيام الليل ، وصيام النهار فاعلم أنك محروم  Nëse nuk mund te agjërosh ditën dhe te falesh natën dije se ti je i privuar nga e mira.

Ka thënë Allahu:

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ ، فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍ

Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj. 55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu)”. (Kamer, 54-55 )

لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَتَقَدَّمَ أَوْ يَتَأَخَّرَ

Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë”. (Muddeth’thir, 37)

 

Ka filluar vetëm dhe do te kthehet prape ne këtë gjendje

 

Ka thënë Pejgamberi, alejhi’ salatu ve’s selam:

بدأ الإسلام غريباً وسيعود غريباً كما بدأ فطوبى للغرباء

Islami ka filluar si i huaj dhe prape do te kthehet ne atë gjendje, por, lum për atë atë huaj (qe do ta mbajnë atë)”.

Ata, qe lexojnë jetën dhe rrëfimet e gjeneratës se pare e dine se feja vërtet është e huaj ne mesin e ithtarëve te saj. Ai, qe ka dëgjuar për agjërimin, faljen, xhihadin dhe vepra e tyre bindet se aktualiteti jone ka nevoje për një rishikim dhe përmirësim.

Ejani qe se bashku te shohim se si ishin ata gurbetçare me agjërimin e tyre:

Ka thënë Ibni Omeri: “ما مات عمر حتى سرد الصوم Omeri nuk vdiq derisa e kreu agjërimin”.

Ebu Nuajmi rrëfen për Uthmanin se: “حظه من النهار الجود والصيام ، ومن الليل السجود والقيام Hiseja e tij gjate ditës ishte bujaria dhe agjërimi ndërsa gjate natës sexhdeja dhe këndimi (kur’an gjate namazit)”.

Gruaja e Othmanit kur ishte pyetur për te kishte thënë: “كان عثمان يصوم الدهر ، ويقوم الليل إلا هجعة من أوله Othmani agjëronte tere kohen dhe falej tere natën, përveç gjumit te pakte qe bënte ne fillim te natës. Atë e vranë duke qene agjerueshëm ndërsa Kur’anin e kishte para vetes. Lotët i rridhnin neper faqe dhe mjekër.

Ebu Talha El Ensariu, për te cilin ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “لصوت أبي طلحة في الجيش خير من ألف رجل Zëri i Talhasë në ushtri është me i mire se sa i 1000 burrave”, gjate kohës se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, siç rrëfen Enesi, nuk agjëronte shume për shkak te betejave, por kur vdiq Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk e kam pare te mos ketë qene agjerueshëm ndonjëherë, me përjashtim ditëve te bajramit”.

I urti i këtij ummeti, zotëriu i lexuesve, Ebu Derdaja ka thënë: Para se te dërgohej Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam merresha me tregti, por kur u dërgua, i bashkova adhurimin (ibadetin) dhe tregtinë dhe pashe se nuk shkonin qe te dyja bashke kështu qe zgjodha ibadetin dhe braktisa tixharetin (tregtinë). Për agjërimin e tij thoshte gruaja e tij: “لم تكن له حاجة في الدنيا ، يقوم الليل ويصوم النهار ما يفتر Ai nuk kishte ndonjë kërkesë nga kjo dunja: falej natën dhe agjëronte ditën; nuk lodhej kurrë”.

Nafiu duke folur për agjërimin e Ibni Omerit thotë: “كان ابن عمر لا يصوم في السفر ولا يكاد يفطر في الحضر Ibni Omeri nuk agjëronte ne udhëtim ndërsa kur ishte ne shtëpi thuajse kurrë nuk mund ta shihja duke ngrënë”.

Seid b. Xhabiri ka thënë: “لا آسى على شيء من الدنيا إلا على ثلاث : ظمأ الهواجر ، ومكابدة الليل ، وأني لم أقاتل الفئة الباغية التي نزلت بنا – يعني الحجاج  Kur i erdhi vdekja Ibni Omerit tha: Nuk mërzitem për asgjë nga kjo dynja, me përjashtim te tri gjerave: Etjen e ditëve te nxehta (agjërimin ne to), faljen natën dhe pse nuk e kam luftuar këtë grup kriminel, me te cilët jemi sprovuar (e kam për qellim Haxh’xhaxhin)”.

