KUJDESI HYJNOR PËR MUHAMMEDIN, ALEJHI’S SELAM

KUJDESI HYJNOR PËR MUHAMMEDIN, ALEJHI’S SELAM

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij!

Ajetet që dëshmojnë kujdesin e Allahut ndaj Muhammedit, alejhi’s selam
O ju muslimanë! Pejgamberi ynë, alejhi’s selam, jetonte me Allahun e Madhëruar nëpërmjet ajeteve kur’anore që i shpalleshin. Kur’ani Fisnik ishte ai që e mësonte, drejtonte, udhëzonte, përforconte, pajiste me dëshmi e argumente, e paralajmëronte dhe ia shtonte vigjilencën…
Po u ndalëm dhe studiuam të folurit hyjnor që i është drejtuar atij, alejhi’s selam, do të gjejmë çudira. Ajetet e para që i janë drejtuar Muhammedit, alejhi’s selam janë këto:
“اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ * خَلَقَ الْإِنْسَانَ مِنْ عَلَقٍ * اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ * الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ * عَلَّمَ الْإِنْسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! 4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. 5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” el-Alek, 1-5.
Kështu Xhibrili ia lexonte Muhammedit, alejhi’s selam Kur’anin.
Kur misioni kërkonte aktivitet të shtuar, Muhammedit, alejhi’s selam urdhërohej:
“يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ (1) قُمْ فَأَنْذِرْ (2) وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ (3) وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ (4) وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ (5) وَلَا تَمْنُنْ تَسْتَكْثِرُ (6) وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ
O ti i mbuluar! 2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). 3. Dhe madhëroje Zotin tënd! 4. Dhe rrobat tua pastroi! 5. Dhe të keqes së ndyrë largohu! 6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! 7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!” el-Muddeth-thir, 1-7.
O ti që ke mbuluar kokën me rrobën a plafin tënd, ngrihu ngase koha e tërheqjes së vërejtjes dhe përkujtimit të njerëzve erdhi. Tregoju se çasti – kiameti është afër . Thirri para se vdekja t’i zë në befasi e të llogariten për veprat e tyre –të marrin shpërblimin për ato veprat e këqija që bënë. Meqë ky mision apo kjo tërhiqje e vërejtjes proklamon edhe madhështinë e Allahut dhe adhurimin për Të, ai urdhërohet ta madhërojë Allahun, të fal namaz për Të. Kurse duke qenë pastërtia si kusht i namazit, ai obligohet dhe me të. Pasi që misioni i tij është besimi i pastër në Zot, detyrohet ta braktis të keqen-shirkun. Per të mos u mashtruar, urdhërohet që të mos mburret me atë që bënë kurse për misionin që ka sipër, të cilin duhet tua kumtojë njerëzve me natyra, karaktere dhe mentalitete të ndryshme, urdhërohet per pajisje me durim.
Kur misioni ka nevojë për lidhje të fortë me Allahun; për inspirim të fuqishëm në shpirt, në shpirt i cili nuk forcohet vetëm se me adhurim; kur përforcimi kur’anor me zemër kishte nevojë për vepër dhe zemër që përputheshin me këtë fjalë, atëherë atij i thuhej:
“يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ (1) قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا (2) نِصْفَهُ أَوِ انْقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا (3) أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآَنَ تَرْتِيلًا (4) إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا
O ti i mbështjellur! 2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. 3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. 4. Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje. 5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).” el-Muzzemmil, 1-5.
Ngrihu prej shtratit, lëre gruan, çohu o ti që frikësohesh nga Allahu, çohu ngase misioni ka nevojë për lutje, çështja është shumë serioze, shumë e rëndësishme. Meqë ajetet e faljes së namazit të natës duken pak si të rënda, duhet një parapërgatitje shpirtërore dhe psikike, kështu që i kumtohet përgjegjësia e marrë, e cila është shumë e rëndë.
E kur misioni të kalojë nga etapa në etapë, atëherë vijnë urdhrat përkatës:
“وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ
Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.” esh-Shuara, 214.
Tashmë fillon edhe evoluimi i misionit; nga mënyra e kumtimit të fshehtë kalohet në kumtimin publik. Shko dhe tërhiqua vërejtjen atyre pabesimtarëve. Po vërejtje për çka? Për kiametin, per trishtimet e asaj dite, për Xhehennemin…
“إِذِ الْقُلُوبُ لَدَى الْحَنَاجِرِ
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt…”. Gafir, 18.
Kur’ani e udhëzon madje edhe në fjalimet e tij, në çfarë duhet të fokusohet, tek njerëzit e madje edhe tek xhinët:
“قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِّنَ الْجِنِّ
Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) …”.  el-Xhinn,1.
