DASHURIA PËR PEJGAMBERIN, ALEJHI’S SELAM

DASHURIA PËR PEJGAMBERIN, ALEJHI’S SELAM

Murad b. Ahmed el Kudsijj

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!

Dashuria (المحبة) ne kuptimin filologjik emërton ruajtjen e respektit apo dashurisë se ndërsjellë (المودة) ndërsa ne kuptimin fetar, ajo do te thotë:

“Është simbol i lidhjes se zemrës dhe animit te saj kah ajo qe donë”, ose

“Animi i zemrës instinktivisht, logjikisht dhe me dituri kah ajo qe i përshtatet dhe e sheh si te mire.”

1. Dashuria për Allahun

Thotë Allahu:

” يا أيها الذين آمنوا من يرتد منكم عن دينه فسوف يأت الله بقوم يحبهم ويحبونه

54. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)”. (Maide, 54)

” إن الله يحب التوابين

All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (Bekare, 222)

إن الله يحب الذين يقاتلون في سبيله صفاً كأنهم بنيان مرصوص

4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar”. (Saff, 4)

” ومن الناس من يتخذ من دون أنداداً يحبونهم كحب الله

165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun”. (Bekare, 165)

” قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله

31. Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë”. (Ali Imran, 31)

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enesi se një njeri e kishte pyetur Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam:

” متى الساعة؟ قال: وما أعددت لها قال: ما أعددت لها من كثير صلاة ولا صوم، ولكني أحب الله ورسوله قال: أنت مع من أحببت

Kur është kiameti?

E çka ke përgatitur ti për të? –pyeti Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam.

Nuk kam përgatitur shume namaz dhe agjërim por megjithatë unë e dua (shume) Allahun dhe te dërguarin e Tij.

Ti do te jesh (ne Xhennet) me ata qe i do –ia ktheu Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam”.

2. Dashuria për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam

Kjo dashuri ka kuptim te animit te zemrës kah Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, ne te cilin vërehen qarte shenjat e favorizimit te tij ndaj çdo kujt tjetër, dhe këtë për arsye, qe obligojnë dashurinë e tij, logjikisht dhe fetarisht.

3. Lidhjet në mes dashurisë per Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam dhe për Allahun e Madhëruar.

Ka thënë Ibni Tejmije: “Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam duhet për hire te Allahut, respektohet për hire te Allahut dhe pasohet për hire te Allahut”.

Thotë Allahu:

” قلْ إِنْ كَانَ آَبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

24. Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Tewbe, 24)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se:

” ثلاث من كن فيه وجد بهن حلاوة الإيمان: أن يكون الله ورسوله أحب إليه مما سواهما

Kush i posedon tri cilësi ai veç ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Ta do Allahun dhe të dërguarin e Tij me shume se çdo kë tjetër…”.

4. Dispozita për dashurinë për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam

Thotë Allahu:

” قلْ إِنْ كَانَ آَبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ

24. Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. (Tewbe, 24)

Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

” فوالذي نفسي بيده لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين

Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, nuk do te ketë askush besim te përsosur përderisa unë te mos jem tek ai me i dashur se fëmiu, prindi dhe tere njerëzit tjerë”.

Buhariu transmeton nga Abdullah b. Hishami se derisa ishim me Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam, ai ia kapi dorën Omerit. Omeri i tha:

” يا رسول الله لأنت أحب إلي من كل شيء إلا من نفسي

O i dërguari i Allahut! Për Zotin ti je me i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim te vetes sime”.

Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha:

” لا والذي نفسي بيده حتى أكون أحب إليك من نفسك

Jo, pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, nuk do te jesh besimtar i mire përderisa unë te mos jem edhe me i dashur se sa vetja jote”.

Omeri tha: فإنه الآن، لأنت أحب إلي من نفسي Tani o i dërguari i Allahut je edhe me i dashur se sa vetja ime. الآن يا عمر Tani o Omer (u plotësua besimi yt) –ia ktheu Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam.

