MERCENARËVE TË SË VËRTETËS

MERCENARËVE TË SË VËRTETËS

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Vëllezër besimtarë!
Dinamika e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit (2009), e cila shpesh është duke dalë nga binaret, ka uzurpuar, padrejtësisht, kohën dhe kokën tonë. Përpjekjet për të fituar votën, që në fakt duken të jenë më të zhurmshmet dhe më temperamentet, sikur më së shumti do t’i kushtojnë virtyteve njerëzore. E vërteta nga tërë kjo “hallakamë” dhe gjithë kjo tollovi, është ngulfatur dhe mezi merr frymë. Akuzat dhe kundërakuzat, shpifjet dhe paturpësia, janë imazhi më i theksuar që mund të vërehet në debatet e kandidatëve për pozitat udhëheqëse.
Duke mos dashur që gabimisht të krijohet përshtypja se fjalimi ynë është politik dhe se derdh ujë ne mullirin e kësaj apo asaj partie, unë, edhe siç aludova, kam një hall tjetër. Problemi im nuk janë partitë por vlerat, jo fushatat por nderet, jo individët por populli…
Të gjithë jemi dëshmitarë se sfond i këtyre fushatave është më së shumti fanatizmi partiak. Rekrutimi i kuadrove, jo për nga vlerat dhe përgatitja profesionale por nga disponimi dhe përkatësia partiake, nuk di se mund të quhet ndryshe vetëm se fanatizëm. E ç’është më e keqja se, jo Hoxha, por ata partizanët e partisë, ata që kanë shumë diploma e pak dije, shumë vjet shkollë e shumë pak mësim, janë ata pikërisht që duan të derdhet tërë uji i Kosovës vetëm në mullirin e tyre. I sheh tek bëjnë presion tek njerëzit, marrëzisht, për t’i kthyer në radhët e veta, dhe, realisht, arrijnë që disave t’ua blejnë karakterin ndërsa të tjerëve tua fusin frikën në palcë. Dhe ne sot, ligjëratën tone do tua kushtojmë pikërisht këtyre dy kategorive:
   Atyre që shesin karakterin për një pozitë që do t’i siguron të ardhura të majme materiale, dhe
   Atyre që frika jo për avancim por për ruajtje të asaj që kanë, i shtyn ta premtojnë votën…
Unë me këtë nuk apostrofojë asnjë parti, asnjë figurë, asnjë personalitet, unë i drejtohem të gjithëve, dhe me këtë hutbe të kësaj dite madhështore, synojmë vetëdijesimin e tyre karshi së vërtetës duke zhveshur këtë ligjëratë tërësisht nga shembuj politikë dhe duke e ilustruar atë me shembuj kur’anor dhe nga historia e ndritur islame.
Ndaj, më lejoni që këtë kohë të bekuar ta shfrytëzojmë bashkërisht nën hijen e botëkuptimeve reale të së vërtetës dhe realitetit.
(1. Njeriu doemos do të sprovohet)
Njeriu në këtë botë nuk do të shpëtojë pa u sprovuar, por jo gjithnjë me të keqen. Nuk është sprovë vetëm varfëria, sëmundja, humbja e të dashurve, jo, sprovë, madje edhe shumë më e rrezikshme, është edhe ndonjë e mirë, e cila për shkak të mos trajtimit adekuat, shndërrohet në fatkeqësi. Të begatohesh prej Allahut të Madhëruar, po e zëmë, me dije, e pastaj të punosh kundër parimeve të dijes, kjo përveç mjerimit nuk është asgjë tjetër. Allahu thotë:
“وَنَبْلُوكُمْ بِالشَّرِّ وَالْخَيْرِ فِتْنَةً وَإِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
…e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne” .
