MREKULLIA KUR’ANORE PËRKITAZI ME PLEQËRINË E THELLË DHE MOSHËN E SHTYRË

MREKULLIA KUR’ANORE PËRKITAZI ME PLEQËRINË E THELLË DHE MOSHËN E SHTYRË

Prof. Dr. Muhammed Abdu’l Hamid El Udlani
Profesor i sëmundjeve te brendshme – Fakulteti i Mjekësisë
Universiteti i Aleksandrisë, Egjipt

Interesimi për periudhën e pleqërisë këto vite ka shënuar rritje, qoftë nga aspekti i përkujdesjes, qoftë edhe nga aspekti mjekësor për të vonuar simptomat e pleqërisë.
Disa studime mjekësore aq shumë u zgjeruan saqë provuan të gjejnë mënyrë për zgjatjen e jetës së njeriut por ligji i Allahut të Madhëruar mbetet ai që është dhe pleqëria, sado që të jenë shërbimet mjekësore efikase, mbetet periudha e fundit e jetës së njeriut ndaj ajo është e cilësuar e dobët, plogësht, dhe pas dyshim pas saj pritet vdekja.

Mosha e shtyrë
Pleqëria është fazë jete, e cila shqetëson njeriun që është afër saj dhe bezdis atë që veç ka hyre në të. Poeti arab kishte përjetuar një gjë të tillë ndaj recitonte:
ذهب الشباب فما له من عودة       وأتى المشيب فأين منه المهرب
Rinia shkoi më kthim nuk ka   U thinjëm, shpëtim nuk ka
Kurse një poet tjetër, me po këtë plagë, thoshte:
ألا ليت الشباب يعود يوماً          فأخبره بما فعل المشيب
Ah sikur një ditë të kthehej rinia      Dhe t’i rrëfej se çfarë bëri pleqëria

Përpjekjet kundër pleqërisë në të kaluarën dhe tani
Motivi i këtyre hulumtimeve gjatë tërë historisë ishte frika nga vdekja dhe dëshira për jetë të gjatë. Në të kaluarën, në punime të ndryshme, nënvizohen udhëtime për të zbuluar sekretin e përjetshmërisë dhe kurorën e rinisë së përgjithmonshme. Një grup njerëzish, në periudhat antike, besonin se një pemë në thellësi të detit është ilaç që pleqtë i shndërron në të rinj por studimet vërtetuan të kundërtën. Në fakt, ato nuk kanë të bëjnë me këtë asgjë.
Në Egjiptin e Lashtë, njerëzit nuk i frikësoheshin vdekjes por llogarisë pas saj. Besonin se vdekja është udhëtim në një jetë tjetër, në një botë të ultë, ndaj edhe si parullë e kishin: “Të vdekurit jetojnë!”, “Ti nuk po shkon i vdekur, po shkon i gjallë!”.
Ndoshta kjo bindje është rezultat i misionit të Idrisit, alejhi’s selam, i cili jetoi para kohës së Faraonëve. Gjurmimet dëshmojnë se egjiptasit e vjetër gjatë historisë së tyre tentuan shumë herë të gjenin ndonjë mënyrë të kthimit të rinisë por kurrë nuk arritën sukses.
Edhe Indianët e vjetër bën përpjekje të tilla por nuk ishin më fatlume se Egjiptasit e vjetër. As kinezët dhe as popujt tjerë të Lindjes, qofshin ata të Lindjes së afërt apo të largët, nuk ia dolën kësaj.
Kurse sa i përket Evropës, popujt e saj u interesuan për një bar adekuat për shërimin e pleqërisë. Qysh prej kohës së grekëve, interesimi për këtë temë ishte prezent. Meqenëse kjo tematikë kishte lidhje me shëndetin e njeriut, atëherë ajo nuk kishte si të mos ishte në agjendën e tij. Shkrimet e vjetra greke flasin për përpjekjet e Justinianit, i cili besonte në një lum rinie, i cili ndodhej diku në botë. Nëse plaku hyn në atë lum, atëherë do të dali prej tij i ri. Hulumtuan shumë për këtë lum, madje deri në mesjetë, kur për herë të fundit kësaj pune iu përvjel Ponce de Leon me 1512 por kurrë nuk ia arriti qëllimit.
Shkencëtarët edhe sot e kësaj dite përpiqen të zbulojnë ilaçe kundër pleqërisë dhe për rikthimin e rinisë por nuk patën sukses. Dr. Ana Aslan nga Romania, në shekullin e kaluar bëri një zhurmë të madhe mediale që përfundimisht rezultoi me asgjë konkrete dhe që në fakt shtyri shkencëtarët të mendojnë se nuk ka ilaç kundër pleqërisë.
Pleqëria është rezultat i ndryshimeve biologjike në trupin e njeriut të cilat, me gjithë mundin dhe mjetet e shumta materiale që mund të derdhen, nuk ndërrojnë. Një studim amerikan citon të krishterët dhe çifutët të kenë kërkuar prej mjekeve zgjidhje me çfarëdo çmimi që vetëm e vetëm kur t’iu afrohet vdekja, tua shpëtojnë jetën atyre. Ky studim, që qe publikuar në revistën “Journal of the American Medical Association”, pati përfshirë 345 pacientë që vuanin nga kanceri dhe ishin në prag të vdekjes. Shifra e besimtarëve (të krishterët dhe çifutë) që në javën e fundit të jetës së tyre duan mjekim më intensiv me qëllim të zgjatjes së jetës në raport me jobesimtarët është trefish më e madhe, madje ky mjekim përveç që është më i shtrenjtë, ai është edhe më i dëmshëm dhe vdekja iu vie më e rëndë shkaku i tij. Andrea Filips nga “Dana-Farber Cancer Institute” përshkruan besimet e tyre kështu: Besimtarët (të krishterët dhe çifutët) zgjedhin ilaçin më të fortë me besimin se Zoti do tua dhurojë shërimin apo shpresojnë në ndonjë mrekulli që gjatë kohës sa mbeten ende në jetë mund të gjendet ilaç për ta.”
Studimi u krye në shtatë qendra mjekimi të kancerit në vende të ndryshme të SHBA-së dhe 32% e pacientëve thanë se feja është motivi kryesor që i forcon për rezistencë dhe përballim të dhimbjeve me synimin për vazhdimin e jetës.

