HUTBEJA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHËNDETIT

HUTBEJA E DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHËNDETIT

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Muslimanë te nderuar!
Të gjithë ne, pa dallim, dëshmojmë për universalitetin e Islamit. Ai, siç është universal, në kuptimin kohor, pra vlen gjer në amshim, po kështu, është universal edhe në kuptimin normativ, ngase përfshin tërë jetën e njeriut. Allahu thotë:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ ادْخُلُواْ فِي السِّلْمِ كَآفَّةً
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi)…”. ([1])
Edhe pse jo drejtpërdrejtë , tërthorazi, duke na dëftuar urdhrin për pranimin e Islamit tërësisht e jo sipërfaqësisht, na bën me dije, disi, se kjo fe me një statut të tillë patjetër se përfshin çdo gjë, e në këtë kontekst, edhe Shëndetin, për të cilin kemi vendosur të flasim sot.
Vëllezër muslimanë!
7 prilli është Dita Ndërkombëtare e Shëndetësisë, një ditë që në mbi 190 vende të botës shënohet për çdo vit. Edhe ne sot, në përkujtim të kësaj dite, jo pse e festojnë të tjerët porse duam ta sjellim versionin islam, si alternativë për besimtarët, do të mundohemi të bëjmë një vështrim për shëndetësinë nga aspekti islam.
Begatitë e Allahut
S’do mend se me të përmendur fjalën shëndet vëmendja përqendrohet tek begatitë e Allahut, të cilat, siç na mëson Kur’ani, janë të panumërta. Allahu thotë:
“وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللّهِ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)”. ([2])
Megjithatë, si për çudi, kësaj dhuntie nuk ia di vlerën askush përveç të sëmurit, sikurse që pasurisë nuk ia di vlerën askush përveç të varfrit. Transmetohet nga Ibni Ab­basi se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“نعمتان مغبون فيهما كثير من الناس الصحة والفراغ
Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. ([3])
Sprova  në shëndet
Nga këtu, për të mos rënë në ndonjë keqkuptim tjetër, themi se edhe e kundërta e shëndetit, pra sëmundja, është një lloj dhuntie për besimtarin. Nëse je sëmurë , mos thuaj se Allahu nuk më do mua; nëse je goditur nga ndonjë bela, mos thuaj se unë qenkam fatzi, por thuaj: Kjo qenka sprovë prej Allahut, e Allahu na dhuroftë durim! Thotë Allahu:
“وَنَبْلُوكُم بِالشَّرِّ وَالْخَيْرِ فِتْنَةً وَإِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
…e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. ([4])
Këtë parim, qe po ua them xhematlinj të nderuar, e ka vërtetuar edh Muhammedi, alejhi’s selam. Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t’i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. ([5])
Më detajisht, këtë rregull të artë, e sqaron edhe hadithi tjetër, ku Pejgamberi, alejhi’s selam thotë: “Çka do që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës – me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. ([6])
Sprova nuk është tema jonë për sot andaj për të mos lëshuar kohën pa shfrytëzuar do të kalojmë tek:
Disa nga hapat edukativ shëndetësor të Islamit
1. Pastrimi i dhëmbëve. Dhembet, siç është përmendur nga mjeket, bartin shumë sëmundje nëse nuk pastrohen rregullisht. Pejgamberi, alejhi’s selam, para më shumë se një milenium vitesh, një gjë të tillë ia mësoi njerëzimit. Nga mëshira e butësia që kishte për njerëzimin, kishte thënë:
“لَوْلَا أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي أَوْ عَلَى النَّاسِ لَأَمَرْتُهُمْ بِالسِّوَاكِ مَعَ كُلِّ صَلَاةٍ
Sikur të mos e rëndoja ummetin (ose njerëzit) do t’i urdhëroja që me rastin e çdo faljeje ta përdorim misvakun (pastruesen e dhëmbëve)”. ([7])

