UJGURËT – SFIDË EDHE PËR MUSLIMANËT

UJGURËT – SFIDË EDHE PËR MUSLIMANËT

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Besimtarë të nderuar!
Derisa po përcillja serinë e fundit të agresionit ateist kinez mbi muslimanët e pafajshëm të Urumqit, seç mu rikthye një pyetje në kokën time: A jemi ne hak besimtarë (të vërtetë, pa asnjë dyshim)?
Për të mos i lënë mendjes as të vetmin çast të mendojë se fjala është për meselen e njohur akaidore, shprehem se, me gjithë lidhjen që ka me besimin, ligjërata jonë shtjellon një mesele tjetër nga një kënd tjetër; atë të paralizimit të ndjenjave islame për të mos thënë zhveshjen totale nga to. Deri më tash kishim një maksimë se vetëm me emra jemi muslimanë kurse tashmë edhe ata i kemi ndërruar (shumica). Perceptimi “normal” i vrasjes se mbi 500 vetave dhe rrahjes brutale dhe plagosjes së mbi 1000 vetave në Urumqi, në ato vise të rralla në Kinë ku adhurohet Allahu i Madhëruar, më shtyri të mendojë për kancerin që ummetin gati është ta dërgojë në vdekje klinike. Ndoshta do ta kisha gabim një konsideratë të tillë por heshtja ndaj gjithë këtyre torturave çnjerëzore nuk ka koment tjetër.

Të dashur vëllezër!
(Vëllazëria islame vetëm nostalgji)

Vëllazëria islame është një ndjenjë e sinqertë dhe ndijim shpirtëror për mëshirë, dashuri, respekt të ndërsjellë, interesim, përkujdesje dhe mbrojtje për ithtarët e të njëjtit besim. Është parim se nuk ka besim pa vëllazëri sikur që nuk ka vëllazëri pa besim.
Hedonizmi (dhënia vetëm pas epsheve) apo thënë më qartë transferimi i rolit të jetës nga njerëzorja në shtazarak, vëllazërisë islame gati sa nuk ia ka dhënë statutin e një pikture “të bukur” të së kaluarës që duhet ruajtur në muze. Ajo i përket kohëve të hershme dhe se tashmë është zëvendësuar me partnerë biznesi e tregtie.
Vëllazëria islame sot është bërë një parullë dhe vetëm parullë, e ngritur lart nga disa hoxhallarë por e padëgjuar në zhurmën ose thënë ulërimën e ujqve që para syve imagjinojnë vetëm gjahun dhe metodën e gjuajtjes së tij.
Në të kaluarën, ajo ishte uzinë ku shkriheshin dallimet racore, ku klasat dhe shtresat unifikoheshin, ku prej nga përçohej drita e cila arriti të shndrisë botën mbarë derisa nuk u shua nga vet dora e muslimanëve. Ka thënë Allahu i Madhëruar:
“إنما المؤمنون إخوة
S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…” .
Imam Kurtubiu në koment të këtij ajeti ka thënë: Ata janë vëllezër në fe dhe respektim të njëri tjetrit e jo në lidhje gjaku ndaj edhe është thënë se ajo është me prioritare se lidhjet tjera.
Po kështu ka thënë:
“واعتصموا بحبل الله جميعاً ولا تفرقوا ، واذكروا نعمة الله عليكم إذ كنتم أعداء فألف بين قلوبكم فأصبحتم بنعمته أخوانا
Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër…” .
Këtë lidhje Pejgamberi, alejhi’s selam e shembëlloi me një trup normal, i cili në gjendje shëndoshmërie funksionin për mrekulli derisa në gjendjet tjera vuan shumë :
“مثل المؤمنين في توادهم وتراحمهم وتعاطفهم، مثل الجسد الواحد، إذا اشتكى منه عضو، تداعى له سائر الجسد بالسهر والحمى
Shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirë dhe butësi reciproke është sikur shembulli i trupit të vetëm; nëse një gjymtyrë ankon, atëherë i tërë trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet” .
A nuk nënkupton ky hadith se ujgurët janë pjesë e trupit tonë, janë gjymtyrë që herët a vonë dhimbjen do t’ia shkaktojë tërë ummetit?! Përse vallë nuk jemi në ethe (lexo: nuk ndiejmë dhimbje) dhe përse flemë të qete (lexo: nuk ndiejmë përgjegjësi)? A mos ndoshta ujgurët nuk paraqesin ndonjë dhimbje të madhe apo janë organ i parëndësishëm i trupit, që besoj se nuk ka diç të tillë në trup?
Ky qëndrim natyrisht se sa është i gabuar është edhe pasojë e injorancës ngase muslimanet në Kinë, ndonëse janë, në raport me popullsinë shumicë, pak, ata në raport me shifrën e muslimanëve në përgjithësi janë shifër që duhet patur parasysh. Të themi se në bazë të disa statistikave shifra e tyre arrin afër 100 milionë e më pas të shikojmë se kjo shifër çfarë sipërfaqe të trupit të ummetit përfshin për të shikuar se sa e dëmshme mund të jetë për të. Nëse nuk rrëzon përtokë, gjithsesi se do ta kërrusë e dobësojë që do të duket sikur një plak i dobët dhe i shtyrë në moshë. Nga këtu, referuar hadithit të Pejgamberit, alejhi’s selam:
“المؤمن للمؤمن كالبنيان يشد بعضه بعضا
Besimtari për besimtarin është sikur një ndërtesë, pjesët e së cilës e mbajnë njëra tjetrën” .
…kuptojmë se përse jemi të dobët. Shkatërrimi i elementeve që lidhin pjesët e godinës islame ka shkaktuar shndërrimin e saj në gërmadhë, duke përkujtuar këtu edhe një herë se vlerësimi i këtij material lidhës-ngjitës nuk do duhej shikuar nga ambalazhi (racë e verdhë) por nga cilësia e tij (imani), siç thotë Allahu i Madhëruar:
“إن أكرمكم عند الله أتقاكم
…e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)…” .

