HAVDI I PEJGAMBERIT, ALEJHI’S SELAM

http://kbi-vushtrri.com/havdi.doc

SEDAT ISLAMI

HAVDI I PEJGAMBERIT, ALEJHI’S SELAM

Shënim: Ky shkrim është botuar në revistën TAKVIMI 2009 f. 215. Lejohet publikimi i tij në çdo faqe të mirëfilltë islame me kusht të përmendjes së burimit të saj dhe mos ndërrimit të  të dhënave.

Hyrje
I gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të tokës dhe qiejve. Ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotërinë tonë, Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e sinqertë të tij!
Besimi në Muhammedin, alejhi’s selam si profet dhe trasimi i rrugës së tij si program jete janë baza të fesë islame. Këto dy komponente përbejnë një themel, mbi të cilin ndërtohen muret e lumturisë së përhershme. Havdi, si titull i punimit tonë, pikërisht këtë çështje do ta trajtojë për vet faktin se ai, në literaturën islame sa përdoret për ta shtjelluar si pjesë qenësore e besimit (në gajb-sekretet absolute), po aq trajtohet edhe si motiv dhe nxitës për pasim të Pejgamberit, alejhi’s selam. Të shuash etjen në ditën më me vapë të jetës sate, në ditën kur do të shohësh turmën më të madhe dhe më të pakontrollë të njerëzimit, nuk është pak. Të kesh nderin që në këtë ditë të shuash etjen me një ujë pas së cilit me nuk do të ndiesh etje nuk është çfarëdo privilegji. Megjithatë, punimi ynë modest, që synon njoftimin sa më të qartë dhe më të thjeshte të besimtarëve shqipfolës me këtë pjesë teorike të fesë, dikton bashkëdyzimin e shtjellimit si pjesë besimi por edhe si element nxitës e stimulues. Kjo, konsiderojmë, paraqet një përmbledhje më interesante dhe më të dobishme. Dashtë Zoti e të gjithë kemi dobi prej tij!
1. Ç’është Havdi?
Havdi (الحوض) gjuhësisht d.t.th.: tubim i ujit . Në shqip mund të përkthehet si: pellg ujor, pellg ujëmbledhës, hauz, liman, tas, legen, sahan, korite, govate, etj .
Ndërsa në terminologjinë islame, si rezyme të teksteve fetare përkitazi me të, dhe të cilat do i sjellim më poshtë, Havdin do të mund ta definonim si: Krua i Muhammedit, alejhi’s selam në Ditën e Llogarisë ku do të shuajnë etjen vetëm besimtaret e sinqertë të këtij ummeti. Kjo nëse është në gjinore, pra Havdi i Pejgamberit, alejhi’s selam, ndryshe, çdo pejgamber i Allahut të Madhëruar do të nderohet me nga një havd, prej të cilit do ta shuajnë etjen pasuesit e sinqertë të tij .
Havdi është definuar edhe si: Burim madhështor, të cilin Allahu ia dha pejgamberit të Tij, Muhammedit, alejhi’s selam në Mahsher, prej të cilit pinë ujë ai dhe ummetin i tij , por mendojmë se definicioni i pare është më gjithëpërfshirës dhe më konkret.
Dallimi në mes Havdit dhe Keutherit
Pejgamberi, alejhi’s selam do të ketë privilegjet më të larta në botën e mëpastajme. Allahu i Madhëruar do ta nderojë me atë çfarë nuk e ka nderuar askënd më parë dhe nuk do ta nderojë askënd pas tij. Havdi dhe Keutheri janë vetëm një pjesë e mrekullueshme e atij favorizimi hyjnor që i behet Muhammedit, alejhi’s selam në Botën e Amshueshme. Meqenëse edhe si emra por edhe i burime dallojnë në vend e pozitë, ia vlen të bëjmë dallimin në mes tyre, sidomos kur kemi parasysh se disa i mendojnë si një gjë të vetme apo mohojnë njërën e vërtetojnë tjetrën ose mohojnë që të dyja. Thotë Allahu i Madhëruar:
“إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ (1) فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ (2) إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira (ta dhamë Keutherin). 2. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! 3. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur” .
Ç’është Keutheri?
Keuther (الكَوْثَر) rrjedh nga folja kethure  që ka kuptim “të shtimit, ndonjë gjëje të shumtë”, e kështu me radhë. Ndërsa si emër, Keuther është formë e zgjeruar e emrit kethre (الكثرة) (shumicë) ndërsa shkronja “v” (vavi) është shtesë, që përfundimisht ka kuptimin e: E mirë e shumtë .
Bazuar në këtë domethënie, njeriu bujar dhe dorëdhënës, që bën mirë shumë dhe që iu jep njerëzve quhet Keuther .
Mendimet e dijetarëve për Keutherin
Imam Taberiu në Tefsirin e tij përcjell mendimet e dijetarëve për Keutherin, rezymeja e të cilave do të ishte:
   Lum në Xhennet që është dhuratë e Allahut të Madhëruar për Muhammedin, alejhi’s selam. Të këtij mendimi janë: Ibni Omeri, Ibni Abbasi, Aisheja, Enesi, etj.
   E mirë e shumtë. Ky mendim është transmetuar nga Ibni Abbasi, Seid b. Xhubejri, etj.
   Pejgamberllëku dhe e mira që Allahu i Madhëruar ia ka dhënë Pejgamberit, alejhi’s selam. I këtij mendimi është Ikrimeja.
   E mira e shumte, Kur’ani dhe urtësia (el-hikmeh). Ky mendim na vjen nga Ikrimeja.
   Lum dhe gjëra tjera. I këtij mendimi është Seid b. Xhubejri.
   E mira e dunjasë dhe e ahiretit.
   Është Havdi në Xhennet. I këtij mendimi është Atau .