2. Abdesi. Pastrimi i pjesërishëm i trupit, i paraparë për faljen e namazit, e që në fjalorin fetar e quajmë “Abdes”, është një porosi tjetër fetare për pakujdesjen për shëndet. Paramendoni, një njeri që pastrohet pesë herë në ditë, a ka mundësi të mbetet i papastër dhe a ka mundësi të sëmuret nga sëmundjet që shpeshherë janë pasojë e papastërtisë?
– Ushqimi. Ndonëse ushqimi në Islam është i lejuar, megjithatë ai, preferohet shumë, që të merret në masë të caktuar. Allahu ka thënë:
“قُلْ مَنْ حَرَّمَ زِينَةَ اللّهِ الَّتِيَ أَخْرَجَ لِعِبَادِهِ وَالْطَّيِّبَاتِ مِنَ الرِّزْقِ
Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?”…”.([8])
Kështu është në Islam; ushqimi i mirë nuk ndalohet, por ushqimet tjera, që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, ato ndalohen. Mishi i derrit, që shkencërisht është vërtetuar se është i dëmshëm për shëndet, është ndaluar në Islam para 1400 vitesh. Në kuadër të kësaj hyn edhe çdo gjë tjetër e dëmshme. Allahu ka thënë:
“حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالْدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ وَالْمُنْخَنِقَةُ وَالْمَوْقُوذَةُ وَالْمُتَرَدِّيَةُ وَالنَّطِيحَةُ وَمَا أَكَلَ السَّبُعُ إِلاَّ مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى النُّصُبِ وَأَن تَسْتَقْسِمُواْ بِالأَزْلاَمِ ذَلِكُمْ فِسْقٌ الْيَوْمَ يَئِسَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمْ فَلاَ تَخْشَوْهُمْ وَاخْشَوْنِ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً فَمَنِ اضْطُرَّ فِي مَخْمَصَةٍ غَيْرَ مُتَجَانِفٍ لِّإِثْمٍ فَإِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues”. ([9])
Pastaj, i nderuari xhemat, Islam duke ruajtur shëndetin e njeriut, bën edhe hapa tjerë, respektivisht, përkufizon edhe ushqimin e lejuar. Ngrënia nuk duhet ta tejkaloje normalen. Ndarja e lukthit në tri pjesë: bukë, ujë dhe ajër, porosia që barku të mos mbushet shumë, cilësimi më të keq i barkmëdhenjve, të cilët jo vetëm që hanë shumë por hanë nga pasuria e palejuar, sikur kanë qenë disa faktorë që kanë ndikuar në përmirësimin e menysë së besimtarit, e cila tashmë e ka online vetëm një porosi:
“وكُلُواْ وَاشْرَبُواْ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ
… hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)”. ([10])
3. Pijet. Islami ndalon çdo gjë të dëmshme, ushqim apo pije qoftë. Nga këtu, ka ndaluar alkoolin, sepse ai s’humb mendjen, po aq, në mos shumëfish më shumë, rrezikon shëndetin e njeriut. Sa njeriu ka humbur jetën shkak i alkoolit, sa fatkeqësia ka ndodhur në trafik e ambiente tjera, familje apo punë, si pasojë e dehjes? Allahu ka thënë:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. ” ([11])
Po kështu është edhe duhani. E di se ende ka njerëz që thonë se duhani nuk është haram por unë po iu them se është. Nëse doni edhe ajet, edhe ajet iu sjell. A nuk ka thënë Allahu për mision e Pejgamberit, alejhi’s selam se:
“يَأْمُرُهُم بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَآئِثَ
…i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet…”. ([12])
Më tregoni se çfarë të mire shihni në duhan? Nëse ai është i dëmshëm, atëherë a nuk e paska ndaluar Pejgamberi, alejhi’s selam të dëmshmen?! A nuk e keni lexuar kurrë këtë ajet?!
4. Sporti. Islami nuk ndalon sportin e mirëfilltë. Sporti që kryhet për zhvillimin të trupit, për përfitim të shkathtësive luftarake, vrapimi, notimi, etj, janë të pranuara në Islam. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “…Ushtroni hedhjen dhe kalërimin e kalorësisë luftarake…”. ([13])
Vëllezër besimtarë!
Islami, në kuadër të rëndësisë që ia ka kushtuar shëndetit, sa nxit e stimulon, po aq edhe qorton e kërcënon. Sa i përket stimulimit, Pejgamberi, alejhi’s selam ka treguar se myslimani i shëndetshëm, është më dobiprurës se ai i sëmuri. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“المؤمن القوي خير و أحب إلى الله من المؤمن الضعيف و في كل خير