Kur shpallja u ndal për një kohë, pabesimtarët shfrytëzuan rastin dhe ofenduan rëndë Pejgamberin, alejhi’s selam. Në kohën kur thënie si këto: “Të ka lënë Zoti yt, të ka braktisur”, “Muhammedin e ka braktisur djalli i vet”, qarkullonin në ambientet e pabesimtarëve, Allahu shpalli:
“وَالضُّحَى (1) وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى (2) مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى (3) وَلَلْآَخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى (4) وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى (5) أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآَوَى (6) وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَى (7) وَوَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَى (8) فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ (9) وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ (10) وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
Pasha paraditën! 2. Pasha natën kur shtrinë errësirën! 3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. 4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. 5. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh. 6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). 7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. 8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. 9. Pra, mos e përul jetimin! 10. As lypësin mos e përzë! 11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!” ed-Duha, 1-11.
Allahu u betua se nuk e ka braktisur Muhammedin dhe se mirësitë e Tij ndaj Muhammedit, alejhi’s selam nuk kanë të ndaluar kurse edhe më shumë se kjo do të ketë në të ardhmen që do ta gëzojë atë shumë. Më pas ia përkujtoi fëmijërinë, periudhën e injorancës, periudhën e varfërisë për çka e porositi që të ketë kujdes për jetimin dhe botërisht të shfaq mirësitë e Allahut ndaj tij.
Ky Kur’an dhe këto ajete ishin ashtu siç ishte Allahu me të dërguarin e Tij, të cilin e përshkruan me të mirë, sqaron gradat e tij, lëvdon moralin e tij, i jep mirësi pas mirësie kurse premtime ka edhe për të mira tjera më vonë:
“أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ (1) وَوَضَعْنَا عَنْكَ وِزْرَكَ (2) الَّذِي أَنْقَضَ ظَهْرَكَ (3) وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ (4) فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا (5) إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا (6) فَإِذَا فَرَغْتَ فَانْصَبْ (7) وَإِلَى رَبِّكَ فَارْغَبْ
A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? 2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, 3. E cila shtypte shpinën tënde. 4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? 5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. 6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. 7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut). 8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!” esh-Sherh, 1-8.
Ja, Muhammed, ti përmendësh në Ezan, nuk ka vend pothuajse që përmendëm Unë e që edhe ti nuk përmendësh, madje pjesë të dëshmisë islame e kam bërë besimin në ty. Ty të kemi ngritur lart saqë për jetën tënde shkruhen libra, mbahen ligjërata, simpoziume…Mësohet dhe studiohet tradita jote, hadithet lexohen deri në Kiamet kurse hadithologët dhe nxënësit  e tyre të dërgojnë salavate. Andaj, falënderoje Allahun dhe adhuroje adhurim pas adhurimit. Mos harro se ti je vetëm lajmëtar, përgëzues dhe qortues.
“إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرٌ وَلِكُلِّ قَوْمٍ هَادٍ
… Ti je vetëm qortues.Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).” err-Rra’du, 7.
“يس*وَالْقُرْآنِ الْحَكِيمِ*إِنَّكَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ*عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
Ja, Sin! 2. Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. 3. S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. 4. Je në një rrugë të drejtë.” Ja Sin, 1-4.
Ti je profet i tyre, je pergjegjes per ta, ti je kumtues…
Meqenëse misioni me të cilin qe ngarkuar ishte i rëndë, Muhamemdi, alejhi’s selam frikësohej se mos nuk po e mban mend në tërësi atë që ia kumton Xhibrili, alejhi’s selam, kështu që lëvizte gjuhën me shpejtësi. Allahu i tha:
“لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ*إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ
Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! 17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!”. el-Kijameh, 16-17.
Ne -thotë Allahu- e kemi marrë përsipër vendosjen e këtyre fjalëve në gjoksin tënd ndaj mos ke frikë se asgjë nuk do të kalojë pa e mësuar. Do ta tubojmë të terin në zemrën tënde kurse në memorie do të ngulitet dhe përherë do e kesh të freskët. Xhibrilin do e kesh çdo Ramazan për ta përsëritur…Kurse vitin që vic ia përsëriti dy herë.
” لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ*إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ* فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ * ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ
Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! 17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! 18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. 19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.” El-Kijameh, 16-19.
Për shkak të këtij Kur’ani Muhammedi, alejhi’s selam u torturua, u ngritën kundër tij pabesimtarët, e shanë, e fyen, e internuan, e luftuan dhe i ngritën kurthe e i bënë komplote, e rrahën, e shpifën, thanë se është i çmendur, magjistar, gënjeshtar, i xhindosur.
