Urime festa e Fitër Bajramit!

Es Selamu alejkum!

Miq të nderuar,

 

Më lejoni që shumë sinqerisht të shpreh urimet e mia të përzemërta për këtë festë madhështore duke lutur Allahun Krijues dhe Furnizues që të pranojë veprat dhe adhurimin tonë.

 

Këto ditë patëm emocione të përziera, sa u gëzuam për festën lajmet për mosmiratimin e nenit për mësimin fetar, mosmiratimin e lejimit për shami në shkolla pulike na tronditën shumë. Harruam festën sikur që harruam se ku po jetojmë. Përnjëherë mu duk vetja sikur ende kam problem me millosheviçianët të cilët ishin pak të vrazhdë se këta. Vetëm pak. Menduam se me marrëveshje do t’i zgjidhim problemet por si duket këta vetëm na gënjejnë. Isa Mustafës i duket shume rrëzimi i një çrdheje, ndertimin e së cilës edhe më mirë dhe me të gjitha shpenzimet do ta bëjë BIK-u ne lokacion tjetër, ndërsa harron se i pari i tij kishte rrënuar njërën ndër shkollat më me famë në Prishtinë për të ndërtuar një katedrale ku me gjasë do të organizohen koncerte ngase për tjetër nuk mund të mbushen.

 

Sido që të jetë, ne jemi të vendosur që të drejtat tona të përmbushen. Ne kemi bërë për këtë vend më shumë bile se të tjerët dhe ne kemi hise në këtë vend.

Uroj që të drejtat tona të përfillen para se të jetë vonë.

 

Dhe një herë, urime festa e mos harroni ta lusni Allahun për udhëzimin e këtij populli të gjorë dhe këtyre qeveritarëve dhe ligjvënsve mjeranë!

 

I juaji,

Sedat ISLAMI

Ph.D Candidate

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s