I moshuari dhe dy bashkëshortët

Një i moshuar kishte zënë vend në një kabinë treni bashkë me të birin e tij 25 vjeçar, i cili qe ulur pranë dritares dhe dukej shumë i gëzuar. I nxori duart jashtë dritares dhe ndiente erën tek përshkonte ato ndërsa nga gëzimi bërtiste: “Baba, a nuk sheh si gjithë këta lisa na ndjekin pas!”

I moshuari buzëqeshi si shenje pjesëmarrjeje në gëzimin e të birit.

E kabinën me ta e kishin ndarë dy bashkëshortë, të cilët dëgjonin me vëmendje bisedën e babait me të birin. Në fakt, sjelljet e këtij 25 vjetari si ‘fëmijë’ i penguan pak.

Befasisht, djaloshi thirri prapë: “Baba, shikoje pellgun dhe kafshët në të! Shikoji retë si ecin bashkë me trenin!” Çudia e bashkëshortëve nga këto gjeste të djaloshit vetëm sa vinte e shtohej.

Filloi të binte shi. Pikat e shiut lagnin duart e djaloshit ndërsa fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi. Prapë thirri: “O baba! Po bie shi, ma ka lagur dorën, a nuk po e sheh!”

Këtu dy bashkëshortët humbën durimin dhe iu drejtuan plakut: “Përse nuk e dërgon të birin në spital për shërim (psikik)?” “Ne në fakt u kthyem nga spitali – ua ktheu plaku dhe vazhdoi të sqaronte- ku biri im u shërua dhe për herë të parë në jetën e tij i erdhi shikimi.”

Përkujto gjithmonë:

MOS NXIRR PËRFUNDIME PA MËSUAR GJITHË TË VËRTETAT!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s