Rrëfen Ebu Umame: Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam formoi një ushtri kështu qe unë erdha dhe i thashë: O i dërguari i Allahut! Lute Allahun te me beje te vdes shehid! Tha: اللَّهُمَّ سَلِّمْهُمْ، وَغَنِّمْهُمْ O Allah shpëtoji dhe begatoji! Luftuam shpëtuam dhe u begatuam (me plaçke lufte)…Pastaj erdha prape dhe i thashë: O i dërguari i Allahut! Te kam ardhur tri here për te te kërkuar qe ta lusësh Allahun për te më bërë të vdes shehid ndërsa ti the: اللهم سلمهم وغنمهم O Allah shpëtoji dhe begatoji! O i dërguari i Allahut! Me urdhëro me një pune, qe me fut ne Xhennet? Tha: عَلَيْكَ بِالصَّوْمِ فَإِنَّهُ لَا مِثْلَ لَهُ Agjëro ngase agjërimi nuk ka shok! Në shtëpinë e Ebu Umames gjate ditës kurrë nuk mund te shihje tym (shenje, qe përgatitej ushqim), përveç nëse iu shkonte ndonjë mysafir. Kur njerëzit shihnin tym gjate ditës e dinin se kishin ndonjë mysafir”.

Transmeton Ebu Derdaja: “خرجنا مع النبي صلى الله عليه وسلم في بعض أسفارنا في يوم حار حتى يضع الرجل يده على رأسه من شدة الحرارة وما فينا صائم إلا نبينا صلى الله عليه وسلم وابن رواحة Dolëm një dite me Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam ne një udhëtim. Nga vapa e madhe e venim dorën mbi koke dhe ne mesin tone, përveç Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam dhe Ibni Ravahas nuk kishte qe agjëronin”.

Mesrukut i kishte shkuar një dite vajza e tij dhe i kishte thënë: Ha dhe pi o babai im! Tha: Çfarë dëshiron me këtë fjale? Tha: Dua te jem e bute me ty. Tha: Unë kam menduar butësinë me veten time për ditën, e cila do te zgjasë 50. 000 vjet.

Çfarë bëri Allahu me ta? Çfarë përgatiti Allahu për ta? Thotë Allahu i Madhëruar:

فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا (11) وَجَزَاهُمْ بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا (12) مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا (13) وَدَانِيَةً عَلَيْهِمْ ظِلَالُهَا وَذُلِّلَتْ قُطُوفُهَا تَذْلِيلًا (14) وَيُطَافُ عَلَيْهِمْ بِآَنِيَةٍ مِنْ فِضَّةٍ وَأَكْوَابٍ كَانَتْ قَوَارِيرَ (15) قَوَارِيرَ مِنْ فِضَّةٍ قَدَّرُوهَا تَقْدِيرًا (16) وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنْجَبِيلًا (17) عَيْنًا فِيهَا تُسَمَّى سَلْسَبِيلًا (18) وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيْتَهُمْ حَسِبْتَهُمْ لُؤْلُؤًا مَنْثُورًا (19) وَإِذَا رَأَيْتَ ثَمَّ رَأَيْتَ نَعِيمًا وَمُلْكًا كَبِيرًا (20) عَالِيَهُمْ ثِيَابُ سُنْدُسٍ خُضْرٌ وَإِسْتَبْرَقٌ وَحُلُّوا أَسَاوِرَ مِنْ فِضَّةٍ وَسَقَاهُمْ رَبُّهُمْ شَرَابًا طَهُورًا (21) إِنَّ هَذَا كَانَ لَكُمْ جَزَاءً وَكَانَ سَعْيُكُمْ مَشْكُورًا

11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.

12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.

13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.

15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.

16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).

17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).

18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).

19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.

20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.

21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.

22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm”. (Insan, 11-22)

Ala b. Zijadi racion gjate ditës kishte një kifle (buke e vogël). Ai agjëronte derisa zverdhej dhe falej derisa rrezohej. Enes b. Maliku dhe Hasani hyn tek ai dhe i thane: Allahu nuk te ka urdhëruar me tere këtë. Tha: Unë jam rob, nuk lë gjë nga nenshtrueshmeria për pa e vepruar.