Edhe pse janë dhënë mendime, që për nga ana sipërfaqësore duken se janë të ndryshme, megjithatë esenca e tyre është e njëjtë. Nuk ka asnjë pengesë që Keutheri të komentohet si term gjithëpërfshirës me “E mirë e shumtë” e të përfshijë kështu edhe lumin që i jepet Muhammedit, alejhi’s selam në Xhennet derisa nuk prish punë nëse ndalemi dhe i japim kuptim të vetëm një pjese të atyre shumë të mirave që i jepen Muhammedit, alejhi’s selam e që është “Lumi Keuther” në Xhennet. Hilali e kishte pyetur Seid b. Xhubejrin për Keutherin në ishte lum apo jo në Xhennet? Seidi i qe përgjigjur: Lum dhe më shumë (gjëra tjera) . Megjithatë nuk mund të kalojmë tutje pa përmendur se në mënyrë të prerë Imam Muslimi Keutherin e ka transmetuar si lum në Xhennet. Enesi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam pas zbritjes së kaptinës el-Keuther tha:
“أتدرون ما الكوثر؟ قلنا: الله ورسوله أعلم. قال: “فإنه نهر وَعَدنيه ربي، عز وجل
…A e dini se ç’është Keutheri? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri- u përgjigjem (rrëfen Enesi). Ai është lum në Xhennet që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar…”
Keutheri dhe Havdi
A janë Keutheri dhe Havdi të ngjashëm apo në mes tyre ka dallim? Nga mendimet që u thanë për Keutherin, përveç tjerash, pamë edhe Havdin si sinonim, gjë që pas një hulumtimi rezultoi se është si shkas i  haditheve, që në kuadër të tyre ndonjëherë Havdin e kanë përdorur si sinonim të Keutherit. Imam Muslimi transmeton nga Enesi se pas zbritjes së kaptinës el-Keuther, Pejgamberi, alejhi’s selam pyeti sahabet:
“…أتدرون ما الكوثر؟ قلنا: الله ورسوله أعلم. قال: “فإنه نهر وَعَدنيه ربي، عز وجل، عليه خير كثير، هو حوض تَرِدُ عليه أمتي يوم القيامة…
…A e dini se ç’është Keutheri? Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri- u përgjigjëm (rrëfen Enesi). Ai është lum në Xhennet që ma ka premtuar Allahu i Madhëruar. Në të ka shumë të mira. Është Havd, të cilin e frekuentojnë ummetin im Ditën e Kiametit…”.
Kështu ka ardhur vetëm në versionin e Muslimit ndërsa në versione tjera, si atë të Nesaiut , Havdi nuk është përmendur fare derisa në atë të Ebu Davudit  përmendet se është tek Keutheri.
Sido që të jetë, mendimi që vjen si rezultat i shikimit dhe analizimit të haditheve, sjell konkluzën se: Keutheri është lum në Xhennet, prej të cilit rrjedhin dy përroska (kanale) të vogla , të cilat furnizojnë Havdin me ujë. Kështu, mund të thuhet se Keutheri është bazë ndërsa Havdi është degë. Këtë e dëshmon edhe mendimi i Murtedasë, autorit të Taxhu’l urus, se: Keutheri është lum prej të cilit burojnë të gjithë lumenjtë tjerë . Madje në mënyrë tekstuale është transmetuar se ai furnizohet prej Xhennetiti. Imam Ahmedi transmeton:
“فِيهِ مِيزَابَانِ يَمُدَّانِهِ مِنْ الْجَنَّةِ أَحَدُهُمَا ذَهَبٌ وَالْآخَرُ وَرِقٌ
…ne te janë dy kanale, qe e furnizojnë prej Xhennetit. Njeri është nga ari  tjetri nga argjendi” .
Pastaj vet emri Havd, i cili, siç përmendëm sipër, d.t.th.: ujëmbledhës aludon në këtë. Ai nuk është burim, ai vetëm grumbullon ujin që i vjen prej Keutherit.
2. Besimi në Havd
Besimi në Havd është pjesë e kredos (besimit) sunnit…Ne “…themi se Havdi dhe Mizani janë të vërteta…” . Meqë bën pjesë në të fshehtën (gajbin), ai komentohet sipërfaqësisht. Ai është sikur lumenjtë që janë në Xhennet… . Është transmetuar me hadithe autentike dhe kush e mohon atë, është i humbur . Havarixhëve dhe Mu’tezilitëve, të cilët mohuan këto hadithe autentike, që mbërritën gradën e Tevaturit, iu tregohet e vërteta dhe argumenti, dhe nëse nuk tërhiqen nga bindjet e tyre të gabuara dhe dyshimet e tyre të pabaza, atëherë cilësohen si pabesimtarë . Ai ekziston tani dhe Pejgamberi, alejhi’s selam duke qenë në këtë botë e kishte parë. Argument për këtë është hadithi i Muslimit:
“إِنِّي فَرَطٌ لَكُمْ وَأَنَا شَهِيدٌ عَلَيْكُمْ وَإِنِّي وَاللَّهِ لَأَنْظُرُ إِلَى حَوْضِي الْآنَ
…Unë do të jem para jush tek Havdi. Unë do të jem dëshmitar për (kundër) ju. Pasha Allahun! Unë tash po shikoj (po e shoh) Havdin tim… ”.
Ka thënë Neveviu: Ky hadithi është sqarim se Havdi është real (kështu siç përshkruhet) dhe se ai është i krijuar dhe ekziston edhe sot .
Argumentet fetare përkitazi me Havdin
Havdi është vërtetuar në Kur’an me aludim, ne Sunnet me fakte të drejtpërdrejta dhe konsensus të dijetarëve muslimanë. Sa i përket Kur’anit , thotë Allahu i Madhëruar:
“إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ
Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira (ta dhamë Keutherin)” .
Hadithet për këtë janë të shumta.  Ka thënë Kadi Ijjadi: Hadithet e Havdit janë autentike. Besimi në të është obligim (farz) kurse vërtetimi i tij është pjesë e besimit . Tek sunnitët, Havdi është kështu siç është përshkruar sipërfaqësisht dhe nuk i jepet kuptim tjetër e as nuk polemizohet rreth tij. Esenca e tij nuk na është dëftuar përveç përshkrimit që i është bërë atij në hadithe profetike .  Kjo për dallim nga mu’tezilitët, të cilët Havdit i kanë dhënë kuptim tjetër nga ajo që hadithet tekstualisht e tregojnë . Hadithet për Havdin kanë arritur gradën e Tevaturit siç kanë sqaruar Kurtubiu, Ibni Kethiri dhe Ibni Ebi Asimi , dhe, siç rrëfen Ibnu’l Kajjimi, janë rrëfyer nga dyzet sahabijj. Prej tyre, prej të cilëve transmetoi Imam Muslimi, numëron Kadi Ijjadi, janë: Amr b. El-Asi, Aisheja, Ummu Seleme, Ukbe b. Amiri, Ibni Mes’udi, Hudejfe, Harith b.Vehb, Mustevridi, Ebu Dherr-rri, Theubani, Enesi, Xhabir b. Semureh.
