PËRSE TË LA T’I BËSH MËKAT?

Nga esenca e urtësive të pendimit:

PËRSE TË LA T’I BËSH MËKAT?

Pendimi padyshim se është ushqimi shpirtëror që besimtari e konsumon me shijen dhe oreksin më të madh sa të jetë gjallë. Nga këtu është thënë se “Pendimi është profesion jete.[1]”, për të gjithë, pa dallim. Allahu në Kur’anin Famëlartë thotë:

“وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” en-Nur, 31.

Meqenëse pendimi, siç thotë Shejhu Muhammed b. Ibrahim el-Hamd, është prej gjërave bajagi të komplikuara ngase ka urtësi, mësime, rregulla, parime, keqkuptime në të cilat bien njerëzit[2], etj., atëherë nevoja e sqarimit të esencës dhe formës së tij të cilën e kërkon Allahu prej nesh, është domosdoshmëri. Allahu duke folur për pendimin e kërkuar thotë:

“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحاً عَسَى رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ

O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj…” et-Tahrim, 8.

Kështu, per te arritur tek pendimi i vërtetë, tek ajka dhe thelbi i tij, shkoqitëm disa mësime dhe urtësi nga dy dijetarë të nderuar, Ibnu’l Kajjimi si autor i librit “Medarixhu’s Salikine” dhe Muhammed b. Husejn Jakub, si komentues, mësimi: “Limadha tereke ta’sihi.” Allahu i shpërbleftë që të dy me mirësitë e Tij të pafundme!

***

Njeriu, padyshim, është krijesë madhështore dhe me privilegje ndër të gjitha krijesat. E vetmja e metë e tij është se bën mëkate. Dhe çështja nuk mbaron me kaq. Ajo bëhet më komplekse atëherë kur të pendohet njeriu dhe t’i kthehet mëkatit prapë. Bën mëkat e pastaj pendohet: Estagfirullah! Estagfirullah! Estagfirullah! Të nesërmen prapë në mëkatin e njëjtë, apo në tjetrin “të ri”. Problemi qëndron se ky njeri i rikthehet mëkatit ashtu siç i rikthehet tregtisë një tregtar dështak pas çdo humbje pa menduar shkaqet e humbjes. Tregtari i mençur është ai që shikon shkaqet që çuan në humbje sikur që mëkatar i mençur është ai që merret me shkaqet e mëkateve e jo vet mëkatin. Duam që shpirti yt dhe zemra jote të forcohen asisoj që mëkati të jetë shkak që ti ta duash Allahun dhe të mos iu kthehesh më mëkateve. Duam që ta dish qëllimin e Allahut në këto mëkate. Respektivisht:

Përse Allahu të la t’i bësh mëkat?

Vëlla i nderuar! Motër fisnike!

Duam të arrijmë tek Allahu pikërisht nëpërmjet kësaj logjike. Lëreni mëkatin ngase ai duhet të trazoj vetëm shpirtrat e atyre që nuk janë në nivelin tuaj. Juve marrja me mëkat po iu shpie në mëkate tjera. Mëkati shqetëson vetëm ata që Allahut i janë mirënjohës për mirësitë ndërsa kanë frikë për veprat e tyre. Edhe ne synojmë të arrijmë në këtë nivel, në këtë gradë, që mëkati të na shqetësojë, që të merremi me të, por më parë na duhet një rrugë, një kurs, fillimi i të cilit shënon këtu:

Përse Allahu të la të bësh mëkate?

Ke bërë mëkat, je penduar, pastaj prapë ke bërë mëkat…Madje kjo të është shndërruar në traditë. A je ndalur të mendosh se përse Allahu të la të veprosh kështu?

Eja, mëso me ne, dhe sigurisht se në fund do të kuptosh esencën, e rrjedhimisht, shpresojmë se mëkateve do t’iu largohesh në shenjë mirënjohjeje dhe dashurie ndaj Allahut Fuqiplotë!

