DISPOZITA E PIRJES SE DUHANIT

DISPOZITA E PIRJES SE DUHANIT
dhe shendoshmeria e faljes pas imamit i cili konsumon duhan
Falenderimi i takon Allahut të vetem ndersa pershendetjet qofshin për të derguarin e Tij,familjen dhe shoket e tij,me pas:
Me kane pyetur disa vellezer lidhur me dispoziten e konsumimit të duhanit dhe imamllekut të atij, i cili konsumon duhan haptas.Me kane treguar se belaja ka perfshire këtë lloj të njerzve.
Pergjegja:
Argumentet sheriatike aludojne në atë se konsumimi i duhanit është prej gjerave të ndaluara fetarisht.Këtë bazuar në dëmet e shumta, të cilat i permban duhani,ndersa Allahu s.w.t nuk ua ka lejuar roberve të Tij perveqse ushqimet dhe pijet e dobishme.Ushqimet,që jane të cilesuara si të demshme per fe,dunja dhe ato që ta prishin mendjen, Allahu s.w.t ua ndaloi roberve të Tij konsumimin e tyre.
Allahu s.w.t është me i Meshirshem me roberit e Tij sesa ata për vete,është i Dijshem, i Urte në të gjitha fjalet,veprat,ligjet dhe percaktimet e Tij, keshtuqe nuk ndalon dic “paushall” , nuk krijon asgje se koti si dhe nuk i urdheron roberit e Tij përveqse për gjerat që kane dobi prej tyre.Kjo është keshtu ngase Allahu s.w.t është me i Urti i të urteve dhe me i Meshirshmi Meshirues. Ai s.w.t e di se cka iu pershtatet roberve të Tij dhe është në dobi të tyre në dunja e ahiret,sic thote Allahu s.w.t” Åöäøó ÑóÈøóßó Íóßöíãñ Úóáöíãñ Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet.( En’am 83,128),pastaj ” Åöäøó Çááøåó ßóÇäó ÚóáöíãÇ ÍóßöíãÇð  Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti. ( Nisa 11,24).Ajete me këtë domethenie të kësaj natyre jane të shume.
Prej argumenteve kur’anore për ndalimin e konsumimit të duhanit vecojme ” íóÓúÃóáõæäóßó ãóÇÐóÇ ÃõÍöáøó áóåõãú Þõáú ÃõÍöáøó áóßõãõ ÇáØøóíøöÈóÇÊõ  Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira…( Maide 4). Në suren A’raf ,në pershkrimin që ia ben Allahu s.w.t Pejgamberit Alejhi selam thote” íóÃúãõÑõåõã ÈöÇáúãóÚúÑõæÝö æóíóäúåóÇåõãú Úóäö ÇáúãõäßóÑö æóíõÍöáøõ áóåõãõ  ÇáØøóíøöÈóÇÊö æóíõÍóÑøöãõ Úóáóíúåöãõ ÇáúÎóÈóÂÆöËó i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, …( A’raf 157)
Allahu s.w.t në keto dy ajete sqaroi se Ai s.w.t nuk ua ka lejuar roberve të Tij perveqse të mirat,të cilat jane : ushqime dhe pije të dobishme, ndersa ushqimet dhe pijet e demshme,si ato dehese,drogerat dhe te gjitha  ushqimet a pijet e demshme për fe, trup dhe mendje jane prej të keqiave të ndaluara.
Mjeket dhe ekspertet e duhanit dhe demeve të tij jane dakorduar se duhani është prej pijeve shume të demshme.Poashtu kane cekur se duhani është shkak për semundje të shumta si : kanceri,vdekjen e damlles-pikes në zemer,etj. Atehere ajo që është në këtë gjendje padyshim se është e ndaluar dhe patjeter se duhet patur kujdes prej saj.
