Edukata e marrëdhënieve seksuale

Edukata e marrëdhënieve seksuale
Shejhu: Muhammed Salih El Munexhxhid
Falenderimi takon Allahut,Subhanehu ve teala,ndersa pershendetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam,me pas:
Vertete ke te drejte kur thua se Islami na ka mesuar cdo gje! Islami iu erdhi njerzimit me cdo te mire ne ceshtjet e jetes se perditshme te tyre,ne ceshtjete fetare,ne ceshtjet e jetes dhe vdekjes…Kjo është keshtu ngase Islami është fe e Allahut,Subhanehu ve teala.
Mardheniet seksuale jane prej ceshtjeve me rendesi,te cilat i sqaroi feja jone duke vendosur ligje dhe parime,norma morale dhe mirsjellje,me te cilat anulon njehere e pergjithmone te qenurit e tyre vetem knaqesi shtazarake dhe shfryerje e epshit.Madje Islami e shoqeroi këtë me disa ceshtje,si: Nijjeti-qellimi i mire,duate dhe edukata sheriatike( ligjore),me te cilat mardheniet ngriten ne shkallen e ibadetit,per te cilat besimtari shperblehet tek Zoti i vet.
Mardhenieve i është kushtuar rendesi e madhe edhe ne traditen profetike ( Sunnetin e Pejgamberit,Alejhi selam,).
Ibnul Kajjimi ne librin e tij “Zadul Mead” thote: Sa i perkete mardhenieve seksuale,udhezimi profetik per to ishte udhezim i perkryer;me te ruhet shendeti,arrihet knaqesia dhe gezimi i shpirtit,arrihen qellimet,per te cilat edhe jane vendosur mardheniet…Mardheniet ne esence jane vendosur per tri gjera te cilat njeherit jane qellimet e saja thelbesore:
1-Ruajtja e pasardhesve dhe vazhdimi i races njerzore derisa te permbushet numri,te cilin Allahu,subhanehu ve teala, e caktoi se do te vie ne këtë bote.
2-Nxjerrja e  lengut (spermes),mbajtja e te cilit ne trup shkakton çrregullime,dhe
3-Kryerja e nevojes seksuale,arritja e knaqesise dhe defrimi me begatine ( te cilen t’a ka dhuruar Allahu,subhanehu ve teala,).Kjo njeherit është edhe dobia e cila do te jete ne Xhennet,sepse atje nuk do te këtë lindje dhe mbushje( me sperme),te cilen do t’a largoje derdhja.
Mjeket profesionaliste mendojne se mardheniet jane shkak prej shkaqeve te ruajtjes se shendetit.( Shif: Et-Tib En-Nebevijj,f:249)
Poashtu Ibnul Kajjimi -Allahu e paste meshiruar- thote: Prej dobive te mardhenieve vecojme poashtu: Ulja e shiqimit,vetpermbajtja,forca per nder ndaj ndalesave (per te mos rene ne ndalesa).Edhe gruaja ne te njejten kohe e arrin këtë.Pra njeriu ka dobi per vete ne dunja dhe ahiret sikurse qe edhe gruaja ka dobi ne këtë,dhe mu per këtë Pejgamberi Alejhi selam kujdesej per to ( mardheniet) dhe i pelqente ato.Thoshte Pejgamberi Alejhi selam ” ÍÈÈ Åáí ãä ÏäíÇßã : ÇáäÓÇÁ æÇáØíÈ ” Me jane bere te dashura prej dunjase suaj: Grate dhe era e mire”.( Ahmed 3/128,Nesaiu 7/61 ndersa Hakimi e ka cilesuar si te vertete)
Poashtu ka thënë Pejgamberi Alejhi selam ” íÇ ãÚÔÑ ÇáÔÈÇÈ ãä ÇÓÊØÇÚ ãäßã ÇáÈÇÁÉ ÝáíÊÒæÌ ¡ ÝÅäå ÃÛÖ ááÈÕÑ æÃÍÝÙ ááÝÑÌ ¡ æãä áã íÓÊØÚ ÝÚáíå ÈÇáÕæã ÝÅäå áå æÌÇÁ “O turme e te rinjeve! Kush ka mundesi prej jush per martese le te martohet;sepse martesa është me ndikuese per uljen e shiqimit dhe ruajtjen e organeve,ndersa kush nuk ka mundesi atehere le te agjeroje sepse agjerimi është mbrojtje per te”.( Buhariu 9/92,Muslimi 1400)( Shif: Et Tib En Nebevijj f: 251)
Prej ceshtjeve me rendesi,qe duhet kushtuar kujdes gjate mardhenieve vecojme:
1- Te qenurit e nijjetit vetem per hire te Allahut,Subhanehu ve teala.
