MBASE MUND TË KETË TË MIRA EDHE NË KINEMA

MBASE MUND TË KETË TË MIRA EDHE NË KINEMA

E di se ky titull, paraprakisht, do të ngjall reagime emocionale, si tek aktorët, që jetojnë me filmin, e po ashtu edhe tek masa e gjerë, që jetën nuk mund ta “paramendojnë” pa televizion. Ata mund të japin paragjykime të ndryshme për mua, por pa dashur ta lëndojë askënd, më duket se artet në këtë kohë i përgjigjen plotësisht fjalës arabe “El-funun xhunun” (artet janë çmenduri).
Ndoshta ata artistët e mirëfilltë që ndalen dhe shikojnë emisionet “mazhorancë” në televizione, do të binden se qëndrimi im, të paktën, është parimor. Duke filluar nga reklamat televizive, emisionet për të rinj, video klipet muzikore, paraqitjet skenike të aktoreve, tendencat për ta “modernizuar” artin dhe për të hequr tabunë e turpit në skenë, që më mirë do të kishte qenë të thuhej tendencat për zhdukjen e moralit, që të gjitha gjenerojnë dhe përçojnë vetëm mesazhe të shthurjes dhe degradimit moral. Si pasojë, rubrikat e zeza të gazetave kanë zgjeruar profilet e tyre dhe tashmë gjen “storie” nga më të ndryshmet, që dikur mund t’i kemi dëgjuar vetëm për popuj tjerë por jo edhe për ne.
Besoj se kjo pjesë hyrëse e këtij artikulli nuk duhet të krijojë përshtypjen se televizioni % është i refuzuar. Informacionet ditore, programet kulturore, ligjëratat fetare, e shumë emisione tjera me karakter edukativ e arsimor mbase janë të nevojshme e normalisht edhe të dobishme. Influenca dhe popullariteti i shumë kanaleve islame, siç është www. ALRAHMA TV.com , www. PEACE TV.in, ku participojnë emra të njohur të shkencave islame, do të ishin vetëm një justifikim shtesë.
Filmi “Lord of War”, i emituar të dielën (17 maj 2009) në RTV 21 në kuadër të serisë së filmave që ndryshojnë botën, ani pse kishte skena të pahijshme pa të cilat vështirë se mund të paramendohet një film modern, megjithatë kishte edhe elemente shumë pozitive. Me përshkrimet graduale që i bënë shoqërisë “demokratike”, e kërkoj falje nga lexuesi që kaq shumë sot duhet të përdorën thonjëzat, duke filluar nga individi, i cili në emër të fitimit të parasë shkel çdo ligj njerëzor dhe çdo kod moral, madje duke mos kursyer edhe familjen më të ngushtë, e deri tek figurat më kyçe të shteteve apo sot të njohur si “pionier” demokracie, ai paraqet botën si një arenë bishash e egërsirash, ku paqja mund të jetë pjesë e fjalorit por jo edhe e jetës. Vendin e saj, dhunshëm, e ka zënë gjaku, e në të shumtën absolute të rasteve gjaku i pafajshëm. Ideatorë dhe skenaristë të këtyre zhanreve të dhunës janë oratorët më të mëdhenj të kohës sonë, jo për ndonjë lloj proze a poezie por për fjalimet që paqen e kuptojnë si luftë, lirinë si robëri, jetën si vdekje, kulturën si shthurje, nderin si çnder, femrën si mall, gjakun si tregti, prostitucionin si biznes, paranë si Zot. Po, ka njerëz që paranë e adhurojnë në vend të Allahut të Madhëruar.
Këto fjalime, që do t’i quaja tallave, janë aq misterioze sa janë sharlatanë dhe lapërdharë edhe harabelat e tyre. Fjalën e kam për elitën dekonstruktive të politikës globale që sot duket të ketë mbledhur afër veti “ajkën” e politikanëve që s’do mend se janë varrmihësit e lirisë, dhunuesit e nderit, gjakpirësit e kultures, fantazmat e  demokracisë. Shumë të paktë mbetën ata që emrat e tyre nuk  hynë në histori të keqpërdoruesve.
Pata filluar ta punoj një punim seminarik për të drejtat fetare dhe sa herë që hulumtoja në raportet ndërkombëtare mbi të drejtat fetare në botë ndieja një neveri,  shkakun e të cilës e kam ditur moti por ja që tash edhe u binda më shumë për të. Mesazhi përmbyllës i filmit tha atë qe do ta rrumbullakësonte tërë realitetin. Pesë nga anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë shitësit më të mëdhenj të armatimit apo thënë më mirë minuesit e sigurisë botërore. Këta m’i përkujtuan fjalët e Allahut:
“أَفَمَن زُيِّنَ لَهُ سُوءُ عَمَلِهِ فَرَآهُ حَسَناً فَإِنَّ اللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَاءُ وَيَهْدِي مَن يَشَاءُ فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَاتٍ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا يَصْنَعُونَ
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata” .
“الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعاً
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë” .
Nejse, ndoshta këta me fjalën “siguri” synojnë skandale, kaos, trazira, luftëra civile, luftëra shtetërore!
Nuk di se sa do të ndikojë ai film dhe ky artikull në rizgjimin e gjumashëve, të drejtat e të cilëve shkelen në emër të demokracisë, nderi i të cilëve çnderohet në emër të nderit, liria e të cilëve robërohet në emër të lirisë, por jam më se i bindur se në këtë skëterrë ku vjen erë tymi, gjaku, mashtrimi, manipulimi, fjalët nuk do të bëjnë punë, premtimet nuk do të realizohen, gjaku nuk do të “shtrenjtohet”, retorika nuk do të ndërron ani pse do të kundërmon tinguj dashurie e respekti, robëria nuk do të ketë fund, keqpërdorimet do të vazhdojnë….
Le të shpresojmë se këto imazhe të kësaj arene do të na shfaqen në ëndërr dhe edhe pse të frikësuar e trishtuar, megjithëkëtë do të zgjohemi nga gjumi!

Sedat ISLAMI,
19/05/2009,
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s