Përshkrimi kur’anor për periudhën e pleqërisë dhe moshës së shtyre
Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَاللّهُ خَلَقَكُمْ مّن تُرَابٍ ثُمّ مِن نّطْفَةٍ ثُمّ جَعَلَكُمْ أَزْوَاجاً وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنْثَىَ وَلاَ تَضَعُ إِلاّ بِعِلْمِهِ وَمَا يُعَمّرُ مِن مّعَمّرٍ وَلاَ يُنقَصُ مِنْ عُمُرِهِ إِلاّ فِي كِتَابٍ إِنّ ذَلِكَ عَلَى اللّهِ يَسِيرٌ
All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë” .
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ مِن مُّضْغَةٍ مُّخَلَّقَةٍ وَغَيْرِ مُخَلَّقَةٍ لِّنُبَيِّنَ لَكُمْ وَنُقِرُّ فِي الْأَرْحَامِ مَا نَشَاء إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى ثُمَّ نُخْرِجُكُمْ طِفْلاً ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّى وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَى أَرْذَلِ الْعُمُرِ لِكَيْلَا يَعْلَمَ مِن بَعْدِ عِلْمٍ شَيْئاً وَتَرَى الْأَرْضَ هَامِدَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاء اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ وَأَنبَتَتْ مِن كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqendrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë – të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme” .
“وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا (23) وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا (24) رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمْ إِنْ تَكُونُوا صَالِحِينَ فَإِنَّهُ كَانَ لِلْأَوَّابِينَ غَفُورًا
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. 25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen” .
“قَالَ رَبِّ أَنَّىَ يَكُونُ لِي غُلاَمٌ وَقَدْ بَلَغَنِيَ الْكِبَرُ وَامْرَأَتِي عَاقِرٌ قَالَ كَذَلِكَ اللّهُ يَفْعَلُ مَا يَشَاء
Ai (Zekirijaja) tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)”? Tha (All-llahu): “Kështu,All-llahu punon çka të dojë”!” .
“قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُن بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا * وَإِنِّي خِفْتُ الْمَوَالِيَ مِن وَرَائِي وَكَانَتِ امْرَأَتِي عَاقِرًا فَهَبْ لِي مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا
Tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë)” .
“وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلَاثُونَ شَهْرًا حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët” .
Edhe pse kjo periudhe jetësore ne metodologjinë kur’anore përshkruhet me disa emra, ata ne fakt janë me shume përshkrime se sa emërtime. Ja këta emra:
a) El Kibr, siç qëndron në ajetin kur’anor:
“وأصابه الكبر
… e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria…” .
b) El Axhzu, sikurse në ajetin:
“فصكت وجهها وقالت عجوز عقيم
E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!” .
c) Erdhelu’l umur, sikurse në ajetin:
“ومنكم من يرد إلى أرذل العمر
… E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër…” .
d) Muammer, siç thotë Allahu i Madhëruar:
“وما يعمر من معمر
…dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta e tij…” .
e) Esh Shejbe, sikur në ajetin:
“ثم جعل من بعد قوة ضعًفا وشيبة
…e pas fuqisë, dobësi e pleqëri…” .
f) Ed Da’fu, sikur në ajetin:
“ثم جعل من بعد قوة ضعًفا وشيبة
…e pas fuqisë, dobësi e pleqëri…” .