Allahu të la t’i besh mëkat që ti ta dish qëllimin e Tij nga mëkatet, qëllim ky që barte dy domethënie bazike:

E para, prej të cilave përmblidhet në disa pika:

a. Që robi ta di fuqinë e Allahut në gjykimet e Tij

Besimtari duhet ta di se Allahu është Aziz (Fuqiplotë) gjykon si të dojë Vet, dhe nga ky gjykim është se Ai bëri që zemra e njeriut të jetë e “lakuar” duke bërë që vullneti i saj të jetë ashtu siç Ai do. Allahu e bëri njeriun të dojë dhe ketë vullnet per atë që Ai do prej tij. Kjo është një nga refleksionet e përsosmërisë së fuqisë së Allahut. Njeriu mund të ketë ndikim në trupin tënd por të të bëjë të duash dhe urresh atë që ai do prej teje dhe dëshiron, kjo është e pamundur. Allahu këtë mundësi ia rezervoi vetëm Vetes së Tij.

E keni parë ndonjë njëri që thotë të jetë i devotshëm. Ndoshta ndodhë të jetë duke lexuar Kur’an dhe me të parë të një femre të zbuluar, qoftë edhe befas, zemra e tij anon kah epshi. Kjo për faktin se njeriu në këtë aspekt është krijuar i dobët. Ka njerëz që janë të devotshëm por nga kontakti i përditshëm me femra sheh se pas një kohe të ankohet se ka rënë në dashuri me një femër. Pra, zemra e tij është lakuar. E këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër pos Allahut. Allahu ka thënë:

“وَخُلِقَ الْإِنْسَانُ ضَعِيفًا

… e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’u përballuar epsheve).” en-Nisa, 28.

Tavusi dhe Mukatili kanë thënë: Njeriu ka pak durim ndaj grave. Ndërsa Ibni Kejsani dhe Zuxhaxhi kanë thënë: Vendosmëria e tij ndaj epsheve (në përgjithësi) është e dobët.

Kurse Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“إِنَّ الْقُلُوبَ بَيْنَ إِصْبَعَيْنِ مِنْ أَصَابِعِ الرَّحْمَنِ عَزَّ وَجَلَّ يُقَلِّبُهَا

Vërtet, zemrat janë ndërmjet dy prej gishtërinjve të Allahut, i rrotullon ato…”[3]

Nga këtu, për të përjetuar këtë fuqi të Allahut dhe këtë veçori të Tij, besimtari duhet ta dijë dhe njëkohësisht ta lus Allahun për ta forcuar dhe mbrojtur nga mëkatet ngase askush përveç Tij nuk mund t’i ndihmojë. Mu për këtë, Pejgamberi, alejhi’s selam lutej:

“يَا مُثَبِّتَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قُلُوبَنَا عَلَى دِينِكَ

O Përforcues i zemrave, përforco zemrat tona në fenë Tënde!”[4]

Kjo gjë i mëson njeriut edhe faktin se i përkryer dhe pa të meta është vetëm Allahu dhe se Ai është plotësisht i pavarur nga krijesat.

Nga këtu, marrja e njeriut me këtë madhështi në vend të preokupimit me mëkat është shumë më e dobishme ngase ai ec me Allahun e jo me epshin e tij.

b. Mirësinë e Tij në mbulimin – fshehjen e mëkatit

Kur të bësh mëkat, ndalu dhe për një çast mendoje një mirësi të Allahut dhe jeto me të. Kjo padyshim se do të bën ta duash Allahun shumë e shumë. Imagjinoje mëkatin që e ke bërë kur ke qenë vetëm dhe s’të ka parë njeri. A nuk ka mundësi që Allahu ta zbulojë atë?! Nga këtu, kupto se kjo mirësi nënkupton që Allahu me gjithë mundësinë e Tij për të bërë një gjë të tillë dhe pa patur nevojë për ty për asgjë, të mbulon. Ummetet që ishin para nesh, nëse ndokush prej tyre bënte mëkat, sidomos tek izraelitët, atëherë në derën e shtëpisë së tij shkruhej se filani ka bërë këtë mëkat. Ndërsa puna me këtë ummet qëndron krejtësisht ndryshe. Për aq kohë sa ti e mban të fshehtë mëkatin, mundësia për faljen e tij është e madhe. Pejgamberi, alejhi’s selam, siç shënon Buhariu, ka thënë:

“كل أمتي معافى إلا المجاهرين وإن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح وقد ستره الله عليه فيقول يا فلان عملت البارحة كذا وكذا وقد بات يستره ربه ويصبح يكشف ستر الله عنه

Tërë ummeti im janë të falur me përjashtim të atyre që bëjnë mëkate publikisht. Prej bërjes mëkate publikisht është që njeriu të bëjë diç natën e pastaj të gdhijë, dhe edhe pse Allahu ia ka mbuluar atë mëkat, ai thotë: O filan! Mbrëmë kam bërë kështu e kështu. Ai bujti duke ia mbuluar Allahu mëkatin ndërsa gdhiu duke e larguar këtë mbulesë të Allahut.”

