GRIPI I DERRAVE

GRIPI I DERRAVE

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Besimtarë të nderuar!
Sprovimi prej Allahut të Madhëruar siç duket ka filluar të marrë vetëm atë karakterin ndëshkues. Fatkeqësitë që këto vitet e fundit kanë goditur njerëzimin, duke iu vënë theks Tsunamit, Gripit të Shpezëve dhe tani Gripit të Derrave, dhe të cilat kanë marrë jetë të mijëra njerëzve, doemos kanë parashtruar pyetjen për shkaqet e këtyre belave dhe mënyrat e shërimit apo shpëtimit prej tyre? Natyrisht se janë dhënë komente nga më të ndryshmet, dhe neve sot në këtë Ditë Xhumaje nuk na interesojnë ato shumë sa na intereson pikëpamja islame.
Mëkatet shkak kryesor i fatkeqësive
Çfarëdo që të bëjmë dhe ngado që të shkojmë, Allahut të Madhëruar nuk mund t’i fshehim asgjë. Mëkatet që ne bëjmë ndonëse mund të na duken të thjeshta, ato nga dita në ditë sa vijnë e grumbullohen për të na sjellë në fund deri tek gremina-skëterra, edhe pse paraprakisht Allahu i Madhëruar sprovon njerëzit që të mos vijnë deri tek ai ndëshkim. Thotë Allahu i Madhëruar:
“أَوَلاَ يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَّرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لاَ يَتُوبُونَ وَلاَ هُمْ يَذَّكَّرُونَ
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. Et Teube, 126.
Ky ajet kur’anor ndonëse ka të bëjë me hipokritët, megjithatë domethënia e tij, siç kanë përmendur tefsirologët, përthekon edhe më shumë. Madje nga lexuesit e hershëm, Hamza, e lexonte: Evela terevne (a nuk po shihni ju o besimtarë) si qortim për besimtarët. Atijje përmend se qëllimi i sprovës në ajet është i fokusuar në sëmundje dhe epidemi .
A nuk u sprovuam vitet e kaluara me gripin e shpezëve? A nuk u sprovuam tani me këtë grip? A nuk morën për një kohë të shkurtër këto sëmundje qindra jetë njerëzish?
Mëkatet shkak i fatkeqësive dhe privimit nga të mirat
Pasojat e mëkateve janë të shumëllojshme. Ato ndonjëherë janë edhe të natyrave kufizuese në ushqime të lejuara.
1. Fatkeqësitë janë pasojë ekskluzive e mëkateve. Abbasi, xhaxhai i Muhammedit, alejhi’s selam kur qe lutur për shi pati thënë: “O Zoti im! Nuk ka bela që nuk është shkak i mëkatit dhe nuk ka rrugëdalje prej saj përveç pendimit”
Shumë thjeshtë. Pas dëgjimit të lajmit se shqiptarët  për bixhoz dhe lojëra të fatit (këtu hyjnë edhe bastoret sportive) derdhin në vit afër 100.000.000 € më nuk ka vend të pyesim përse kjo varfëri? Perse këto të liga? Përse këto padrejtësi? Shkaktarë jemi ne. Pas zbatimit të DEJUTH-izmit në familjet tona, më nuk ka vend për tu çuditur kur të dëgjojmë se babai dhunon vajzat, vëllai motrat, familjarët ndërmjet vete bien në pozita çka ndoshta as kafshët nuk do t’ia lejonin vetes ato.
2. Për mëkate të pakta krijesa të shumta kanë vuajtur. Ademi dhe Hava u nxirren prej Xhennetit për një mëkat? Iblisi u mallkua përjetë për një mëkat?
Nejse, këto nuk janë pika kyçe të ligjëratës sonë, ndryshe do të duhej të flisnim gjatë në shtjellimin e tyre. Këtu do të fokusohemi vetëm në atë që thamë se ndalohet e mira për shkak të mëkateve dhe sillen të këqija të panjohura për shkak të tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
“فَبِظُلْمٍ مِّنَ الَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَاتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ وَبِصَدِّهِمْ عَن سَبِيلِ اللّهِ كَثِيراً
Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara”. En Nisa, 160.
Këtyre u qenë lejuar të mirat por për shkak se kundërshtuan urdhrin e Allahut të Madhëruar, iu ndaluan ushqimet që neve na janë lejuar. Në rastin e pare, iu ndaluan kafshët si deveja, etj. Tash se voni a nuk ngjau kjo me njerëzimin. A nuk u ndaluan gjërat e lejuara. Pula nuk është haram të hahet por për shkak se u bë mashtrim në tregtinë me të, u ndalua dhe të rrallët ishin ata njerëz që e hanin atë .
Sa i përket asaj se vijnë fatkeqësi të panjohura më parë i shkak i mëkateve, Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “O ju muhaxhir (mekkas)! Kur të sprovoheni me pesë gjëra, kurse unë kërkoj strehim te Allahu që mos t’i takoni, (do te sprovoheni edhe me pese te tjera): Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre…” .
