O SYRI IM PIKO LOTE !

O SYRI IM PIKO LOTE !
Une kam shoke, qe do te udhetojne me mua, por ata jane pergaditur ndersa une jo,ata kane marre te mira te shumta ndersa une…jo,madje une kam barre te rende ne qafe…Barre te demshme e jo te dobishme…
Ah po t’a dija se c’me beri t’a barte ate qe ben dem e nuk ben dobi ?!
Ah ta dija se perse shoket e mi rreth meje i barten te mirat dhe u gezuan e u ben te lumtur…?! Shpirterat e tyre jane te qete e ne rehati ndersa shpirti im,i pikelluar dhe i lenduar…
Sa here eshte munduar shpirti im te me nxis te jem edhe une me ata ?
Por hapat e mi ishin te rende dhe nuk ecnin drejt tyre.
I thashe: O shpirti im! Nese nuk nxiton per hire te asaj qe te ben dobi atehere sepaku nxito te largosh ato ( mekate) qe je duke i bartur…
O shpirti im ! Sa shume te ka renduar ajo qe barte…
O shpirti im! Sa shume te ka demtuar e nuk te ka bere dobi…Atehere perse ende vazhdon t’a bartesh ate barre?!
Nuk m’u pergjegj…
Thirra: O syri im piko lotë !
Eshte afruar koha e udhetimit dhe eshte bere e domosdoshme pergaditja per te. Rreth meje kam aq shumepune dhe ceshtje te veshtira per udhetim thuajase jane tingellime apo shushuritje e nje zgjoi bletesh.
Po sepse ai nuk eshte vetem udhetim i rendesishem por eshte udhetimi më me rendesi, te cilin do t’a udhetojme te gjithe se bashku…Eshte udhetimi per ne Ahiret dhe a thua valle, a ka ndonje udhetim më me rendesi sesa ky ?!
Jo dhe njemije here jo..Ai eshte udhetimi më me rendesi qysh kur na kane lindur nenat tona…Udhetimi,pas te cilit nuk ka kthim më…Mu per kete e  meriton te jete udhetimi më me rendesi ne jeten tone.
Megjithate tere keto nuk arriten te me levizin keshtuqe thirra : O syri im! Piko lotë!
Ditet jane afruar por kjo dite nuk eshte sikurse ditet tjera…E ndiej kete por nuk e di perse?
A thua se syte e mi nuk e kane pare kete? Kush jane ata? A vertete ai eshte fundi? A ka filluar udhetimi ? Cfare më ndodhe, kam filluar te ndiej te ftohte?
U binda se ai ishte fundi…Po, filloi udhetimi por ku eshte pergaditja per te? A vertet do te udhetoj pa pergaditje?! A vertet do te udhetoj pa pergaditje? !
Por me preokupoi nje ceshtje tjeter…Sic me pe edhe me pare bartja barre te keqe…Eshte shanse per t’a larguar ate por une disi nuk mundem?
A te therras: O syte e mi pikoni lotë ? Por edhe kete nuk po mundem t’a beje?
Gjuha nuk leviz,trupi i teri eshte bere i ngurte, nuk mund te them LA ILAHE IL-LA ALLAH,” ßáÇ ÅÐÇ ÈáÛÊ ÇáÊÑÞí æÞíá ãä ÑÇÞ æÙä Ãäå ÇáÝÑÇÞ ” Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),  Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”  Dhe ai bindet se ai po ndahet.  ( Kijame 26-28) ,” ÝáæáÇ ÅÐÇ ÈáÛÊ ÇáÍáÞæã æÃäÊã ÍíäÆÐ ò ÊäÙÑæä æäÍä ÃÞÑÈ Åáíå ãäßã æáßä áÇ ÊÈÕÑæä ” Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,84.E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).85.E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.(Wakia 83-86)
A në keto momente pendim a? Jo pasha Allahun (nuk ka pendim).
Ceshte kjo? Ku ? Qenka bote e re,cdo kush qe hyn, i matet ajo te cilen e ka sjellur me vete.
Me ndau kjo nga gjumi per ne dhe,me ndau nga te dashurit,por,e tere kjo eshte e lehte dhe e thjeshte para Mizanit-peshores…
Ku eshte pregaditja? Ku eshte?
Mjere per mua se cfare kam me vete….A po me shef, edhe une do ta vendosi barren ne peshore?
O syri im loto! Atehere kur Allahu te deshiroj qe te vertetohet e verteta , te ndodhe krisma e Kijametit,te dridhet toka me dridhje te fuqishme dhe t’a nxjerre tere ate qe ka fshehur brenda,do te ngritem me ata qe ngriten; i zhveshur,i zbathur dhe i pa bere synnet…
Ah cfare tmerri jam duke e pare…Prej njerzve ka qe djereset ia kane mbuluar gjysmen e trupit,tjetrit i kane arriutr deri tek goja…Disa prej tyre bartin barra sa kodrat por ku jane??
Ai i barte ne shpinen e vet dhe ec drejt Mahsherit ( vendit te tubimit te krijesave ne Diten e Gjykimit)
Prej tyre ka qe bartin toke…Po,toke ne qafat e tyre,por cfare toke? Vertet nje pellembe e tokes se dunjas sot i lidhet per qafe sikur te ishin shtate pale toke.
E une sa barti…O syri im loto!
Atehere kur te deshiroj Allahu s.w.t pas nje qendrimi te gjate,qe te vendoset per krijesa dhe te shperndahen fletushkat e veprave,shef njerez ne te djathte e ne te majte…Nga ia kane mesyer ata njerez? Nga ia kane mesyer keta njerez?
Djathtistet jane mesyer per ne begatite e perhershme ..Vëja imagjinates sate nje re qe te notoje ne kete begati derisa te arrije tek qellimi i saj, sepse atje do ta dish se ajo begati eshte edhe me e madhe..Si jo kur ne te ka ate qe  syri nuk e ka pare, veshi nuk e ka degjuar dhe as qe ka patur mundesi t’a imagjinoj mendja e njeriut…
Ndersa sa iu perket majtisteve ata jane mesyer per ne një pritje me ujë të vale, djegie nga zjarri i Xhehennemit…
Thirret ndonjeri prej tyre: ÎÐæå ÝÛáøæå Ëã ÇáÌÍíã Õáøæå Ëã Ýí ÓáÓáÉ ÐÑÚåÇ ÓÈÚæä ÐÑÇÚÇ ÝÇÓáßæå “U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëjani prangat!31.Pastaj atë shtijeni në Xhehennem…32.Mandej, lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.( Hakka 30-32)
Flit e mos pyet hiç…lendohen syte…çahen zemrat…grisen lekurat, por … ”  ßáãÇ äÖÌÊ ÌáæÏåã ÈÏáäÇåã ÌáæÏÇ ÛíÑåÇ áíÐæÞæÇ ÇáÚÐÇÈ  Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin..(Nisa 56)
Kerkojme falje dhe ndjese O Zoti i zotrave!
Vella dhe i dashuri im! Shpresoj qe te mos therrasesh: O syri im loto!,sepse perpara vetes ke shanse,pasiqe prej shetitjes sate u ktheve me nje keshille te madhe inshaAllah!
E Lus Allahun ten a bshkoje me djathtistet atjet ne xhennet!
——————————————————————————————
E shkroi mentori i pergjithshem i Web-sajtit per fikh: Ejmen Sami
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
5/12/2004,e diele
Ubd, Brunei Darussalam
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s