Kjo mirësi e Allahut vazhdon edhe në Ahiret. Buhariu shënon se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“إِنَّ اللَّهَ يُدْنِي الْمُؤْمِنَ فَيَضَعُ عَلَيْهِ كَنَفَهُ وَيَسْتُرُهُ فَيَقُولُ أَتَعْرِفُ ذَنْبَ كَذَا أَتَعْرِفُ ذَنْبَ كَذَا فَيَقُولُ نَعَمْ أَيْ رَبِّ حَتَّى إِذَا قَرَّرَهُ بِذُنُوبِهِ وَرَأَى فِي نَفْسِهِ أَنَّهُ هَلَكَ قَالَ سَتَرْتُهَا عَلَيْكَ فِي الدُّنْيَا وَأَنَا أَغْفِرُهَا لَكَ الْيَوْمَ فَيُعْطَى كِتَابَ حَسَنَاتِهِ وَأَمَّا الْكَافِرُ وَالْمُنَافِقُونَ فَيَقُولُ الْأَشْهَادُ “ هَؤُلَاءِ الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى رَبِّهِمْ أَلَا لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ”

Allahu do t’i afrohet besimtarit (në Ditën e Llogarisë) dhe do t’ia vë sipër krahun e Tij (ashtu siç i takon dhe është Allahu, pa përshkim) dhe do ta mbulojë e do t’i thotë A e di këtë mëkat? A e di këtë mëkat? Po, o Zoti im!- do t’i përgjigjet ai. Kur njeriut t’ia dëftojë të gjitha mëkatet dhe ta bëjë t’i pranojë ato dhe të sheh se njeriu përvec shkatërrimit (dënimit në Xhehennem) nuk ka derë tjetër, atëherë Allahu i thotë: “T’i kam mbuluar në dunja ndërsa sot t’i fali”, dhe ia jep librin e veprave të tij të mira. Ndërsa për pabesimtarin dhe hipokritin dëshmitarët thonë: “Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve!” Hud, 18”.

Paramendoni sikur mëkatet të kishin erë të keqe. Kush afër kujt do të mund të qëndronte?!

c. Butësinë e Tij në afatizimin e mëkatarit

Allahu i Madhëruar tregoi se sa i mëshirshëm është me njeriun kur ai bën mëkat. Sikur ta aplikonte drejtësinë e Tij: të ndëshkojë çdokënd për çdo mëkat, atëherë gjinia njerëzore do të shuhej që moti. Allahu i Madhëruar thotë:

“وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيْهَا مِن دَآبَّةٍ وَلَكِن يُؤَخِّرُهُمْ إلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى فَإِذَا جَاء أَجَلُهُمْ لاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ

Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.” en-Nahl, 61.

“وَرَبُّكَ الْغَفُورُ ذُو الرَّحْمَةِ لَوْ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُوا لَعَجَّلَ لَهُمُ الْعَذَابَ بَل لَّهُم مَّوْعِدٌ لَّن يَجِدُوا مِن دُونِهِ مَوْئِلاً

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.” el-Kehf, 58.

Megjithatë, kjo butësi nuk nënkupton se Allahu i Madhëruar harron apo anashkalon. Ky afatizim është një mundësi për njeriun të pendohet, ndryshe, po e zuri vdekja në këtë gjendje, atëherë ndëshkimi i Allahut të Madhëruar është i rëndë.

“وَلاَ يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لِّأَنفُسِهِمْ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُواْ إِثْماً وَلَهْمُ عَذَابٌ مُّهِينٌ

Të mos mendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues.” Ali Imran, 178.

Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

“إِنَّ اللَّهَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى يُمْلِي وَرُبَّمَا قَالَ يُمْهِلُ لِلظَّالِمِ حَتَّى إِذَا أَخَذَهُ لَمْ يُفْلِتْهُ ثُمَّ قَرَأَ “ وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ”

Vërtet, Allahu i Madhëruar afatizon – apo ndoshta ka thënë i jep kohë t[ padrejtit por kur ta ndëshkojë nuk mund ia heq dënimin dot. Pastaj lexoi ajetin: “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.”Hud, 102”[5]

d. Fisnikërinë e Tij në pranimin e arsyes së robit

Njeriu bën mëkat e pastaj pendohet por prapë i kthehet mëkatit. Po u pendua sinqerisht me kusht që të mos i kthehet me vetdëshirë mëkatit, Allahu ia fal atë. Këtë natyrë të njeriut Allahu i Madhëruar e përshkroi ne këtë ajet kur’anor:

“قُلْ مَنْ يُنَجِّيكُمْ مِنْ ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ تَدْعُونَهُ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً لَئِنْ أَنْجَانَا مِنْ هَذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ (63) قُلِ اللَّهُ يُنَجِّيكُمْ مِنْهَا وَمِنْ كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنْتُمْ تُشْرِكُونَ

Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?” 64. Thuaj: “All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok.” el-En’amë, 63-64.

Por ja Allahu i Madhëruar prapë dëshiron ta mëshirojë njeriun. Pejgamberi, alejhi’s selam, në një hadith kudsijj të regjistruar nga Muslimi, ka thënë:

“أَذْنَبَ عَبْدٌ ذَنْبًا فَقَالَ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى أَذْنَبَ عَبْدِي ذَنْبًا فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ ثُمَّ عَادَ فَأَذْنَبَ فَقَالَ أَيْ رَبِّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى عَبْدِي أَذْنَبَ ذَنْبًا فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ ثُمَّ عَادَ فَأَذْنَبَ فَقَالَ أَيْ رَبِّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي فَقَالَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى أَذْنَبَ عَبْدِي ذَنْبًا فَعَلِمَ أَنَّ لَهُ رَبًّا يَغْفِرُ الذَّنْبَ وَيَأْخُذُ بِالذَّنْبِ اعْمَلْ مَا شِئْتَ فَقَدْ غَفَرْتُ لَكَ قَالَ عَبْدُ الْأَعْلَى لَا أَدْرِي أَقَالَ فِي الثَّالِثَةِ أَوْ الرَّابِعَةِ اعْمَلْ مَا شِئْتَ

Një njeri bëri një gjynah, pastaj tha: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi Im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre.” Pastaj kthehet dhe bën përsëri gjynah, pastaj thotë: “O Zoti im! Ma fal gjynahun tim!” Allahu i Lartësuar thotë: “Robi im bëri gjynah, por e mësoi se ai ka një Zot që i fal gjynahet dhe që dënon për shkak të tyre. Puno ç’të duash, sepse Unë ta kam falur ty!”

Imam Neveviu thotë: “Sikur gjynahu të përsëritej njëqind herë, një mijë herë apo më shumë dhe pas çdo gjynahu ai pendohet, pendimi i tij pranohet dhe gjynahet e tij fshihen. Edhe nëse ai pendohet një herë për të gjitha së bashku, pendimi i tij është i saktë.” Kuptimi i fjalës së Allahut për atë që e përsëriti gjynahun, në hadithin e mësipërm: “Puno ç’të duash, sepse Unë ta kam falur ty!” është: Meqë ti pas çdo gjynahu pendohesh, Unë ta kam falur ty!

I ka thënë një njeri Hasan Basriut: Si nuk turpërohet një njeri i cili bën mëkat, pastaj pendohet, pastaj përsëri bën mëkat, pastaj përsëri pendohet? Tha: Dëshira e Shejtanit është që të mashtrohet dikush nga ju me këtë, e mos t’i kërkon falje Allahut.

Allahu i Madhëruar ta pranon arsyen në këtë botë për të të dhënë shans që të bësh vepra të mira, ndryshe, me kalim në Ahiret, arsyet zhvleftësohen. Allahu i Madhëruar thotë:

“يَوْمَ لَا يَنفَعُ الظَّالِمِينَ مَعْذِرَتُهُمْ وَلَهُمُ اللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوءُ الدَّارِ

Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.” el-Gafir, 52.

