KUR ZEMRA VDES

KUR ZEMRA VDES
(Hutbe kushtuar Gazzës)

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Besimtarë të nderuar!
Edhe zemra vdes, por vdekja e saj në trupin e gjallë d.t.th. turp mbi turp dhe injorancë e shkuar injorancës. Lufta barbare e çifutëve, për neve muslimanëve jopalestineze, është një peshore apo thënë më mirë një test, që rezulton me besimin tonë të dobët, në radhë të parë, e pastaj edhe me politikat tona dështuese, të cilat duken qartë se janë në shërbim jo të popujve muslimanë por të regjimit sionist dhe aleatëve të tij.
Sot nuk është duke u luftuar Palestina. Nuk janë duke u luftuar banorët e Gazzës, nuk është duke u luftuar lëvizja islame, por është duke u luftuar vetë Islami. Janë duke hedhur bomba mbi trupin e gjorë të Islamit, i cili sa sulmohet fizikisht nga këto egërsira, në mënyrë psikike e strategjike, sulmohet nga liderët e muslimanëve që duket se vetëm emrat i kanë islam, apo edhe ata ndoshta i kanë ndërruar fshehurazi.
Vëllezër muslimanë!
Nëse Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri mes vete, në mëshirë mes vete, në respekt dhe ndjenja të ndërsjella, i ngjason një trupi, që nëse një pjesë e atij trupi lëndohet dhe ndjen dhimbje, ankojnë dhe ndjejnë dhimbtë të gjitha pjesët e atij trupi nga ethet dhe pagjumësia”. Muslimi.
Më tregoni në praktikë si ta komentoj këtë hadith? Me thuani se në cilin vend islam në botë sot mund ta gjej këtë hadith të gjallë, praktikë? Të jemi të sinqertë, ne që jemi këtu, nuk do të dalim më larg, sa kemi vuajtur për Palestinën? Për Zotin, do të ndihesha shumë i lumtur sikur të hasja në një njeri, që (në thonjëza) “ka sakrifikuar” me vitin e ri dhe me ato tri netët festive, që po të ishte e lejuar mallkimi i tyre, do t’i quaja të mallkuara? Cili është ai musliman që mundohej ta arsyetonte festimin e vitit të ri me justifikimin se po ua bëj qejfin fëmijëve dhe ta pyes se a ka ndier pikëllim, a i ka dhimbtë zemra nga ato vuajtje të moshatarëve të fëmijëve të tij në Palestinë, që në vend të ëmbëlsirave kanë shijuar dheun e tokës? Çfarë myslimanësh mbanë kjo tokë?
Për Zotin, kur ndalem dhe shikoj gjendjen e muslimanëve, gati sa nuk çmendem. Kam lexuar para pak ditësh se një princ musliman ka blerë një veturë Mercedes Benz, të stolisur me diamantë, për 4.5 milionë dollarë. Si ta arsyetojmë këtë epsh shtazarak të këtij njeriu në kohën kur dhjetëra mijëra njerëzve iu rrezikohet jeta për shkak të kafshatës së gojës në Palestinë? Ky është vetëm një rast ndërsa unë ju garantoj se ka shumë të tjera në mos edhe më të çuditshme se ky rast.
Vëllezër të muslimanëve palestinezë!
Palestina dallon nga të gjitha vendet tjera islame që sot janë ose ishin më herët nën okupim për faktet se ajo është kibleja e parë e muslimanëve, është vendi i njërës prej tri xhamive të shenjta të muslimanëve, është Israja e Pejgamberit, alejhi’s selam, është vend i profetëve, është vend i zbritjes së Isait, alejhi’s selam, ndaj dhimbja për këtë vend është më e madhe se sa për vendet tjera.
O vëllezër!
Ai qe sado pak njihet me historinë e çifutëve, do të bindet se kjo që janë duke bërë është vetëm një episod shtesë i serialeve të pafundme të dhunës dhe shkatërrimit të tyre në tokë. Ata janë që thyen besën me Allahu e Madhëruar, që vranë pejgamberë, që ofenduan e fyen ata, duke i quajtur madje edhe “të paligjshëm”. Thotë Allahu i Madhëruar:
“لَقَدْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَأَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ رُسُلاً كُلَّمَا جَاءهُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنْفُسُهُمْ فَرِيقاً كَذَّبُواْ وَفَرِيقاً يَقْتُلُونَ
Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën”. El Maide, 70.
Rrezikun çifut për moralin, ekonominë dhe sigurinë në nivel botëror e paralajmëruan njerëz të mëdhenj. Në mileniumin e kaluar, e më konkretisht më 1789, Franklini, president amerikan, i ishte drejtuar amerikanëve në një ligjëratë historike, që sot praktikisht është vërtetuar në praktikën botërore. “Ekziston një rrezik që i kanoset SHBA-ve. Ai është rreziku çifut. Nuk ka vend që janë stacionuar çifutët e që të mos ketë rënë morali dhe të mos jetë ç’balansuar ekonomia (tregtia)….Nëse ata me dekret shtetëror nuk largohen nga SHBA-të, brenda një shekulli do të mbizotërojnë mbi popullin tonë dhe do ta shkatërrojnë atë si dhe do ta ndërrojnë sistemin qeverisës, për vendosjen e të cilit derdhëm gjaqet tona, sakrifikuam shpirtrat, pasuritë dhe liritë tona…Nëse nuk largojmë çifutët përfundimisht nga Amerika, djemtë dhe nipërit tanë do të na mallkojnë në varret tona. Çifutët nuk do të praktikojnë shëmbëlltyrën amerikane edhe nëse jetojnë një milenium në mesin e amerikanëve ngase ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron ” – kishte thënë Franklini.
Vëllezër besimtarë!
Siç duket e tërë bota është ngritur dhe sot vepron në kundërshtim me këto rekomandime të Franklinit, madje edhe muslimanët. Ku janë Organizata për të Drejtat e Njeriut, ku është BE-ja, ku është OKB-ja, ku janë protagonistët e demokracisë së botës?  Edhe sa fëmijë duhet të mbytën, edhe sa gra duhet të mbesin të veja, edhe sa nëna duhet të mbesin pa djem, edhe sa fëmijë duhet të mbesin jetim, edhe sa xhami duhet të shkatërrohen, edhe sa shkolla duhet të rrënohen, edhe sa ditë urie duhen që këto organizata të ndërmarrin diç për Gazzën?
O Zot i Madhëruar! Duke përkujtuar fjalën Tënde se:
“سَيَجْعَلُ اللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْراً
… pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)”. Et Talak, 7
…të lusim ta çlirosh Gazzën tonë, të ndihmosh ata njerëz që për hire të fjalës Sate, për nder të Xhamisë së Shenjtë, për respekt të tokës së Israsë, derdhin gjaqet e tyre!
Allahu ndihmoftë vëllezërit tanë në Gazza dhe vetëdijesoftë besimtarët anekënd botës që, nëse jo fizikisht, të paktën shpirtërisht të jenë me banorët e Gazzës!

Sedat Islami
9/1/2009
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s