Predikuesi Shurdhmemec !

Predikuesi Shurdhmemec !

Jam nje i ri, ne moshen 37 vjecare.Jam i martuar dhe kam femije.Nuk kam lene ndalese te Allahut,Subhanehu ve teala pa e neperkembur.

Sa i perkete namazit nuk e falja ne xhemat perveqse ne disa raste per te mos thene te tjeret “ja nuk falet me xhemat”. Tere kjo ishte si shkak i shoqerise sime te keqe dhe thuajase shejtani i mallkuar me kishte shoqeruar ne shumicen e koheve te mia.

Atebote e kisha nje femije shtate vjecar.Quhej Mervan.Ishte shurdhmemec, por nga nena e tij besimtare kishte thithur imanin-besimin e vertete.

Nje nate une dhe biri im Mervani ishim ne shtepi.Derisa koha e namazit te akshamit veq ishte afruar dhe une planifikoja se cfare do te bej dhe ku do te shkoje me shoket e mi neser,erdhi biri im dhe filloi te me flase me gjeste,me te cilat mirreshim vesh ndermjet vete.Sikur me thoshte: Perse o babai im nuk falesh? E ngriti doren lart drejt qiellit dhe me kercenohej se Allahu,subhanehu ve teala, te shef…

Biri im ndonjehere me shifte duke bere gjera te ndaluara keshtuqe u cudita prej fjaleve te tij! Filloi te qaje para meje…

Desha t’a marre ne preher por me iku…Pas pak shkoi tek ena per abdes dhe morri abdes…Nuk dinte t’a bente mire abdesin por e kishte mesuar disi duke e pare nenen e tij, e cila cdohere me keshillonte por pa dobi…Ishte prej grave qe kishin mesuar Kur’anin permendesh.

Erdhi biri im shurdhmemec dhe me beri me shenje qe te pres pak…Kur ja filloi te falet para meje…Pasi e kreu namazin  shkoi dhe e solli Kur’anin fisnik,e vendosi para meje,e hapi duke mos i shfletuar faqet dhe e vendosi gishtin ne kete ajet  ” íÇ ÃÈÊö Åäí ÃÎÇÝ Ãä íãÓß ÚÐÇÈ ãä ÇáÑÍãä ÝÊßæä ááÔíØÇä æáíÇ ” O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!”( Merjem 45),pastaj ia plasi vajit…

Qava edhe une me te gjate. U ngrit dhe m’i fshinte lotet,m’i puthte duart dhe koken dhe me thoshte me gjeste: Falu o babai im para se te vendosesh ne dhe dhe te behesh peng i ndeshkimit!

Pasha Allahun,subhanehu ve teala, ndihesha i cuditur dhe shume i frikesuar,te cilen frike askush perveq Allahut,Subhanehu ve teala, nuk e di.U ngrita menjehere dhe fillova t’i ndeze dritat e shtepise.Biri im Mervani me vinte pas në cdo dhome dhe me shiqonte me cudi se cfare bëja.

Me tha: Leri dritat dhe eja te shkojme ne xhamine e madhe,xhamine e Pejgamberit,Alejhi selam. I thashe: Te shkojme ne xhamine afer shtepise sone.Refuzoi dhe ishte kembengulur vetem per ne xhamine e Pejgamberit,Alejhi selam.

Shkuam atje,por une ndieja frike te madhe…Gjate tere rruges asnjehere nuk m’i ndau shiqimet e tij…

Hymë ne xhamine e shenjte, e cila ishte perplot njerez. E falem namazin e jacise. Imami gjate namazit kendoi ” íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ áÇ ÊÊÈÚæÇ ÎØæÇÊ ÇáÔíØÇä æãä íÊÈÚ ÎØæÇÊ ÇáÔíØÇä ÝÅäå íÃãÑ ÈÇáÝÍÔÇÁ æÇáãäßÑ æáæáÇ ÝÖá Çááå Úáíßã æÑÍãÊå ãÇ Òßì ãäßã ãä ÃÍÏ ÃÈÏÇð æáßä Çááå íÒßí ãä íÔÇÁ æÇááå ÓãíÚ Úáíã  ” O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di”( Nur 21)

Nuk munda ta permbaj veten nga lotet ndersa Mervani kur me pa mua qante edhe ai. Gjate uljes se pare ne namaz e nxorri Mervani nje mindil dhe m’i fshinte me të lotet.Pas perfundimit te namazit ende qaja ndersa ai m’i fshinte lotet…Mbeta ne xhami ne nje gjendje te tille plot nje ore,deri atehere kur Mervani me beri me gjest: Mjaft me o babai im…Mos u frikeso…Ai frikesohej shume prej te qarit tim te madh.

U kthyem ne shtepi. Ajo nate ishte nata me e madhe e jetes sime,sepse une u linda “per se dytsh “. Erdhi gruaja ime dhe femijet. Filluan te qajne te gjithe duke mos e ditur se cka ndodhur.Mervani iu tha: Babai im eshte falur ne harem ( xhamine e Pejgamberit,Alejhi selam )

U gezua gruaja ime prej ketij lajmi, i cili ishte fryt i edukates se saj qe ia kishte kushtuar Mervanit. Ia tregova tere ate qe ndodhi mes meje dhe Mervanit.

I thashe: Te beje be ne Allahun,a ti e mesove ta hape Kur’anin ne ate ajet?

U betua tri here ne Allahun se ajo nuk e kishte mesuar.

Pastaj me tha: E falenderoj Allahun,subhanehu ve teala, per kete dhunti te madhe.Ajo nate ishte nata me e bekuar e neteve te mia.Tani mua -fale ndihmes se Allahut,Subhanehu ve teala,- asnje namaz nuk me kalon pa e falur me xhemat ne xhamine e Pejgamberit,Alejhi selam,

I kam braktisur shoket e keqinje…Kam shijuar embelsine e imanit…Nese me shef mua do ta shohish kete qe po t’a them ne fytyren time.

Poashtu kam filluar te jetoje ne nje lumturi familjare dhe mirkuptim me gruan dhe femijet, e ne vecanti me birin tim Mervanin,shurdhmemecin,te cilin e dua shume,si jo, kur ai me lejen e Allahut,Subhanehu ve teala me udhezoi ne rruge te drejte

Marre nga: www.emanway.com

Pershtati: Sedat Gani Islami

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s