RREZIKU I PËRHAPJES SË TË KËQIJAVE

RREZIKU I PËRHAPJES SË TË KËQIJAVE

Ebu Muadh Muhammed et-Tajië

Burimi: www.al-islam.com

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin për Muhammedin, familjen, shokët dhe te gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!

Ka thënë Allahu i Madhëruar: ... prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.

                                                                                                                (Kur’ani, en-Nur, 63)

Ka thënë Ibni Abbasi: …telashe-ja (fitneja) këtu e ka kuptimin e vrasjes – mbytjes; Atau mendon se për qëllim janë tërmetet dhe trishtimet derisa Xha’fer Ibn Muhammedi, alejhi’s selam mendon se për qëllim është udhëheqësi tiran që shtyp njerëzit. (Tefsir er-Rrazi, f. 3370.)

Të tjerë mendojnë se për qëllim është vulosja e zemrave me fatkeqësinë e kundërshtimit të Pejgamberit, alejhi’s selam. (Fet’hu-l-Kadir, 4/84.)

Që të gjitha këto domethënie mund të jenë pjesë e ajetit ngase vritet ai që vret, sprovohen me tërmete dhe trishtime, e mëkatet dhe kundërshtimi që Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, Muhammedit, alejhi’s selam ia bëjnë mund të jenë shkak që për prijës të caktohet ndonjë tiran, i cili iu bën padrejtësi të mëdha dhe i dënon ashpër. Faktet konkrete nuk kanë nevojë për emërtime, shikoje gjendjen aktuale dhe i sheh të gjalla këto gjëra.

Është thënë se ‘vulosja e zemrave’ është më e vështira, ngase i sheh disa njerëz  që mendojnë se janë të mirë, se janë në të vërtetën por nuk e dinë se zemrat e tyre janë të vulosura, se zemrat e tyre janë të transformuara, se kanë shitur fenë pa e kuptuar fare…Dijetarët thonë se transformimi i zemrave është më i rëndë se a i trupit. Ka thënë Ebu Hurejre: “Nuk do të ndodhë kiameti përderisa dy njerëz të mos nisen për të bërë amoralitet ndërsa njëri prej tyre të shndërrohet ne majmun ose derr dhe kjo të mos e pengojë tjetrin fare që ta kryejë mëkatin. Po kështu, nuk do të ndodhë kiameti edhe derisa dz njerëz të nisen për amoralitet ndërsa njëri prej tyre të fundoset në tokë e tjetri të mos ndalet pa e bërë amoralitetin.” (Igathetu-l-Lehefan, 1/266)

E kur ta kemi marrë vesh shkakun e këtyre fitneve dhe këtij kundërshtimi ndaj urdhrave të Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e krahas kësaj edhe heshtjen e pajustifikuar të njerëzve përballë këtyre dukurive negative, atëherë e kemi të lehtë të kuptojmë se kjo që na ndodhë është vetëm një pjesë e asaj që meritojmë të na ndodhë shkak i mëkateve tona. Allahu i Madhëruar ka thënë:

tygsß ßŠ$|¡xÿø9$# ’Îû ÎhŽy9ø9$# ̍óst7ø9$#ur $yJÎ/ ôMt6|¡x. “ω÷ƒr& Ĩ$¨Z9$# Nßgs)ƒÉ‹ã‹Ï9 uÙ÷èt/ “Ï%©!$# (#qè=ÏHxå öNßg¯=yès9 tbqãèÅ_ötƒ ÇÍÊÈ

Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).

(Kur’ani, err-Rrum, 41)

Pra, tërë e keqja që ndodhë është shkak i mëkateve tona.