Çka vërejmë në këtë hadith:

· Dashuria për vetveten është gjë natyrale ndërsa për te tjerët çështje e lire dhe zgjedhore,

· Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam i jepet përparësi edhe ndaj vetes sonë,

· Omeri ve veten ne provim dhe kalon me sukses.

5. Shkaqet dhe motivet e dashurisë për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam

· Dashuria për te do te thotë dashuri për Allahun e Madhëruar.

· Allahu e zgjodhi dhe e deshi atë. Muslimi transmeton nga Vathile b. Eska’ se:

” إن الله اصطفى كنانة من ولد إسماعيل، واصطفى قريشاً من كنانة، واصطفى من قريش بني هاشم، واصطفاني من بني هاشم

Allahu zgjodhi kenanët nga bijtë e Ismailit, prej tyre zgjodhi kurejshitët, prej tyre zgjodhi hashimitët dhe prej tyre me zgjodhi mua (Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam)”.

Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra se:

” إذ أن الله إذا أحب عبداً نادى جبريل أني أحب فلاناً فأحبه

Kur Allahu ta do ndonjë njeri e thërret Xhibrilin: Unë e dua filanin andaj duaje edhe ti”.

· Mëshira e madhe e tij për ummetin e vet islam dhe kureshtja e tij për udhëzimin e tyre. Thotë Allahu:

” لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُمْ بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

128. Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Tewbe, 128),

” وما كان الله ليعذبهم وأنت فيهم وما كان الله معذبهم وهم يستغفرون

33. Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë)”. (Enfal, 33)

Muslimi transmeton nga Ibni Amri se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam lexoi këtë ajet:

” رب إنهن أضللن كثيراً من الناس فمن تبعني فإنه مني ومن عصاني فإنك غفور رحيم. وإن تعذبهم فإنهم عبادك وإن تغفر لهم فإنك أنت العزيز الحكيم

36. Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron”. (Ibrahim, 36),

…e pastaj ngriti duart për dua e tha:

” اللهم أمتي أمتي وبكى، فقال الله يا جبريل: اذهب إلى محمد وربك أعلم فسله فأتاه جبريل فسأله، فأخبره بما قال: وهو أعلم، فقال الله يا جبريل: اذهب إلى محمد فقال: إنا سنرضيك في أمتك ولا نسوءك

O Zoti im! Te lus për ummetin tim, te lus për ummetin tim!, dhe qau. Allahu i tha Xhibrilit: O Xhibril! Shko te Muhammedi dhe pyete se perse qanë, edhe pse Zoti e di pse ai po qanë? Shkoi Xhibrili dhe e pyeti pastaj u kthye tek Allahu dhe e lajmëroi, edhe pse Allahu e di pse ai qante. Allahu iu drejtua Xhibrilit: Shko tek Muhammedi dhe thuaji: Ne do te bëjmë te kënaqur me ummetin tënd dhe nuk do te bëjmë te ndihesh keq!”.

Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se:

” لكل نبي دعوة مستجابة، فتعجل كل نبي دعوته، وإني اختبأت دعوتي شفاعة لأمتي يوم القيامة، فهي شاملة إن شاء الله من مات من أمتي لا يشرك بالله شيئاً

Çdo pejgamber ka patur ne dispozicion një dua, qe patjetër i është pranuar dhe çdo njeri prej tyre e ka shfrytëzuar atë ndërsa unë e kam fshehur atë për ta shfrytëzuar si ndërmjetësim për ta në Ditën e Kiametit. Ajo, nëse do Zoti, është për te gjithë ummetin tim qe vdesin pa me shoqëruar asgjë”.

