HUTBEJA ME RASTIN E MUAJIT DHU’L HIXH-XHE

HUTBEJA ME RASTIN E MUAJIT DHU’L HIXH-XHE

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Besimtarë të nderuar!
Sa e sa herë kemi përmendur se Allahu i Madhëruar në ligjin e Tij ka dalluar e favorizuar gjëra. Ajetin kur’anor: “وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë…”. (el-Kasas, 68), e keni dëgjuar shumë herë, vetëm se ai sot, kur në ligjëratën tonë do të flasim për dhjetët ditët e para të Muajit Dhu’l Hixh-xhe, duket disi më i gjerë, më kuptimdhënës. Janë këto dhjetë ditë -të nderuar vëllezër- që janë ajka e kësaj përzgjedhjeje. Janë ditët të cilat në vete përmbledhin veçori të ndryshme, që vërtetë i bëjnë të denja për të qenë ditët më të mira të vitit. Ato, sa për përkujtim:
– Jo vetëm që janë në një muaj të shenjte por edhe janë të përcjellura nga para dhe pas me muaj të shenjtë.
– Në to është Dita e Arafatit.
– Janë ditët në të cilat kryhet rituali i Haxhit, i cili është njëri ndër pesë shtyllat e fesë islame.
– Në këto ditë theret kurbani.
– Në to është Dita e Nahrit apo Kurban Bajramit, nj ditë gëzimi e cila, krahas tjerash, feston edhe përmbylljen shumë të suksesshme të misionit të Pejgamberit, alejhi’s selam.
– Këto ditë, si përmbyllje e vlerës se tyre, themi, bazuar në hadith të vërtetë, janë ditët më të mira që Allahu ka krijuar. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Ditët më të mira të dunjasë janë dhjetë (ditët e Dhu’l Hixh-xhes)”. ( )
Vëllezër të dashur!
Nëse këto ditë janë të tilla, neve nuk duhet të çuditemi aspak kur të shohim Allahun e Madhëruar të jetë betuar në to në Kur’an dhe Pejgamberin, alejhi’s selam t’i ketë cilësuar si ditët më të mira. Allahu ka thënë: “وَالْفَجْرِ، وَلَيَالٍ عَشْرٍ Pasha agimin! 2. Pasha dhjetë netët!”. (el-Fexhr, 1-2)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: ”Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes, i thanë: E xhihadi ja Resulull-llah!? Tha: As xhihadi, pos atij i cili ka dalur vetë dhe me pasurinë e tij në rrugë të All-llahut dhe nuk është kthyer me gjë”. (Transmeton Buhariu)
Xhematlinjë të nderuar!
Nëse veprat në këto ditë paskan vlerë të madhe, siç pamë, atëherë le ta shfrytëzojmë kohën maksimalisht me adhurime e lutje duke filluar nga:
1. Pendimi,
2. Kryerja e farzeve ditore,
3. Kryerja e veprave fakultative (nafile) të te gjitha llojeve: lexim te Kur’anit, namaz, vizita te afërmeve, lëmoshë, ndihme nevojtareve,
4. Dhikri apo përmendja e shpeshte Allahun ngase Allahu thotë: ” وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ ….që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara… “. (el-Haxh, 28)
Dhikri në këto ditë është dy forma: I lirë, duke filluar qysh nga dita e parë, dhe i kushtëzuar, duke filluar nga sabahu i ditës së Arafatit (Nata e Kurban Bajramit) e deri në ditën e katërt të Bajramit në ikindi. Forma e tij është: الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله، والله أكبر الله أكبر ولله الحمد Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-la Allah, Vallahu Ekber, Allahu Ekber Ve Lil-lahi’l Hamd.
5. Agjërimi i nëntë ditëve të Dhu’l Hixh-xhes për atë që ka mundësi ose vetëm agjërimi i Ditës se Arafatit për ata qe nuk janë ne Haxh. Për Ditën e Arafatit në hadith qëndron: “صيام يوم عرفة، أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله، والسـنة التي بعده Llogaris në Allahun se agjërimi i Ditës së Arafatit i fal mëkatet e vitit para dhe pas saj” (Imam Muslimi)
6. Therja e Kurbanit. Kurbani na përkujton ngjarjen madhështore te Ibrahimit me te birin Ismailin, alejhima’s selam, që për neve duhet të shërbejë si mësim për mënyrën se si të sakrifikojmë për Allahun gjerat me te shtrenjta qe kemi.
Vëllezër të nderuar!
Derisa jemi te Kurbani të përmendim diç me rendësi rreth tij. Ai i cili ka vendosur të ther kurban nuk bën gjatë këtyre dhjetë ditëve:
• T’i pres thonjtë,
• T’i qeth flokët( ),
• Nuk bën të rruhet nëse e ka bërë zakon që më parë të rruhet.
…dhe kjo që t’i ngjasojë haxhiut atje në Qabenë e Madhërishme. Nëse njeriu bën ndonjërën prej këtyre gjerave, përpos ne rastet kur detyrohet, si p.sh.: thyhet thoni, etj, atëherë ai duhet të pendohet.

Allahu pranoftë adhurimet tona!
Allahu na faltë dhe na mëshiroftë!
Allahu ua pranoftë haxhin haxhilerëve tanë dhe tërë haxhilerëve muslimanë!

Sedat Islami
23/11/2008
Vushtrri, Kosovë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s