Mu për këtë, preferova termin “Pleqëri” (esh shujhuhah- الشيخوخة) si term i kësaj periudhe jete ngase vet Kur’ani e përdori me këtë kuptim në kontekst të etapave të krijimit të njeriut, siç thotë Allahu i Madhëruar:
“ثم يخرجكم طًفلا ثم لتبلغوا أشدكم ثم لتكونوا شيوخًا
…mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni…” .
Po kështu e përdori edhe në bisedat e bashkëbiseduesve për moshën e dikujt jo prezent, sikur në ajetin e dy motrave që Musait, alejhi’s selam i flisnin për babanë e tyre:
“وأبونا شيخ كبير
…kurse babai ynë është shumë i vjetër!” .
Pastaj për gruan e Ibrahimit, alejhi’s selam, e cila iu tha melaikeve:
“وهذا بعلي شيخًا
…kurse ky burri im është i shtyrë në moshë…” .
Po kështu edhe për vëllezërit e Jusufit, alejhi’s selam:
“إن له أبًا شيخًا كبيرًا
…ai ka një babë shumë të vjetër…” .
Pleqëria (الشيخوخة) është infinitiv i plakut (الشيخ), domethënia e të cilit është: Ai tek i cili shenjat e moshës janë prezente. Kështu është përdorur në Kur’an:
“ثم لتكونوا شيوخًا
…e pastaj të plakeni…” .
Edhe në Sunnet është përdorur me këtë kuptim. Ibni Abbasi rrëfen:
“كان عمر يدخلني مع أشياخ بدر
Omeri më merrte m vete në ndejat me pleqtë (pjesëmarrësit) e Bedrit ” .
Kjo fjalë ka të bëjë me burrat kurse për gratë e moshuara përdoret termi axhuz. Thotë Allahu i Madhëruar:
“قالت يا ويلتا أألد وأنا عجوز وهذا بعلي شيخا
Ajo tha: “E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë…” .
Katër herë në Kur’an është përdorur kjo fjalë për gratë:
“قالت يا ويلتا أألد وأنا عجوز وهذا بعلي شيخا
Ajo tha: “E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë…” .
“وقالت عجوزعقيم
…Unë jam një plakë që nuk lind!” .
“إلا عجوزاً في الغابرين
Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim)” .
“إلا عجوزاً في الغابرين
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit” .
Ibni Mendhuri fjalën Neks (النكس) e sqaron si kthim mbrapsht të ndonjë gjëje (النكس: قلب الشيء على رأسه), kuptim ky që përputhet dhe është adekuat për pleqërinë pas periudhës së fuqishme dhe efektive të rinisë. Kështu, shprehja e periudhës së pleqërisë me fjalën Neks në ajetin kur’anor nënkupton kthimin mbrapsht të gjendjes fizike, respektivisht kërrusja dhe mplakja e tij. Kjo fjalë është përdorur në ajete kur’anore, si:
“ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَى رُءُوسِهِمْ
…pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi)…” .
“وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى الْخَلْقِ
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij…” .
Ka thënë Alusiu: Pleqëria pas rinisë i ngjan kthimit mbrapsht të gjërave, dhe siç shton Ibni Mendhuri, pas forcës është dobësuar, pas rinisë është mplakur. Kurse Ebu’s Suudi ka thënë: Ai vazhdon të dobësohet, t’i humb fuqia, t’i zvogëlohet trupi, t’i ndërrojë forma dhe pamja derisa të kthehet në gjendje sikurse fëmija i pafuqi, pa logjikë dhe pamundësi të kuptimit të gjërave.
Ibni Kethiri në një vend tjetër vërteton se teksti kur’anor, përveç ndryshimeve të jashtme-fizike, aludon edhe në ndryshime të brendshme. Kurse koha e fillimit të pleqërisë, sipas asaj që zgjodhi Alusiu, nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit. Ajo ndryshon sipas temperamentit-natyrës dhe simptomave.