· Këshillimi për ummetin e vet. Thotë Allahu:

“لقد منّ الله على المؤمنين إذ بعث فيهم رسولاً من أنفسهم يتلو عليهم آياته ويزكيهم ويعلمهم الكتاب والحكمة وإن كانوا من قبل لفي ضلال مبين

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur “. (Ali Imran, 164)

· Ishte njeri me moral te larte. Thotë Allahu:

” وإنك لعلى خلق عظيم

Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”. (Nun, 4)

6. Forma te dashurisë se Allahut të Madhëruar për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam.

– E zgjodhi për kumtues te shpalljes se Tij te fundit. Thotë Allahu:

” الله أعلم حيث يجعل رسالته

Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet”. (En’am, 124),

” يا أيها النبي إنا أرسلناك شاهداً ومبشراً ونذيراً

45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues”. (Ahzab, 45)

– Ia zbriti atij Kur’anin, siç thotë:

” لقد آتيناك سبعاً من المثاني والقرآن العظيم

87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm”. (Hixhr, 87)

– Ia zgjeroi – pastroi- gjoksin, siç thotë:

” ألم نشرح لك صدرك

A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”. (Inshirah, 1)

– Allahu e lëvdoi atë e tha:

” إن الله وملائكته يصلون على النبي

Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin”. (Ahzab, 56)

– Allahu e nderoi atë me dostllëk (miqësi). Imam Muslimi nga Xhundubi se:

” سَمِعْتُ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَبْلَ أَنْ يَمُوتَ بِخَمْسٍ وَهُوَ يَقُولُ إِنِّي أَبْرَأُ إِلَى اللَّهِ أَنْ يَكُونَ لِي مِنْكُمْ خَلِيلٌ فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى قَدْ اتَّخَذَنِي خَلِيلًا كَمَا اتَّخَذَ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلًا وَلَوْ كُنْتُ مُتَّخِذًا مِنْ أُمَّتِي خَلِيلًا لَاتَّخَذْتُ أَبَا بَكْرٍ خَلِيلًا

E kam dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë pese dite para se te vdiste: Unë nuk e marre askënd si halil (dost-mik) pos Allahut ngase Allahu me ka bere dost (halil) ashtu siç e ka bere edhe Ibrahimin. Sikur unë ta merrja ndokë për te tille, sigurisht se do ta merrja Ebu Bekrin…”.([1])

– Mëshirë për te gjitha botet, siç thotë Allahu:

” وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين

E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (Enbija, 107) Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam i ishte thënë: Lutu kundër pabesimtarëve!, ndërsa ai kishte thënë:

” إني لم أبعث لعاناً، وإنما بعثت رحمة

Unë nuk jam dërguar si mallkues por si mëshirë”.

7. Forma te dashurisë sonë për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam.

– Pasimi dhe nënshtrimi ndaj tij, siç na mëson Allahu:

” قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله

Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë”. (Ali Imran, 31),

” فلا وربك لا يؤمنون حتى يحكموك فيما شجر بينهم ثم لا يجدوا في أنفسهم حرجاً مما قضيت ويسلموا تسليماً

65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”. (Nisa, 65),

” فليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبهم فتنة أو يصيبهم عذاب أليم

prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”. (Nur, 63),

” مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ وَمَنْ تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا

80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre”. (Nisa, 80),

” وما كان لمؤمن ولا مؤمنة إذا قضى الله ورسوله أمراً أن يكون لهم الخيرة من أمرهم

36. Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare”. (Ahzab, 36)

– Nderimi dhe respektimi i tij. Muhammed b. Munkediri kur e përmendte Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam qante aq shume saqë te pranishmeve iu vinte keq për te dhe e mëshironin. Ibni Mehdiu kur lexonte ndonje hadith, urdhëronte njerëzit për qetësi dhe thoshte:

” لا ترفعوا أصواتكم فوق صوت النبي ولا تجهروا له بالقول كجهر بعضكم لبعض أن تحبط أعمالكم وأنتم لا تشعرون

O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju”. (Huxhurat, 2)

8. Njerëzit ne respektin ndaj Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam

² Arrogance. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Seid el Hudrijj se: Derisa ishim tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, i cili ndante një pre lufte, erdhi Dhu’l Huvejsare nga fisi beni temim dhe tha: O i dërguari i Allahut! Bëhu i drejte ne ndarje! Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ia ktheu:

