PROGRAM PRAKTIK PËR AVANCIMIN E BESIMIT

PROGRAM PRAKTIK PËR AVANCIMIN E BESIMIT

Dukuria e zmbrapsjes shpirtërore është njëra nga ato dukuri që kanë marrë dhenë dhe kërcënojnë besimin. Shkaqet e saj janë të shumta. Ka shkaqe të natyrës ambientore, ka shkaqe që i referohen mbizotërimit të brengave të kësaj bote ndaj atyre të botës së amshueshme, por ka edhe shkaqe që lidhen me gjendjen e kërkesave të shumta të besimit përballë prodhimeve të dobëta të tij.
Koha e shterjes së (dobësimit të) besimit
Kjo kohë dëshmon për shterjen (dobësimin) e besimit që, praktikisht, shumë besimtarë i ka hedhur në humnerën e falimentimit besimor (fetar). Thotë Allahu: “E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)”. ([1])
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Njerëzit më të mirë jeni ju shekulli im, pastaj ata që vijnë pastaj ata që vijnë”. ([2])
Çdo gjë që na rrethon na largon prej Allahut dhe na zhyt në dynja dhe epshe të saja. Thotë Allahu: “Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”. ([3])
Të vërtetën e ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam kur thotë se: “Xhenneti është i rrethuar me gjëra të vështira (për epshin) ndërsa Xhehennemi është i rrethuar me epshe”. ([4])
Neve patjetër duhet t’i dalim para këtij realiteti dhe të vëmë nisma dhe iniciativa produktive për besimin të cilat do të mposhtnin shterjen-dobë simin e tij në shpirtrat tanë. Kjo ka nevojë për forcë dhe vullnet, vendosmëri dhe durim, mund dhe burrëri; së paku, ka nevojë për një zhvillim dhe avancim të besimit që do t’i bënte rezistencë shterjes apo dobësimit të tij.
Agjërimi i Ramazanit, kryerja e Haxhit dhe Umres, falja e namazit; obligativ e fakultativ, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, leximi i Kur’anit, përkujtimi i vdekjes, thirrja në rrugën e Allahut, kontributi me ndonjë lloj xhihadi, dhe shumë gjëra tjera janë stacione ose thuaj më mirë fabrika të prodhimit (forcimit) besimor, janë shkallë të ngritjes shpirtërore.
Motoja jonë duhet të jetë: Dynjaja është një çast andaj bëje atë adhurim!
Tetë (8) rezerva në rrugën e Xhennetit
Kjo nisme është propozuar si masa më e ultë për çdo musliman dhe muslimane. Përmban gjithsej tetë rezerva (mjete, pajisje) që kanë kohë dhe shpërblim të caktuar, si: falja e mëkateve, sigurimi nga sprova e varrit, ndërtimi i një shtëpie në Xhennet, plotësimi i duasë, siguria nga varfëria, përmbushja e nevojave, largimi i brengave, duke mos harruar se asnjëra nga këto tetë pajisje nuk merr kohë më shumë se 60 minuta.
Nr: Pajisja Dobia Argumenti
1 Falja e 12 rekateve namaz fakultativ gjatë 24 orëve. Ndërtimi i një shtëpie në Xhennet. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Kush fal gjatë ditës, vullnetarisht, 12 rekate, atij i ndërtohet një shtëpi në Xhennet”. ([5])
2 Falja e dy rekateve gjatë natës.
Plotëson lutjen + fal mëkatet + përmbush nevojat. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “ Allahu ynë, i Madhëruar dhe Lartësuar qoftë, çdo natë në pjesën e tretë të saj zbret në qiellin e dynjasë ashtu siç i takon Atij dhe thotë: Kush më lut që t’i përgjigjem? Kush kërkon q[ t’i jap dhe kush kërkon falje që t’ia fali mëkatet?”. ([6])
3 Falja e dy rekateve të duhasë (paraditës) ose katër ose tetë rekateve.
Jep lëmoshë për çdo pjesë të trupit tënd, më konkretisht për çdo nyje të trupit.
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih-lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid-falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir-madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër të keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile të paraditës (duhâ)”. ([7])
4 Këndimi i kaptinës el-Mulk Të shpëton nga dënimi i varrit. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Vërtetë, një kaptinë në Kur’an, ka tridhjetë ajete, ka ndërmjetësuar për një njeri derisa i janë falur mëkatet. Ajo kaptinë është: Kaptina el-MULK”. ([8])
5 Thënia: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh, lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir.
Është e vlefshme sa lirimi i dhjetë robërve, të shkruhen 100 sevape, të fshihen 100 mëkate, dhe është mbrojtëse nga djalli.
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Kush thotë gjatë ditës 100 herë: La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh, lehu’l mulku ve lehu’l hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir, i vlen sa lirimi i dhjetë skllevërve, i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate, gjatë asaj dite i bëhet mbrojtja nga djalli deri të ngryset, dhe askush nuk ka vepruar më mirë se ky përveç njeriut që këtë e ka përsëritur më shumë ”. ([9])
6 Dërgimi salavat mbi Muhammedi, alejhi’s selam 100 here.
Zhveshje nga koprracia dhe mëshirë nga Allahu.
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Kush më dërgon mua salavat një herë, Allahu i dërgon atij mëshirë dhjetë herë”. ([10]), dhe “Koprrac është ai, që kur të përmendem unë nuk më dërgon salavate”. ([11])