Hadithet profetike përkitazi me pleqërinë
Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“مُثِّلَ ابْنُ آدَمَ وَإِلَى جَنْبِهِ تِسْعٌ وَتِسْعُونَ مَنِيَّةً إِنْ أَخْطَأَتْهُ الْمَنَايَا وَقَعَ فِي الْهَرَمِ حَتَّى يَمُوتَ
Është krijuar njeriu ndërsa pranë tij janë 99 (shume) shkaqe te vdekjes (fatkeqësi e sprova), te cilat nëse nuk e godasin atëherë ai plaket derisa vdes” .
Thënia e Pejgamberit, alejhi’s selam “atëherë ai plaket derisa vdes” na bën të kuptojmë se pleqëria nuk ka shërim dhe barërat nuk sjellin dobi.
Sikur njerëzit ta kuptonin këtë hadith të Pejgamberit, alejhi’s selam nuk do të derdhnin atë mund dhe ato para për hulumtime të kota. Ebu Davudi transmeton se disa beduin i thanë Pejgamberit, alejhi’s selam:
“يَا رَسُولَ اللَّهِ أَنَتَدَاوَى فَقَالَ تَدَاوَوْا فَإِنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ لَمْ يَضَعْ دَاءً إِلَّا وَضَعَ لَهُ دَوَاءً غَيْرَ دَاءٍ وَاحِدٍ الْهَرَمُ
O i dërguari i Allahut! A të shërohemi? Po, shërohuni ngase Allahu i Madhëruar nuk la ndonjë sëmundje pa i caktuar edhe ilaçin adekuat përveç njërës, pleqërisë” .
Kërkesat e njeriut për të qenë i fortë gjithnjë dhe për të jetuar në rini pa pleqëri janë banale dhe të neveritshme ngase kjo do të përcaktonte ndalimin e kohës dhe mos ecjen e saj, gjë e pamundur në këtë botë. Ajo vlen vetëm për botën e ardhme, siç përshkruan Pejgamberi, alejhi’s selam fjalën e Allahut të Madhëruar për banorët e Xhennetit:
“إِنَّ لَكُمْ أَنْ تَصِحُّوا فَلَا تَسْقَمُوا أَبَدًا وَإِنَّ لَكُمْ أَنْ تَحْيَوْا فَلَا تَمُوتُوا أَبَدًا وَإِنَّ لَكُمْ أَنْ تَشِبُّوا فَلَا تَهْرَمُوا أَبَدًا وَإِنَّ لَكُمْ أَنْ تَنْعَمُوا فَلَا تَبْأَسُوا أَبَدًا
Ju do të jeni të shëndoshë dhe nuk do të sëmureni, do të jetoni dhe nuk do të vdisni kurrë, do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni asnjëherë dhe do të begatoheni e nuk do të vuani kurrë” .