وَيْلَكَ وَمَنْ يَعْدِلُ إِذَا لَمْ أَعْدِلْ قَدْ خِبْتَ وَخَسِرْتَ إِنْ لَمْ أَكُنْ أَعْدِلُ فَقَالَ عُمَرُ يَا رَسُولَ اللَّهِ ائْذَنْ لِي فِيهِ فَأَضْرِبَ عُنُقَهُ فَقَالَ دَعْهُ فَإِنَّ لَهُ أَصْحَابًا يَحْقِرُ أَحَدُكُمْ صَلَاتَهُ مَعَ صَلَاتِهِمْ وَصِيَامَهُ مَعَ صِيَامِهِمْ يَقْرَءُونَ الْقُرْآنَ لَا يُجَاوِزُ تَرَاقِيَهُمْ يَمْرُقُونَ مِنْ الدِّينِ كَمَا يَمْرُقُ السَّهْمُ مِنْ الرَّمِيَّةِ

Mjere për ty! E kush ndan drejtësi nëse unë nuk ndaj. Nëse e bej një gjë te tille kam humbur dhe jam shkatërruar.

Omeri i tha: Me lejo o i dërguari i Allahut t’ia pres qafen me shpate.

Lere atë ngase ai ka shoke, qe ju e urreni namazin me ta, e urreni agjërimin me ta, ata lexojnë Kur’an por leximi nuk kalon me gjate se fytin e tyre. Ata dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta e cila godet gjahun nga ana e kundërt e me te nuk kapet asgjë…”.

² Ekstremitet dhe tejkalim kufijsh ne respekt. Për ta shëruar këtë duhet terapia vijuese:

· duhet bere dallim ne mes se drejtës se Allahut dhe te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam,

· duhet dalluar respektin e lejuar dhe te ndaluar, ngase i lejuari është ai, qe ka baze ne fe dhe qe kryekëput d.t.th.: pasimi i tij, derisa i ndaluari është respekt me çka atij nuk i takon. Imam Ahmed transmeton nga Enesi se një njeri kishte thënë:

” يا محمد، يا سيدنا، وابن سيدنا، وخيرنا وابن خيرنا فقال: ((عليكم بقولكم ولا يستهوينكم الشيطان، أنا محمد بن عبد الله، عبد الله ورسوله، والله ما أحب أن ترفعوني فوق منزلتي التي أنزلني الله عز وجل

O Muhammed, o zotëriu ynë dhe biri i zotëriut tone, më i miri prej nesh dhe biri i më të mirit prej nesh.

Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: Mbahuni për fjalës suaj (keni kujdes se çka flisni) dhe le te mos mbizotërojë djalli mbi ju. Unë jam Muhammedi, i biri Abdullahut, rob dhe i dërguar i Allahut. Pasha Allahun! Unë nuk dua të më ngritni mbi pozitën qe ma ka dhënë Zoti im!”.

Buhariu transmeton nga Ibni Omeri:

” لا تطروني كما أطرت النصارى عيسى بن مريم، فإنما أنا عبد فقولوا: عبد الله ورسوله

Mos bëni me mua siç bën të krishterët me Isain, te birin e Merjemes, ngase unë jam rob. Thuani: Rob dhe i dërguar i Allahut”.

Imam Ahmedi nga Ibni Abbasi përmend se një njeri i kishte thënë Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam:

” ما شاء الله وشئت، فقال له: أجعلتني واللهَ عدلاً، بل ما شاء الله وحده

Çka të do Allahu dhe të duash ti!

Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: A më bëre të ngjashëm me Allahun, jo çka të dua unë por çka të do vetëm Allahu”.