Ndërsa imamët tjerë që transmetuan hadithet e Havdit, i përcollën ato edhe nga: Ebu Bekri, Zjed b. Erkami, Ebu Umame, Abdullah b. Zejd, Ebu Berze, Suvejd b. Xhebele, Abdullah b. Es-Sunabihijj, el-Bera b. Azibi, Esma bn. Ebu Bekr, Havle bn. Kajs, etj. Buhariu dhe Muslimi e transmetuan edhe nga Ebu Hurejre kurse të tjerët edhe nga Umer b. Hattabi, Aidh b. Umeri, etj .
Selefi janë pajtuar për ekzistimin e tij dhe nderimin e Muhammedit, alejhi’s selam me të .
3. Kur dhe gjendet Havdi
Në Ditën e Kiametit, Pejgamberit, alejhi’s selam i shtrihet një Havd (krua), i gjatë dhe i gjerë në distancë një muaj udhëtim . Sipas asaj që përmendin disa, Havdi është në Arasat  apo në Masher  në Ditën e Kiametit para kalimit në Sirat . Kjo nuk është diskutuar shumë sa është diskutuar Mizani. Është polemizuar rreth kësaj çështjeje. Disa kanë dhënë mendimin se është para e të tjerët pas Mizanit. Ajo çka të bën, edhe logjikisht, më të sigurtë, është se Havdi është para Mizanit ngase, siç thotë Kurtubiu, domethënia e dikton këtë sepse njerëzit dalin prej varreve të etur , edhe pse në këtë formë, logjikisht, edhe Kadi Ijjadi ka thënë se është pas llogarisë (hisabit)  ngase pirja sipas tij është shenjë e shpëtimit.
4. Përshkrimi i Havdit
Ai komentohet sipërfaqësisht. Ai është sikur lumenjtë që janë në Xhennet… . Hadithet e Havdit, siç përmendëm janë autentike dhe janë të shkallës më të lartë të sigurisë, kështu që, nëse në shikim të pare në përshkrim të tij do të mund të haseshin fraza që nuk përputhen ndëmjet vete, kjo është vetëm e aspektit të dhënies shembull dhe sqarimit të gjërave, ndryshe në esencë nuk ka mospërputhje .
a) Madhësia dhe gjerësia
Madhësinë dhe gjerësinë e Havdit e kanë shtjelluar një mori hadithesh. Gjerësia dhe madhësia e tij janë përshkruar në forma të ndryshme, si:
   ”distanca në mes vendit (mekamit) tim dhe Ammanit ” ,
   “sa një muaj distancë udhëtimi” ,
   “Para jush keni një Havd të gjere si distanca në mes Xherbas[ dhe Edhruhit .”
   “sa distanca në mes Ejles  dhe Mekkes, distancë një mujore” ,
   “më larg se Ejle prej Adenit” ,
   “si në mes Ejles dhe Xhuhfes”  ,
   “në mes Ejles dhe Sa’n’ase në Jemen”  ,
   “në mes Adenit dhe Ejles” ,
   “Sa’n’asë dhe Medinës” ,
   “prej Adenit  në Amman Belkae (إِلَى عَمَّانَ الْبَلْقَاءِ)
   “Havdi është si në mes Kufes dhe Haxheru’l esvedit” ,
   “Distanca në mes dy anëve të Havdit tim është sikur distanca ndërmjet Sa’n’asë dhe Medinës apo sikur ajo ndemjet Medinës dhe Umanit”  ,
   “në mes dy anëve (tarefejhi) të tij është sikur në mes Sa’n’asë dhe Ejles” ,
   “në mes dy anëve (nahijetej havdi) si në mes Sa’n’asë dhe Medinës”  , etj.
Ndërsa përkitazi me gjatësinë janë dhënë përshkrime, si:
   “Gjatësia sa në mes Ammanit dhe Ejles”  ,
   “Gjatësia dhe gjerësia e tij janë të njëjta”  , “وَزَوَايَاهُ سَوَاءٌ Qoshet e tij janë të njëjta…” .
Allahu e di më së miri por këto shprehje: “Në mes këtij e atij vendi” dhe “Gjerësia e tij është sa gjatësia e tij”, duket se janë vetëm sa për ilustrim ngase në transmetim të Trimidhiut fill pas përmendjes së “Gjerësia është sa gjatësia” është thënë: “Sikur distanca në mes Ammanit dhe Ejles” , gjë që, disi, të bën të bindesh për këtë.
b) Uji i tij
b.1. Burimi i ujit.
Ibni Kethiri në koment të ajetit të pare të kaptinës el-Keuther, thotë: Keutheri është lum në Xhennet prej të cilit rrjedhin dy kanale në Havd në mënyrë që të mos i shteret uji . Ky mendim është i vërtetuar tek sunnitët .
b.2. Ngjyra e tij
Tek përshkrimi i ngjyrës së ujit janë disa transmetime:
“ماؤه أبيض من اللبن
Uji i tij është më i bardhë se qumështi”  ,
“مَاؤُهُ أَبْيَض مِنْ الْوَرِق
Uji i tij është më i bardhë se argjendi” ,
“أشد بياضا من الثلج
Më i bardhë se akulli” .
Këtu nuk ka mospërputhje për arsye se transmetimi i dytë dhe i trete janë vetëm sqarime shtesë. Uji i Havdit përveç që është i bardhë, ai është edhe si argjend, çka d.t.th.: se shndrit dhe ndriçon .
b.3. Shija e tij
Pejgamberi, alejhi’s selam shijen e ujit të Havdit e përshkroi si:
   “و أحلى من العسل Më të ëmbël se mjalti” , dhe
   “وَأَحْلَى مِنْ الْعَسَلِ بِاللَّبَنِ Më e ëmbël se mjalti me qumësht” .
b.4 Era e tij.
Era e tij është më e këndshme se era e parfumit . Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“حَوضي مَسيرةُ شَهْرٍ ، مَاؤُهُ أَبْيَضُ مِنَ اللَّبَنِ ، وَريحُهُ أَطْيَبُ مِنَ المسكِ
Havdi im është i gjerë (dhe i gjatë) një muaj distancë udhëtim. Uji i tij është më i bardhë se qumështi ndërsa era e tij më e këndshme se parfumi (misku)…” .
c) Enët e tij
Shifra e enëve të Havdit, ndonëse e kufizuar në diç, megjithatë ajo për ne është e pakapshme. Ato janë përshkruar si enë , gota (أَكَاوِيبُهُ) , kupa (كِيزَانُهُ)  e edhe si ibrikë . Pejgamberi, alejhi’s selam duke folur për enët e tij ka thënë:
   “Enët e tij janë sa shifra e yjeve” ,
   “Enët e tij janë më shumë se shifra e yjeve të qiellit” ,
   “Enët e tij janë sa shifra e planetëve” ,
   “Enët e tij janë më shumë se numri i planetëve” .