Muslimanë të respektuar!
(Heshtja e pakuptimtë ndaj muslimanëve ujgurë)

Ato skena të tmerrshme të brutalitetit kinez, jo vetëm nga organet shtetërore, policia dhe ushtria në këtë rast, por edhe nga vet kinezët han-as, do të duhej ringjallë ndjenjën e të paktën deklarimit të një reagimi zyrtar, qoftë edhe formal, nga shtetet islame, që deri më tash ka ardhur vetëm nga Turqia. Edhe pse dua shumë, dhe e di se ka shumë muslimanë në ummet që sot duan ta ngrenë zërin lart kundër dhunës dhe shpresojnë për një rizgjim të ummetit, sot një organizim i mirëfilltë në nivele shtetesh islame për ta bërë një gjë të tillë mbetet shpresë e shuar. Ndaj këtu, në këtë hutbe, do t’i referohem shpirtrave tuaj një nga një që të ndiejnë përgjegjësinë që ata kanë ndaj vëllezërve të tyre, kështu, me lejen e Allahut të Madhëruar, filloj e shkurtimisht ua përkujtoj se:
Besimtarët duhet interesuar për njeri tjetrin, ndryshe atij që nuk  interesojnë situata dhe gjendja e muslimanëve kudo në botë, ai ka besim të mangët. Dhe jo vetëm kaq, ai, misionin e Muhammedit, alejhi’s selam që ka karakter universal, e përgënjeshtron me veprën dhe mosinteresimin e tij. E pastaj, edhe atë vëllazërinë e artë, e cila bëri çudira, them kështu ngase vetëm ajo dërgoi sahabet dhe tabiinët në Kinë për ta përhapur Islamin, zbehet për të mos thënë zhduket fare.
Duhet kontribuar në të gjitha format e mundshme, qoftë nëpërmjet ankesave në organizatat ndërkombëtare, qofte nëpërmjet tubimit të ndihmave materiale, apo edhe të paktën shprehjes së ngushëllimit për ta dhe fatkeqësinë e tyre.
Duhet organizuar konferenca për të zbardhur çështjen e tyre dhe shkeljen e të drejtave të tyre. P.sh. atyre përveç shamive për femra dhe mjekrave për meshkuj që ua patën ndaluar, tani edhe xhamitë ua kanë mbyllur madje xhumaja atje nuk është falur fare prej kur filluan trazirat, dhe
Si hap të fundit, që askush nuk na “bërtet” po e ndërmorëm, duhet të jetë: Bojkotimi i atyre që shqetësojnë muslimanet, siç ishte rasti me herët me ata që ofenduan Pejgamebrin, alejhi’s selam. Deri më tani vetëm Turqisë i është ndier një zë i tillë apo thënë më mirë vetëm nga Turqia.
Allahu qofte në ndihmë të vëllezërve tanë kudo që janë!

Sedat ISLAMI
10.07.2009,                                                       Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s