NENAT E BESIMTAREVE

NENAT E BESIMTAREVE
(Gratë e Muhammedit Alejhi selam)
“Nënat e besimtarëve” është ofiq,me të cilin Kur’ani i nderoi gratë e Pejgamberit Alejhi selam. Thotë Allahu s.w.t ” {æÃÒæÇÌå ÃãåÇÊåã}…ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre…” ( Ahzab 6)
Qëllimi nga ky emërtimi i tyre me këtë ofiq ka qenë pikërisht aprovimi i ndalimit të martesës së njerzve me to pas ndarjes së tyre nga Pejgamberi Alejhi selam. Ky rregull apo kjo dispozitë është i/e cekur në Kur’anin famëlartë. Thote Allahu s.w.t ” {æãÇ ßÇä áßã Ãä ÊÄÐæÇ ÑÓæá Çááå ¡ æáÇ Ãä ÊäßÍæÇ ÃÒæÇÌå ãä ÈÚÏå ÃÈÏÇ Åä Ðáßã ßÇä ÚäÏ Çááå ÚÙíãÇ}   Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.( Ahzab 53)
Llogaritja e grave të Pejgamberit Alejhi selam “Nëna të besimtarëve”,ka pozitën e nje simboli,i cili është vendosur në gjoksat e tyre si nder dhe respekt për to dhe për rolin e tyre në Da’wen islame ( Thirrjen për në rrugën e Allahut s.w.t.)
Ky ofiq iu është dhënë 13 grave,të cilat i martoi Pejgamberi Alejhi selam. Në të njejtën kohë , Pejgamberi Alejhi selam nuk kishte nën kurorë me shumë se nëntë (9) gra.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to ishte sipas radhitjes vijuese:
E para: Hatixhe Bint Huvejlid,me të cilen u martua Pejgamberi Alejhi selam para se t’i vinte shpallja 15 vite. Pejgamberi Alejhi selam me të kishte dy djem e kater vajza.Vdiq me 10 Ramazan të vitit të dyte të shpalljes.
E dyta: Sevde Bint Zem’ah,me të cilen u martua Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të 10-të të shpalljes.Ka vdekur në fund të hilafetit të Omerit r.a
E treta: Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik,të cilen e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Shevval të vitit të parë (1) të hixhretit (migrimit) . Ishte gruaja e vetme e Pejgamberit Alejhi selam ,të cilen e martoi beqare.Vdiq naten e 17-të të Ramazanit , 58 hixhrijj.
E katerta: Hafsa Bint Omer Bin El Hattab. Pejgamberi Alejhi selam e martoi Hafsane në mesin e vitit të trete të hixhrit.Vdiq në Sha’ban të vitit 45 hixhrijj.
E pesta: Zejneb Bint Huzejme Bin El Harith El Hilalijje ,të cilen e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të trete hixhrijj.Ka qendruar me Pejgambein alejhi selam vetem 8 muaj sepse vdekja e ndau prej tij.Vdiq në Medine duke qene afer 30 vjeqare.
E gjashta: Ummu Seleme.Emri i saj ishte: Hind Bint Suhejl. Pejgamberi Alejhi selam e martoi në dhjete ditet e fundit të muajit Shevval në vitin e katerte të hixhretit.Vdiq në ramazan të vitit 59 hixhrijj
E shtata: Zejneb Bint Xhahsh. Allahu e martoi këtë me Pejgamberin Alejhi selam.Thote Allahu s.w.t “{ÝáãÇ ÞÖì ÒíÏ ãäåÇ æØÑÇ ÒæÌäÇßåÇ áßì áÇ íßæä Úáì ÇáãÄãäíä ÍÑÌ Ýì ÃÒæÇÌ ÃÏÚíÇÆåã} “… E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre…” ( Ahzab 37)
Pejgamberi Alejhi selam hyri në gjerdek me të në fillim të muajit Dhul Ka’de të vitit te peste (5) të hixhretit.Vdiq në vitin e 20-të të hixhretit në kohen e hilafetit të Omerit r.a
E teta: Xhuvejrijje Bint El Harith. Pejgamberi Alejhi selam u martua me të në vitin e gjashte (6) të hixhretit.Ishte roberesha e pare e Pejgamberit Alejhi selam .Vdiq në muajin Rebiul Evvel,të vitit 56 të hixhretit.