Kurse tashmë, në këtë fushatë zgjedhore, kur ambicia për pushtet zhduk çdo parim, njeriu me vlera hyn në një provim, madje edhe pa dëshirën e tij. Presionet në formë kushtëzimesh, qofshin edhe me pasoja (largim nga puna, etj) do të duhej që në vend se të na shtynin të përkrahim të këqijtë, të mësojmë për anën e vërtetë të mirësisë dhe fatkeqësisë. Sprovat që do të vinin si rezultat i mbajtjes për kritereve njerëzore do të duhej marrë si mirësi. Shpirtit duhet t’i flasim se varfëria e kësaj bote durohet kurse trishtimi i Ahiretit assesi; burgu i kësaj bote përballohet ndërsa burgu në Xhehenem kurrsesi…A nuk ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“الدُّنْيَا سِجْنُ الْمُؤْمِنِ وَجَنَّةُ الْكَافِرِ
Dynjaja është burg për besimtarin kurse parajse për pabesimtarin” .
Sa bukur është trupëzuar ky vetëdijesim në rrëfimin e sihirbazëve te Faraonit, te cilët na ballafaqim me Musain, alejhi’s selam, shfaqen eksperiencën e tyre prej magjistareve te mëdhenj por me te pare mrekullinë e Musait, alejhi’s selam, ata iu nënshtruan te vërtetës duke mos kthyer kokën kah apostat qe do te vijnë si shkak i besimit te tyre. Ja rrëfimi:
“قَالَ آَمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آَذَنَ لَكُمْ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِي جُذُوعِ النَّخْلِ وَلَتَعْلَمُنَّ أَيُّنَا أَشَدُّ عَذَابًا وَأَبْقَى (71) قَالُوا لَنْ نُؤْثِرَكَ عَلَى مَا جَاءَنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالَّذِي فَطَرَنَا فَاقْضِ مَا أَنْتَ قَاضٍ إِنَّمَا تَقْضِي هَذِهِ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا (72) إِنَّا آَمَنَّا بِرَبِّنَا لِيَغْفِرَ لَنَا خَطَايَانَا وَمَا أَكْرَهْتَنَا عَلَيْهِ مِنَ السِّحْرِ وَاللَّهُ خَيْرٌ وَأَبْقَى (73) إِنَّهُ مَنْ يَأْتِ رَبَّهُ مُجْرِمًا فَإِنَّ لَهُ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَى (74) وَمَنْ يَأْتِهِ مُؤْمِنًا قَدْ عَمِلَ الصَّالِحَاتِ فَأُولَئِكَ لَهُمُ الدَّرَجَاتُ الْعُلَا (75) جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ جَزَاءُ مَنْ تَزَكَّى
Ai (faraoni) tha: “A i besuat atij para se t’u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?” 72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!” 73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)! 74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton. 75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta. 76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi” .
Historia islame gjatë tërë jetës së saj u shoqërua me shumë shembuj të artë të kësaj natyre. Ebu Hanife kishte refuzuar t’i shërbente qeverisë së Mensurit, kishte refuzuar postin e gjykatësit, madje duke e paguar këtë edhe me jetë. Imam Ahmedi përballoi torturat dhe maltretimet edhe në format më mizore dhe nuk pranoi për asnjë çast ta shkelë të vërtetën për asnjë çmim. Muhammed b. Ishak b. Rahavejh ka thënë: “Sikur të mos ishte sprova (në lidhje me Kur’anin se a është i krijuar ose jo) që i ndodhi Ahmedit, Islami do të shkatërrohej”. Ali b. Medini ka thënë: “Allahu e forcoj këtë fe me Ebu Bekrin në momentet e fitnes së riddetit (kur njerëzit nuk jepnin zekatin) kurse Ahmedin në ditën e sprovës”. Ibni Tejmije kur u kërcënua tha një fjalë shumë të artë. “Çfarë kam unë dhe dynjaja; nëse më mbysin, shkoj në Xhennet, nëse më burgosin kam rastin të lexoj dhe të bëj ibadet kurse nëse më lënë të lirë kurrë nuk do të ndalem së kumtuari të vërtetën”.