“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَعْتَذِرُوا الْيَوْمَ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.” et-Tahrim, 7.

e. Mirësinë e Tij në falje të mëkateve

Pak më herët përmendëm se sikur Allahu të ndëshkonte njerëzit sipas mëkateve të tyre, atëherë vështirë se do të gjeje njeri mbi sipërfaqen e tokës. Por çka është më e rëndësishmja se sikur Allahu të ndëshkonte, atëherë Ai do të ishte shumë i drejtë ngase ndëshkon për shkak të mëkatit, e përderisa Allahu nuk të ndëshkoi, atëherë të fali me çka? Me veprën tende?! Me mundin tënd?! Jo, Allahu të fali me mirësinë e Tij. Ndaj, me përulje duhet ta falënderosh derisa nuk është bërë vonë e të të llogarisë në ahiret për atë mëkat. Duhet ta shijosh në shpirt domethënien e emrit të Tij el Gaffar – Falës.

Ndërsa:

E dyta, domethënia e dytë që shpalos qëllimin e Allahut në lënien e njeriut të bëj mëkat përmblidhet në:

“Dëshmi kundër vetes sate”

Njeriut edhe pse i janë treguar gjërat në këtë botë, i është treguar e vërteta dhe e kota, e mira dhe e keqja, ai prapëseprapë vazhdon me avazin e vjetër. Ndonjëherë pranon mëkatin, herën tjetër i jep kahje sipas komentimit të epshit ndërsa herën e tretë e mohon fare. Ka qenë mirësi e Allahut që njeriun e ka lënë të lirë; ia ka treguar rrugët por imponim nuk i ka bërë, ndaj edhe shpërblimi është sipas rrugëve që ndjek.

“إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِراً وَإِمَّا كَفُوراً

Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.” el-Insan, 3.

“أَلَمْ نَجْعَلْ لَهُ عَيْنَيْنِ (8) وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ (9) وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ

A nuk i dhamë Ne atij dy sy? 9. Edhe gjuhë e dy buzë? 10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.” el-Beled, 8-10.

Kjo liri nga njeriu siç është keqkuptuar në dunja do të keqinterpretohet edhe në Ahiret. Meqenëse njeriu do të pyetet për atë që ka bërë[6], patjetër, atëherë ai këtë traditën e dunjasë për të polemizuar dhe mohuar fajin[7] do të mundohet ta vazhdojë edhe në ahiret. Nuk do të pranojë asnjë dëshmitar te huaj me arsyetimin se nuk e thonë të vërtetën për të. Do të kërkojë prej Allahut ta ruajë nga padrejtësitë. Por nga cilat padrejtësi? Prej kujt? Dëshminë e kujt e refuzon? Enes b. Maliku, siç shënon Muslimi në Sahihun e tij, transmeton:

“كُنَّا عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَضَحِكَ فَقَالَ هَلْ تَدْرُونَ مِمَّ أَضْحَكُ قَالَ قُلْنَا اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ قَالَ مِنْ مُخَاطَبَةِ الْعَبْدِ رَبَّهُ يَقُولُ يَا رَبِّ أَلَمْ تُجِرْنِي مِنْ الظُّلْمِ قَالَ يَقُولُ بَلَى قَالَ فَيَقُولُ فَإِنِّي لَا أُجِيزُ عَلَى نَفْسِي إِلَّا شَاهِدًا مِنِّي قَالَ فَيَقُولُ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ شَهِيدًا وَبِالْكِرَامِ الْكَاتِبِينَ شُهُودًا قَالَ فَيُخْتَمُ عَلَى فِيهِ فَيُقَالُ لِأَرْكَانِهِ انْطِقِي قَالَ فَتَنْطِقُ بِأَعْمَالِهِ قَالَ ثُمَّ يُخَلَّى بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْكَلَامِ قَالَ فَيَقُولُ بُعْدًا لَكُنَّ وَسُحْقًا فَعَنْكُنَّ كُنْتُ أُنَاضِلُ

Ishim tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe qeshi.

A e dini përse qesha?- na pyeti.

Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë! –u përgjigjëm.