Me gjithë këto, Kur’ani a e dëshpëroi Muhammedin, alejhi’s selam? Thotë Allahu:
“طه (1) مَا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآَنَ لِتَشْقَى
Ta, Ha. 2. Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.”. Taha, 1-2.
Ne nuk ta shpallëm Kur’anin per dëshpërim por për lumturi, për ndriçim, që të jetë para teje dhe prijës i yti…E shpallëm si fener të rrugës sate, si përforcues tëndin shpirtëror, si ilaç, si rrugëdalje, si alternativë e vetme e shpëtimit…Ti nuk je i pafat dhe as nuk je i çmendur:
“ن وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ*مَا أَنْتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ
Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë! 2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur! ” el-Kalem, 1-2.
Kurse shpërblimi yt është i madh dhe i përhershëm:
“وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ
Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!” el-Kalem, 3.
Morali yt është i larte dhe i pastër:
“وَإِنَّكَ لَعَلَى خُلُقٍ عَظِيمٍ
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” el-Kalem, 4.
Pejgamberi, alejhi’s selam ishte shumë kureshtar për udhëzimin e popullit të vet. Nuk kishte lënë mënyrë pa provuar, rrugë pa trasuar, mundësi pa shqyrtuar, opsion pa analizuar…Shkonte në shtëpi, në ndeja, shfrytëzonte haxhin, dilte jashtë vendit (Taif), por shumë pak kishte sukses. Allahu i tha:
“لَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ
…ndaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta,…” Fatir, 8.
“لَّسْتَ عَلَيْهِم بِمُصَيْطِرٍ
Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!” el-Gashijeh, 22.
“عَلَيْكَ الْبَلاَغُ وَعَلَيْنَا الْحِسَابُ
… Obligim yti është vetëm kumtimi, kurse e Jona është llogaria.” err-Rra’du, 40.
Problematika ishte shumë e qartë. Misioni i tij nuk përputhej me bindjet dhe besimet e tyre. Ai kritikonte rëndë adhurimin e idhujve që nuk shihnin, nuk dëgjonin dhe as që bënin ndonjë të mirë. Pabesimtarët shkuan dhe u ankuan tek xhaxhai i tij se po fyen zotat e tyre dhe po përqesh fenë që kanë:
“فَلَعَلَّكَ تَارِكٌ بَعْضَ مَا يُوحَى إِلَيْكَ وَضَآئِقٌ بِهِ صَدْرُكَ
A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t’u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), …” Hud, 12.
A do ta braktisesh atë? E pamundur, madje as që fsheh asgjë prej asaj që duhet kumtuar:
“بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)…” el-Maide, 67.
Të kërcënuan, të shanë, të nxorën me dhunë, duan të të mbysin por Allahu është Ai që të ruan. Kumto, ngase këtë duhet ta bësh patjetër, kumto me fakte dhe dëshmi, ashtu siç t’i shpallëm, edhe nëse në diç gjen vështirësi…P.sh. arabët gjënë më të çoroditur e konsideronin martesën me gruan e djalit të birësuar-adoptuar. Ata prindin e këtij fëmije, edhe pse nuk ishte në të vërtetë prind i tij, e njihnin me të drejta absolute sikurse prindi i vërtet. Meqë kjo nuk qëndron, atëherë si e anuloi këtë Islami?
“فَلَمَّا قَضَى زَيْدٌ مِّنْهَا وَطَرًا زَوَّجْنَاكَهَا
… E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë…” el-Ahzab, 37.
Zejdi ishte fëmijë i birësuar i Muhammedit, alejhi’s selam në periudhën paraislamike. Zejnebja ishte gruaja e tij. Ata u ndanë kurse Allahu caktoi që Muhammedi, alejhi’s selam të martohet me Zejneben –për ta demantuar në praktikë këtë traditë të shëmtuar. Akti i kurorëzimit qe kryer në qiell pa procedurë formale në këtë botë.
“لكَيْ لَا يَكُونَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ حَرَجٌ فِي أَزْوَاجِ أَدْعِيَائِهِمْ إِذَا قَضَوْا مِنْهُنَّ وَطَرًا
… Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre…” el-Ahzab, 37.
Kur Muhammedi, alejhi’s selam filloi të ndiente diç për këtë, atëherë Allahu iu drejtua shumë drejtë:
“وَتَخْشَى النَّاسَ وَاللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخْشَاهُ
… dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh All-llahut…”. el-Ahzab, 37.