-t’a vendos ne zemren e tij se me këtë veper ka per qellim ruajtjen e tij dhe familjen nga renia ne haram,
-shtimin e umetit islam; ne menyre qe te marre nam sepse popullsia e shumte është krenari,
-t’a dije se ai shperblehet per këtë edhe nese gjate aktit arrin knaqesi dhe gezim te atyperatyshem.Nga Ebu Dherr-rri transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ” æÝí ÈõÖÚ ÃÍÏßã ÕÏÞÉ ” Edhe ne mardheniet tuaja keni sadaka. Thane: O i derguari i Allahut! A ndodhe qe ndonjeri prej nesh te defrehet pastaj te këtë shperblim?! Tha Pejgamberi Alejhi selam : ÃÑÃíÊã áæ æÖÚåÇ Ýí ÇáÍÑÇã ¡ ÃßÇä Úáíå æÒÑ ¿ ÝßÐáß ÅÐÇ æÖÚåÇ Ýí ÇáÍáÇá ßÇä áå ÃÌÑ ” Cfare mendoni nese ai do t’e bente mardhenie me atë qe nk i lejohet,a do te kishte patur mekat? Po keshtu,kur ai ben ne menyre te lejuar ( dtth:me gruan) ka shperblim”.( Muslimi 760)
Kjo vertete është nje begati e madhe e Allahut ndaj ketij ummeti te bekuar.Allahut i qofte falenderimi, i Cili na beri prej ketij ummeti!
2- Para mardhenieve te filloj me butesi,shaka,prekje dhe puthje. Pejgamberi Alejhi selam i bente gjerat e tilla me grate e tij.
3- Te thote para se te beje mardhenie” ÈÓã Çááå Çááåã ÌäÈäÇ ÇáÔíØÇä æÌäÈ ÇáÔíØÇä ãÇ ÑÒÞÊäÇ “Me emrin e Allahut!O Allahu yne! Na e largo shejtanin dhe largoje prej asaj qe na furnizove”.Thote Pejgamberi Alejhi selam se nese Allahu,subhanehu ve teala, ka caktuar qe prej asaj nate (respektivisht mardhenieve) te lind femij,shejtani kurre nuk do te këtë mundesi t’i beje dem”.( Buhariu 9/187)
4- Lejohet te beje mardhenie me gruan ne organin gjenital prej cfaredo ane qofte,para apo mbrapa,por me kusht qe te jete patjeter ne organin gjenital,prej te cilit lind femiu.Thote Allahu,subhanehu ve teala, ” äÓÇÄßã ÍÑË áßã ÝÃÊæÇ ÍÑËßã Ãäì ÔÆÊã Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi… “.(Bekare 223)
Xhabiri,Alahu qofte ndare i knaqur prej tij,thote: Jehudet thonin: Nese njeriu ben mardhenie me grauan e tij nga ana e prapme (edhe nese është ne organin gjenital) lind femiu i vëngërt ( i gemte ne gjuhen popullore)! Allahu,subhanehu ve teala,si demantim shpalli se ” äÓÇÄßã ÍÑË áßã ÝÃÊæÇ ÍÑËßã Ãäì ÔÆÊã Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi… “.(Bekare 223) Ndersa Pejgamberi Alejhi selam tha: ( Kusht është) Te jete ne organin perkates edhe nese gruaja është para apo prapa.( Buhariu 8/154 & Muslimi 4/156)
5-Nuk i lejohte burrit assesi te beje mardhenie me gruan ne anus.Thote Allahu,subhanehu ve teala,”  äÓÇÄßã ÍÑË áßã ÝÃÊæÇ ÍÑËßã Ãäì ÔÆÊã ” Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi”.(Bekare 223) Eshtë e njohur se vendi i mbjelljes është pikerisht organi gjenital,prej te cilit pritet femiu.Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam ” ãáÚæä ãä íÃÊí ÇáäÓÇÁ Ýí ãÍÇÔøöåä ” I mallkuar qofte ai qe ben mardhenie me gruan ne anus”.( E transmeton Ibni Adiu 1/211 ndersa Shejh Albani ne librin Adabul Zufaf e ka cilesuar sit e vertete.Shif f: 105) Kjo nuk lejohet sepse bie ndesh me natyrshmerine dhe është nje veper,qe qeniet normale nuk e pranojne.Poashtu ne këtë veper te ndyre gruas i humb knaqesia,pastaj anusi është organ i jashteqitjes, e shume gjera tjera qe vertetojne ndalimin e kesaj vepre.