5. Pirja nga Havdi
a) Kush pinë prej tij?
Hadithet e kësaj tematike kanë ardhur ne dy forma: të përgjithshme dhe të shtjelluara në hollësi. Ato, ndonjëherë, flasin në mënyrë të përgjithshme për ata që do ta pinë ujin e Havdit e ndonjëherë japin shtjellimet ose në pjesët në vijim ose në hadithet tjera. Kështu, Imam Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَنَا فَرَطُكُمْ عَلَى الْحَوْضِ مَنْ وَرَدَ شَرِبَ وَمَنْ شَرِبَ لَمْ يَظْمَأْ أَبَدًا وَلَيَرِدَنَّ عَلَيَّ أَقْوَامٌ أَعْرِفُهُمْ وَيَعْرِفُونِي ثُمَّ يُحَالُ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ
Unë do t’iu paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pinë, e kush pinë nuk ndien etje më kurrë. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i njoh e më njohin por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek havdi)”.
Këtu, në fillim, ndien sikur të gjithë do të pinë ujë e më pas, pason pjesa e dytë ku sqarohet se një pjesë nuk do ta kenë këtë nder, edhe pse siç duket, të paktën, kanë përkatësi islame. Mendimet që përcjell Imam Neveviu, pastë mëshirë prej Allahut të Madhëruar, ofrojnë përputhjen në mes tyre. Ato mendime janë:
   Pirja do të jetë pas llogarisë, të cilës nëse i shpëtojnë besimtarët pijnë prej kroit, ndryshe kthehen pas,
   Prej tij nuk pinë përveç atij që i është shkruar shpëtimi nga Xhehennemi,
   Prej tij pijnë tërë ummeti përveç atyre që dezertuan si hipokritë apo pabesimtarë.
Më pas, tekstualisht, Imam Neveviu në koment të pjesës së hadithit “…Kush vjen, pinë,…”, thotë: Kjo qartë dëshmon se tërë ata që shkojnë atje pijnë prej tij përveç atyre që pengohen për shkak të dezertimit të tyre nga Islami në pabesim .
Ndonëse ky hadith disi aludon në këtë gjë, megjithatë zemra më shumë ndihet e qetë me mendimin e Ibni Abdu’l Berr-rrit, të vjelur nga hadithe tjera autentike, se të privuarit prej tij do të jenë edhe monoteistë, të cilët shpikën risi, të cilat mund të mos jenë të shkallës që të nxjerrin prej feje . Nga kjo që përmendëm rezulton se përveç atyre që janë të sinqertë në fenë e tyre dhe nuk kanë kryer mëkate të mëdha apo kanë bërë mëkate por janë penduar prej tyre para vdekjes, nuk do të ketë fatin dikush tjetër të pijë prej tij. Dashtë Allahu i Madhëruar e unë jam gabim dhe kështu edhe mëkatarët monoteistë, me mëshirën e Tij, shuajnë etjen prej tij!
b) Kush janë të parët që pinë prej tij?
Pasuria dhe varfëria, edhe pse të ndryshme, janë sprova që peshojnë besimin e besimtarit. Po të ndalej besimtari dhe të shikonte jetën e shkurtër të kësaj bote, sigurisht se do të hiqte dore prej saj. Të paret tanë e kishin kuptuar thelbin e saj kështu që nëse iu premtohej diç në botën tjetër me kusht që të privoheshin prej saj në këtë botë, ata pa asnjë mëdyshje a hamendje zgjidhnin kënaqësinë e botës së amshuar. Muhaxhirët mekkas ishin protagonistët e parë të kësaj pjese reale të historisë islame. Tirmidhiu transmeton në Sunenin e tij së Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَوَّلُ النَّاسِ وُرُودًا عَلَيْهِ فُقَرَاءُ الْمُهَاجِرِينَ الشُّعْثُ رُءُوسًا الدُّنْسُ ثِيَابًا الَّذِينَ لَا يَنْكِحُونَ الْمُتَنَعِّمَاتِ وَلَا تُفْتَحُ لَهُمْ السُّدَدُ
…Njerëzit e parë që vijnë në Havd janë fukaratë e muaxhirëve, me flokë të shprishura, me rroba të palara, të cilët nuk martohen me femra të pasura dhe nuk iu hapen dyert (e shtëpive edhe nëse trokasin a kërkojnë lejehyrje)” .
Muhaxhirët nuk do ta kenë vetëm këtë nder. Ata do të gëzojnë privilegje atë ditë që tërë njerëzimi do t’ua ketë lakmi. Se për çfarë privilegjesh bëhet fjalë, na mësojnë Imam Muslimi dhe Ibni Maxheja. Imam Muslimi transmeton se Pjegamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن فقراء المهاجرين يسبقون الأغنياء يوم القيامة إلى الجنة بأربعين خريفا
Fukaratë e muhaxhirëve ua paraprijnë me hyrje në Xhennet për 40 vite”.
Ndërsa Ibni Maxheh rrëfen një detaj tjetër të këtij privilegji:
“إِنَّ فُقَرَاءَ الْمُهَاجِرِينَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ قَبْلَ أَغْنِيَائِهِمْ بِمِقْدَارِ خَمْسِ مِائَةِ سَنَةٍ
Fukaratë e muhaxhirëve ua paraprijnë në Xhennet të pasurve të tyre për 500 vjet më parë”.
c) Si bëhet njohja e atyre që meritojnë pirjen dhe atyre që refuzohen?