Një dite i tha një njeri: Te kam pare sikurse ti shkove ne Xhennet. Tha: Mjere për ty! Po a nuk pati djalli ta mashtroje ke tjetër përveç teje dhe mua?!

Seleme b. Seidi rrëfen se Ala-se i ishte thënë se te kam pare ne ëndërr ne Xhennet, ndërsa ai tri dite qau, nuk fjeti fare dhe nuk ngrëni asgjë. Shkoi Hasani dhe i tha: O vëlla! A po e mbyt veten pasi qe u përgëzove me Xhennet? Ai vazhdoi te qante edhe me shume. Ai qau deri ne mbrëmje, kur ngrëni diç ngase kishte qene agjerueshëm…

Thotë Allahu:

إِنَّ الَّذِينَ سَبَقَتْ لَهُم مِّنَّا الْحُسْنَى أُوْلَئِكَ عَنْهَا مُبْعَدُونَ لَا يَسْمَعُونَ حَسِيسَهَا وَهُمْ فِي مَا اشْتَهَتْ أَنفُسُهُمْ خَالِدُونَ ، لَا يَحْزُنُهُمُ الْفَزَعُ الْأَكْبَرُ وَتَتَلَقَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ هَذَا يَوْمُكُمُ الَّذِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ ، يَوْمَ نَطْوِي السَّمَاء كَطَيِّ السِّجِلِّ لِلْكُتُبِ كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُ وَعْداً عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ ، وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِي الزَّبُورِ مِن بَعْدِ الذِّكْرِ أَنَّ الْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ الصَّالِحُونَ، إِنَّ فِي هَذَا لَبَلَاغاً لِّقَوْمٍ عَابِدِينَ ، وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ

101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).

102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.

103. Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t’i presin engjëjt (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju premtohej”.

104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.

105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.

106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.

107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (Enbija, 101-107)

تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيّاً

Ato janë xhennetet që do t’ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur”. (Merjem, 63)

Ja edh disa shembuj për motrën besimtare!

Abdurrahman b. Kasimi rrëfen se Aisheja, gruaja e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam agjëronte tere kohen. Kasimi vazhdon e thotë: Agjëronte tere kohen, përveç ditën e bajramit te ramazanit dhe atë te kurbanit

Kur Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e kishte lëshuar Hafsane, te bijën e Omerit, tek ajo kishin shkuar Kuddami dhe Uthamani, te afërm te saj. Ajo qau dhe tha: Pasha Allahun! Nuk me lëshoi duke qene unë e ngopur. Pas pak erdhi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam dhe tha: “إنَّ جبريل قد أتاني فقال : راجع حفصة فإنها صوّامة قوَّامه ، وإنها زوجتك في الجنة Xhibrili ka ardhur dhe me ka thënë: Kaheje Hafasane ngase ajo është qe agjëron shume, falet shume, dhe ajo është gruaja jote ne Xhennet”.

Nafiu thotë: Vdiq Hafsaja duke qene agjerueshëm.

Ja edhe shembuj tjerë dhe thirre me zërin më të lartë: Kërkoj ndjesë Ramazan! Kërkoj ndjesë Ramazan!

Seid b. Abdul Azizi rrëfen se Rahmeh ishte një shërbëtore e devotshme. Një dite tek ajo kishin shkuar ca dijetare ta këshillojnë qe te ishte me e bute dhe mëshirshëm ndaj vetes se saj. Ajo iu tha: Përse te sillem bute kur këto janë dit te shpejta, ditët te llogaritura, kush humb sot diç nesër nuk do ta gjej.

O vëllezër!

Pasha Allahun do te falem aq sa me premtojnë gjymtyrët e mia, do te agjëroj aq sa te jem gjalle, do te qaj aq sa sytë e mi te kenë lot.

Kush prej jush urdhëron robin e tij me diç pastaj ka dëshirë qe ai te mos e respektoje atë?