² Përkujtimi dhe dëshira e pamjes së tij. Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se:

” من أشد أمتي لي حباً ناس يكونون بعدي يود أحدهم لو رآني بأهله وماله

Prej njerëzve që mua më donë më së shumti janë njerëzit, që do të vijnë pas meje që për të më parë do ta jepnin familjen dhe pasurinë”.

Ahmedi transmeton nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:

“يقدم عليكم غداً أقوام هم أرق قلوباً للإسلام منكم)) قال : فقدم الأشعريون فيهم أبو موسى الأشعري، فلما دنو من المدينة جعلوا يرتجزون يقولون: غداً نلقى الأحبة محمداً وحزبه فلما أن قدموا تصافحوا فكانوا هم أول من أحدث المصافحة

Nesër do te vijnë ca njerëz, qe kane zemrat me te buta se sa ju për Islam. Te nesërmen erdhën esh’arijjunët, në mesin e te cilëve edhe Musa Esh’ariu. Kur u afruan afër Medinës filluan të recitonin dhe thoshin: Nesër do t’i takojmë te dashurit: Muhamedin dhe grupin e tij. Kur erdhën u përshëndeten dorë për dore. Ata ishin të parët qe bene shprehi këtë përshëndetje dorë për dore.”.

Bilallin ne momentet kur po vdiste gruaja e thërriste: Mjere për mua!, ndërsa ai thoshte:

وفرحاه!!غدا نَلقَىَ الأحبة ، محمداً وصحبه

Lum për mua! Nesër do t’i takoj te dashurit: Muhammedit dhe shokët e tij.

² Dashuria për familjen dhe farefisin e tij. Imam Muslimi transmeton nga Zejd b. Erkami:

” ألا أيها الناس فإنما أنا بشر يوشك أن يأتي رسول ربي فأجيب، وأنا تارك فيكم ثقلين: أولهما كتاب الله فيه الهدى والنور، فخذوا بكتاب الله، ثم قال: وأهل بيتي اذكركم الله في أهل بيتي

O njerëz vëni re! Unë jam njeri dhe ka gjasa qe i dërguari i Zotit tim (meleku i vdekjes) te vie dhe t’i përgjigjem. Ne mesin tuaj po i lë dy gjera të rënda: Librin e Allahut se pari, ne te cilin është udhëzimi dhe drita andaj ju kapuni për librit te Allahut. Pastaj tha: …dhe familjen time. Keni dro Allahun ne lidhje me ta”.

² Dashuria për Sunnetin e tij dhe ftuesit per ne Sunnetin e tij. Allahu i Madhëruar thotë:

” والذين جاءوا من بعدهم يقولون ربنا اغفر لنا ولإخواننا الذين سبقونا بالإيمان

10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim”. (Hashr, 10)

9. Gjurmët e dashurisë për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam.

Ø Zhvillimi dhe kultivimi i vetisë (tiparit) për dashurinë e sinqerte për Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam.

Ø Te jete i devotshëm dhe pasues i Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.

Ø Te jete pasues i denje duke iu shmangur risive-bidateve.

Ø Te jete i stolisur me tipare dhe virtyte te moralit te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.

Ø Te jete ne rruge te drejte e jo ithtarë i sekteve apo ideologjive te ndryshme.

Ø T’i doje dijetaret dhe thirrësit – promotorët e Sunnetit.

Ø Te përballojë fatkeqësi dhe sprova ne rrugën e thirrjes për ne fenë e Allahut dhe përkrahjen e saj.

Burimi: http://www.alminbar.net

Përshtati: Sedat Gani Islami

22-3-2007, e enjte

Vushtrri, Kosovë

———————————————————————

[1] Imam Neveviu ne koment te këtij hadithi tërheq vëmendjen se fjala halil rrjedh nga fjala hul-leh qe do te thotë nevoje dhe kërkesë, dhe mu për ketë, Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam mohoi qe te ketë nevoje për dikënd tjetër përveç Allahut. Është thënë edhe ndryshe: Halil është ai, pos te cilit nuk ka vend ne zemër për të tjerët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s