Mrekullia shkencore dhe hipoteza mjekësore bashkëkohore për pleqërinë
Shkencëtarët jetën e njeriut e kanë ndarë në tri etapa:

   Etapa e dobësisë së parë, e cila përfshin periudhën si fetus dhe foshnjërinë.
   Etapa e fuqisë, e cila përfshin periudhën e pjekurisë
   Etapa e dobësisë dhe të thinjurit, e cila përfshin pleqërinë dhe moshën e shtyrë.

Bazuar në këtë, pleqëria unanimisht është definuar si etapë jetësore në të cilën funksionet e trupit dhe mendjes pësojnë rënie me të dukshme se në etapat e mëparshme jetësore. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى الْخَلْقِ
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij…” .
Shprehja kur’anore me një stil përmbledhës paraqet një gjendje të përgjithshme të ngecjes dhe mbetjes prapa të njeriut duke përfshirë të gjitha ndryshimet e brendshme të pleqërisë, për të cilat njerëzit në kohën e zbritjes së Kur’anit nuk dinin por që tash së voni u zbuluan nga shkenca.
Teksti kur’anor ka ardhur në kuadër të teksteve që shtjellojnë tematikën e periudhave të jetës në përgjithësi dhe pleqërisë në veçanti me përputhje të plotë ndërmjet vete.
Ata që kalojnë moshën 50 vjeçare ndiejnë se çdo gjë tek ata ka ndërruar. Vitet kanë lënë gjurmë të jashtme dhe të brendshme; lëkura me nuk është e butë siç ishte, flokët janë zbardhur, shikimi dhe  dëgjimi janë dobësuar…
Janë dhënë mendime të ndryshme për fillimin e periudhës së pleqërisë. Shumë studime kanë sqaruar se simptomat e pleqërisë, qoftë në shëndet, mendje, psikik, fillojnë në çdo periudhë të jetës. Aftësitë dhe kapacitetet fillojnë të ndërrojnë qysh nga mosha 20 vjeçare kurse nga ana tjetër jo domosdoshmërish mosha e njeriut duhet të jetë në harmoni me ruajtjen e funksioneve trupore. Kështu trupi depërton në fazën e dobësisë ngadalë pasi që ta ketë braktisur atë periudhe të fëmijërisë së pari e pastaj edhe atë të forcës dhe rinisë. Madje, edhe anët e nofullës janë të topitura tek fëmijët, të drejta ose thekshme tek të rinjtë dhe përsëri të topitura tek pleqtë. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar:
“الله الذي خلقكم من ضعف ثم جعل من بعد ضعف قوة ثم جعل من بعد قوة ضعفاً و شيبة
All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi” .
Edhe diç. Qelizat e njeriut përtërihen çdoherë nëpërmjet metodës se shkatërrimit dhe ndërtimit. Operacioni i ndërtimit në fazën e parë të jetës është ngadhënjimtar kurse në fazën e dytë ai i shkatërrimit të qelizave, gjë që e dëshmon edhe vështirësia e kurimit të plagëve tek të vjetrit derisa tek fëmijët ato mbyllen shumë shpejt. Kështu na shfaqet bukuria e këtij ajeti kur’anor:
“وَمَن نُّعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِى الْخَلْقِ
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij…” .
Kurse sa i përket qelizave të nervave dhe muskujve ato nuk ripërtërihen por sa herë të vdes një qelizë në vend të saj vjen indi fijor.
Nëse zhytemi me një mikroskop elektronik në brendësi të qelizave të vjetruara, do të shohim një fundërrim (rënie, precipitat) që shkencëtarët ia vunë emrin imazhet e pleqërisë. Fundërrim-at janë lëndë kimike (precipitat) që mblidhen në qelizat e trurit dhe muskujve duke formuar një ngjyrë të veçante. Ato në fakt flasin për proteina, semi proteina dhe krema (balsam) të prishura (të papërdorshme, vjetruara). Këto lëndë nganjëherë lidhen për të formuar një rrjet sikur fijet e merimangës, të cilat lidhin qelizën dhe ecin me të deri në fundin, prej të cilit nuk ka shpëtim. Pra deri në vdekje.
Njeriu në trupin e tij ka 75 trilion qeliza dhe për çdo ditë trupi prodhon miliarda qeliza të reja. Duhani, alkooli, rrezet e diellit, ndotja e ajrit me benzinë të veturave, ndotja e ushqimit me lëndë kimike dhe helme për mbytjen e insekteve, te gjitha këto shpijnë ne defekte në ndarjen e qelizave (reaksion gjenetik – Mutacion). Me kalimin e kohës, respektivisht më të vjetruarit gjithnjë e më shumë, ky organ dobësohet gjë që lejon shfaqjen e kancereve. Afërsisht 40% e rasteve të vdekjes janë shkak i sëmundjeve të zemrës, arterieve, 25% shkak i kancereve, 15% i aksidenteve dhe djegies kurse 10% i sëmundjeve trashëguese.
Shkencëtarët kanë gjetur se mesatarja e këtij shkatërrimi (kalbeje) sillen për çdo vit ndërmjet 0.5 – 1.3%.