Njohja e frekuentuesve të havdit bëhet në dy mënyra kryesore:
1) Nëpërmjet gjurmëve të abdesit ngase siç transmeton Ebu Hurejre, Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنَّ حَوْضِي أَبْعَدُ مِنْ أَيْلَةَ مِنْ عَدَنٍ لَهُوَ أَشَدُّ بَيَاضًا مِنْ الثَّلْجِ وَأَحْلَى مِنْ الْعَسَلِ بِاللَّبَنِ وَلَآنِيَتُهُ أَكْثَرُ مِنْ عَدَدِ النُّجُومِ وَإِنِّي لَأَصُدُّ النَّاسَ عَنْهُ كَمَا يَصُدُّ الرَّجُلُ إِبِلَ النَّاسِ عَنْ حَوْضِهِ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ أَتَعْرِفُنَا يَوْمَئِذٍ قَالَ نَعَمْ لَكُمْ سِيمَا لَيْسَتْ لِأَحَدٍ مِنْ الْأُمَمِ تَرِدُونَ عَلَيَّ غُرًّا مُحَجَّلِينَ مِنْ أَثَرِ الْوُضُوءِ
Havdi im është më i gjerë se distanca në mes Ejles dhe Adenit. Vërtetë ai është më i bardhë se bora, më i ëmbël se mjalti me qumësht kurse enët e tij janë më shumë se numri i yjeve. Unë do t’i pengojë njerëzit (e ummeteve tjera) prej tij ashtu siç i pengon njeriu devetë e huaja nga kroi i tij. A do të na njohësh atë ditë o i dërguari i Allahut? – e pyetën disa. Po, ju do të keni shenja, që ummetet tjera nuk i kanë. Do të më vini të ndritur e të bardhë nga gjurmët e abdesit” .
2) Njohja personale por sipërfaqësore. Kjo d.t.th.: se ata njerëz kanë fshehur në brendësi atë që nuk e kanë shprehur në publik apo kanë ndërruar nga e mira në të keqe. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَنَا فَرَطُكُمْ عَلَى الْحَوْضِ مَنْ وَرَدَ شَرِبَ وَمَنْ شَرِبَ لَمْ يَظْمَأْ أَبَدًا وَلَيَرِدَنَّ عَلَيَّ أَقْوَامٌ أَعْرِفُهُمْ وَيَعْرِفُونِي ثُمَّ يُحَالُ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ
Unë do t’iu paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pinë, e kush pinë nuk ndien etje më kurrë. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i njoh e më njohin por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek havdi)” .
Në një transmetim, po kështu nga Muslimi, Pejgamberi, alejhi’s selam jep edhe disa detaje tjera, si:
“فَأَقُولُ يَا رَبِّ هَؤُلَاءِ مِنْ أَصْحَابِي فَيُجِيبُنِي مَلَكٌ فَيَقُولُ وَهَلْ تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ
…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpikur pas teje”.
Shënim: Edhe pse përmendën shokët e Pejgamberit, alejhi’s selam, megjithatë nuk synohen ata. Si mund të ndodhe kur atyre iu është premtuar Xhenneti dhe Pejgamberi, alejhi’s selam dëshmoi për sinqeritetin e tyre?! Përgjigja për këtë është në vet formulimet gjuhësore të haditheve të Havdit. Pejgamberi, alejhi’s selam, siç transmeton Imam Muslimi, ka thënë:
“فَلَأَقُولَنَّ أَيْ رَبِّ أُصَيْحَابِي أُصَيْحَابِي فَلَيُقَالَنَّ لِي إِنَّكَ لَا تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ
…do të them: o Zoti im, shokët e mi (të vegjël), shokët e mi (të vegjël) por do të më thuhet: Ti nuk e di se çfarë bënë pas vdekjes sate”.
Fjala “shok” në këtë hadith është përmendur si emër i zvogëluar (ismu’t tasgir), që siç thotë Hitabiu, është shenje e një pakice të vogël që do ta kenë këtë fat, të cilët mund të jenë arabë të paedukuar dhe assesi ndonjëri prej shokëve të tij të njohur .
d) Sa veta kanë nderin për të pirë
Ebu Davudi transmeton nga Zejd Erkami:
“كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَنَزَلْنَا مَنْزِلًا فَقَالَ مَا أَنْتُمْ جُزْءٌ مِنْ مِائَةِ أَلْفِ جُزْءٍ مِمَّنْ يَرِدُ عَلَيَّ الْحَوْضَ قَالَ قُلْتُ كَمْ كُنْتُمْ يَوْمَئِذٍ قَالَ سَبْعُ مِائَةٍ أَوْ ثَمَانِ مِائَةٍ
Ishim me Pejgamberin, alejhi’s selam dhe ndalëm në një vend me ç’rast na tha: Ju nuk jeni vetëm se një pjesë e 100.000 pjesëve të atyre që vijnë në Havd. Pyeta: Sa veta ishit ju atë ditë? 700 apo 800 –tha” .
Ndonëse llogaritja shifrore këtu mund te jete edhe alegorike megjithatë nga hadithi buron shpresë se një numër i madh i muslimanëve do ta kenë këtë nder, e sidomos ata që mundohen ta pasojnë Pejgamberin, alejhi’s selam. Në Avnu’l Ma’bud, në koment të “…pjesë prej 100.000 pjesëve…”, thuhet: Synohet shumica e atyre që besuan në të dhe vërtetuan misionin e tij, njerëz a xhinë qofshin.
6. Privimi nga Havdi
a) Vërejtje nga Pejgamberi, alejhi’s selam për mos zhgënjim në këtë ditë
Privimi nga Havdi për një njeri të mençur do të thotë humbje e madhe. Të anashkalosh shansin e shuarjes së etjes në ditën kur etja kalon çdo kufi vërtetë është neglizhencë. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“وَأَنَا فَرَطُهُمْ عَلَى الْحَوْضِ أَلَا لَيُذَادَنَّ رِجَالٌ عَنْ حَوْضِي كَمَا يُذَادُ الْبَعِيرُ الضَّالُّ أُنَادِيهِمْ أَلَا هَلُمَّ فَيُقَالُ إِنَّهُمْ قَدْ بَدَّلُوا بَعْدَكَ فَأَقُولُ سُحْقًا سُحْقًا
Unë do t’ua paraprijë atyre në Havd. Vëni re! Disa njerëz do të largohen nga Havdi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atëherë  unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!” .