E nenta: Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle. Migroi me burrin e saj Abdullah bin Xhahshin në Habesh (Etiopi) por burri i saj u be i krishtere ndersa kjo qendroi besnike dhe stoike në Islam. Pejgamberi Alejhi selam i shkroi mbretit Nexhashi që t’a martoje Muhammedin a.s me Ummi Habiben,me autorizim të tij.U kthye në Medine në muajin Muharrem,në vitin e shtate të hixhretit.Vdiq në vitin e 44-të të hixhretit,në kohen  hilafetit të vellaut të saj, Muaviut r.a
E dhjeta: Safijje Bint Hujej Bin Ahtab. Ishte roberesha e dyte.E pranoi Islamin keshtuqe e liroi Pejgamberi Alejhi selam dhe si meher ia dha lirimin e saj si dhe u martua me të. Vdiq në vitin e 52-të të hixhretit.
E njembedhjeta: Mejmune Bint El Harith,motra e Xhuvejrijjes. U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në muajin Dhul Ka’de të vitit të shtate (7) të hixhretit. Ajo ia dhuroi veten Pejgamberit Alejhi selam sic rrefen edhe Kur’ani “{æÇãÑÃÉ ãÄãäÉ Åä æåÈÊ äÝÓåÇ ááäÈì} …dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit …( Ahzab 50)
Vdiq në vitin 51 të hixhretit.
E dymbedhjeta: Rejhane Bint Zejd . Pejgamberi Alejhi selam e la të zgjedhe në mes Islamit,lirimit dhe marteses apo qendrimit në Jehudizem? Zgjodhi Islamin. Kjo ngjau në fund të vitit të peste të Hixhretit.Jetoi disa vite pastaj vdiq në fund të vitit të dhjete ( 10) të hixhretit.
E trembedhjeta: Marija Kiptase, të cilen ia dhuroi i madhi i kiptasve ne Misr (Egjipt). Mbeti në shtepine e Pejgamberit Alejhi selam derisa mbeti shtatezene ne Ibrahimin (djalin e Pejgamberit Alejhi selam),u be nena e femiut dhe fitoi lirine. (Sepse në Islam kur të lind roberesha behet e lire). Edhe kjo gezon të drejten e nenave të besimtareve për hire të pozites se saj tek Pejgamberi Alejhi selam .Vdiq në muajin Muharrem të vitit 16 të hixhretit.
——————————————————————————————-
Shkroi: Prof.Dr: Abdus Sabbur Shahin
Referenca tjera për ata që deshiron me shume:
1- Ummehatul Mu’minin, Aishe Abdurrahman, Boton: El hej’etu el Ammetu lil Kitab
2- Subul huda ve-rr-Rreshad fi Sireti Hajrel Ibadi,punuar nga Keshilli i Larte për Ceshtje Islame
3- Zadul Mead ,Ibnul Kajjim,boton Daru Rrejjan lit Turath
( Kjo faqe është faqe zyrtare e Ministrise se Vakfit në Egjipt.Materialin e kemi marre nga nje program,i quajtur Mefaheem,i cili është prodhimi i Web-sajtit në fjale.Programi është në disponim të cdokujt që deshiron t’a shkarkoje.)
Pershtati në gjuhen shqipe : Sedat Gani Islami
29/11/2004, hene
Brunei Darussalam
Meqe rreth temes ne fjale ka mendime te ndryshme , e pashe te arsyeshme t’a sjelle edhe nje teme po me kete tematike,ne menyre qe lexuesi te njihet me mendimet dhe ne fund te zgjedhe ate qe i duket me e qelluar 
 

GRATE E PEJGAMBERIT ALEJHI SELAM

Mufti: Hiresia e tij,Shejhu: Atijje Sekar
Maj 1997
PYETJA: Sa është numri i grave të Pejgamberit Alejhi selam dhe perse Allahu s.w.t  ia lejoi atij të martohet me më shume se kater gra?