Prostitucioni është bërë sinonim i kohës sonë. Çdo gjë tashmë është në shërbim të tij. Rezultatet e tij janë këto: Sida, sifilizi, gonorreja, gripi i shpezëve, gripi i derrave, kanceri, sëmundje çka të parët tanë para 50 vitesh nuk i kanë dëgjuar. Nga këtu, nëse derri nuk është ndaluar ngase ai ka qenë edhe më parë i ndaluar, megjithatë ai ka ardhur si pasojë e kësaj që përmendëm. Pra, amoralitetit.
Të dashur muslimanë!
Këto janë shkaqet por si të dalim prej tyre? Si të shpëtojmë? Si ta gjejmë ilaçin e duhur? Me lejen e Allahut të Madhëruar do të sjellim disa nga barërat më shëruese me të cilat edhe do ta përmbyllim këtë ligjëratë.
1) Ikja nga devijimi i komenteve. Shumë qartë përmendëm sipër se mëkatet janë ato shkaqe që sjellin fatkeqësitë dhe lajthitja në këtë drejtim është e pakuptimtë.
Nëse në Britani vitin e kaluar kur ndodhën vërshimet e mëdha u ngritën priftërinjtë dhe ua tërhoqën popullit vërejtjen se kjo është një shenjë e dënimit prej Allahut të Madhëruar, çfarë na gjen neve që të mos e bëjmë një gjë të tillë kur në mënyrë të prerë gjërat janë sqaruar kështu në Kur’an?
Nëse Popi Shenodah  nga Egjipti del dhe bën thirrje për ndalimin e ngrënies së mishit të derrit për shkaqe shëndetësore, çfarë na gjen neve të mos ngremë zërin lartë se çdo ndalesë e Allahut është me vend, ndaj largojuni atyre?
Nëse Papa Bendeikti XVI bën thirrje për aplikimin e sistemit islam në banka, çfarë na gjen neve muslimanëve që të mos e aprovojmë atë më parë kur si është sistem yni autentik?
2) Ikja nga pendimi. Ky është devijimi i radhës. Sahabet, të dalë nga shkolla e Muhammedit, alejhi’s selam, kishin kuptuar se çelës i shpëtimit është pendimi, ndaj për çdo gjë, madje edhe për më të thjeshtën, ata i shihje tek pendoheshin. A nuk përmendëm më parë se njerëzit me zemra të sëmura me gjithë këto fatkeqësi prapë nuk pendohen.
“أَوَلاَ يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَّرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لاَ يَتُوبُونَ وَلاَ هُمْ يَذَّكَّرُونَ
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. Et Teube, 126.
2) Namazi.
Ikja nga namazi solli këto ndryshime të këqija në shoqëri e rrjedhimisht edhe këta njerëz të këqij në të. Thotë Allahu i Madhëruar duke përshkruar dy llojet e shoqërisë:
“إِنَّ الْإِنْسَانَ خُلِقَ هَلُوعًا (19) إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعًا (20) وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا (21) إِلَّا الْمُصَلِّينَ
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. 20. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. 21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. 22. Përveç atyre që falen”. El Mearixh, 19-22.
Pra, dy klasat e shoqërisë janë:
   Koprracët frikacakë që nuk bëjnë ballë në fatkeqësi dhe që nuk japin kur kanë, dhe
   Falësit e namazit që nuk ndikohen nga asgjë.
Si jemi ne me namaz? Sa falim namaz në shtëpitë tona? A janë shndërruar shtëpitë tona në xhami apo në varreza? E dini se shtëpitë që nuk falet namaz në to janë varreza, siç na ka mësuar Pejgamberi, alejhi’s selam, por në daçi quani edhe kinema, teatër, sallë koncertesh…ngase përveç filmave nuk shihet gjë tjetër, përveç këngëve nuk dëgjohet asgjë tjetër. Ebu Hurejre, Allahu e mëshiroftë, sa ishte pa martuar, natën e ndante në dysh: një pjesë falej ai e nëna flinte, kurse pjesën tjetër ai flinte e nëna falej. Kur u martua, natën e ndau në tri pjesë: një pjesë falej ai, një pjesë gruaja dhe pjesën tjetër nëna. A ka familje të tillë sot në botë? Sigurisht se jo.
Përmbyllje
Vëllezër të dashur!
Kthehuni tek Allahu, pendohuni, ndryshe ajo që kam frike është që belaja të bëhet edhe më e madhe. Ka gjasa që kjo të mbetet vetëm paralajmërim e pastaj të vjen ndonjë bela që fundin ia din vetëm Allahu i Madhëruar. Të punojmë jo siç duam ne por siç do Allahu i Madhëruar dhe të kujtojmë çdoherë se ndëshkimi i Tij është i befasishëm dhe shumë i rëndë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ
Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. Ez Zumer, 55.
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe gjithë pasuesit e tij!

Përgatiti: Sedat ISLAMI
1 maj 2009, Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s