Jo vetëm privim por edhe urrejtje nga Pejgamberi, alejhi’s selam dhe këtu vërtetohet një parim që na e ka mësuar se urrejtja bëhet për hire të Allahut të Madhëruar. Parimisht, në hadith të Pejgamberit, alejhi’s selam qëndron:
“مَنْ أَحَبَّ لِلَّهِ وَأَبْغَضَ لِلَّهِ وَأَعْطَى لِلَّهِ وَمَنَعَ لِلَّهِ فَقَدْ اسْتَكْمَلَ الْإِيمَانَ
Kush donë për Allah, urren për Allah, jep për Allah dhe ndal (nuk jep) për Allah, ai e ka plotësuar besimin” .
b) Kush privohet nga Havdi
Privimi i njerëzve nga Havdi është dy llojesh:
b.1. Privim nga ky Havd por jo edhe Havdet tjera. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“وَإِنِّي لَأَصُدُّ النَّاسَ عَنْهُ كَمَا يَصُدُّ الرَّجُلُ إِبِلَ النَّاسِ عَنْ حَوْضِهِ
Unë do t’i pengojë njerëzit (e ummeteve tjera) prej tij ashtu siç i pengon njeriu devetë e huaja nga kroi i tij…” .
Edhe nga vet ana sipërfaqësore e hadithit shihet se për synim është largimi prej këtij kroi dhe jo prej të tjerëve ngase nëse një çoban nuk lejon që kafshët e çobanëve tjerë ta shfrytëzojnë kroin apo kanalin e tij, kjo nuk do të thotë se ato nuk do të pijnë fare ujë. Jo, ato mund të pijnë ujë në krojet e tyre pa asnjë problem.
Sqarim më të thuktë për këtë do të japim tek pika në vijim –inshaAllah!.
b.2. Privim i përhershëm. Ky ndodhë për politeistët e këtij ummeti apo ata që për shkak të mëkateve të mëdha të shumta nuk marrin lejen prej Allahut të Madhëruar të pijnë prej tij. Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لَيَرِدَنَّ عَلَيَّ الْحَوْضَ رِجَالٌ مِمَّنْ صَاحَبَنِي حَتَّى إِذَا رَأَيْتُهُمْ وَرُفِعُوا إِلَيَّ اخْتُلِجُوا دُونِي فَلَأَقُولَنَّ أَيْ رَبِّ أُصَيْحَابِي أُصَيْحَابِي فَلَيُقَالَنَّ لِي إِنَّكَ لَا تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ
Do të më vijnë tek Havdi disa burra prej atyre që më shoqëruan. Kur t’i shoh dhe të ngritën tek unë, pengohen dhe bllokohen. O Zot! Po këta janë shokët e mi! Këta janë shokët e mi!- them. Ti nuk e di se çfarë shpiken pas teje- do të më thuhet”.
Imam Neveviu në koment të këtij hadithi ka dhënë këto mendime:
   Hipokritet dhe pabesimtarët…,
   Ata që besuan në kohën e Muhammedit, alejhi’s selam por më pas dezertuan nga Islami….,
   Mëkatarët besimtarë dhe bidatxhinjtë, të cilët me bidatet (risitë) e tyre nuk dolën prej feje.
Ndërsa Ibni Abdu’l Berr-rri ka thënë: Çdokush që shpik në fe atë që Allahu i Madhëruar nuk e pëlqen, është shkak për largim prej Havdit. Më së shumti kjo vlen për ata që kundërshtojnë konsensusin e muslimanëve, si: Havarixhët, Revafidët, etj…
Shënim: Privimi nga Havdi nuk përcakton domosdo që njeriu të mbetet në zjarrë përherë ngase ai që vdes me besim të pastër në Allahun e Madhëruar nuk mbetet përjetë aty. Sikur që nuk do të thotë, sipas disave, se ai që pinë, nuk do të hyjë në zjarrë për t’i shlyer mëkatet, mendim që pak flenë në zemër. Këta thanë se nëse njeriu që ka pirë nga Havdi hyn në zjarrë, atëherë ai nuk do të dënohet me dënimin e etjes . Kjo nuk mund të merret si e arsyeshme për faktin se:
   Prej Havdit largohen ata që kanë mëkate të mëdha,
   Havdi është polemizuar se a është para apo pas llogarisë. Sipas atyre që thonë se është pas llogarisë do të ishte tërësisht e paqartë që pas pirjes prej tij, që simbolizon shpëtimin dhe qetësinë, të futeshe në zjarrë.
Allahu e di më së miri!
7. A është Havdi veçori e vetëm Pejgamberit Muhammed, alejhi’s selam dhe ummetin të tij?
Disa mendojnë se Havdi është veçori e vetëm këtij ummeti. Bazë kanë hadithe autentike të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, si:
وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَأَذُودَنَّ رِجَالًا عَنْ حَوْضِي كَمَا تُذَادُ الْغَرِيبَةُ مِنْ الْإِبِلِ عَنْ الْحَوْضِ
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, do t’i largojë disa njerëz nga Havdi im ashtu siç largohet deveja e huaj nga kroi” ,
“أنا فرطكم على الحوض ولأذودن عن حوضي
Unë do t’iu paraprijë tek Havdi dhe do ta mbrojë Havdin tim” . Komenti i tyre rreth këtij hadithi ishte: Do t’i largojë njerëzit e ummeteve tjera nga Havdi. Kjo është një veçori e këtij ummeti. Pejgamberi, alejhi’s selam e ndan ummetin e vet nga ummetet e mëparshëm të cilat besuan në pejgamber përveç Muhammedit, alejhi’s selam (për shkak se ai ende nuk qe dërguar) .
Ky koment, sipërfaqësisht, nuk shkon me domethënien e haditheve të Havdit, ku sqarohet se:
   Çdo pejgamber do ta ketë havdin e vet  dhe rrjedhimisht populli i tij do të jenë me të. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam: “إن لكل نبي حوضاً Çdo Pejgamber ka nga një Havd…” . , dhe
   Ata që do të largohen prej Havdit të Pejgamberit, alejhi’s selam janë pjestarë të këtij ummeti, të cilët do ta lëshojnë rrugën e tij dhe do të jepen pas risive.
Megjithatë këtu synohet diç tjetër. Havdi i Pejgamberit, alejhi’s selam do të jetë më madhështori, më i frekuentuari , dhe nga bukuria që ka do të mahnitë njerëzimin kështu që do të ketë edhe besimtarë nga ummetet tjera që do të tentojnë të afrohen por Muhammedi, alejhi’s selam do t’i largoj prej tij. Pra, Muhammedi, alejhi’s selam do t’i njoh ata dhe do t’i dalloje prej ummetit të vet. Shenjat me të cilat i dallon janë gjurmët e abdesit .