PERGJEGJA: Numri i dakorduar rreth grave të Pejgamberit Alejhi selam është 11 (njembedhjete). Dy prej tyre kane vdekur në të gjalle të Pejgamberit Alejhi selam dhe ato jane :
– Hatixhe-ja, dhe
– Zejneb bint Huzejmeh.
Ndersa Pejgamberi Alejhi selam ka vdekur në të gjalle të nente (9) grave të tij. Gjashte (6) gra të tij ishin prej kurejsheve,katra (4) ishin arabe jo kurejshe,nje (1) ishte joarabe dhe ajo është Safijja nga Beni Israilet.  
Kurejshet ishin:
1-Hatixhe Bint Huvejlid, e cila gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Kusaj.
Ishte gruaja e pare e Pejgamberit Alejhi selam,e cila ia lindi të gjithe femijet: Abdullahun , Kasimin, Zejnebin, Rukajjen, Ummu Kulthumin dhe Fatimen. Ndersa Ibrahimin e kishte me Marijen Kiptase.Sipas shenimeve me të sigurta ka vdekur në Mekke tri vjet para hixhretit.
2- Sevde Bint Zem’ah, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek gjyshi i tij Luej bin Galib. Eshte martuar me të pak kohe pas vdekjes se Hatixhes r.a. Ka bërë kuroren me të në Mekke ndersa thuhet se në gjerdek ka hyre ose në Mekke ose në Medine. Ka vdekur në vitin 54 hixhrijj.
3- Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj.Ka bërë kurore me të pasi që beri me Sevden ndersa në gjerdek me të ka hyre në Medine.Ka vdekur në vitin 56 hixhrijj ose pas tij.
4- Hafsa Bint Omer Bin El Hattab, gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj. Eshtë  martuar me të në vitin e 2-të ose 3-të të hixhretit.Vdiq në vitin 45 hixhrijj.
5-Ummu Seleme. Emri i saj ishte Hind. Thuhet se quhej Remle. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek K’ab bin Luejj. E martoi pas vdekjes se burri të saj në vitin e katerte të hixhretit ndersa vdiq në vitin 58 të hixhretit ose me vone.
6- Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle,ndersa thuhet se quhej Hind. Ishte bija e Ebi Sufjanit. Gjenealogjikisht bashkohet me Pejgamberin Alejhi selam tek Kab bin Luejj. Beri kurore me të në vitin e shtate të hixhretit derisa ishte në Habesh. Vdiq me 44 hixhrij.Thuhet edhe ndryshe.
Ndersa arabet ishin:
1- Zejneb Bint Xhahsh. Babai i saj ishte nga fisi Medarr ndersa nena e saj ishte kurejshe.Quhej Emime Bint Abdul Muttalib Bin Hashim. E martoi Pejgamberi Alejhi selam pasiqe u shkurorezua nga Zejd Bin Harithe në vitin e trete ose të katert ose të peste sipas hixhrit.Vdiq në vitin 20 hixhrijj ose pas tij.
2- Xhuvejrijje Bint El Harith El Mustalkije. U zu robereshe në betejen e Beni Mustalakut. Pejgamberi Alejhi selam e liroi dhe u martua me të në vitin e peste ose të gjashte të hixhretit.Vdiq në vitin 50 ose pas tij sipas hixhrit.
3- Zejneb Bint Huzejme. Ne xhahilijet thirrej Ummu-l-Mesakin.U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në vitin e 3-të apo të 4-të sipas hixhretit.Vdiq në vitin e 4-të.Qendroi tek Pejgamberi Alejhi selam 2 apo 3 muaj . Thuhet se ka qendruar tete muaj.
4- Mejmune Bint El Harith. Eshte martuar me të në vitin e shtate sipas hixhrit në Umren kompenzuese( umre kadaijje) ndersa ka vdekur në vitin 51 sipas hixhrit.