Shembull: Zemra për çdo minutë rrah nga 70-80 herë, gjatë ditës më shumë se 100.000 herë kurse gjatë vitit më shumë 36 milionë herë. Ta imagjinojmë bashkërisht këtë barrë që bartet gjatë viteve. Fuqia e saj (zemrës) do të bie dhe si rezultat mesatarja e kalimit të gjakut në inde tjera do të dobësohet –bie. Veshka do të lirojë lëndën Renin për të shtuar tensionin e gjakut në përpjekje për të rritur mesataren e marrjes së gjakut. Kështu trupi hyn në një fazë të çeliktë, të mbyllur, e cila shpie në ngritjen e tensionit tek njeriu i moshuar. Çdo dobësim i çfarëdo organi reflekton dobësimin e njësive të cilat e përbëjnë atë kurse njësitë e gjalla efektive të çdo organi janë qelizat.

Çfarë zbuluan shkencëtarët gjatë hulumtimit të shkaqeve të pleqërisë në nivel qelizash?
Rezymeja e asaj të arriture është se qelizat nuk mund të shpëtojnë tërësisht nga kalbjet dhe mbetjet interaksionare që ndodhin brenda tyre. Ato mbetje (kalbje) tubohen në formë të pjesshme, e ndonjëherë edhe janë aktive dhe bashkohen nëpërmjet njësive qelizore të gjalla si fabrikë qelizash (rrjeti i citoplazmës). Ky bashkim çon në dobësimin e ndikimit të këtyre njësive dhe rrjedhimisht edhe te vet qelizës. Ky proces zhvillohet shume ngadalë dhe simptomat nuk duken vetëm se pas shumë vitesh.

Ndryshimet trupore
Në këtë periudhë të jetës ndodhin ndryshime trupore të shumta, prej të cilave më së shumti dallohen:
1. Shqisat.
1) Shikimi. Disa fillojnë në bartjen e syzeve ngase më nuk mund t’i lexojnë shkronjat e vogla. Ata kanë nevojë për një shtim 33% të dritës për ta kompensuar humbjen e saj…Disa ekspertë thonë se kur njeriu të arrin moshën 60 vjeçare, sytë e tij i janë prezantuar një fuqie drite aq të madhe saqë prej saj do të rezultonte ndonjë shpërthim nuklear.
2. Të thinjurit. Kjo nënkupton ndryshimin e ngjyrës natyrale të flokëve në të bardhë. Të thinjurit konsiderohet ndër shenjat që më së shumti dëshmojnë hyrjen e njeriut në fazën e tretë të jetës, pleqëri, dhe mu për këtë, në Kur’an përmendja e saj erdhi paralel me dobësimin:
“ثم جعل من بعد قوة ضعًفا وشيبة
…e pas fuqisë, dobësi e pleqëri…” .
“وهن العظم مني وأشتعل الرأس شيباً
…mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time…” .

3. Skeleti eshtëror në trup ka funksione të ndryshme, një prej të cilave është edhe lidhja e gjymtyrëve që mundësojnë lëvizjen dhe kalimin nga një vend në tjetrin.  Mjekësia ka vërtetuar se eshtrat e njeriut arrijnë kulminacionin në moshën 35 vjeçare për të filluar më pas në dobësim – hollësi (atrofi) për çdo vit, 2% tek meshkujt kurse 1% tek femrat, e sidomos pas përfundimit të periudhës së menstruacioneve.
Allahu i Madhëruar ata që mundohen të ikin nga vdekja dhe të shpëtojnë prej saj i mëson se:
“أينما تكونوا يدرككم الموت ولو كنتم في بروج مشيدة
Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara…” .
“الذين قالوا لإخوانهم و قعدوا لو أطاعونا ما قتلوا قل فادرءوا عن أنفسكم الموت إن كنتم صادقين
Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: “Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!” Thuaju: “Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?” .
Kur’ani Famëlartë ka aluduar në procesin e patjetërsuar të vdekjes në shumë vende, si:
“كل نفس ذائقة الموت و إنما توفون أجوركم يوم القيامة
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit…” .
“وما جعلنا من قبلك الخلد أفإين متَّ فهم الخالدون . كل نفس ذآئقة الموت ونبلوكم بالشر والخير فتنة وإلينا ترجعون
Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë? 35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne” .
“يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ وَاخْشَوْا يَوْمًا لَا يَجْزِي وَالِدٌ عَنْ وَلَدِهِ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَنْ وَالِدِهِ شَيْئًا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ (33) إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues. 34. S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri” .
“قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar” .

Burimi: http://55a.net/firas/arabic/?page=show_det&id=1929&select_page=2
Përshtati në shqip: Sedat Islami
16.06.2009, Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s