AH MOJ TOKË E ISRASË

AH MOJ TOKË E ISRASË

I mërzitur, shikoj përreth

Njerëzit që kokën ma hanë

Në plan çfarë do të kesh

Të flasësh për Isranë

I

T’iu them se natë e madhe është

A këtë mendoni se në plan e kam

Jo, zemra ime digjet prush

Dert tjetër unë kam

II

Rrëfimin nuk e mohoj, e dua

Tekstin me qejf e lexoj

Por mua më dhemb diku tjetër

Që vendi vend s’më zënë

III

Iu them njerëzve se atje ishte profeti

Atje të gjithë profetët takoi

Atje fali namazin

Xhaminë Kuds të shenjtë e cilësoi

IV

Kurse sot shoh muslimanët

tek përgënjeshtrojnë Isranë

ani pse për festim kanë vendosur

të hanë hallve me kazan

V

Ej, o ju muslimanë të mjerë,

o ju llafazanë

Aksaja vuan shumë

Nuk ka çfarë të feston

VI

Atje ku shkeli këmba profetike

Atje ku Xhibrili e dërgoi

Atje ku fali namazin

Ku pejgamberët, vëllezërit e tij, takoi

VII

Atje sot era nuk vie qumësht

Siç në rrëfime tregoni

Atje sot kundërmon erë gjaku

A fare nuk mendoni

VIII

Atje ka mungesë buke

Ka edhe mjerime

Por më keq se gjithë kjo

Ka mungesë vëllazërie

IX

Atje nën rrënoja e gërmadha

nën plumba e granata

Vlerat e Israsë dhe Miraxhit

Mbesin të gjalla

X

Zoti qoftë me ju

Zoti iu ndihmoftë

Kurse neve me zemra të vdekura

Zoti na udhëzoftë

Sedat ISLAMI,

17.07.2009

Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s