Kjo është kështu ngase për njeriun e sinqertë e vërteta ka pushtet mbi çdo gjë dhe për hire të saj asnjë lloj mundimi, torturimi a maltretimi, qofshin këto edhe fatale, nuk shkaktojnë dhimbjet që do të përcaktonin largimin prej saj.
Muslimanë të respektuar!
(2. Ftesë për çlirim nga prangat dhe presionet njerëzore)
Këto inserte nga përshkrimet e mësipërme, duhet të jenë një motiv që e vërteta, pa kusht dhe pa çmim, të thuhet, sidomos nëse kihet parasysh se me të vërtetën arrihet tek Allahu i Madhëruar, pushteti i te Cilit është mbi çdo gjë dhe mundësia e Tij është mbi çdo kë. A nuk ka thënë Allahu i Madhëruar:
“أَرَأَيْتَ الَّذِي يَنْهَى (9) عَبْدًا إِذَا صَلَّى (10) أَرَأَيْتَ إِنْ كَانَ عَلَى الْهُدَى (11) أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَى (12) أَرَأَيْتَ إِنْ كَذَّبَ وَتَوَلَّى (13) أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى (14) كَلَّا لَئِنْ لَمْ يَنْتَهِ لَنَسْفَعَنْ بِالنَّاصِيَةِ (15) نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ (16) فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ (17) سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ (18) كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِبْ
A më tregon atë që pengon, 10. Një rob kur ai falet? 11. Ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? 12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet. 13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)? 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. 16. Floku rrenacak, mëkatar. 17. E ai le t’i thërret ata të vetët. 18. Ne do t’i thërrasim zebanitë. 19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të” .
Motivimin për qëndrim stoik në këtë rrugë e bëjmë nga këto aspekte:
1) Allahu i Madhëruar mbi çdo gjë .  Mu për këtë, sado që të jetë sprova e madhe, mbështetja në Allahun e Madhëruar duhet të jetë prezentë. Ose thënë më mirë, sa më e madhe që të jetë sprova, aq më e madhe duhet të jetë mbështetja. Përkujto Ibrahimin, alejhi’s selam të cilin kur e futen në zjarre për ta djegur…, ai u mbështet në Allahun e Madhëruar:
“قَالُوا حَرِّقُوهُ وَانْصُرُوا آَلِهَتَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ فَاعِلِينَ (68) قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ (69) وَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَخْسَرِينَ
Atëherë ata thanë: “Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni! 69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin! 70. Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit” .
Po kështu ndodhi edhe me sahabet, nxënësit e Muhammedit, alejhi’s selam:
“الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ (173)فَانْقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ وَاتَّبَعُوا رِضْوَانَ اللَّهِ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ
E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë! 174. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh” .
2) Ibadeti jo vetëm me namaz. Nëse ti e shet fjalën e vërtetë për ndonjë të mirë të kësaj bote, atëherë ti në fakt je bërë rob i saj ngase adhurimi dhe robëria nuk shprehen vetëm me namaz. Kur dashuria dhe përkrahja, urrejtja dhe luftimi, nuk bëhen për hire të vlerave dhe rrjedhimisht për hire të Allahut të Madhëruar, atëherë një gjë e tillë kalon në adhurim sado që verbalisht ajo nuk shprehet. Allahu i Madhëruar duke përshkruar ithtarët e feve që iu nënshtroheshin parimeve fetare të ndërruara e vëna nga priftërinjtë, i cilësoi ata si adhurues të tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
“اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَاباً مِّن دُونِ اللّهِ
Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre…” .
Kjo vlen shume edhe për imamët e Xhamive, të cilëve me këtë rast ua përkujtojmë se xhamitë janë shtëpi të Allahut të Madhëruar ndaj aty flitet dhe veprohet sipas rregullave të Tij. Askush, kushdo qoftë, nuk ka pushtet në to përveç Tij. Allahu i Madhëruar thotë:
“وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ
Dhe se vërtet xhamitë janë veçantë për ta adhuruar All-llahun…” .