6- Nese burri ben mardhenie me gruan pastaj deshiron t’a perseris prape atehere le te marre abdes. Pejgamberi Alejhi selam pate thënë” ÅÐÇ ÃÊì ÃÍÏßã Ãåáå Ëã ÃÑÇÏ Ãä íÚæÏ ÝáíÊæÖà ÈíäåãÇ æÖæÁÇ ¡ ÝÅäå ÃäÔØ Ýí ÇáÚóæúÏ ” Kur ndonjeri ben mardhenie me gruan e tij,nese deshiron t’a perseris,le te marre nje abdes ne mes tyre, sepse kjo e bene( me te kthjellet dhe) me aktiv ne mardhenie “.( Muslimi 1/171)
Kjo gje konsiderohet e preferuar dhe jo e obliguar.Nerse ka mundesi te pastrohet atehere le te pastrohet,madje kjo është me e mire.Ne hadithin e Ebu Rafi-ut rrefehet se Pejgamberi Alejhi selam kishte vizituar nje dite grate e tij dhe pastrohej tek cdonjera ( pas mardhenieve me to).Tha (Rafiu): i tashe : O i derguari i Allahut!Perse nuk e ben vetem nje larje? Tha: åÐÇ ÃÒßì æÃØíÈ æÃØåÑ Kjo është me e mire,me e bukur dhe me e paster”.( Ebu davudi dhe Nesaiu 1/79)
7- Obligohet pastrimi per dy bashkeshortet apo per njerin prej tyre ne rastet vijuese:
-Bashkimi i dy organeve.Thote Pejgamberi Alejhi selam”öÐóÇ ÌóÇæóÒó ÇáúÎöÊóÇäõ ÇáúÎöÊóÇäó ( æÝí ÑæÇíÉ : ãÓø ÇáÎÊÇä ÇáÎÊÇä ) ÝóÞóÏú æóÌóÈó ÇáúÛõÓúá ” Kur organi te depertoje ne organ ( ne nje version t’a preke organi organin) obligohet larja ( gusli) . (Ahmedi & Muslimi,nr:526).
Ky lloj i pastrimit është obligim,pamarreparasysh se jane derdhur apo jo.Prekja e organit është hyrja e njerit ne tjetrin e jo vetem puçitja.
-Dalja e sperms edhe nese nuk jane bashkuar organet.Thote Pejgamberi Alejhi selam ” ÅäãÇ ÇáãÇÁ ãä ÇáãÇÁ ” Vertete uji (pastrimi obligohet )prej ujit ( derdhjes).( Muslimi 1/269).Begaviu ka thënë ne librin e tij: Sherhus Sunneh 2/9: Pastrimi nga xhunublleku obligohet prej dy ceshtjeve: Ose prej hyrjes se organit ne organ,ose dalja e spermes nga burri apo gruaja.Iu lejohet dy bashkeshorteve te lahen ne nje vend,edhe nese e shohin njeri tjetrin.Aisheja,gruaja e Pejgamberit,Alejhi selam, transmeton dhe thote: Laheshim une dhe Pejgamberi Alejhi selam prej nje ene te perbashket.Na u perziheshin duart dhe ma paraprinte derisa i thoja: Lerma mua,lerma mua!Thote: Ata dy ishin xhunube (te papastert).( Transmeton Buhariu & Muslimi)
8-Lejohet per atë,qe i është obliguar pastrimi te fleje ashtu deri para kohes se namazit,por me mire është qe ne këtë rast te marre abdes,duke u bazuar ne hadithin e Omerit,i cili e kishte pyetur Pejgamberin,Alejhi selam,: A te fleje ndokush prej nesh edhe duke qene i papaster (xhunub) ? Tha:Po,por merr abdes nese deshiron”.( Ibni Hibbani 232)  
9- Ndalohen mardheniet me gruan ne te permuajshmet (menstruacione). Thote Allahu,subhanehu ve teala, ” æíÓÃáæäß Úä ÇáãÍíÖ Þá åæ ÃÐì ÝÇÚÊÒáæÇ ÇáäÓÇÁ Ýí ÇáãÍíÖ æáÇ ÊÞÑÈæåä ÍÊì íØåÑä ÝÅÐÇ ÊØåÑä ÝÃÊæåä ãä ÍíË ÃãÑßã Çááå Åä Çááå íÍÈ ÇáÊæÇÈíä æíÍÈ ÇáãÊØåÑíä Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.…”( Bekare 222)
Cdokosh qe ben këtë veper e ka obligim te jap sadaka një apo gjysme dinari.Pejgamberi keshtu i ishte pergjegjur pyetesit, i cili e kishte pyetur per nje gje te tille.( Transmetojne autoret e suneneve,ndersa Shejh Albani ne librin Adabul Zufaf,f:122,e cileson si te vertete).