Ajo u fal derisa me nuk mund te ngritej, agjëroi derisa u lodhe, qau derisa e humbi shikimin. Thoshte: Fakti se unë e njoh veten time me beri ta copëtoj zemrën time dhe ta shqyej atë. Pasha Allahun! Do te doja qe te mos kisha ekzistuar fare dhe te mos isha gjë, qe përmendet.

Ajo shkonte ne bregdet dhe lante rrobat e muxhahedinëve ne rrugën e Allahut. Thotë Allahu:

إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ

Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh”. (Enbija, 90)

Allahu përshkruan bisedat e tyre ne Xhennet e thotë:

وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ يَتَسَاءلُونَ ، قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ ، فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ ، إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلُ نَدْعُوهُ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ ، فَذَكِّرْ فَمَا أَنتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ

25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).

26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.

27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

28. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues”.

29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur”. (Tur, 25-29)

 

Llojet e agjëruesve

 

Vëlla! Motër!

Këto janë disa lloje te agjëruesve, i përmenda ne mënyrë qe ta dimë se ne cilin grup jemi ne dhe te kërkojmë Ndjesë për atë qe kemi lëshuar.

  • Kush agjëron duke braktisur vetëm ushqimin dhe pijen, agjërimi i tij është vetëm zakon, tradite.
  • Kush agjëron([1]) (largohet nga) kamata dhe harami dhe ushqehet ushqimi hallall, agjërimi i tij është edhe adet (zakon) por edhe ibadet (adhurim).
  • Kush agjëron nga (largohet nga) mëkatet dhe ushqehet ne adhurim për Zotin, ai është agjërues i kënaqur.
  • Kush agjëron (largohet nga) te këqijat dhe ushqehet me pendim tek Allahu, ai është agjërues i devotshëm.
  • Kush agjëron nga përgojimi, bartja e fjalëve dhe shpifja, dhe ushqehet me këndimin e Kur’anit, ai është agjërues i drejte.
  • Kush agjëron nga e keqja dhe ushqehet me mendim dhe këshillë, ai është agjërues i lumtur.
  • Kush agjëron nga syefaqësia dhe ushqehet me modesti, ai është agjërues i pastër.
  • Kush agjëron nga kundërshtim i epshit dhe ushqehet falënderim për begati, ai është agjërues i pasur.
  • Kush agjëron nga veprat e këqijat dhe ushqehet me shkurtim te shpresës (se do te behet mire pa punuar fare), ai është agjërues largpamës.
  • Kush agjëron nga shpresa e shumte dhe ushqehet me afrim te vdekjes se tij, ai është agjërues asket.

Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: “الصوم لجام المتقين ، وجنة المحاربين ، ورياضة الأبرار المقربين لرب العالمين  Agjërimi është fre i te devotshmeve, është mburoje e luftëtarëve, kopsht i te mirëve dhe atyre, qe janë afër Zotit te tyre”.

Te mjafton se Allahu ka thënë: “الصوم لي وأنا أجزي به Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të”.

Kane thënë për agjërimin:

Agjërimi është: الصوم : لذة الحرمان  Kënaqësia e te privuarit.

Agjërimi është burrëri e qarte dhe vullnet i larte.

Ramazani është muaji i çlirimit nga çdo gjë, përveç Allahut. Ne liri realizohet adhurimi i plote ndërsa ne realizimin e adhurimit arrihet liria e plote.

Ramazani është muaj i forcës ngase force nuk do te thotë ta mundesh tjetrin ne dyluftim, por force do te thotë ta përmbash veten.

Agjërimi është durim, respekt dhe ligj.

A keni pare ndonjë popull te jete shquar me këto cilësi e pastaj te ketë përfunduar ne humnere?!

Durim, respekt dhe ligj…

A keni pare ndonjë ushtri te stolisur me këto virtyte te larta e pastaj te pësojë disfate?!

Mos harroni se derisa ju jeni duke agjëruar, Allahu ka dëshirë qe neve nëpërmjet agjërimit te na beje te forte dhe besnik.

Assesi, assesi, mos lejoni qe Ramazani te shkoje ndërsa ne te mbesim sikurse mysafiri tradhtar.