3) Tradhti e misionit. Nëse ne jemi muslimanë dhe nëse ne duhet ti kemi shëmbëlltyrë profetët, atëherë karrigeje nuk duhet të jetë ideali ynë për shkak të së cilës do të shesim burrërinë dhe nderin. Përkundrazi, duhet të punojmë për mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e tyre shpirtëror dhe material. Musai, alejhi’s selam tha:
“قَالَ رَبِّ بِمَا أَنْعَمْتَ عَلَيَّ فَلَنْ أَكُونَ ظَهِيرًا لِلْمُجْرِمِينَ
Ai tha: “Zoti im, betohem në ato të mira që m’i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve” .
Xhematlinjë të nderuar!
(3. Shkaqet dhe shërimi i kryelartësisë së njeriut)
Me të marrë pushtetin, njeriu harron veten e tij. Mendon se pozita i siguron çdo gjë, madje, marrëzisht, edhe pavarësi prej Allahut të Madhëruar. Ndoshta jo me fjalë por me vepra gjithsesi se shpreh një gjë të tillë. Allahu i Madhëruar thotë:
“كَلَّا إِنَّ الْإِنْسَانَ لَيَطْغَى (6) أَنْ رَآَهُ اسْتَغْنَى
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, 7. Për shkak se e ndien veten të pavarur” .
E sheh njeriun e mashtruar tek mendon se pushteti i tij nuk ka fund, sillet sikur do të jetë përgjithmonë, sikur kurrë nuk do të kthehet tek Allahu i Madhëruar, sikur pushteti nuk i del prej dore kurrë…
Ai duhet ta dijë se pushteti i vetëm që nuk merr fund dhe që nuk ka rivalitet është i Allahut të Madhëruar, ndryshe, sikur pushteti i njerëzve të ishte i përjetshëm, kurrë këtyre nuk do t’iu vinte radha…Por jo, pushteti absolut it takon vetëm Allahut, siç thotë:
“يَوْمَ هُم بَارِزُونَ لَا يَخْفَى عَلَى اللَّهِ مِنْهُمْ شَيْءٌ لِّمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!” .
Aspekt tjetër i kësaj mbretërie të rreme është se ata do të pyeten, do të merren ne llogari, do të dalin para Allahut të Madhëruar, ndaj si e shohin veten te pavarur:
“يَوْمَ تَأْتِي كُلُّ نَفْسٍ تُجَادِلُ عَنْ نَفْسِهَا وَتُوَفَّى كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t’i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejtë” .
“وْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji” .
“فَمَا تَنْفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ (48) فَمَا لَهُمْ عَنِ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ (49) كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُسْتَنْفِرَةٌ (50) فَرَّتْ مِنْ قَسْوَرَةٍ
E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve, 49. Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur’anit)? 50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër). 51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit)” .
Dhe për fund fare,
Të dashurit e mi për Allahun!
(Përmbyllje)
Allahu i Madhëruar ka vendos si ligj se ata njerëz që ia kthejnë shpinën, e harrojnë, e mohojnë, i mohojnë mirësitë e Tij, Ai do t’i shkatërrojë ata dhe në vend te tyre do të sjell të tjerë.
“أُولَئِكَ الَّذِينَ آَتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ فَإِنْ يَكْفُرْ بِهَا هَؤُلَاءِ فَقَدْ وَكَّلْنَا بِهَا قَوْمًا لَيْسُوا بِهَا بِكَافِرِينَ
Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon” .
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا مَنْ يَرْتَدَّ مِنْكُمْ عَنْ دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ يُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَائِمٍ ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ (54) إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آَمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ (55) وَمَنْ يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آَمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. 55. Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues). 56. E kush ka për mik All-llahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese” .
Ndaj, si porosi të fundit do të kërkoja që pozita të merret më parë përgjegjësi se sa privilegj, modesti se sa krenari, përulje se sa kryelartësi…
Allah na dhashtë liderë që ia kanë frikën Atij dhe na mëshirojnë neve!
Amin!

Sedat ISLAMI
30/10/2009
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s