7 Thënia: Subhanallahi’ l Adhim 100 herë.
Mbjellja e 100 palmave në Xhennet.
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Kush thotë Subhanallahi’ l Adhim ve Bihamdihi i mbillet një palmë në Xhennet”. ([12])
8 Thënia: Estagfirullah! 100 herë.
Shpëtimi në ahiret([13]).
Thotë Muhammedi, alejhi’s selam: “Kush ka dëshirë që fletushka e veprave të tij në Ahiret ta gëzojë le ta mbushë atë me Istigfar (kërkim falje për mëkatet)”. ([14])
Pastaj neve, sikur që ofrohemi tek Allahu me adhurime, duhet të ofrohemi tek Ai edhe me sjellje, me përpikëri dhe kujdes në çdo gjë në jetën tonë, e madhe apo e vogël qoftë. Duke filluar nga mbajtja e fjalës, punës, adhurimit dhe jetës për të përfunduar në fund një jetë të tërë në shërbim të Allahut. Kështu nuk do të ndiesh vrazhdësi në zemër dhe as dobësi në besim. Sa bukur thotë Allahu:
“قل إنَّ صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله ربِّ العالمين، لا شريك له وبذلك أُمِرت وأنا أوَّل المسلمين
Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”. ([15])
Pra, Islami nuk përkufizohet vetëm në adhurim, jo, çdo gjë që e bëjmë në jetën tonë, adhurim e veprim, është Islam dhe të gjitha këto gjëra duhet të jenë vetëm për Allahun, Zotin e botëve!

Burimi: http://www.islamicf inder.org/ articles/ article.php? id=139&lang=arabic
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
24-2-2008, e diele
Vushtrri, Kosovë

————————————————————————-

[1] Merjem, 59
[2] Muslimi
[3] Ali Imran, 14
[4] Muslimi
[5] Muslimi
[6] Buhariu
[7] Muslimi
[8] Transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu ndërsa Albani, në Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 2891, e ka cilësuar hasen-të mirë.
[9] Muslimi
[10] Muslimi
[11] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3549, e ka cilësuar autentik.
[12] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani, ne Sahihu ve daifu suneni’t Tirmidhijj, 3464, e ka cilësuar autentik.
[13] Shënim: Kjo pike ka qene e titulluar kështu: Lirimi nga brengat dhe shtimi-rritja e furnizimit por për shkak se argumenti i sjellur nga autori, sipas recensimit të Albanit, ka qenë i dobët, ne e lamë atë dhe sollëm këtë hadith autentik si zëvendësim. E lusim Allahun që autorin ta shpërblej me Xhennet!
[14] Sahihu’l xhamii, 5955
[15] el-En’am, 162-163

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s