KUSH VAR DIÇ VARET PREJ SAJ – Apo, si nuk i bënë punë Gadafit magjistarët e tij

KUSH VAR DIÇ VARET PREJ SAJ
Apo, si nuk i bënë punë Gadafit magjistarët e tij

Sipas revolucionarëve libian, ish-lideri libian, Muammer Gadafi, krahas një revolveri të artë dhe municioni, me vete barte dhe një mbulesë për ta ruajtur nga mbytja. CNN-i nënvizon se gjëja që theksohej më së shumti tek Gadafi ishte mbulesa apo rukja (magjia), e cila qe përgatitu për ta ruajtur atë, apo për tua pamundësuar njerëzve shikimin e tij dhe të dhe vendndodhjes së tij. Siç duket, kjo mbulesë apo magji, të cilën para një ekrani televiziv e zbuloi një revolucionar, nuk i bëri dobi Gadafit, përkundrazi, ia përshpejtoi vdekjen.

Ajo që duket është se kjo mbulesë ishte prej hajmalive të ndaluara (idhujtare), të cilën ia kishin punuar magjistarët, e me të cilët –siç dihet- Gadafi punonte shumë. Mjafton të kërkosh në google apo youtube për magjistarët e tij dhe do të mësosh shumë për këtë gjë. Gadafi kishte tubuar rreth vetes magjistarët më të njohur dhe më idhujtarët, sikur që iu kishte dhënë pasuri të shumta dhe shuma parash të majme vetëm e vetëm që t’i punojnë hajmali dhe mbulesa të tilla, për të cilat besonte se janë mburoja më e fortë e tij. Zemra e tij u lidh për to kështu që mbështetja i mbeti vetëm në to. Kështu patën vepruar edhe faraonët, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:
“ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ
…sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.” Taha, 69.
“فَوَقَعَ الْحَقّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ * فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَانقَلَبُواْ صَاغِرِينَ
Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. 119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.” el-A’rafë, 118-119.
E këtë na e përkujton rasti i famëkeqit, Shakiirit, këshilltarit kryesor të Gadafit për punët e magjive, i cili në një nga emisionet e tij të rregullta në kanalin satelitor Xhemahirijjeh, drejtpërdrejtë, kishte demonstruar disa magji kinse për të zbritur hidhërimin e xhinëve të tërbuar mbi protestuesit dhe forcat e NATO-s, por sa shpejt mori fund magjia e tij. Tekbiri i liderit të revolucionarëve trembi djajtë dhe i largoi ata. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَكُمْ فَلَمَّا تَرَاءَتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَى عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكُمْ إِنِّي أَرَى مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: “S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!” E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: “Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.” el-Enfalë, 48.

Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s