Shkrese Atij Qe Konsumon Alkoolin

Shkrese Atij Qe Konsumon Alkoolin
Hiresia e tij,Shejhu: Muhammed Duvejsh
Ty…
Ty vëlla  t’a perkushtoj këtë shkrese duke t’u drejtuar me dashuri dhe vellazeri,shkrese e mbeshtjellur me sinqeritet dhe deliresi…Deshira ime është t’a lexosh atë madje kam shprese se do t’a lexosh deri në shkronjen e fundit. Ndodhe që tani të mos pajtohesh me të por, degjom mua, vendose në nje dosje të dokumentave tua me rendesi, ndoshta nje dite shiqon në të dhe pajton me atë që permban kjo leter ! 
Vëlla  :
Njeriu nga vet natyra e tij njerzore e deshiron te miren dhe e urren cdo te keqe,por perse? Per ate se bart mendje te matur dhe iman te paster,te cilin nuk e kane njollosur njollat dhe as nuk e kane perdhosur shejtanet.
Allahu s.w.t e beri te natyrshme kete tek njeriu,keshtuqe Allahu eshte Zoti dhe Zoteriu i tij.
Vëlla :
Allahu s.w.t e nderoi njeriun me mendje duke e bere kete njeherit edhe si  qender te obligimit( me urdheresa dhe ndalimit nga ndalesat)…Te gjithe ne besojme dhe pajtohemi se dallimi mes nesh dhe shtazeve nuk eshte ne gjerat, qe i posedojme, si: duart dhe kembet , por dallimi eshte pikerisht ne faktin se ne posedojme peshore, ne te cilen i peshojme gjerat. Kjo peshore eshte mendja.
Pra me mendjen tone jemi ngritur,me mendjen tone jemi lartesuar… atehere sido te jete puna nese i bejme padrejtesi mendjes…e braktisim…e mbysim…Po e mbysim…E mbysim me cdo gje qe i pershkruan te meta asaj,e mbysim me cdo gje qe e pengon prej jetes…Po dhe njemije here po ,  e mbysim me pirjen-konsumimin e haramit.
Vëlla :
Ithtaret e “Gotave” e kane obligim te keshillohen.Vella nuk te braktis qe te mos e dish dispoziten e Allahut s.w.t dhe te derguarit te Tij Alejhi selam per kete gje, sepse Allahu s.w.t ka thene “íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇú ÅöäøóãóÇ ÇáúÎóãúÑõ æóÇáúãóíúÓöÑõ æóÇáÃóäÕóÇÈõ æóÇáÃóÒúáÇóãõ ÑöÌúÓñ ãøöäú Úóãóáö ÇáÔøóíúØóÇäö ÝóÇÌúÊóäöÈõæåõ áóÚóáøóßõãú ÊõÝúáöÍõæäó (90 )ÅöäøóãóÇ íõÑöíÏõ ÇáÔøóíúØóÇäõ Ãóä íõæÞöÚó Èóíúäóßõãõ ÇáúÚóÏóÇæóÉó æóÇáúÈóÛúÖóÇÁ Ýöí ÇáúÎóãúÑö æóÇáúãóíúÓöÑö æóíóÕõÏøóßõãú Úóä ÐößúÑö Çááøåö æóÚóäö ÇáÕøóáÇóÉö Ýóåóáú ÃóäÊõã ãøõäÊóåõæäó   “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.91.Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? ( Maide 90-91)
Ndersa Pejgamberi alejhi selam ka thene ” ßá ãÓßÑ ÍÑÇã ” Cdo gje qe te dehë eshte e ndaluar te konsumohet (haram)”,qofte pak apo shume, sepse Pejgamberi Alejhi selam thote ne nje hadith tjeter ” ßá ãÇ ÃÓßÑ ßËíÑå ÝÞáíáå ÍÑÇã ” Cdo gje,qe shumica e saj te dehë edhe pakica  saj eshte e ndaluar”.
Vëlla :
Perse alkooli quhet “Nena e te keqiave” ? Sepse eshte baze apo shkak per cdo bela, eshte koke e cdo te mete…Shume rralle ndodhe te ndegjosh per ndonje fatkeqesi e te mos kete qene alkooli shkak prej shkaqeve te saj…Ndien se filani ne filan naten e ka dhunuar nenen e vet…Perse? Sepse ate nate kishte pire alkool. Filani kishte shitur tere ate qe posedonte..Perse? Qe te mund t’a blej alkoolin. I treti ishte larguar prej punes..Perse? Sepse ai nuk kthjellej nga dehja e tij heret…I katerti e kishte leshuar gruan dhe e kishte shkaterruar shtepine…Perse? Sepse gruaja e tij nuk mund ta duroj ne kete gjendje…I pesti,i gjashti….
Ti ndoshta di me mire se une per ngjarje te tilla !
Vëlla :
Imagjino veten tende duke vozitur veturen kur ja per nje moment te humb vetedija me deshiren tende,a nuk do t’a pyesje veten pasi qe te kthjellesh dhe të të vie vetedija:
– si arrita ne shtepi shendoshe?
– si shpetova prej asaj te mete, meqe askush nuk me pa derisa isha ne ate gjendje?
– si do t’i shkoj Zotit tim nese me vie meleku i vdekjes ndersa une jam ne kete gjendje?
Po . Cfare do t’i thuash dhe me cfare gjuhe do te flasesh?
Vëlla ! Pergjigjiu ketyre pyetjeve dhe qartesoje veten tende.Thuaj:Mjere per ty o shpirt! Behu kureshtar per kerkimin e sinqeritetit!