8. Havdi si stimulim për vepra të mira
a)  Havdi premtim për takim me Muhammedin, alejhi’s selam
Nuk ka dyshim se tërë ummeti digjen nga malli për ta parë Pejgamberin, alejhi’s selam. Pamja në ëndërr, edhe tani në këtë botë, konsiderohet shenje e sinqeriteti dhe devotshmërisë,  e lëre më ta shohësh të gjallë në botën tjetër. Shpresa nuk merr fund. Mundësitë për ta parë atë janë ende në dispozicion. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“طوبى لمن رآني و آمن بي ثم طوبى ثم طوبى ثم طوبى لمن آمن بي و لم يرني
Lum, (një herë), për atë që më pa dhe më besoi ndërsa lum, lum, lum për atë që më besoi e nuk më pa” .
“Lum!”, edhe pse përkthehet në shqip kështu, me të synohet një pemë në Xhennet, dhe nëse për ata që e panë Pejgamberin, alejhi’s selam dhe e besuan është vërtetuar një herë, për ata që nuk e panë por e besuan, një gjë e tillë është vërtetuar, tekstualisht, tri herë. Pra mundësitë për ta parë Pejgamberin, alejhi’s selam nuk janë shuar ende. Vendi ku mund ta takojmë Pejgamberin, alejhi’s selam është Havdi. Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَنَا عَلَى حَوْضِي أَنْتَظِرُ مَنْ يَرِدُ
Unë jam tek Havdi im, pres se kush vjen…”.
“إن موعدكم لحوضي
Vërtet takimi juaj është Havdi im” .
Andaj ta humbësesh për takim për shkak të ndonjë kënaqësie kalimtare, gjë që e kishte dro Muhammedi, alejhi’s selam për ne, është vërtetë e pahijshme. Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إِنِّي بَيْنَ أَيْدِيكُمْ فَرَطٌ وَأَنَا عَلَيْكُمْ شَهِيدٌ وَإِنَّ مَوْعِدَكُمْ الْحَوْضُ وَإِنِّي لَأَنْظُرُ إِلَيْهِ مِنْ مَقَامِي هَذَا وَإِنِّي لَسْتُ أَخْشَى عَلَيْكُمْ أَنْ تُشْرِكُوا وَلَكِنِّي أَخْشَى عَلَيْكُمْ الدُّنْيَا أَنْ تَنَافَسُوهَا
Unë para jush do të jemi nikoqir tek Havdi. Unë do të jem dëshmitar kundër jush. Takimi juaj është Havdi. Unë qysh tani prej pozitës sime po e shikoj Havdin. Unë nuk frikësohem se do të bini në politeizëm por kam frikë dynjanë që të garoni në të”.
Humbja nuk do të ndihej shumë deri në çastet kur afrohesh dhe kur mendon se ia arrite për të pirë ujë refuzohesh. Refuzohesh për shkak të mëkateve e dhënies pas dunjasë. Ta takosh Pejgamberin, alejhi’s e te thotë pasi që të njoftohet për ty: Largojeni! Largojeni! është dëshpërim i madh. Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَلَا لَيُذَادَنَّ رِجَالٌ عَنْ حَوْضِي كَمَا يُذَادُ الْبَعِيرُ الضَّالُّ أُنَادِيهِمْ أَلَا هَلُمَّ فَيُقَالُ إِنَّهُمْ قَدْ بَدَّلُوا بَعْدَكَ فَأَقُولُ سُحْقًا سُحْقًا
…Vëni re! Disa burra do të largohen prej havdit tim ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Më thuhet: Ata pas teje ndërruan (traditat fetare). Unë, (pasi të me jepet ky njoftim) them: Larg! Larg! (Largoni prej meje).”
b) Havdi peshojë
Besimi në Havd dallon besimtarin e sinqertë nga i pasinqerti në këtë botë, ku besimi në Gajb (sekretet) është pjesë e kredos islame, por, edhe në Havd, ku i sinqerti pranohet ndërsa ai që ka shpik risi dhe ka dyshuar në besim apo ka qenë hipokrit, refuzohet e kthehet mbrapsht.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me të dëgjuar lajmin për udhëtimin e Muhammedit, alejhi’s selam në qiell, udhëtimin e Israsë dhe Mi’raxhit, aty për aty e vërtetoi ani pse ende nuk dinte detajet dhe as kishte ndejtur me Pejgamberin, alejhi’s selam. Ai kishte kuptuar se sekretet (gajbi) janë pjesë e besimit tonë dhe se dallimi në mes tij e të tjerëve (botës së hipokritëve e pabesimtarëve) bëhet në saje të këtij besimi.
Andaj ai që mendon të takojë Pejgamberin, alejhi’s selam në Havd dhe të mos refuzohet le ta besoje Havdin kështu siç besuan të parët tanë dhe të lutet tek Allahu i Madhëruar që t’ia plotësojë një dëshirë të tillë ngase:
c) Havdi lutje e të sinqertëve
Mallëngjimi për ta parë Muhammedin, alejhi’s selam çmend pasuesit e tij. Lutjet e tyre për takim me Muhammedin, alejhi’s selam në Havd e në Xhennet, i bëjnë drejtpërdrejtë ose tërthorazi në lutjen e ezanit apo pas tij. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte shkuar tek Ibni Zijadi, i cili me një grup e përkujtonin Havdin. Me të hyrë aty e kishin pyetur: Çka mendon për Havdin? Për Zotin, u përgjigj Enesi, nuk ndieja se po jetoja derisa t’iu shoh ju të dyshoni në Havd. Unë kam lënë pas plakat e Medinës, që nuk ndodhë ndonjëra prej tyre ta fal një namaz e të mos lutet që Allahu ta dërgojë tek Havdi i Muhammedit, alejhi’s selam.
Motivet e kësaj lutjeje padyshim se janë shumë të arsyeshme:
1) Shuarja e përjetshme e etjes. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَنَا فَرَطُكُمْ عَلَى الْحَوْضِ مَنْ وَرَدَ شَرِبَ وَمَنْ شَرِبَ لَمْ يَظْمَأْ أَبَدًا
Unë do t’iu paraprijë tek Havdi. Kush vjen, pinë, e kush pinë nuk ndien etje më kurrë…” .
2) Lutja e të sinqertëve. Besimtari në këtë botë është i thirrur që për model jete t’i ketë gjithnjë të sinqertit. Nëse bëhet fjalë për standarde materiale të jetës, të shikojë të varfrit kurse nëse flitet për devotshmëri të shikojë gjithnjë në ata që janë më të sinqertë se ai. Nëse të parët e lutnin Allahu e Madhëruar për Havd, që padyshim se ishin më të mirë se ne dhe më njohës të mirë të fesë se ne, atëherë neve nuk na mbetet vend për mos pasim të tyre, dhe rrjedhimisht, edhe ta lusim Allahu e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që pinë këtë ujë.