Njeriu nuk duhet të mashtrohet prej shumices se njerzve që e pijne sepse Allahu s.w.t thote ” æóÅöä ÊõØöÚú ÃóßúËóÑó ãóä Ýöí ÇáÃóÑúÖö íõÖöáøõæßó Úóä ÓóÈöíáö Çááøåö Åöä íóÊøóÈöÚõæäó ÅöáÇøó ÇáÙøóäøó æóÅöäú åõãú ÅöáÇøó íóÎúÑõÕõæäó Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.( En’am 116).poashtu thote ” Ãóãú ÊóÍúÓóÈõ Ãóäøó ÃóßúËóÑóåõãú íóÓúãóÚõæäó Ãóæú íóÚúÞöáõæäó Åöäú åõãú ÅöáøóÇ ßóÇáúÃóäúÚóÇãö Èóáú åõãú ÃóÖóáøõ ÓóÈöíáÇð    A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.( Furkan 44)
NDERSA SA I PERKET IMAMLLEKUT të atij që pin duhan dhe mekatereve tjere, i tilli nuk duhet të merret imam.Ligj është që të merren për imam njerzit e zgjedhur,të cilet jane të njohur për sinqeritet dhe devotshmeri ; sepse imamlleku është ceshtje e madhe. Mu për këtë thote Muhammedi Alejhi selam ” Populit i prin në namaz me i dituri i tyre për librin e Allahut s.w.t,nese jane në lexim të njejte atëherë behet imam ai që me mire e njef sunnetin,nese jane edhe në sunnet të barabarte atëherë ai që ka bërë me heret hixhret,nese jane edhe ketu të barabarte atëherë ai që ka pranuar Islamin me heret”.( Muslimi)
Në dy koleksionet e verteta qendron se Pejgamberi Alejhi selam i ka thënë Malik bin El Huvejrith dhe shokeve të tij” Kur të vie koha e namazit le t’a therras ezanin ndonjeri prej jush ndersa le të behet imam me i vjetri prej jush”.
Dijetaret sa i perket imamllekut të mekatarit kane polemizuar.Disa thone se nuk lejohet namazi pas tij për shkak të dobesise se tij në fe dhe imanit të dobet të tij ndersa nje grup tjere prej dijetareve thane se lejohet të falemi pas tij sepse ai eshte musliman dhe i pranohet namazi dhe derisa atij i vlen namazi atëherë vlen edhe namazi pas tij (për të tjeret duke qene ai imam). Këtë e themi sepse shume sahabe të Pejgamberit Alejhi selam faleshin pas disa prisave të njohur me padrejtesi dhe hipokrizi.Psh,Ibni Omeri ishte falur pas Haxh-xhaxh-it,i cili ishte më mizori i kohes se tij.
Ky mendim është me i qelluar,pra vlen namazi pas tij,por nuk duhet marre imam të tillin derisa ka mundesi për t’i marre të tjeret të cilet jane me të mire se ky.
Kjo ishte nje pegjegje e shkurter.Patem deshire që t’ua terheqim njerzve verejtjen sa i perket essences-bazes se dispozites në lidhje me ato dy ceshtje dhe argumentet që kane të bejne me to.Dijetaret e kane sqaruar dispoziten e ketyre dy ceshtjeve,kush deshiron me tepe në këtë aspekt do t’a gjeje!
Allahu s.w.t është pergjegjes për permiresimin e gjendjes se muslimaneve dhe t’i bekoje të gjithe per paluhatshmeri në fene e Tij si dhe t’ua terheqe verejtjen nga ajo që është në kundershtim me fene e Tij.Vertet Ai është Bujar,Fisnik..
Pershendetjet tona qofshin mbi Pejgamberin Alejhi selam,familjen dhe shoket e tij!
Marre nga” Hukmu Shurbi-d-Duhan ve imameti men jetexhaher bi shurbihi’,të Shejhut tone,Bin Baz,Allahu e paste meshiruar,
Ish mufti i pergjithshme i Arabise Saudite, kryetar i shoqates se dijetareve të medhenje dhe i departmentit për hulumtime shkencore dhe fetwa
Botimi i trete,1996,f: 37-40
Perktheu : Sedat Gani Islami
21/11/04,e diele
UBD,Brunei Darussalam
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s