Vëlla dije se:
ÇáäÝÓ Åä ÇÊÈÚÊåÇ åæÇåÇ         ***     ÃÊÊß æåí ÝÇÛÑÉ ÝÇåÇ
Shpirtin, nese e lodh epshi i tij *** Do te vie duke qene gojehapur
Vëlla :
Humbja e vetedijes sate ne kete forme nuk eshte zgjidhje e problemeve por eshte dredhi e deshtakut, i cili nuk mund t’a udheheq shpirtin e vet dhe te mbizotroje mbi problemet e tij.
Dije vella se se pirja e alkoolit ne dunja ka si rezultat gjera dhe tmerre te medha. Ka thene Pejgamberi Alejhi selam, ne hadithin, te cilin e transmeton Muslimi nga Xhabiri ,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij,”  ßá ãÓßÑ ÍÑÇã ¡ Åä Úáì Çááå ÚÒ æÌá ÚåÏÇð áãä íÔÑÈ ÇáãÓßÑ Ãä íÓÞíå Çááå ãä ØíäÉ ÇáÎÈÇá ¡ ÞÇáæÇ : íÇ ÑÓæá Çááå æãÇ ØíäÉ ÇáÎÈÇá ¿ ÞÇá : ÚÑÞ Ãåá ÇáäÇÑ Ãæ ÚÕÇÑÉ Ãåá ÇáäÇÑ ” Cdo gje qe dehë eshte e ndaluar te konsumohet. Vertet, Allahu i Lartmadherishem ,eshte besatuar per t’i dhene pije nga Tinetul Habal-i cdo kujt qe pin alkool.Thane (shoket e tij a.s): O i derguari i Allahut ! E ç’eshte Tinetul Habal-i ? Tha: Eshte djersa apo limfa e ( ose gjerat e ndyta qe rrjedhin prej tyre) banoreve te Xhehennemit”.
Vëlla :
Kerkoj ndjese per zgjatje, por te mjafton si argument per t’a kuptuar ndytesine e alkoolit, sepse ajo ne kohen tone nuk quhet alkool, ngase besimtari i cili beson ne takimin me Allahun s.w.t rreneqethet nga ky emer (prej frike) , por i shef duke e quajtur ” Pije  shpirtit” ose me ndonje emer tjeter…Sido qe te jete ai prapeseprape mbetet alkool edhe nese i eshte nderruar emri.
Vëlla :
Vellazeria Islame dhe keshilla roberve te Allahut s.w.t  me nxiten qe t’i rreshtoj keto fjale andaj nxito te pendohesh dhe te khehesh tek Allahu s.w.t sepse Allahu s.w.t thote ” Þõáú íóÇ ÚöÈóÇÏöíó ÇáøóÐöíäó ÃóÓúÑóÝõæÇ Úóáóì ÃóäÝõÓöåöãú áóÇ ÊóÞúäóØõæÇ ãöä ÑøóÍúãóÉö Çááøóåö Åöäøó Çááøóåó íóÛúÝöÑõ ÇáÐøõäõæÈó ÌóãöíÚðÇ Åöäøóåõ åõæó ÇáúÛóÝõæÑõ ÇáÑøóÍöíãõ “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”( Zumer 53)
Allahu s.w.t ” Shtrin doren e Tij naten qe t’a fal gabimtarin e dites ndersa shtrin doren e Tij diten qe t’a fal gabimtarin e nates,(kjo vazhdon keshtu) derisa te lind dielli nga perendimi”. (Muslimi)
Nga Ebi Hurejre,Allahu qofte ndare i knaqur prej tij,rrefehet se Pejgamberi Alejhi selam ka thene” ÞÇá Çááå ÚÒ æÌá ÃäÇ ÚäÏ Ùä ÚÈÏí Èí æÃäÇ ãÚå ÍíË íÐßÑäí¡ æÇááå ááå ÃÝÑÍ ÈÊæÈÉ ÚÈÏå ãä ÃÍÏßã íÌÏ ÖÇáÊå ÈÇáÝáÇÉ¡ æãä ÊÞÑÈ Åáí ÔÈÑÇ ÊÞÑÈÊ Åáíå ÐÑÇÚÇ¡ æãä ÊÞÑÈ Åáí ÐÑÇÚÇ ÊÞÑÈÊ Åáíå ÈÇÚÇ¡ æÅÐÇ ÃÞÈá Åáí íãÔì ÃÞÈáÊ Åáíå åÑæáÉ ” Ka thene Allahu s.w.t:  Une jam ne te menduarit e robit per Mua dhe Une jam me te kudo qe me perkujton.Pasha Allahun! Allahu eshte me i gezuar me pendimin e robit te Vet sesa dikush prej jush t’a gjej kafshen e humbur ne shkretetire.Kush afrohet tek Une nje pellembe afrohem tek ai nje krah,kush afrohet tek Une nje krah afrohem tek ai nje pash, ndersa kush me drejtohet duke ecur i drejtohem duke nxituar”.( Muslimi)
E lusim Allahun e lartmadherishem,Zotin e Arshit Fisnik qe te t’a beje te dashur ty imanin dhe t’a zbukuroj ate ne zemren tende sikurse qe e lusim te t’a beje te urrejtur pabesimin,hipokrizine dhe mekatet si dhe te te beje prej te udhezuarve.
——————————————————————————————-
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
4/12/2004, e shtune (pas mesnate 01: 56)
UBD,Brunei Darussalam
Marre nga : www.rasael.net
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s