ÇUDI ME KATËR NJERËZ SI I NEGLIZHOJNË KATËR GJËRA!

ÇUDI ME KATËR NJERËZ SI I NEGLIZHOJNË KATËR GJËRA!

1. Çudi me të brengosurin
Çudi me atë që është sprovuar me brengë si e neglizhon fjalën e Allahu i Madhëruar:
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” (Kur’ani: El-Enbija, 87.)
Ndërsa Allahu i Madhëruar pas këtij ajeti ka thënë:
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. (Kur’ani: El-Enbija, 88.)
2. Çudi me atë që ka rënë në bela
Çudi nga i sprovuari me ndonjë bela si e neglizhon fjalën e Allahut të Madhëruar:
…Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” (Kur’ani: El-Enbija, 83.)
Ndërsa Allahu i Madhëruar fill pas këtij ajeti thotë:
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, …” (Kur’ani: El-Enbija, 84.)
3. Çudi me të frikësuarin
Çudi me atë që është sprovuar me frikë si e neglizhon thënien e Allahut të Madhëruar:
…Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Kur’ani: Ali Imran, 174.)
Ndërsa Allahu i Madhëruar menjëherë pas saj thotë:
Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu …” (Kur’ani: Ali Imran, 174.)
4. Çudi me atë që është viktimizuar nga njerëzit
Çudi me njeriun që i bëhen kurthe si harron fjalën e Allahut të Madhëruar:
Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!” (Kur’ani: Gafir, 44)
Ndërsa Allahu i Madhëruar menjëherë pas kësaj ka thënë:
Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.” (Kur’ani: Gafir, 44)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s