Te nderuarit e mi! Momenti nuk na le te zgjerohemi me shume e te flasim per gjendjen e gurbetçarëve me Kur’an, dua, namaz nate, sadaka, trimëri dhe xhihad te tyre ne Ramazan, por shpresoj se kjo qe dëgjuam do ten a beje dobi, inshaAllah!

Të kërkojmë ndjesë Ramazan!

Kështu ishte gjendja e tyre ne Ramazan, por cila është e jona? Ja disa fakte nga aktualiteti jone i hidhur dhe i shëmtuar, dëgjoji pastaj thuaj me tërë zërin:

 

Të kërkoj ndjesë Ramazan!

 

Në një ankete te bere ne shoqëri, ku te anketuar ishin burra dhe gra, te rinj, studente dhe nëpunës, ne lidhje me gjendjen e tyre ne ramazan, ne mënyrë te qarte ka ardhë ne shprehje hadithi i Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam: “بدأ غريبا ، وسيعود غريباً  Ka filluar si gurbetçar dhe te kthehet prape ashtu”. Ne mënyrë qe te mos themi se kemi gabuar kur e kemi zgjedhur këtë titull “Ndjesë Ramazan”, ja disa nga përditshmëria e tyre në Ramazan:

  • Gjate tere natës qëndroj para televizionit ku se bashku me disa shoke te mi përcjellim programe te ndryshme,, nga ato vendore dhe satelitore. Ndjesë Ramazan!
  • Natën e kaloj nën dritat e stadiumeve, duke përcjellur ndeshjet sportive te organizuara “enkas” për Ramazan. Ndjesë Ramazan!
  • Natën e kaloj ne tryeza shahu e kartash (lojëra te kota) dhe ne korzo. Ndjesë Ramazan!
  • Ndonjëherë kohen e kaloj ne tregje e ndonjëherë ne parqe. Ndjesë Ramazan!
  • Nëpunësit natën e kalojnë te zgjuar ndërsa ditën te lodhur, me përtesë dhe pa ndonjë rezultat te shënuar, përveç qortimit, poshtërimit dhe vërejtjeve… Ndjesë Ramazan!
  • Tjetri thotë: Unë jam me i mire se tjetri ngase unë flejë ne zyrën time. Ndjesë Ramazan!
  • Kane humbur amanetet, për te cilat është krijuar qielli dhe toka. Gjate Ramazanit, shton tjetri, unë mungoj shume. Ndërsa imamët ankohen, thërrasin dhe thonë: Ndjesë Ramazan!

Në një takim me disa imamë, ata flisnin për gjera te ndryshme. Prej tyre kishte qe përgëzonin me numrin e madh te falësve ne Ramazan, te tjerët shprehnin pikëllimin për te mashtruarit, madje edhe ne këtë muaj, te cilët nuk falen, ndërsa tjetri ankohet se ne namazin e sabahut ka shume falës ndërsa ne atë te drekës dhe ikindisë ka shume pak. Perse kjo? Ngase nata është shndërruar ne dite e dita ne nate.

Sa iu përket tregjeve shko dhe pyet shitësit e do te shohësh se sa shume janë shtuar “mushteritë”, por edhe diç me e rende, pronaret e kafeneve thonë se numri i mushterive te tyre ne Ramazan shumëfishohet për 50%. Tere natën e kalojnë neper kafene andaj sit ë mos themi: Ndjesë Ramazan!

Fëmijët e kalojnë kohen ne korzo, gratë ne gjumë e ne përgatitjen e ushqimit, nenat qëndrojnë deri ne mëngjes duke pritur bijtë e tyre se kur do te kthehen, tregjet te stërmbushura gjate natës…Ku është adhurimi? Ku janë përpjekjet? A nuk është jeta e shkurtër?! Një njeri thotë se unë nuk flejë deri ne mëngjes ndërsa nuk zgjohem përveçse pas kohës se ikindisë…A është gjumi ibadet?

Tjetri thotë se nena me zgjon për iftar e nganjëherë nuk ha iftar përveçse pak para kohës se jacisë. Ndjesë Ramazan!

