Urtësia e mësimit të emrave Ademit a.s

Shejh Muhammed Mutevel-li Sha’ravi

Urtësia e mësimi të emrave Ademit, alejhis selam

Pyetja:
Cfare domethenie ka ajeti”E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?”(Bekare 31).

Pergjegja:
Kur deshirojme t’a mesojme nje femi te flet,patjeter duhet te fillojme t’ia mesojme emrat se pari,keshtuqe nuk fillojme per here te pare t’ia mesojme bisedat,por, fillojme e i themi: Ky eshte laps, kjo eshte karrige, ai eshte luan, kjo eshte gote, keta eshte ushqim, kjo eshte rruge, kjo eshte drite, kjo eshte erresire…
Pra, ne ua mesojme emrat se pari e posa t’i mesoj femiu emrat, mund te mesoj(gjera tjera) dhe te flas. Ne femijeve nuk ua mesojme emrat ne shkolla por ua mesojme ne periudhen parashkollore.Femiu meson emrat nga nena e tij,babai,vellezerit,etj.
Femiu,i cili shkon ne shkolle apo edhe ai,i cili nuk shkon ne shkolle patjeter duhet t’i mesoj emrat,qe te mund te kuptoj ne jete.Shohim se cdo femi,i shkolluar qofte apo i pashkolluar,i meson emrat. Ai meson domethenien e fjales gote,rruge,luan…,sepse kjo llogaritet si hyrje ne te (mir) kuptuarit (mes) e njerzve.Baze e ketij (mir) kuptimi,sic caktoi Allahu s.w.t qysh prej kur ia mesoi Ademit a.s emrat e deri ne kohen tone,madje tani kur nga zbritja e Kur’anit kane kaluar 14 shekuj ,ne vendet e perparuar dhe ato te prapambetura,eshte pikerisht mesimi i emrave.Disa vende per hire te shpejtesise se madhe ne mesimin e emrave,duke e llogaritur kete si baze te mirkuptimit ne jete, kane shpikur metoda te ndryshme per t’ua mesuar femijeve emrat,duke mos humbur kohe per t’ua mesuar alfabetin,sepse femiu pas kesaj ka mundesi te mesoj cdo gje tjeter.
Emrat,te cilet i mesoi Ademi a.s
A i mesoi Ademi a.s vetem emrat apo i mesoi edhe foljet dhe shkronjat (sebashku)?
Mesimi i emrave dtth: mesim i emrave,foljeve dhe shkronjave.Cdo mesim sa i perket njeriut,fillon nga aspekti i njohjes se pershtatjes se fjaleve mbi gjera. Dtth:se cdo mesim ne cdo gjuhe fillon me mesimin e emrave.Keshtu, mesimi i emrave ka qene prej nimeteve-begative me paresore te Allahut s.w.t ndaj roberve te Tij s.w.t. Pokeshtu edhe gjuha ishte ndihmese per Ademin a.s dhe pasardhesit e tij,qe te mirkuptohen ndermjet vete dhe te njihen me cudirat e krijimtarise se Allahut s.w.t ne kozmos. Gjuha, te cilen Allahu ia mesoi njeriut , ishte ajo, qe e beri njeriun te leviz,te perparoj dhe te zbuloj.Gjuha eshte ajo, qe e ben femiun t’i flas babait dhe te mesoj prej tij,mesuesit te tij,profesorit te tij,etj.Keshtu n’a u behet e njohur se mesuesi i pare i Ademit a.s ishte Krijuesi Fisnik.Kete na e meson ajeti”E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?”.(Bekare 31)
Ka thene Ebu Xha’feri: Komentatoret nuk u pajtuan rreth emrave,te cilet ia mesoi Allahu s.w.t Ademit a.s e pastaj ua prezentoi melaikeve.
1-Nga Dahaku rrefehet se Ibni Abbasi ka thene”Ia mesoi Ademit te gjithe emrat.Keta emra (jane ata) te cilet i mesojne njerzit ndermjet vete si:njeri ,shtaze ,toke ,kodrine,det,mal,gomar..Pokeshtu edhe emrat e popujve ,etj.
2-Ibni Ebi Nexhih rrefen te kete thene Muxhahidi ne koment te ajetit”E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve),”(Bekare 31),:Ia mesoi emrin e cdo gjeje.
3- Nga Hasifi rrefehet te kete thene Muxhahidi ne koment te ajetit”E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve),”(Bekare 31)”,:Ia mesoi te gjithe emrat.
4-Nga Muxhahidi nepermjet Hasifit na vie edhe nje variant tjeter,ne te cilin thuhet:Ia mesoi emrat e korbit(sorres) ,pellumbit dhe emrin e cdo gjeje.
5- Seid Ibni Xhubejri ka thene”Ia ka mesuar emrin e cdo gjeje,madje te lopes,deles e deves.
6-Nga Ibni Abbasi nepermjet Seid Ibni Ma’bedit na vie edhe nje variant tjeter: Ia mesoi madje (edhe) emrin e sahanit dhe tas-it (emrin e zvogeluar te sahanit)si dhe gazrave qe dalin prej njeriut.Nje variant identik me kete na vie nga Ibni Abbasi edhe nepermjet El Hasen Ibni Zejdit.Ne nje variant tjeter nga Seid Ibni Ma’bedi nga Ibni Abbasi,perveq ketyre te cekurave shtohet edhe:Ia mesoi cdo gje madje edhe El Hen dhe El hunejje(qe kane kuptimin e organit gjenital te femres).
7-Katadeja rrefehet te kete thene ne koment te ajeteve”E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ata ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?”(engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshëmi, i Urti!”(Zoti) Tha: “O Adem, njoftoi ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.”(Bekare 31-33)”, : E lajmeroi cdo lloj te krijesave me emrin e vet dhe e ofroi prane llojit te vet.
8-Nga Katadeja na vie edhe nje version tjeter,nepermjet Ma’merit ku thuhet”Ia mesoi emrin e cdo gjeje.Kjo eshte koder,ky eshte deti,kjo eshte keshtu e keshtu e keshtu…,pastaj ua ofroi keto gjera melaikeve e tha”Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?”.(Bekare 31)
9-Ne nje variant tjeter nga Katadeja dhe Hasani thuhet”Ia mesoi emrin e cdo gjeje ;ky eshte kali,kjo eshte mushke,kjo eshte deve,keshtu cdo gje ia emertoi me emrin perkates.
10 – Rebiu mendon se ia ka mesuar emrat e melaikeve,dhe
11- Ibni Zejdi mendon se ia ka mesuar emrat e te gjithe pasardhesve te tij.

Marre nga”El Fetava El Kubra, Shejh Muhammed Mutevelli Esh Sha’ravi , f:373-377.
25/8/2004,e merkure
22:06, pas jacije

Shenim:Ne origjinal,cdo mendim e ka edhe zingjirin e transmetuesve-senedin-,por une nuk e pashe te arsyeshme t’a cek ate ,perveq ne rastet,kur nga i njejti person kemi dy a me teper mendime,atehere kam cekur edhe transmetuesin e fundit,per t’u bere me e qarte rruga,nga e cila vie mendimi.Pastaj ne rastet kur mendimet jane te ngjashme,apo eventualisht me ndonje shtese,nga i njejti person,sic ceka me larte mendimin nr:6, atehere kam mjaftuar vetem me cekjen e burimit se nga kush vie transmetimi ose ne rastet tjera kam cekur burimin dhe shtesen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s