Qesha nga dialogu i robit me Zotin e vet. Thotë: O Zoti im! A nuk më ke ruajtur nga padrejtësia?! Gjithsesi, -i përgjigjet Allahut. Kështu, unë -thotë njeriu- sot nuk pranojë të dëshmojë askush kunder meje. Mire, mjafton q[ ti sot, bashkërisht me melaiket e nderuar, të jesh dëshmitar kundër vetes sate. Atëherë –thotë Pejgamberi, alejhi’s selam- ia mbyll gojën dhe iu thotë gjymtyrëve të tij: Flisni! Flasin dhe dëshmojnë për veprat e tij. Atëherë njeriut i hapet goja dhe flet: Larg qofshi! Ikni! Po unë juve ju mbroja dhe për ju polemizoja.”

Kështu qëndron puna. Atë dite do t’i lidhet gjuha e do të flasin gjymtyrët.

“الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَى أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.” Jasin, 65.

“حَتَّى إِذَا مَا جَاءُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَارُهُمْ وَجُلُودُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدْتُمْ عَلَيْنَا قَالُوا أَنْطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنْطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ (21) وَمَا كُنْتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَنْ يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلَا أَبْصَارُكُمْ وَلَا جُلُودُكُمْ وَلَكِنْ ظَنَنْتُمْ أَنَّ اللَّهَ لَا يَعْلَمُ كَثِيرًا مِمَّا تَعْمَلُونَ (22) وَذَلِكُمْ ظَنُّكُمُ الَّذِي ظَنَنْتُمْ بِرَبِّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ

E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. 21. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni”. 22. Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit. 23. Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.” Fussilet, 20-23.

Këtu, njeriut nuk i mbetet më veçse të pranojë mëkatet e të marrë dënimin e merituar.

“اقْرَأْ كَتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيباً

Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes.”el-Isra, 14.

Përfundim

Do të doja, në fund të kësaj ligjërate, të kthehem atje ku fillova për të marrë dhe një mësim tjetër me rëndësi. Ne nuk thërrasim në mëkat. Ajka e këtij mësimi ka qenë që mëkatari të mos merret me mëkatin për të rënë prapë në të por të mësojë për qëllimin e Allahut nga mëkati i njeriut. Preokupimi me mëkat vlen vetëm për ata që kanë kaluar këtë faze, dhe pikërisht për këta duam të sqarojmë urtësinë e rënies në mëkate. Thotë Muhammedi, alejhi’s selam:

“وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَوْ لَمْ تُذْنِبُوا لَذَهَبَ اللَّهُ بِكُمْ وَلَجَاءَ بِقَوْمٍ يُذْنِبُونَ فَيَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ فَيَغْفِرُ لَهُمْ

Pasha Atë, në dorë të të cilit gjendet shpirti im, sikur ju të mos bënit mëkat, do t’ju zhdukte All-llahu dhe do të sillte një popull që bën mëkate, pastaj kërkon falje dhe All-llahu e Madhëruar i fal.” Muslimi.

Është pyetur njëri prej të parëve për komentin e këtij hadithi e ka thënë: Edhe të mirët – evlijat sprovohen me mëkate në mënyrë që të mos bien në mëkate edhe më të mëdha: mendjemadhësia, vetëpëlqimi.

Vetëm Allahu është i pastër nga të metat!

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin ndërsa lutja jonë e fundit është: Vetëm Allahut i takon falënderimi!

[1] Ibni Rexheb el Hanbeliu kështu e ka quajtur në librin e tij: “Letaifu’l mearif” cituar sipas: “Et teubetu vedhifetu’l umr”, Shejh Muhammed b. Ibrahim el-Hamd, http://www.islamhouse.com/p/172578

[2] Ibid.

[3] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.

[4] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.

[5] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar autentik.

[6] “إِنَّ السَّاعَةَ ءاَتِيَةٌ أَكَادُ أُخْفِيهَا لِتُجْزَى كُلُّ نَفْسٍ بِمَا تَسْعَى S’ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.” Taha, 15.

[7] “أَوَلَمْ يَرَ الْإِنسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِن نُّطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٌ مُّبِينٌ A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë.” Jasin, 77.; “وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَذَا الْقُرْآنِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٍ وَكَانَ الْإِنسَانُ أَكْثَرَ شَيْءٍ جَدَلاً Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.” el-Kehf, 54.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s