Me një klient te një kafeneje është zhvilluar një bisede e shpejt, pyetjet dhe përgjigjet e se cilës ishin këto:

Kur ke ardhur këtu?

Ne ora 12.

Sa do te qëndrosh?

Deri ne syfyr.

A punon?

Po, jam nëpunës shtetëror.

A nuk vonohesh ne pune?

Vonohem pak pastaj e vazhdoj gjumin ne zyre.

Ja ky është Ramazani i ditëve tona. Ah çfarë gurbeti për agjëruesit e vërtetë! Ah çfarë humbje për njerëzit e padrejte!

Ndjesë Ramazan! Ngase nuk te kemi respektuar siç duhet.

Thirrja e fundit

 

Mjere për ne çfarë na ka mashtruar…

Mjere për ne çfarë na beri te jemi gafil (neglizhent)…

Mjere për ne! Për çfarë jemi krijuar? Për Xhennet apo për Xhehennem?

O pluhur i neglizhencës largohu nga zemrat tona…

O diej te devotshmërisë dhe besimit lindi dhe shkëlqeni…

Oj fletushka te veprave tona ngrituni dhe përgëzoni…

Oj zemra te agjëruesve përuluni…

O ju falës bëni sexhde për Allahun dhe bëni ruku…

O sy te falësve mos u mbyllni…

Oj mëkate të të penduarve shkoni dhe mos u ktheni…

Oj toke mashtrimi kapërdije ujin tënd…

Oj qiell i shpirtrave lëshoje shiun tënd…

O meditime të të mençurve lartë ngrituni…

O brenga për gjera te kota mos u ngritni…

Këto dite janë shtruar sofrat për agjëruesit e sinqerte andaj te gjithë jeni te ftuar…

Ramazani iu fton e thotë:

يَا قَوْمَنَا أَجِيبُوا دَاعِيَ اللَّهِ وَآمِنُوا بِهِ يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ ، وَمَن لَّا يُجِبْ دَاعِيَ اللَّهِ فَلَيْسَ بِمُعْجِزٍ فِي الْأَرْضِ وَلَيْسَ لَهُ مِن دُونِهِ أَولِيَاء أُوْلَئِكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ

O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.

32. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”. (Ahkaf, 31-32)

Lum për atë qe i përgjigjet kësaj ftese ndërsa mjere për atë qe nuk i lejohet te marre pjese…A nuk te mjafton premise hyjnore: “الصوم لي وأنا أجزي به Agjërimi është për Mua dhe vetëm Unë shpërblej për të”. ?!

Ja Allah! Ja Allah!

Çudi me atë qe te njohu e pastaj e deshi tjetërkënd!!

Çudi me atë qe dëgjoi thirrësin Tënd e pastaj nuk iu përgjigj!

Ndjesë Ramazan! Ndjesë Ramazan! Ngase nuk te kemi respektuar siç duhet.

O Allah! Për shkak te këqijave tona mos na privo nga e mira Jote!

O Allah! Na e sjell Ramazanin! O Allah! Na e sjell Ramazanin! O Allah! Na e sjell Ramazanin!

Na begato me agjërim, namaz dhe lexim te sinqerte te Kur’anit o Pronar i madhështisë dhe nderit!

O Allah! Na beko për vepra te sinqerta net e, na beko për largim nga mëkatet, na bashko e mos na ndaje, udhëzoji kryetaret dhe krijesat tone, ndihmoji muxhahedinët, përkrahi dijetaret dhe predikuesit e fesë Sate, bekoji te rinjtë e te rejat për pendim te sinqerte deri ne vdekje o Zoti i boteve!

O Zoti ynë! Ne i kemi bere vetes sonë padrejtësi dhe nëse Ti nuk na fale dhe mëshiron, atëherë ne do te jemi te humbur!

Kërkoj falje tek Allahu i Madhëruar dhe dërgoj salavate mbi Muhammedin, te dërguarin e Tij!

16 shtator 2006, e shtune

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Vushtrri, Kosovë

 

 


[1] Fjala agjerim (savm) ne arabisht do te thote permbajtje nga, largim nga, dhe ekshtu perdoret edhe per agjerim por edhe per largim nga gjerat e keqija. Sh.P.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s