Kur ndonjëherë ndodhë që gjykimi i profetit i bazuar në përpjekjen e tij bie në kundërshtim me atë që është parësore, atëherë këtu nuk ka lajka, ngase e vërteta është e vërtetë, dhe ajo i thuhet drejtpërdrejtë:
“عَبَسَ وَتَوَلَّى* أَنْ جَاءَهُ الْأَعْمَى* وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّهُ يَزَّكَّى* أَوْ يَذَّكَّرُ فَتَنْفَعَهُ الذِّكْرَى* أَمَّا مَنِ اسْتَغْنَى* فَأَنْتَ لَهُ تَصَدَّى* وَمَا عَلَيْكَ أَلَّا يَزَّكَّى* وَأَمَّا مَنْ جَاءَكَ يَسْعَى* وَهُوَ يَخْشَى* فَأَنْتَ عَنْهُ تَلَهَّى*
Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. 2. Ngase atij i erdhi i verbëri. 3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. 4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! 5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, 6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! 7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. 8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti, 9. Dhe meqë ai frikësohet, 10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),” Abese, 1-10.
Kështu veprohet dhe atëherë kur vetes ia ndalonte disa gjëra të mira për hire të grave:
“يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ تَبْتَغِي مَرْضَاتَ أَزْوَاجِكَ
O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? …” Et-Tahrim, 1.
Zgjidhja është e gjetur:
“قَدْ فَرَضَ اللَّهُ لَكُمْ تَحِلَّةَ أَيْمَانِكُمْ
All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja;…”. et-Tahrim, 2.
Shpaguan betimin dhe çështja merr fund.
Allahu lartësoi pozitën e tij dhe e lajmëroi se ai do të vdesë dhe do të kalojë në fqinjësi të Tij:
“إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُمْ مَيِّتُونَ
Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.” ez-Zumer, 30.
E lajmëroi për pozitën dhe vlerën që ka kështu që urdhëroi njerëzit të dërgojnë salavate për të:
“وَاعْلَمُوا أَنَّ فِيكُمْ رَسُولَ اللَّهِ
E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut…”. el-Huxhurat, 7.
Dijeni se ai është në mesin tuaj ndaj nderojeni siç duhet dhe tregoni edukatë ndaj tij:
“لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ
…mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” el-Huxhurat, 2.
Askush le të mos përparësojë mendimin e vet ndaj fjalës së tij:
“لَا تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَاتَّقُوا اللَّهَ
… mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij,…”. el-Huxhurat, 1.
Allahu e urdhëroi ummetin që të jene të sjellshëm me të:
“إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” el-Ahzab, 56.
Kështu kaloi profeti ynë tek Allahu i madhëruar duke na lënë këtë Kur’an madhështor, mësimet e të cilit jemi duke përvetësuar për të parë se si duhet të jetë programi, çfarë duhet të bëjmë e të themi, si të durojmë, si të kemi oreks për adhurim, si të ndërlidhim adhurimin me predikim, diturinë, besimin, kumtimin e fesë, prezantimin e qartë të saj, mos fshehjen e asgjëje fetare, përforcimin dhe mos lëshimin pe në asgjë…
“وَلَوْلاَ أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلاً * إِذاً لَّأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. 75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.” el-Isra, 74.
A do të kumtojmë ne qartë dhe drejtpërdrejtë? A do ta kryejmë obligimin tonë për predikim? A do t’i përmbahemi adhurimit? A do të durojmë? Sa here i ka thënë Allahu:
“اصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ
Ti duro ndaj asaj që thonë ata…” Sad, 17.
“لَا يَسْتَخِفَّنَّكَ الَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ
… e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.” err-Rrum, 60.
“وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلَا تَكُن فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ
Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!”. En-Neml, 70.
Mos u ndijë keq nga kurthet dhe intrigat e tyre ngase Allahu është me ty:
“إِنَّ اللّهَ مَعَ الَّذِينَ اتَّقَواْ وَّالَّذِينَ هُم مُّحْسِنُونَ
S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.”. en-Nahl, 128.
O Zoti ynë! Të lusim të na bësh prej pasuesve të profetit Tënd! Na bë prej të dashurve dhe pasuesve të tij! Na bë aktivistë të bartjes së traditës së tij nga gjenerata në gjeneratë! Na ndero me shefatin – ndërmjetësimin e tij Ditën e Kiametit! Fisnikërona me takimin e tij në Xhennet!
O Zot i Mëshirshëm! Ditën kur do të vijmë tek Ti, na bë që të jemi të rreshtuar pas tij!
Amin!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
10.1.2010, Vushtrri

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s