Nga ajo që kaloi mund të kuptojmë se zgjidhja e problemit është në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, e kur kjo fe të përhapet, atëherë tradita (sunneti) do të dallohet nga risitë, hallalli nga harami, njerëzit do ta kuptojnë vaxhibin dhe sunnetin, mubahin dhe mekruhin, e rrjedhimisht do të kemi gjeneratë të ndërtuar mbi aprimin e mirësisë dhe e cila do të ketë rrugë të ndara me të keqen. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:

يَا مَعْشَرَ الْمُهَاجِرِينَ خَمْسٌ إِذَا ابْتُلِيتُمْ بِهِنَّ وَأَعُوذُ بِاللَّهِ أَنْ تُدْرِكُوهُنَّ لَمْ تَظْهَرْ الْفَاحِشَةُ فِي قَوْمٍ قَطُّ حَتَّى يُعْلِنُوا بِهَا إِلَّا فَشَا فِيهِمْ الطَّاعُونُ وَالْأَوْجَاعُ الَّتِي لَمْ تَكُنْ مَضَتْ فِي أَسْلَافِهِمْ الَّذِينَ مَضَوْا وَلَمْ يَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ إِلَّا أُخِذُوا بِالسِّنِينَ وَشِدَّةِ الْمَئُونَةِ وَجَوْرِ السُّلْطَانِ عَلَيْهِمْ وَلَمْ يَمْنَعُوا زَكَاةَ أَمْوَالِهِمْ إِلَّا مُنِعُوا الْقَطْرَ مِنْ السَّمَاءِ وَلَوْلَا الْبَهَائِمُ لَمْ يُمْطَرُوا وَلَمْ يَنْقُضُوا عَهْدَ اللَّهِ وَعَهْدَ رَسُولِهِ إِلَّا سَلَّطَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ عَدُوًّا مِنْ غَيْرِهِمْ فَأَخَذُوا بَعْضَ مَا فِي أَيْدِيهِمْ وَمَا لَمْ تَحْكُمْ أَئِمَّتُهُمْ بِكِتَابِ اللَّهِ وَيَتَخَيَّرُوا مِمَّا أَنْزَلَ اللَّهُ إِلَّا جَعَلَ اللَّهُ بَأْسَهُمْ بَيْنَهُمْ

O Muhaxhirë! Kur do të goditeni me pesë gjëra -ndërsa unë kërkoj mbrojtje tek Allahu që të mos i arrini fare ato- ( ngase do të ndodhin gjëra si në vijim): Nuk do të përhapet prostitucioni në ndonjë vend publikisht e të mos i sprovojë Allahu i Madhëruar me murtajë dhe sëmundje që të parët e tyre nuk kanë qenë ë dijeni fare për to; nuk do të bëjnë mashtrime në peshojë dhe kandar e të mos sprovohen me thatësi, furnizim të vështirë dhe agresivitet nga pushtetarët; nuk do të ndalojnë dhënien e Zekatit e të mos sprovohen me thatësi dhe po të mos ishin kafshët as edhe një pikë shiu nuk do të binte nga qielli; nuk ndodhë që ta thyejnë besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tije të mos i nënshtrojë ata para një armiku të tyre të huaj, që ua marrin disa gjëra që i kanë patur në dorë, dhe nuk ndodhë që të mos gjykojnë prijësit e tyre me librin e Allahut dhe të përzgjedhin nga ajo që është shpallur e që armiqësia të mos hidhet ndërmjet tyre!” (Transmeton Ibni Maxheh dhe të tjerë ndërsa Albani në Es-Sahihah, 106, e ka vlerësuar për hasen.)

I mençuri e di se ajo që i ndodhë muslimanëve është shkak i injorancës dhe braktisjes së parimeve fetare, e për çka në radhë të parë duhet të qortohen dijetarët. Shkak i kësaj neglizhence kemi gjenerata që nuk bëjnë mirë dhe nuk ndalojnë të keqe, kemi ekstremitet dhe radikalizëm, kemi kamatë, prostitucion, konsumimi të alkoolit, e shumë gjëra dhe dukuri tjera negative.

Zoti qoftë i kënaqur me ne!

Pershtati ne shqip: Sedat ISLAMI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s