KUR’ANI NA FLET PËR GAZZAN

KUR’ANI NA FLET PËR GAZZAN
Dr. Lutfullah b. Mul-la Abdu’l Adhim Huxheh

Përshkrim më detaj për ngjarjet e Gazzës, që na kanë shkaktuar dhimbje e pikëllim, se sa në Kur’an nuk kam mundur të gjejë askund. Ai na flet për to sikur të jetë shpallur sot, sikur t’iu ketë zbritur muxhahedinëve tani, dhe këtë në kaptinën Ali Imran, ku lajmëron për:
– Sprovat, plagët, vendosmërinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e besimtarëve në Allahun e Madhëruar, pozitën e dëshmorëve dhe luftëtarëve në rrugën e Allahut, të cilët me gjithë plagët e marra, me gjithë gjendjen e acaruar e tepër të rrezikshme, urdhrit të Tij iu përgjigjën.
– Pozitën dëshpëruese të njerëzve të dobët (në besim) dhe dështakëve, të cilët lëshojnë luftën me pretekst të urtësisë dhe mençurisë (se neve po shkuam atje do të vritemi, ose na duhet të kujdesimi për familjet tona, etj.)
– Mënyrën se si Allahu i Madhëruar i trajton pabesimtarët, të cilët i lë për një kohë të zhyten në pabesimin e tyre e më pas i ndëshkon.
– Paturpësinë dhe veprat e fëlliqura të çifutëve. Të gjitha imazhet e betejës së Gazzës janë përmendur.
Sa iu përket besimtarëve, të gjitha ato sprova që iu ndodhin duke filluar nga plagët, shkatërrimi i shtëpive, humbja e të afërmve e deri edhe tek humbja e vet jetës së tyre, i beson se ndodhin me caktimin dhe urtësinë e Allahut të Madhëruar, që po të dëshironte do t’i ruante nga këto gjëra ngase Atë asgjë nuk mund ta dobësoj.
Allahu i Madhëruar me këtë dëshiron të përzgjedhë robërit e Tij, të vërtetojë praktikisht besimin dhe sinqeritetin e tyre, të dallojë durimtarin, të devotshmin dhe muxhahidin nga formalistët, të cilët Allahun e Madhëruar e adhurojnë sipërfaqësisht; nëse i gjen ndonjë e mirë, gëzohen, ndryshe, devijojnë e lajthisin.
Gjënë që më së shumti e shpresojnë besimtarët në këto beteja është rënia dëshmor, shehid. Ai që vdes në arenën e betejës nuk ishte sikur ai që vdes  nga vdekja natyrore në shtrat, apo në aksident trafiku, apo në mëkate, etj. Dëshmori me të rënë dëshmor përgëzohet për dhuntitë dhe mirësitë që Allahu i Madhëruar përgatit për ta kështu që dëshiron të kthehet në dunja dhe t’i informoj njerëzit për këto epitete. Vdekja, që çdo njeri ia ka frikën, që e pikëllon dhe dëshpëron, nuk trajtohet edhe tek muxhahedinët kështu. Ajo është gëzim dhe përgëzim. Premtimin e Allahut të Madhëruar që e dëgjonin më herët tashmë e shohin me sy dhe e shijojnë me shqisat dhe gjymtyrët e tyre.
Në kontekst të kësaj, u fol edhe për hipokritët dhe qëndrimin e tyre negativ ndaj çështjeve madhore të ummetit. Ata, përveç që nuk participuan në mbrojtjen e muslimanëve dhe vendeve të tyre, u munduan me çdo kusht të zbehin fuqinë dhe vendosmërinë e muxhahedinëve që të heqin dorë nga xhihadi, lufta dhe rezistenca, ndryshe “do të vdesin”. Atyre iu shfaqën kureshtjen për jetë duke synuar me këtë imponimin e idesë tek muxhahedinët se kinse ata po e shkatërruakan veten e tyre dhe shoqërinë. Ata gënjejnë veten dhe ummetin kur thonë se nuk do të ketë luftë nga armiqët, gjë që krijon shansin për te mbetur nën sundimin e armikut. Allahu i Madhëruar duke përshkruar ngjarjet e betejës së Uhudit thotë:
“Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t’u dalluar besimtarët e sinqert. 167. Dhe, për t’u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: “Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!” E ata thanë: “Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!” Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin. 168. Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: ” Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!” thuaju: “Largonie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?” 169. Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. 170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. 171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve. 172. Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblim i madh. 173. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. 174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh. 175. Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar”. Ali Imran, 166-175
Kurse sa iu përket pabesimtarëve armiq, të cilët në kohën e shpalljes së ajeteve ishin të përkufizuar në politeistë e çifut ndërsa tani në luftën e Gazzës në sionist, që besojnë se Zoti ia ka dhënë atë tokë çifutëve, popullit të zgjedhur, që sipas tyre duhet të bashkohen aty dhe të presin realizimin e premtimit të Allahut të Madhëruar për zbritjen e Isait, alejhi’s selam, ata me pabesimin dhe shpifjet e tyre për Allahun e Madhëruar, nuk do të mund të bëjnë dëm asgjë. Përkundrazi, pasuria, forca, dëfrimi e pushteti iu janë dhënë me caktimin e Allahut të Madhëruar që në Ahiret të mos kenë hise fare dhe të bartin mbi supe mëkatin e madh dhe dënimin e rëndë.