3) Lutja ngase këtë ditë poshtërohen bidatxhinjtë dhe hipokritët. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“أَنَا فَرَطُكُمْ عَلَى الْحَوْضِ مَنْ وَرَدَ شَرِبَ وَمَنْ شَرِبَ لَمْ يَظْمَأْ أَبَدًا وَلَيَرِدَنَّ عَلَيَّ أَقْوَامٌ أَعْرِفُهُمْ وَيَعْرِفُونِي ثُمَّ يُحَالُ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ
Unë do t’iu paraprije tek Havdi. Kush vjen, pinë, e kush pinë nuk ndien etje më kurrë. Do të më vijnë tek Havdi ca njerëz, që i njoh e më njohin por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek havdi)” .
Në një transmetim, po kështu nga Muslimi, Pejgamberi, alejhi’s selam jep edhe disa detaje tjera, si:
“فَأَقُولُ يَا رَبِّ هَؤُلَاءِ مِنْ أَصْحَابِي فَيُجِيبُنِي مَلَكٌ فَيَقُولُ وَهَلْ تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ
…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpikur pas teje”.
Përmbyllje
Ky hulumtim modest qysh prej fillimit nuk ka synuar asgjë tjetër vetëm se nëpërmjet njohjes me disa nga dhuntitë e Allahut të Madhëruar dhënë Muhammedit, alejhi’s selam të na shtohet dashuria në të dhe si rezultat edhe ta pasojmë ashtu siç duhet pasuar.
Porositë dhe mësimet më me rëndësi që rezultojnë prej tij do të ishin:
   Havdi është pjesë e besimit tonë në Gajb (sekret). Ai ekziston qysh tani dhe komentohet ashtu siç na e ka përshkruar Pejgamberi, alejhi’s selam.
   Havdi nuk është Keutheri. Ai është vetëm një degë e tij.
   Havdi gjendet në Mahsher ndërsa Keutheri në Xhennet.
   Hadithet që përshkruajnë atë janë mutevatir, dhe, edhe nëse në shikim të parë nuk përputhen, megjithatë ato nuk kundërshtojnë njëra tjetrën ngase përshkimi i madhësisë e cilësive tjera të Havdit është bërë vetëm për ilustrim shembull.
   Rëndësia e pasimit të Pejgamberit, alejhi’s selam ashtu siç na ka mësuar ai e jo sipas tekeve tona. Ata që shpikin në fe do të largohen prej Havdit.
   Varfëria, nëse në këtë botë nuk është e dëshiruar, në botën tjetër njerëz iu dhuron pozita që edhe të pasurit ua kanë lakmi.
   Abdesi i përpiktë shenjë që nesër dallon besimtarin nga të tjerët.
   Havdi është i veçantë për Muhammedin, alejhi’s selam por edhe pejgamberët tjerë, alejhimu’s selam kanë Havde personale, prej të cilave pije pasuesit e tyre.
Urtësi ka shumë por këto ishin ndër më të rëndësishmet. Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij ndërsa lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
28.07.2008
Vushtrri, Kosovë

Literatura e konsultuar:

1.   Al-Mawrid, a modern arabic-english dictionary, Dr. Rohi Baalbaki, b. 9, Daru’l ilmi lilmelajine, Bejrut, Liban, 1997.
2.   El Vexhizu fi akideti’s selefi’s salihi, Abdullah b. Abdu’l Hami del-Etherijj, b.1, Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
3.   El-Insaf li’l Bakilani, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
4.   El-Kamusu’l fikhijj, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
5.   El-Xhujush el-islamijjeh ala gavi’l muattaleh, Ibnu’l Kajjim el-Xhevzijjeh, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
6.   Es-Sihah fi’l lugah, El-Xhevherijj, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
7.   Fet’hu’l Bari shehu Sahihi’l Buhari, (El-Mektebetu’sh shamileh).
8.   Fjalor anglisht-shqip, Ilo Stefanllari, Tirane, Shqipëri, 2000.
9.   I’tikadu ehli’s sunneh sherhu as’habi’l hadith, Muhammed b. AbduRrahman el-Hamis, b.1, boton: Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë asë Arabisë Saudite.
10.   Lisanul arab, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
11.   Mehabbetu’rr resuli bejne’t tibai ve’l ibtidai, b. 1, Kryesia e udhëheqjes së hulumtimeve shkencore, fetave, predikimit dhe udhëzimit në Rijad.
12.   Nihajetu’l ikdam fi ilmi’l kelam, Shehristani, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
13.   Sahihu Muslim.
14.   Sahihu ve daifu Suneni Ebi Davud, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
15.   Sahihu ve daifu suneni Ibni Maxheh, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
16.   Sahihu ve daifu Suneni’n Nesaijj, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
17.   Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2443, e ka cilësuar autentik.
18.   Sahihu’l Buhari.
19.   Sherhu Sahihi Muslim, El-Imam en-Nevevijj, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
20.   Sherhu’l akideti’l vasitijje, Dr. Salih b. Feuzan b. Abdullah el-Feuzan, b. 2, Mektebetu dari’l fiihae, Damask & Mektebetu dari’s selam, Rijad, 1997.
21.   Sherhu’l akideti’l vasitijje, Muhammed Halil Heras, b. 1, Kryesia e përgjithshme e udhëheqjes së hulumtimeve shkencore, fetave, predikimit dhe udhëzimit.
22.   Sherhu’t tahavijjeh fi’l akideti’s selefijjeh, Sadruddin Ali b. Ali b. Muhammed b. Ebi’l Izz el-Hanefijj, recensim: Ahmed Muhammed Shakir, b. 1, Ministria për çështje islame, vakëfe, predikim dhe udhëzim e Mbretërisë asë Arabisë Saudite.
23.   Taxhu’l urus, (El-Mektebetu’sh Shamileh).
24.   Usulu’l iman fi dav’i’l kitabi ve’s sunneh, Grup autoresh, b. 1, Ministria e çështjeve islame, vakëfeve, predikimit dhe udhëzimit e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
25.   Xhamiu’l bejan fi te’vili’l kur’an, Muhammed b. Xherir b. Jezid b. Kethir b. Gali bel-Amilijj, Ebu Xha’fer et-Taberijj, recensues: Ahmed Muhammed Shakir, b. 1, Muessesetu’rr rrisale, 2000.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s