Besimtari i forte është me i mire se ai i dobëti, edhe pse ne te dyte ka te mire…”. ([14])
Se sa rëndësi ka shëndeti, Muhammedi, alejhi’s selam na kishte mësuar të lutemi për të:
“اللهم عافني في بدني اللهم عافني في سمعي اللهم عافني في بصري
O Zot, më shëro në trupin tim, më shëro dëgjimin dhe më shëro pamjen time!…”. ([15])
Ndërsa sa i përket kërcënimit, ai më së miri përmblidhet në dënimet e botës së ardhme. Për të mos rënë pre e injorancës në këtë aspekt, ia vlen ta përkujtojmë vetëm një nga detajet e llogarisë që i ka dhënë Allahu në Kur’an dhe atë në formë të përgjithësuar. Thotë Allahu:
“وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِراً وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَداً
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. ([16])
Vëlla i nderuar! Ti që nuk kujdesesh për shëndetin tënd, paramendoje veten në mesin e një turme të paparë krijesash, ku për një moment thirresh në emër: O filan i biri filanit, eja që të dalësh para Allahut për të dhënë llogari për çdo gjë që ke bërë. Ti, kokulur, nisesh, dhe kur të pyet Allahu ndërsa të tjerët të dëgjojnë dhe shikojnë se çfarë po ndodhë me ty,: O robi Im, përse nuk u kujdese për shëndetin tënd? Përse konsumoje alkool ndërsa Unë ta kam ndaluar këtë? Përse nuk merrje abdes që të ishe i pastër dhe i shëndetshëm? Përse bëre zina e më pas fitove sëmundjen e Sidës, e cila ta shkatërroi jetën?
Xhemat i dashur!
Formaliteti famëkeq!
7 prilli është bërë ditë ndërkombëtare e shëndetësisë, dhe përveç ndonjë fjalimi artificial e ndonjë aktiviteti formal, asgjë konkrete nuk ndodhë. Si mund ta festojmë ne këtë ditë kur në spitalet tona nuk shërohet por vdiset? Si mund ta festojmë këtë kur pacientët vuajnë për mungesë edhe të barërave më të thjeshta? Si mund ta festojmë këtë kur ka qeveri, të cilat na shurdhuan me “demokraci” e “zhvillim” ndërsa ato me armët e tyre të shkatërrimit në masë, edhe sot e kësaj dite i sjellin sëmundje shoqërive? Pra këta dhe miliona të ngjashëm me këta, vetëm formalisht vuajnë për shëndet. Allahu të tillët nuk i do fare, siç na ka lajmëruar në Kur’an:
“وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ (11) أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَكِنْ لَا يَشْعُرُونَ
E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)! 12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”. ([17])
“قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُمْ بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالاً (103) الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعاً (104)
Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? 104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë”. ([18])
Duke e lutur Allahun për shëndet në trup, dëgjim dhe shikim, ashtu siç lutej Pejgamberi, alejhi’s selam dhe duke shpresuar se promotorët rrenacakë të “ditëve ndërkombëtare” do të ndryshojnë strategjitë antihumane të tyre, e përmbyllim këtë ligjëratë!
Allahu na faltë neve dhe ju!

Sedat G. ISLAMI                                                    12.04.2008,
Sekretar në K.B.I.-Vushtrri                                Vushtrri, Kosovë

——————————————————————————–

[1] el-Bekare, 208.
[2] en-Nahl, 53.
[3] Buhariu.
[4] el-Enbija, 35
[5] Buhariu.
[6] Muttefekun alejhi.
[7] Buhariu dhe Muslimi
[8] el-A’rafe, 32
[9] el-Maide, 3.
[10] el-A’rafe, 31.
[11] el-Maide, 90.
[12] el-A’rafe, 157.
[13] Ebu Davudi.
[14] Hadithi është hasen. Shih: Sahihu’l xhamii, nr. 6650.
[15] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka cilësuar si hasen.
[16] el-Kehf, 49
[17] el-Bekare, 11-12.
[18] el-Kehf, 103-104.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s