Pastaj Allahu i Madhëruar flet për besimtarët dhe lehtëson sprovat dhe fatkeqësitë e tyre duke iu bërë me dije se është ligj i Tij që besimtarët të sprovohen në mënyrë që shpërblimi i tyre në Ditën e Kiametit të jetë në përputhje me besimin, vendosmërinë dhe durimin e tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
“E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh. 177. Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët. 178. Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. 179. All-llahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre. Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh. 180. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që vepron”. Ali Imran, 176-180.
Në vijim pasuan ajetet për çifutët dhe fjalët e tyre të ndyra:
– Se kinse Allahu i Madhëruar qenka i varfër e ata qenkan të pasur,
– mbytja e pejgamberëve, alejhimu’s selam;
– gënjeshtra e rrënjosur në qeniet e tyre;
– zhveshja nga turpi;
– me gjithë diturinë e njerëzve se nuk janë të sinqertë ata nuk ndalen së gënjyeri;
– do të besonin sikur t’iu zbrisnin ajete që ata dëshirojnë…
Meqë iu shpallen të tilla dhe mohuan, atëherë çfarë duan më shumë dhe ku janë fjalët e tyre për besim?
Ai që ka mundur të vërejë gënjeshtrat e tyre, do të bindet në vërtetësinë e kësaj që përmendëm më lartë. Tërë bota sheh “kasaphanet” e Gazës, pamjet rrëqethëse të fëmijëve dhe grave të mbytura emitohen në të gjitha stacionet televizive botërore ndërsa Peresi, presidenti çifut, pa fije turpi, del dhe para botës mbarë deklaron se ushtria e tij nuk ka mbytur asnjë fëmijë dhe nuk kanë qenë cak i tyre civilët.
Ata që gënjyen dhe shpifen për Allahun e Madhëruar si dhe lejuan mbytjen e pejgamberëve a mos vallë do të përmbahen nga gënjeshtra për të tjerët dhe derdhja e gjakut të tyre?! Thotë Allahu i Madhëruar:
“All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: ” All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t’ju themi: “Vuane mundimin e djegies së zjarrit. 182. Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve. 183. Ata janë që thanë: “All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të vërtetën?” 184. Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm”. Ali Imran, 181-184.
Pas këtyre ajeteve që japin informacione për Gazzan pasoi një sqarim i vërtetë dhe shumë me rëndësi se vdekja do ta arrijë çdo njeri, dhe nga këtu, nuk është me rëndësi vdekja sa është me rëndësi mënyra se si do të vdesësh; në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar apo si mëkatar. Padyshim se grupi i parë janë ata që shpëtojnë nga zjarri dhe hyjnë në Xhennet, dhe sikur na kthejnë prapë tek fillimi i këtyre ajeteve ku përmendët shpërblimi i shehidëve te Allahu i Madhëruar.
Sprovave dhe shqetësimeve që vijnë nga politeistët, çifutët dhe të krishterët, muslimanët nuk mund t’iu sqeptojnë, pa marrë parasysh se a lidhin marrëveshje apo iu nënshtrohen atyre. Rruga e vetme që iu garanton sigurinë dhe shpëtimin është rruga e durimit, devotshmërisë dhe xhihadit. Thotë Allahu i Madhëruar:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. 186. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. Ali Imran, 185-186.
Muxhahedinët në Gazza luftojnë në emër të ummetit e jo Palestinës, kështu që mospërkrahja e tyre nënkupton  mbizotërimin e sionistëve mbi të gjitha vendet islame. Shumica e planeve të tyre janë të shtyra për periudhën pas përfundimit të luftës me këtë pjese islame të tokës së shenjtë. Tërë atë që e vërteton Kur’ani është se nuk ka siguri në premtimet e tyre. Nëse thyen marrëveshjet me Allahun e Madhëruar, atëherë me njerëzi e bëjnë edhe më lehtë.
Më së keqi ndihesh kur sheh se disa njerëz fajësojnë muxhahedinët për këto gjaqe që po derdhen. A nuk kanë parë këta të verbër se në kohën kur muxhahedinët lidhen marrëveshje, pabesimtarët nuk u ndalen së vrari dhe bllokuari ekonomikisht? Këta injorojnë përshkrimin kur’anor të natyrës së çifutëve dhe harrojnë se çlirimi nuk arrihet me ëndrra por me sprova. Mu për këtë, Allahu i Madhëruar përsëriti disa herë në Kur’an se ato sprova në krahasim me shpërblimin e përgatitur në Ahiret nuk janë asgjë. Luftëtarët rezistues janë heronj dhe simbole në çdo popull me përjashtim tek këta njerëz.
Nuk kushtëzohet lejimi i xhihadit me ekuivalencë në shifër dhe forcë, jo, ajo që kërkohet është mundësia për përgatitjen e forcës (që kemi në dispozicion), pastaj mundësia për bezdisje, shqetësim dhe dëmtim të armikut ashtu siç dëmton ai. Po të kushtëzohej lejimi me ekuivalencë, atëherë kurrë nuk do të kishte xhihad në asnjë kohë dhe asnjë vend ngase zakonisht armiku është përherë në shifër e përgatitje më shumë. Thotë Allahu i Madhëruar:
“Ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj…”. El Enfale, 60.
“… Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqind, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t’i mundni dy mijë…”. El Enfale, 66.

Burimi: http://saaid.net/Doat/khojah/90.htm
Përshtati në shqip: Sedat Islami
17/01/2009, e shtunë
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s