Ndersa joarabet ishin Safijje bint Hujej Ahtab. Ishte prej fisit jehud Beni Nudajr. U zu robereshe.Pejgamberi a.s e bleu nga Dihje-u dhe u martua me të në Betejen e Hajberit në vitin e shtate sipas hixhrit.Vdiq në vitin e 50-të apo pas tij. Pejgamberi Alejhi selam ka martuar edhe gra të tjera por nuk ka hyre në gjerdek me to.
Ndersa sa i perket Marijes Kiptase nuk ka qene grua e lire me kurore por Pejgamberi Alejhi selam defrehej me të si robereshe. Ia lindi Ibrahimin ndersa vdiq në vitin e 12-të ose 16-të sipas hixhrit.
Pejgamberi Alejhi selam e martoi këtë numer sipas traditave të cilat ishin aktuale tek arabet dhe të tjeret në lidhje me poligamine.Ajeti i cili perkufizon numrin në kater nuk kishte zbritur perveqse pasi që Pejgamberi Alejhi selam i kishte martuar të gjitha.Allahu s.w.t ia ndaloi numrin me më shume se ky dhe e urdheroi t’i mbaje si shperblim për to për hire të zgjedhjes se tyre për të qene nen kurore me Pejgamberin Alejhi selam me gjithe jeten modeste dhe askete që bente.Thote Allahu s.w.t ” { áÇ íÍá áß ÇáäÓÇÁ ãä ÈÚÏ æáÇ Ãä ÊÈÏøóá Èåä ãä ÃÒæÇÌ æáæ ÃÚÌÈß ÍÓäåä } Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre…”(Ahzab 52)
Poashtu Allahu s.w.t ua ndaloi besimtareve të martohen me to pas vdekjes se Pejgamberit Alejhi selam .Thote Allahu s.w.t “{ æãÇ ßÇä áßã Ãä ÊÄÐæÇ ÑÓæá Çááøóå æáÇ Ãä ÊäßÍæÇ ÃÒæÇÌå ãä ÈÚÏå ÃÈÏÇ }  Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij…”(Ahzab 53)
Mu për këtë asnje prej tyre nuk e shkurorezoi Pejgamberi Alejhi selam në menyre që të jene nen perkujdesjen e tij dhe të jene në Xhennet.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to nuk ishte e motivuar nga ndonje ndjenje e pashpirte epsharake por ka qene në baze të virtyteve  të larta njerzore sepse po të ishte për epsh do të zgjedhte beqaresha dhe nuk do të ishin të gjitha të veja me perjashtim të Aishes r.a .
Pastaj po të ishte për epsh nuk do të kishte refuzuar shume gra, të cilat ia falnin veten Pejgamberit Alejhi selam ( dtth kerkonin martese me të pa meher). Martesa e tij me cdonjeren prej tyre ishte me lejen e Allahut s.w.t. Transmetohet se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë”” ãÇ ÊÒæÌÊ ÔíÆÇ ãä äÓÇÆì ¡ æáÇ ÒæÌÊ ÔíÆÇ ãä ÈäÇÊì ÅáÇ ÈæÍì ÌÇÁ áì Èå ÌÈÑíá Úä ÑÈì ÚÒ æÌá ”  Nuk jam martuar me asnje prej grave të mia dhe as nuk i kam martuar vajzat e mia perveqse në baze të shpalljes, me të cilen me vinte Xhibrili nga Zoti im”.
Kjo nuk vie aspak në kundershtim me hadithin ” “ÍÈÈ Åáì ãä ÏäíÇßã ÇáØíÈ æÇáäÓÇÁ  æÌÚáÊ ÞÑÉ Úíäì Ýì ÇáÕáÇÉ ”  Më jane bërë të dashura nga dunjaja juaj misku( era e mire) dhe grate ndersa rehatia ime është në namaz”,dhe as nuk zbehe qendrimin e tij sepse kjo është dashuri meshire,e cila e ka nxitur të porosis për to shume, madje edhe në ditet e fundit të jetes se tij.
Perktheu: Sedat Gani Islami
30/11/04, e marte
Brunei Darussalam
(Marre nga programi i Fetawa-ve,i publikuar në këtë web-sajt)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s