Por lejohet te defrehet me gruan ne te permuajshmet me perjashtim te organit gjenital.Aisheja rrefen e thote: Pejgamberi Alejhi selam e urdheronte ndonjeren prej nesh te vishej e pastaj çonte dashuri me te”.( Muttefeku alejhi)
10- Burrit i lejohte Azli (derdhja jashte organit femeror) nese nuk deshiron te këtë femije.Poashtu i lejohet edhe perdorimi i ndonje mjeti mbrojtes,nese per nje gje te tille e lejon gruaja,sepse gruaja ka te drejte ne knaqesi dhe defrim.Argument per këtë është hadithi i Xhabir Bin Abdil-Lah-It, i cili thote: E Praktikonim Azlin.Pejgamberi Alejhi selam u njoftua per këtë por nuk na ndaloi.(Buhariu 9/250 & Muslimi 4/160)
Por me mire është braktisja e gjerave te tilla ( Azlit dhe perdorimit te mjetit mbrojtes) per disa arsye:
– Sepse kjo ia humb gruas knaqesine apo se paku ia pakeson.
– Anashkalimi i njerit prej qellimeve te marteses,i cili është: shumimi i pasardhesve,sic e cekem me pare.
11- I ndalohet te dy bashkeshorteve t’i perhapin sekretet e jetes bashkeshortore.Kjo është prej gjerave me te keqia.Thote Pejgamberi Alejhi selam ” Åä ãä ÔÑ ÇáäÇÓ ãäÒáÉ ÚäÏ Çááå íæã ÇáÞíÇãÉ ÇáÑÌá íÝÖí Åáì ÇãÑÃÊå æÊÝÖí Åáíå Ëã íäÔÑ ÓÑåÇ” Njeriu me pozite me te keqe tek Allahu ne diten e kijametit kur burri e informon per dic apo e informon atë pastaj ia perhape sekretin e saj”.( Muslimi 4/157)
Nga Esma bint Jezid rrefehet se ajo kishte qene tek Pejgamberi Alejhi selam,ne prezence te te cilit ishin burra dhe gra ulur.Tha: áÚá ÑÌáÇ íÞæá ãÇ íÝÚá ÈÃåáå ¡ æáÚá ÇãÑÃÉ ÊÎÈÑ ÈãÇ ÝÚáÊ ãÚ ÒæÌåÇ ¿! Ndoshta ndokush prej jush e perhape atë qe ben me gruan e tij apo gruaja e perhap atë qe ben me burrin e vet?!Heshten njerzit dhe nuk u pergjegj akush.Thashe: Po pasha Allahun o i derguar i Allahut! Edhe ato por edhe ata e bejne këtë.Tha: ÝáÇ ÊÝÚáæÇ ¡ ÝÅäãÇ Ðáß ãËá ÔíØÇä áÞí ÔíØÇäÉ Ýí ØÑíÞ ÝÛÔíåÇ æÇáäÇÓ íäÙÑæä ” Atehere mos e beni këtë sepse kjo i ngjan shembullit te shejtanit, i cili takon shejtanen ne rruge dhe ben mardhenie ndersa tjeret e shikojne.(Ebu Davud 1/339 ndersa Shejh Albani e ka cilesuar si te vertete ne Adabul Zufaf,f:143)
Kjo ishte e tera qe na u mundesau t’a cekim.Lavdi i takon Allahut,Subhanehu ve teala, i Cili na udhezoi ne këtë fe te madhe,e cila ka parime morale te larta.Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala per atë se na udhezoi ne te miren e dunjas dhe ahiretit.
Pershendetjet e Allahut,Subhanehu ve teala qofshin mbi Pejgamberin tone Muhammedin paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi te!
Pershtati : Sedat Gani Islami
27/12/2004,e hene
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s